Data e sotme
March 21, 2019

Kuvendi nuk tregon se si janë harxhuar paratë për referendumin, hesht edhe ministria e financave

  • Inboks7 hulumtoi si dhe në çafrë mënyre janë shfrytëzuar paratë e dedikuara për fushatën.
  • Më së shumti është harxhuar në televizionet kombëtare, për çka janë paguar rreth 740 mijë euro.

 

Shkruan: Svetllana Unkovska

Për më shumë se dy muaj akoma nuk është e qartë se sa gjithsej prej 1,3 milionë eurot e ndara prej buxhetit, janë shpenzuar në fushatën për pyetjen e referendumit.

Më 30 shtator qytetarët me të drejtë vote u prononcuan për pyetjen “A jeni për anëtarësim në BE dhe në NATO me pranimin e Marrëveshjes për emrin midis Maqedonisë dhe Greqisë?” Më 30 shtator qytetarët me të drejtë vote u prononcuan për pyetjen “Nëse jeni për anëtarësim në BE dhe NATO me pranimin e Marrëveshjes për emrin midis Maqedonisë dhe Greqisë?”. Edhe pse pati karakter konsultativ, nuk u plotësua parakushti për suksesin, sipas të cilit nevojitej dalje prej mbi 51 për qind e numrit të përgjithshëm të votuesve.

 

NUK DIHET SE CILA PARTI SA KA SHPENZUAR

Inboks7 hulumtoi si edhe në çfarë mënyre janë shfrytëzuar paratë e dedikuara për fushatën, ndërsa të cilat ishin në dispozicion të partive politike parlamentare.

Informacion i vetëm është se transmetimi i spoteve në media kushtoi pothuajse 900 mijë euro. Këtë si informacion e morëm nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë përmes Ligjit për qasje të lirë deri tek informatat e karakterit publik.

Por, që atje nuk na u përgjigjën se sa ka shpenzuar secila prej partive, e as sa janë paguar spotet propaganduese dhe reklamat e përpunuara për mediat, nëse janë shpenzuar mjete të mjaftueshme për këtë dhe cila agjenci i ka punuar.

 

MË SË SHUMTI DOBI KANË PASUR TELEVIZIONET ME 740 MIJË EURO

Në të janë theksuar vetëm mediat të cilat kanë pasur më shumë përfitim prej fushatës e cila udhëhiqej për referendumin e mbajtur më 30 shtator. Më së shumti është shpenzuar në televizionet kombëtare, për çka janë shpenzuar rreth 740 mijë euro.

Prej tyre Tv Sitel i ka marrë pak më shumë se 139 mijë euro, më pas pason Telma me 107 mijë euro, Alsat-M me rreth 106 mijë euro, Kanal 5 me 105 mijë euro, TV21 me 82 mijë euro, 1TV me 64 mijë euro, 24Vesti pothuajse 64 mijë euro, televizioni Alfa rreth 30 mijë euro, TV Klan me 26 mijë euro dhe TV Shenja rreth 17 mijë euro.

Para të shpenzuara për fushatën për referendumin në televizionet kombëtare (në euro) Sitel, Telma, Alsat, Kanal5, TV21, 1TV, Alfa, TV Klan Maqedoni

Fushata zhvillohej në televizionet lokale për të cilat gjithsej është paguar rreth 55 mijë euro. Radio stacioneve u është paguar mbi 76 mijë euro, ndërsa për gazetat ditore, “Veçer”, “Nezavisen vesnik”, “Koha”, “Slloboden peçat” dhe “Nova Makedonija” fushata ka kushtuar gjithsej 22 mijë euro.

 

 

HESHTJE EDHE NË MINISTRINË E FINANCAVE

Nga Ministria e Financave kërkuam përgjigje nëse janë shpenzuar të gjitha 1.3 milionë eurot të cilat ishin paraparë për fushatën dhe nëse nuk janë shpenzuar sa mjete janë kthyer, por edhe që atje nuk morëm informacion.

 

 

MILLOSHOSKI: MBËSHTETJA FINANCIARE PËR FUSHATËN TIME ISHTE ZERO DENARË

 

Për pjesëmarrje aktive në fushatë në të cilën u deklaruan se do ta udhëheqin “Pro” pyetjes së referendumit, që në fund të muajit gusht u paraqitën grupet e deputetëve të LSDM-së, BDI-së, PDSH-së, Aleancës për Shqiptarët, Besës si edhe dy deputetë të pavarur apo gjithsej 71 deputetë.

Por askush prej partive nuk ishte i disponuar të përgjigjet sa mjete i kanë shpenzuar. Atëherë VMRO-DPMNE deklaroi se nuk do të marrë pjesë në fushatën as “Pro” dhe as “Kundër” ndërsa pjesa e parave për ata kërkuan që të dedikohen për qëllime të tjera.

Vetëm Antonio Milloshoski paralajmëroi se do të udhëheq fushatë për bojkotim, por, siç thotë vetë, nuk ka marrë mbështetje financiare.

Përveç atyre që udhëhoqën fushatë “Pro” referendumit, akush tjetër nuk fitoi mundësi për çfarëdo përfaqësimi medial, reklama apo çfarëdo qoftë. Kështu që mbështetja e tyre për fushatën time ishte zero denarë dhe të gjitha mjetet të cilat u shpenzuan u shfrytëzuan në mënyrë të njëanshme prej atyre që bënin propagandë për të votuar “Pro”, thotë Milloshoski.

Marko Troshanovski nga Instituti për Demokraci thotë se rezultatet nuk e treguan atë për të cilën udhëhiqej fushata dhe ishte vetëm hedhje e panevojshme e parave.

Fakt është se u zvogëlua numri i njerëzve të cilët paraprakisht pohonin se do të dalin të votojnë dhe nga ky aspekt fushata e cila u bë Pro prononcimit në referendum nuk dha rezultate pasi nuk i bindën qytetarët se duhet të dalin të votojnë, me fjalë të tjera nuk pati kurrfarë efekti dhe e gjithë ajo doli se ishte hedhje e kot e parave “, thotë Troshanovski.

Администратор
Администратор

Latest posts by Администратор (see all)