Data e sotme
September 21, 2019

Kapitullimi në diasporë

Qindra mijëra shqiptarë nga Maqedonia të cilët jetojnë në Zvicër, Gjermani, Skandinavi dhe Amerikë nuk arritën të fitojnë apo sigurojnë një deputet

Të gjitha delegacionet partiake nga Maqedonia që u nisën drejt diasporës, përveç udhëtimit të gjatë transatlantik,nuk sollën gjë për mërgimtarët dhe vendlindjen. Përjetuan një humbje të madhe dhe turpërim.

Faktorët për këtë disfatë duhet kërkuar tek vetë partitë politike shqiptare, listat e përpiluara dhe organizimi i dobët i diasporës nga Maqedonia.

Vajte ardhjet partiake në kokë me vete nuk kishin për qëllim faktorizimin e mërgatës, por secili delegacion partiak përpunonte agjendën lokale.

Fitorja e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) në zgjedhjet e 27 prillit në Maqedoni, është edhe një disfatë e dyfishtë për diasporën.

Lideri i BDI-së Ali Ahmeti të dielën tha se pas përfundimit të procesit zgjedhor do të bëhet një analizë e thellë e situatës. A mjafton vetëm deklarata? A nuk dihen shkaqet e dështimit?

BDI, PDSH dhe RDK i nxorrën kandidatët shqiptar në garë dhe i lanë vetë të ballafaqohen me rregulloret diplomatike të MPJ-së dhe KSHZ-së .

Përkrahja logjistike ishte minimale dhe paorganizuar nga baza. Katastrofa në diasporë përballë kandidatëve të palës tjetër, është një tregues se në çfarë gjendje është “faktori” politik shqiptar në Maqedoni.

Ligji zgjedhor apo c’ka ndikoi që diaspora të arrijë këtë rezultat zgjedhor?!A nuk është turp për liderët të sillen kështu. Mërgata si duket është e mirë vetëm kur duhet të mblidhen fonde. Zëri dhe ndikimi i tyre u minimizua nga vetë liderët.

 

Diasporë vetëm për fonde!

 

Qindra mijëra shqiptarë nga Maqedonia të cilët jetojnë në Zvicër, Gjermani, Skandinavi dhe Amerikë nuk arritën të fitojnë apo sigurojnë një deputet. Nuk je në liste dhe nuk ke mundësi të votosh!

Rradhët e gjata të mërgimtarëve para konsullatave dhe ambasadave tregojnë edhe njëherë për papërgjegjësinë e liderëve shqiptar.

Atëherë për çfarë qëllimi i vizituan shtetet perëndimore delegacionet partiake, sidomos të ish- partisë shqiptare në pushtet?!

Maqineria partiake dhe shtetërore e MPJ-së është e fortë dhe një deklaratë nuk mund të bëjë gjë. Kapitullimi në diasporë është si rezultat i monopolit institucional të qeverive ku bënin pjesë partitë lokale të Pollogut.

Ky problem daton që nga viti 1991, kur qeveritë, bashkë me partitë politike organzuan një sistem diplomatik dhe konsullor kryesisht mbi baza etnike.

Shkaqet nuk janë vetëm tek diaspora e përçarë shqiptare e ndarë në grupe dhe ideologji të ndyshme.

Këtë duhet parë edhe tek paaftësia e liderëve tanë që të ndryshojnë vendimmarrjen në MPJ.Kjo s’do mend që është një papërgjegjësi e partisë që bëntë pjesë në koalicion dhe të tjerëve më parë .

Po atë herë , për c’farë u organizuan tubimet me mërgatën?Elektorati që u nis drejt konsullatave nuk e gjeti veten në lista.KSHZ-ja nuk kishte anëtarë nga partitë tona politike?MPJ dhe përfaqësitë diplomatike ç’farë bënë?.

Se e u tallën me vendet për deputetë , kinse të rezervuara për mërgatën, kjo u pa.Po, ‘borxhet’ që i kanë partitë politike diasporës sonë që nga vitet e 90-ta, nuk mund të justifikohen vetëm më një deklaratë ‘hop-hop’, se do të fillojnë analizat e thella partiake për këtë dështim.

Diaspora nuk e meritonte këtë lojë të politikës lokale dhe qeveritare.Kapitullimi në diasporë me siguri nuk e ka domethënien e rënies në të ardhmen.

Pra, Jo diasporë vetëm për fonde, por dhe për përfaqësim.

 

ibraimi@inbox7.mk