Data e sotme
December 13, 2018

Shteti i Niccolo Machiavellit

Në këto radhë, pyetja nuk është nëse politika shkel ligjin, por nëse, në këtë kohë aktuale në Maqedoni, insistimi i së drejtës nuk dëmton perspektivat e shtetit

Shkruan: Zoran Ivanov

 

Çdo filozof politik ëndërron që teoria e tij të konfirmohet në jetë dhe në bazë të postulateve të tija teorike të organizohet dhe të funksionojë shoqëria e rregulluar në një komunë të vogël, humane dhe solidare apo në një vend të madh të rreptë dhe të ashpër.

Në atë kohë, diku para më shumë se dyqind vjet, për atë kanë ëndërruar Shën Simoni, Furie, Owen, para tyre, Mor, Campanella. Pas tyre Marksi, Engelsi dhe pasuesit. Shikuar historikisht, shumë shpesh evolucioni vuan nga një revolucion i padurueshëm. Duke kërcyer epoka, tranzicione, reforma, doktrina e Leninit padrejtësisht dhe me dhunë rrënon mitin e utopistëve për një konstituimi paqësor të një komuniteti të drejtë të të barabartëve.

Nuk do të jetë i pasaktë konstatimi se kam aplikuar nuk është përpjekja më e përshtatshme për të arritur në poentën e këtij teksti dhe në veçanti për të gjetur justifikime për tezat në të. Për sqarim, eksperimenti është që sadopak të amortizohet zhurma për thyerjen e ligjit dhe për rrënimin e shtetit ligjor, për mosrespektimin e ligjeve dhe procedurave për vullnetarizmin politik. Kjo është për shkak se ajo zhurmë nuk ofron zgjidhje, por vetëm në mënyrë të justifikuar, por jo gjithmonë edhe në mënyrë parimore, tregon dëmet të cilat mbi rendin e shtetit ligjor do t’i bëjnë ata të cilët e shtyjnë këtë vend në rrugën e saj drejt integrimit evropian. Prandaj në këto radhë pyetja nuk është nëse politika shkel ligjin, por nëse në këtë kohë aktuale në Maqedoni, insistimi i ligjit nuk i lëndon perspektivat e vendit.

Mbi Maqedoninë qëndron një mjegull të re ligjore në të cilën politika përsëri në mënyrë revolucionare qëndron mbi ligjin. Që nga pavarësia e deri më sot Republika e Maqedonisë nuk arriti t’u bashkëngjitet vlerave të kompozicionit evropian dhe ngadalë në mënyrë evolutive, pa goditje më të mëdha dhe duke parandaluar krizat, me forcën e vullnetit politik të subjekteve të përfshira partiake, të krijojë një kulturë ligjore në përputhje me normat ligjore.

Asht është edhe tani. Proceset aktuale shoqërore të provokuara nga përpjekjet politike për tejkalimin e pasojave të së ashtuquajturës “e enjtja e përgjakshme” nga prilli i vitit të kaluar dhe nga marrëveshja me fqinjin jugor nga qershori i këtij viti, kanë provokuar për praktikën e përditshme politike veprime radikale që injorojnë drejtësinë, ligjet, procedurat. Të themi se kanë shkaktuar njëlloj radikalizmi machiavellian në një edicion origjinal maqedonas.

 

Filozofi politikolog nga Firenca, Niccolo Machiavelli është mendimtari i parë i cili në kohën e tij, nja pesëqind vjet më parë ka kuptuar se postulatet në politikë nuk bazohen në parimet etike dhe ligjore. Ai shpjegon se për të justifikuar diçka në politikë, gjësë imorale duhet t’i jepet një dimension moral. Nga kjo pikëpamje e tij, metodat e elitave aktuale politike në Maqedoni, e në fushatën e tyre për qëllimin e vendosur, janë pikërisht machiavelliane.

Aksioma që ia atribuojnë dhe sipas të cilit “qëllimi justifikon mjetet” është evidente dominues në praktikën politike të Maqedonisë. Linja e tij teorike është metoda e preferuar e veprimit të udhëheqjeve politike maqedonase. Këtë parim e praktikon një pjesë e kulturës politike të Maqedonisë. Shpeshherë, si tani, madje edhe dëshiron një incident.

Për hir të së vërtetës, në doktrinën e tij origjinale Machiavelli askund ai e ka përdorur termin “justifikon”, por e përdor termin “përcakton”. konkretisht, “qëllimi justifikon mjetin”. Gjegjësisht, me fiksionin “përcakton” filozofi tregon për metodat jo të dhunshme, më demokratike për qëllimet e dëshiruara. Për politikanët, megjithatë, kuptohet, më afër është transformimi populist “Justifikon”. Ky emërim i veprimeve të tyre joligjore ua siguron zgjedhjen e një game më të gjerë të veprimeve jo ndëshkuese.

Machiavellizmi është vazhdimësi e patriotizmit maqedonas. Me këtë pragmë politike filozofike është infektuar e gjithë shoqëria jonë. Stili i këtillë politik praktikohet që nga pavarësimi i shtetit dhe ja ekziston me një intensitet të njëjtë. Në krizat më të mëdha dhe më të rënda, praktika e dhunës mbi sistemin ligjor është më e dukshme, në kohë më të qeta është pak e fshehtë.

Tani, kuptohet, duke gjykuar sipas reagimeve, ky ambient i parregullt aktual, sidomos për shumë teoricienë, legalistë, profesorë, juristë, ekspertë, analistë, është i dëshpëruar, i vështirë dhe zhgënjyes. Të mbërthyer në teori, të bllokuar nga kuptimi i kabinetit dhe praktika e ligjit nga salloni, për ta janë veçanërisht tronditëse veprimet të cilat e bëjnë shtetin ligjor politik. Sidoqoftë, në rrethanat aktuale konkrete shoqërore, le të inkurajohemi dhe të kërkojmë justifikime edhe për veprimet joligjore. Me këtë fakt ndoshta do të duhet të ballafaqohemi të gjithë, madje edhe të pajtohemi me atë. Në shtetin e Nicola Machiavellit, është normale apo jo, që qëllimi (t’i) justifikojë mjetet.

Në fakt, e ngjashme ishte situata edhe para ndryshimit të Kushtetutës në vitin 2001. Edhe atëherë shkeleshin rregullat kushtetuese dhe ligjore. Edhe atëherë reagimet e ekspertëve dhe opinionit të gjerë ishin identike. Edhe atëherë, diçka me mëshirë, diçka në forcë, ndryshohej Kushtetuta dhe bëheshin shkelje ligjore. Paradoksalisht, megjithatë, atëherë kompromiset politike në kurriz të dogmave ligjore hapën rrugën për një shoqëri më harmonike, për një shtet më perspektiv. Analogjikisht me atë kohë, me ngjarjet e atëhershme të këtilla, pritjet identike mund të lejojmë edhe tani.

Sot, pas pothuajse dy dekadave, përsëri kontradikta dhe shtrembërime ligjore. Përsëri, pajtime, amnisti, ndryshime kushtetuese. Një valë e re e dominimit të politikës mbi ligjin. Diçka si një reflektim pasqyre. Me të njëjtat praktika, por drejt një qëllimi tjetër. Si atëherë, edhe kjo është koha kur revolucioni kompenson evolucionin. Kur veprimet e paligjshme vendosen në një oblandë të hollë ligjore dhe kur plagët e shtetit ligjor do të duhet të mjekohen për një kohë të gjatë.

Por nëse ky është çmimi, çmimi i lartë i interesave shtetërore, për qëllimet e tija integruese, atëherë equilibristikat machiavelliane të faktorëve politikë në kurriz të normave ligjore, jo që mund të përcaktonte, por me të gjitha dilemat dhe rezervat, do të mund t’i justifikonte mjetet politike.

Prej këtu, në rrethanat në të cilat po dalin vlera të reja për Maqedoninë dhe qytetarët e saj, me mençuri apo pa mençuri, sidoqoftë, i jap përkrahje doktrinës filozofike të z-rit Nikollo Machiavellit.

 

*Shkrimi është shkruar eksluzivisht për Inbox7. Për çdo ribotim duhet marrë leje nga redaksia. Inbox7 jo gjithmonë pajtohet me qëndrimet e autorëve në rubrikën e debatit