Data e sotme
April 19, 2019

SHËNDETËSIA

Shkruan: Trifun Kostovski

 

Të nderuar lexues, dëshiroj që ta përsëris se cilat janë shtyllat kryesore në të cilat prehet një shoqëri bashkëkohore; arsimi, shëndetësia dhe investimi në të ardhmen progresive.

Sot do të dëshiroja të përqendrohem në rolin e sistemit shëndetësor, parë nga perspektiva e botës së zhvilluar bashkëkohore.

Në thelb të çdo shoqërie bashkëkohore fokusi kryesor padyshim duhet të jetë ndaj politikave shëndetësore cilësore. Çdo njeriu i duhet kujdes shëndetësor dinjitoz dhe cilësor.

Që të vihet sistem shëndetësor cilësor duhet të merren parasysh disa segmente:institucione shëndetësore cilësore (ambulanca, qendra klinike), industri farmaceutike dhe arritjet bashkëkohore teknologjike në pajisjen shëndetësore më të sofistifikuar. Të gjitha këto komponente do të mundësojnë që njeriu të ketë kujdes të vazhdueshëm dhe të plotë për shëndetin e tij.

Jemi dëshmitarë se industria farmaceutike dhe zhvillimi i pajisjeve bashëkohore në botë arrijnë rezultate të larta të cilat mundësojnë diagnostifikim cilësor, mjekim dhe aftësim sa më të shpejtë të pacientit dhe kthimin e tij në jetën normale të përditshme.

Në shoqëritë e zhvilluara të cilat kanë strategji serioze për këto çështje investohet shumë, ndërsa kjo reflektohet edhe ndaj jetëgjatësisë mesatare e cila është vazhduar në gjysmën e fundit të këtij shekulli përafërsisht për 20 vjet.

Prandaj, çështja më prioritare dhe më urgjente që duhet ta parashtrojë çdo shoqëri, e veçanarisht ata këtu është se si të krijohet një sistem shëndetësor funksional, efikas dhe human i cili kujdeset për çdo qytetar në mënyrë të barabartë.

Edhe pse nuk kam ekspertizë në këtë sferë, megjithatë përvoja ime më lejon të jap propozime që të vihet drejt një niveli të qëndrueshëm dhe të pranueshëm. Prandaj do t’i numëroj gjërat të cilat sipas meje janë me rëndësi kyçe për përmirësimin e sistemit shëndetësor të shkatërruar shëndetësor në këtë shoqëri.

Fillimisht nevojitet investim i vazhdueshëm në edukimin e vazhdueshëm të kuadrit mjekësor duke filluar nga laborantët, inferimerët, mjekët. Ata janë ata të cilët e kanë përgjegjësinë më të madhe për shëndetin e gjithë popullatës, ndërsa vetëm njohuritë adekuate dhe profesionalizmi munden shërbimet e tyre t’i bëjnë cilësore.

Investimi në këto kuadro mundëson zbatimin e arritjeve më të reja në shkencat mjekëspre por edhe në industrinë farmaceutike dhe industrinë për pajisje mjekësore.

Mund t’u them dy shembuj përmes së cilëve mund t’i shqyrtojmë se çfarë do të thotë sistem shëndetësor i organizuar mirë.

Që në vitet e hershme të 90-ta të shekullit të kaluar unë shquhem në AKH spitalin shtetëror të Vjenës si donatori më i madh për mjekim privat të personave të cilët vijnë nga Republika e Maqedonisë. E kam ndihmuar deri më tani mjekimin e 107 bashkëqytetarëve tanë. Nuk ka ndodhur asnjë prej atyre që kanë shkuar atje për mjekim të mos kthehet i rikuperuar edhe krahas kompleksitetit të diagnozave.

Në kohën kur isha sponsor i Klubit të Hendbollit, Gjorçe Petrov, u kryen 25 operacione të suksesshme të hendbollisteve të klubit. Duke e pasur parasysh se bëhet fjalë për sport të rëndë, suksesi i operacionit ishte i madh, që ato edhe sot nuk kanë asnjë komplikim. Të gjitha këto operacione janë bërë nga kirurgu me renome Dr. Shenk, specialist i kirurgjisë sportive.

Këto dy përvoja të mia me sistemin shëndetësor në Austri, janë konfirmim se organizimi i mirë në shërbimet shëndetësore dhe investimi i tyre në marrjen e njohurive bashkëkohore në sferën e mjekësisë, janë garanci e fuqishme për shëndetin e njeriut.

Dëshiroj të përqendrohen në realitetin lidhur me sistemin shëndetësor në Maqedoninë tonë.

Ne kemi kuadër të mirë mjekësor. Shumë prej tyre kanë edhe mirënjohje botërore për arritjet e tyre. Por çështja është se pse ky kuadër me edukim të lartë mjekësor nuk ka kushte për ta kryer profesionin e tij human dhe të shpëtojë jetë. Pse deri më sot nuk u sigurua infrastrukturë e mirë, pajisje mjekësore dhe strukturë e brendshme organizative spitalore si edhe produkte cilësore farmaceutike që të mund të kemi shëndetësi publike e cila do të jetë në shërbim të çdo qytetari.

Jam kundërshtar i madh i furnizimit të barërave të lira me origjinë të dyshimtë, që nënkupton përbërje të dyshimta në përpunimin e tyre.

Siç ekziston në modë brend i cili është garanci për cilësinë ashtu edhe në industrinë farmaceutike saktë dihet se cilat janë korporatat të cilat prodhojnë barëra cilësore. Nuk guxojnë bashkëqyetarët e mi të mjekohen me barëra të cilat do të shkaktojnë pasoja të padëshiruara dhe të dëmshme.

Institucioni më i madh në Maqedoni në Shëndetësinë Publike është Qendra Klinike në Shkup. Nuk dua të përdor fjalë më të ashpra, por është e qartë prej reagimeve të pacientëve dhe prej gjithë asaj që mund të ndiqet në media, ndërsa që çdo ditë ndodh në Qendrën Klinike se bëhet fjalë për shëndetësi pothuajse tërësisht të skatërruar dhe për pacientë të pakënaqur.

Pyetem PSE? Me përgjegjësi dhe me ndërgjegjie të qetë mund të konstatoj se ashtu siç punon tani Qendra Klinike është pothuajse tërësisht jofunksionale dhe nuk mund t’i kënaq as shërbimet shëndetësore kryesore.

Përsëri do ta marr shembullin e spitalit AKH në Vjenë i cili gjithashtu është institucion shëndetësor. Ai është vendosur në një ndërtesë, me shumë kate, i organizuar deri në perfeksion. Mund ta marrim për shembull këtë spital se si duhet edhe fizikisht si objekt edhe në aspektin e organizimit edhe në atë specialist të funksionojë Qendra Klinike e jona.

E pyes veten ndërsa edhe juve lexues të mi dhe bashkëqytetarë të nderuar pse lejuam të shfrytëzojmë shërbime shëndetësore në një sistem të cilin e ka shkelur koha dhe nuk arrijmë në pajtim me mundësitë tona financiare dhe institucionale të krijojmë shëndetësi publike e cila do t’i kënaqë në mënyrë dinjitoze të paktën në masë të madhe nevojat e çdo qytetari.

Bota moderne hapëron përpara duke insistuar në sinergjinë midis sistemit shëndetësor të mirëorganizuar dhe funksional i cili do të jetë në dispozicion për secilin, me kuadër të arsimuar dhe trajnuar mirë, me pajisje mjekësore të sofistifikuar dhe me produkte më cilësore farmaceutike.

A DO TA MËSOJMË MËSIMIN?

 

 

 

 

.

 

Latest posts by Администратор (see all)