Data e sotme
May 23, 2019

REJÇELL GALLOUEJ, AMBASADORE E BRITANISË SË MADHE: SHTETI I SË DREJTËS NË RASTIN E Z. GRUEVSKIT DUHEJ TË ZBATOHEJ NË MAQEDONI

 

Inboks7: Maqedonia është në proces të miratimit të ndryshimeve kushtetuese të cilat dalin nga Marrëveshja e Prespës, proces të cilit po i afrohet fundi. A vlerësoni se ka gjasa për komplikime deri në përfundim të procesit?

Rejçell Gallouej:  Procesi është duke vijuar, votimi i parë ishte në tetor, gjatë ditëve të kaluara e ndoqëm fazën e dytë tani po vijojnë konsultimet publike dhe votimi përfundimtar. Marrëveshja e Prespës është mundësi historike që i jep Maqedonisë mundësi që ta zgjidh problemin afatgjatë, për të dyja vendet sjellë stabilitet, prosperitet dhe i ndihmon Maqedonisë ta plotësojë qëllimin strategjik të saj, integrimin euroatlantik.

 

Inboks7: Deputetët e opozitës të cilët votuan për hapjen e Kushtetutës u përjashtuan nga VMRO-DPMNE, në mesin e të cilëve edhe persona të njohur partiak. Nga kjo distancë kohore, si e shihni rolin e VMRO-DPMNE-së në të gjithë procesin e zgjidhjes së çështjes së emrit me Greqinë?

Rejçell Gallouej:  Deputetët zgjidhen për t’i përfaqësuar qëndrimet e qytetarëve. Qytetarët në Maqedoni për një periudhë të gjatë janë prononcuar se çfarë dëshirojnë, ndërsa ajo është që të jenë pjesë e Evropës dhe pjesë e NATO-s. Të gjitha partitë politike vazhdimisht pohojnë se ky është qëllimi i tyre. Kështu me fillimin e konsultimeve publike në Shkup dhe qytetet e tjera në vend jepet mundësia që qytetarët të kyçen, mundësi për të gjithë faktorët pa dallim anës së tyre politike për t’u kyçur dhe për të punuar në interes të qytetarëve të Maqedonisë.

 

Inboks7: Partitë opozitare shqiptare dolën me kërkesa për ndryshimet kushtetuese të cilat nuk janë pjesë e Marrëveshjes së Prespës dhe kanë të bëjnë me statusin e shqiptarëve në Maqedoni. Nëse merret parasysh pasiguria për shumicë prej dy të tretave, a paraqitet mundësi shtesë që ndryshimet kushtetuese të mos miratohen?

Rejçell Gallouej:  Maqedonia është vend i diversiteteve. Që një vend të jetë demokraci funksionale duhet t’i përfaqësojë dhe përfshijë komponentët e ndryshëm të shoqërisë së vet. Prandaj është e kuptueshme njerëzit të duan të shohin ndryshime dhe të negociojnë për palët e tyre në shoqëri. Megjithatë, është e kuptueshme gjithashtu që për momentin faktorët dëshirojnë të fokusohen në qëllimet kryesore strategjike për të cilat ka konsensus prej të gjithë shoqërisë, ndërsa ajo është perspektiva euroatlantike e Maqedonisë.

 

Inboks7: A ka ndikim rus në Maqedoni dhe sa mund ta largojë kjo vendin prej anëtarësimit në NATO dhe në BE?

Rejçell Gallouej:  Maqedonia është shtet sovran dhe në këtë drejtim ka të drejtë vetë të sjellë vendime për veten. Siç theksova deri më tani disa herë, qytetarët janë prononcuar se dëshirojnë të jenë në Evropë, të jenë pjesë e NATO-s dhe ky është vendimi i tyre. Prandaj akoma më e rëndësishme për reformat është të ketë institucione më të fuqishme, që të shkatërrohet korrupsioni pasi atëherë Maqedonia do të ketë më shumë kapacitet që të ballafaqohet me ndikimin e pavolitshëm, pa dallim nëse vjen nga brenda apo jashtë vendit.

 

Inboks7: E përmendët korrupsionin, sa vlerësoni se është niveli i korrupsionit në vend? A keni edhe përvoja personale për t’i ndarë?

Rejçell Gallouej:  Lidhur me përvojën time personale për korrupsionin, deri më tani nuk kam pasur një të tillë që kur jam në vend. Me të gjithë që jam takuar janë sjellë në mënyrë shumë korrekte me mua. Por, jam e vetëdijshme për historinë e vendit dhe problemet nga e kaluara të cilat tani qeveria tenton t’i zgjidh. Kjo është një prej sferave në të cilën qeveria planifikon të punojë. Mendoj se është e nevojshme të kthehet besimi i qytetarëve tek institucionet.

 

Inboks7: A mbështesni projekte për reforma në administratën e Maqedonisë. Me siguri i keni parë raportet për atë që është bërë viteve të kaluara. A ka ndonjë progres në punën e administratës pasi ne si qytetarë nuk mund ta shohim këtë, të paktën jo në masë të madhe?

Rejçell Gallouej: Nuk do të mund të ofroja analizë të progresit për momentin, por di për planet qeveritare, fushat në të cilat thanë se do të fokusohen si gjyqësia, reformat në administratën publike, luftën kundër korrupsionit dhe këto janë fusha të vërteta për fokus. Këto fusha janë të rëndësishme për BE-në, janë të rëndësishme edhe për NATO-n, por që është akoma më e rëndësishme, siç përmendët, janë të rëndësishme për qytetarët e Maqedonisë. Ne mbështesim projekte në fushat e përmendura dhe do të vazhdojmë të fokusohemi në to.

 

Inboks7: A vlerësoni se ka akoma punë për të bërë për këto reforma?

Rejçell Gallouej:  Po, vlerësoj se duhet akoma punë.

 

Inboks7: Qeveria e re të cilën e drejton Zoran Zaev erdhi në pushtet me ambicie të mëdha për ndryshime pozitive, reforma dhe bum ekonomik.  Një vit e gjysmë më vonë rezultatet nuk përgjigjen me qëllimet e premtuara. Nuk ka ndryshime të rëndësishme në gjyqësi si edhe në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, nuk ka konfiskim të pronës ndërsa rritja ekonomike është më e ulëta në rajon. Cili është vlerësimi juaj për punën e qeverisë?

Rejçell Gallouej:  Nuk do të jepja vlerësime, do të theksoja se për një vit e gjysmë ndodhën Marrëveshja e Prespës dhe Marrëveshja me Bullgarinë të cilat nuk janë punë të vogla. Ato janë arritje të mëdha. Vendime shumë të guximshme. Në të njëjtën kohë filloi agjenda reformuese dhe qytetarët e Maqedonisë duhet t’i shohin rezultatet prej saj. Shpresoj për progresin e mëtejmë në këto sfera muajve të ardhshëm. Sillen ligje në parlament, institucionet duhet të sjellin disa vendime dhe shpresoj se do të shohim akoma më shumë progres.

 

Inboks7: A do të mund ta përkthenit mendimin tuaj në vlerësim, për shembull prej 1 deri në 10? Çfarë note do t’i jepnit Qeverisë?

Rejçell Gallouej: Nuk mund të jap nota.

 

Inboks7: Por, a do jepte provimin?

Rejçell Gallouej: Po.

 

Inboks7: Në referendumin në vitin 2016 Mbretëria e Bashkuar vendosi të dalë prej BE-së. Maqedonia dhe qytetarët e saj me këmbëngulësi kërkojnë prej elitave politike për t’i përshpejtuar reformat që vendi të bëhet anëtare e BE-së. A mund të na thoni se ku është më mirë, brenda apo jashtë BE-së?

Rejçell Gallouej:  Në BE bëjnë pjesë shtete sovrane të cilat zgjedhin të jenë pjesë e Bashkimit Evropian. Qytetarët britanikë vendosën ta braktisin dhe ky është procesi në të cilin jemi duke punuar ne tani. Qytetarët e Maqedonisë u prononcuan se dëshirojnë të bëhen pjesë e Bashkimit Evropian dhe ne ia japim mbështetjen këtij procesi. Çfarëdo që të ndodh kur Britania ta braktisë Bashkimin Evropian, Mbretëria e Bashkuar dhe Maqedonia do të vazhdojnë të kenë marrëdhënie të afërta dhe si gjithmonë edhe ne do të vazhdojmë t’i mbështesim ambiciet e juaja evropiane.

 

Inboks7: Si do ta komentonit arratisjen e zotit Gruevski, ish-kryeministrit? A vlerësoni se dhënia e azilit nga Hungaria është e arsyeshme dhe e pritshme ose vlerësoni se zoti Gruevski duhet të ketë gjykim korrekt këtu në Maqedoni?

Rejçell Gallouej: Maqedonia para ca kohësh doli nga kriza politike e cila pjesërisht ishte edhe për qeverisjen e së drejtës dhe për ndërmarrjen e përgjegjësisë. Vlerësoj se është e rëndësishme për të ardhmen e Maqedonisë këto raste të procesohen deri në fund dhe të ketë përgjegjësi për punët të cilat kanë ndodhur. Qeverisja e të drejtës duhej të zbatohej në Maqedoni. Kjo do të ishte më e mira për çështjet e përgjegjësisë dhe pajtimit këtu në Maqedoni..

 

Inboks7: Si qytetar unë e ndjej dëshpërimin midis popullit në Maqedoni pas paralajmërimeve të disa prej përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare se çështja për emrin nuk do të thotë anëtarësim automatik në BE dhe në NATO. Cili është mesazhi juaj për qytetarët e Maqedonisë? Cilat shenja duhet t’i ndjekin në të ardhmen?

Rejçell Gallouej: Vlerësoj se janë dy gjëra. Njëra se Maqedonisë duhet t’i jepet mirënjohje për guximin për Marrëveshjen e Prespës. Ajo nuk është marrëveshje e lehtë dhe duhet të fuqizohet nga njerëzit jashtë Maqedonisë. Por, procesi reformues, reformat të cilat i kërkojnë NATO dhe BE para se Maqedonia të bëhet anëtare e tyre gjithashtu janë në interes të qytetarëve të Maqedonisë. Politikanët në Maqedoni duhet atë ta bëjnë për qytetarët e vet dhe prandaj integrimet në BE dhe në NATO janë në interes të Maqedonisë, pasi përmes tyre Maqedonia do të jetë më e mirë për qytetarët e saj.

 

Inboks7: Ekselenca juaj, Ju falënderoj për intervistën.

 

Latest posts by Администратор (see all)