Data e sotme
February 16, 2019

E DREJTA – DREJTËSIA & QULLI

Nuk ka tjetër. Edhe kësaj radhe do t’i mbyllim sytë dhe si një lugë vaj peshku pa sheqer, do ta përpijmë edhe këtë gllënjkë pa shije.

Shkruan: Zoran Ivanov

“ Jo në emrin tonë” – bërtitën një grup më i madh artistësh të Revolucionit të larmë dhe rreth njëzet organizata qeveritare me anëtarësi të shumtë aktive dhe mjaft të angazhuar edhe në rrëzimin e regjimit dhe shkruan:

„ Jeni duke amnistuar, jeni duke ndryshuar Kodin penal për t’i liruar fajtorët. Ndërsa ne mbetëm me plot padi penale dhe kundërvajtëse. Por s‘ka problem, jemi të vendosur që të na gjykojnë, edhe pse jemi fajtorë që gjithë potencialin artistik e investuam në rrëzimin e një diktature të keqe dhe do të vuajmë dënimin me burg në vend të atyre të amnistuarve. Të larmët janë këtu, të lodhur dhe të dëshpëruar. Dhjetë vite të jetës tonë ua kushtuam rrugëve, trotuareve dhe shesheve. Protestuam, luftuam dhe ëndërruam për ndryshime së bashku”“.

Me amnistitë dhe me kurdisjen e ligjeve për lirimin prej akuzave të fajtorëve, opinioni demokratik i Maqedonisë vloi. Slogani “pa drejtësi nuk ka qetësi” është hedhur në hedhurinë. Ngjarjet me amnistinë si në blender i përzien politikën dhe të drejtën. Përsëri pësoi drejtësia. Politikanët bëjnë pazare dhe bëhen sikur nuk dëgjojnë, nuk ia varin qytetarisë, e injorojnë besimin e tyre zgjedhor. Demokratë, qytetarë real proevropianë, të larmët, intelektualët, gazetarët, analistët, reagojnë në mënyrë emotive me doza të theksuara të zhgënjimit, hidhërimit, tërbimit.

Pushteti me asistencën e opozitës e vrau shtetin. Relativizohen aktakuzat, ndërpriten proceset gjyqësore, në mënyrë kontrabanduese ndryshojnë ligje, kriminelët promovohen në heronj. Çfarë do të dalë, çfarë plehu juridik, mund të supozojmë. Shoqëria është në kolaps moral. LSDM dhe VMRO-DPMNE dhe BDI e minuan rendin kushtetues. Të paktën edhe ajo pak që ka mbetur prej tij. Në Pazar për Marrëveshjen e Prespës. Për bonus për edhe një grusht votash për ndryshime kushtetuese. Shantazh klasik, shantazh për Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Dukshëm, e gjithë kjo është një lojë e madhe poker në të cilën fiton shteti i Maqedonisë dhe në të cilën humb shoqëria e Maqedonisë. Vendi u gjet në rrugën e përmbylljes së një pakete të sigurt gjeopolitike. Kontesti për emrin ishte pengesë reale. Partnerëve tanë ndërkombëtarë të koalicionit u plasi filmi dhe e kërkuan të veten. Kur nuk ishim të zotë vet, madje edhe për ngjarje të tilla të bëra qull, megjithatë në fund do të na vijë mirë të na shtyjnë. E gjithë kjo në emër të qëllimit më të lartë – anëtarësimin në NATO dhe edhe pak shpresë për Bashkimin Evropian dhe vlerat e saj.

Derisa amnistia kontroverse politike edhe kriminelë lëshon në liri, aktivistëve hedhës të ngjyrave, akoma u qëndrojnë padi penale dhe kundërvajtëse. Veçanërisht në mesin e tyre ka zhgënjime, letargji, defetizëm. Çmimi është shumë i lartë por, ja ka qenë i domosdoshëm të paguhet. Ndodh pajtimi por jo si manifestim i mirësisë, mirëkuptimit, dhembshurisë, lojalitetit. Por si fryt i veprimeve brutale të komprometimit të së drejtës dhe institucioneve juridike me shantazhe të ndërsjella, lëshime, kompromise.

Garnitura e re politike që në pushtet ateroi mbi krahët e rezistencës qytetare kundër regjimit, i hodhi në erë të gjithë sloganët e Revolucionit të larmë. Për kush e di të satën herë politika ua theu shpinën prokurorive dhe gjykatave dhe gravoi shenja të reja të cilat shoqëria e Maqedonisë duhet për një kohë të gjatë t’i shërojë . Dhe si zakonisht si edhe shumë herë deri më tani, dëshpërimi i opinionit, i demokratëve të shumtë që e duan drejtësinë, intelektualëve, artistëve, aktivistëve joqeveritarë, qytetarëve të pavarur dhe të vetëdijshëm do të zhduket pas horizontit. Piskama do të humbet në largësi pa jehonën deri tek kreatorët e ambientit politik aktual të cilët prej këtij vendi të vogël shpresues përsëri i bënë punët qull.

Por ja nëse ky është investimi i domosdoshëm për hap të suksesshëm historik, për integrim përfundimtar dhe të përshpejtuar si kusht për bashkësi më të lumtur,në rregull. Le të shohim se si më tej. Si më tej si shtet i integruar në NATO dhe si më tej me proceset evropiane. Tani po ndodh përsëri edhe një gjeneratë e tërë, përmes metodave makiaveliste të jetë viktimë për qëllime më të larta shtetërore.

Çmimin e paaftësisë tonë prej dy dekada e gjysmë që të ballafaqohemi me budallallëqet që i krijojmë vetë deri më tani e kemi paguar. Do ta paguajmë edhe tani. Dhe mbase do të niset nga më e mira. Mbase për mbështetje kushtetuese më të numërt do të grumbullohen njëqind votat e dëshiruara të shumicës parlamentare për emrin e ri kushtetues të shtetit. Marrëveshjet ndërpartiake për ngjarjet e bëra janë drejtuar nga matematika politike e cila Maqedonisë së Veriut duhet t’i japë legjitimitet konsensual historik. Madje edhe përmes presioneve, shantazheve, akuzave, arrestimeve, lirimeve. Kjo është llogaria përmes së cilës me shumicë të madhe kuvendore do të duhet të mbulohet rezultati i referendumit.

Drejt ndryshimeve kushtetuese duhet në butonin e gjelbër apo me dorën e ngritur të involvohen edhe deputetët e deritanishëm kundërshtues të kompromiseve të domosdoshme të përmbajtura në Marrëveshjen e Prespës. Në aspekt historik është e nevojshme në këtë mënyrë t’i sigurohet marrëveshja më e gjerë e mundshme ndërpartiake. Republika e Maqedonisë së Veriut të përcaktohet me mbështetjen e numrit të mundshëm maksimal të deputetëve prej të gjitha subjekteve politike. Prej të gjithëve pa përjashtim, duke e përfshirë edhe politikën populiste bojkotuese të VMRO-DPMNE-së. Atë që kjo parti në referendumin për integrimet evropiane të Maqedonisë nuk e bëri para tre muajsh, me “faljen” amnistuese, do të duhet, këtë janar edhe do ta bëjë atë në Kuvend.

Me amnistinë, me pajtimet e qëllimshme, pushteti i humbi mbështetësit e vet aktivistë. Tani, në kohën e integrimit në NATO i mbetet të tejkalojë pritshmëritë e veta. Të përkujtohet se është në pushtet falë besimit dhe luftës së qytetarëve dhe t’i përvjel mëngët. Të pastrojë hesapet me të paaftët dhe të korruptuarit, thellë dhe pa kompromise të përcaktohet për reformat, të instalojë institucione të afta, të pavarura dhe autoritare dhe ta kthejë besimin e lëvizjes së gjerë qytetare prej kohës së Revolucionit të larmë.

Politika nuk është përrallë. Padrejtësitë ndodhin. Tek ne shumë shpesh. Kjo e fundit me amnistitë është veçanërisht jomorale, brutale, e dhunshme e sëmurë. Por as nuk kemi zgjedhje tjetër e as ndonjë alternativë tjetër të caktuar. Që këtu, nuk na mbetet tjetër përveç se të bëhemi se në mënyrë vullnetare keni hyrë në një lobotomi, një edhe një amnezi kolektive me shpresë për një të ardhme më me perspektivë të Maqedonisë.

Nuk ka tjetër. Edhe kësaj radhe do t’i mbyllim sytë dhe si një lugë vaj peshku pa sheqer, do ta përpijmë edhe këtë gllënjkë pa shije. 

 

*Shkrimi është shkruar eksluzivisht për Inbox7. Për çdo ribotim duhet marrë leje nga redaksia. Inbox7 jo gjithmonë pajtohet me qëndrimet e autorëve në rubrikën e debatit

       

Администратор
Администратор

Latest posts by Администратор (see all)