Data e sotme
May 21, 2019

RAPORTI PËR PROJEKTIN “SHKUPI 2014” PËRMBAN SHKELJE TË RËNDA TË LIGJEVE, QEVERIA NXIRRET ME NDËRLIKUESHMËRINË E PROJEKTIT

  • Çfarë treguan analizat e institucioneve për këtë ndërhyrje shumë të shtrenjtë dhe kontroverse urbano-skulptore? Shkelje të ligjeve dhe Kushtetutës, të standardeve artistike, arkitektonike dhe urbanistike, shpenzimin e parave të buxhetit, falsifikime – edhe “Porta Maqedonia” është paraqitur si skulpturë.
  • Profesori Mirosllav Gërçev thotë se nuk mund ta falë këtë qeveri që aq lehtë ka hyrë në ndërtesën prej baroku në “Ilindenska” p.n.
  • Zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski thotë se “Shkupi 2014” është projekt i ndërlikuar, ku ndërthuren përgjegjësitë e disa institucioneve.

 

Shkruan: Svetllana Unkovska

 

Edhe pse u paralajmërua se do të kushtojë rreth 80 milionë euro, për projektin megaloman “Shkupi 2014” janë harxhuar madje 700 milionë euro. Kjo rritje thuajse dhjetëfish ka kaluar përmes shkeljes së një sërë ligjesh dhe shpenzimit të parave prej arkës shtetërore, për çka tani paralajmërohet procedurë përkatëse për gjithë përgjegjësit në zbatimin e projektit.

Kjo ndërhyrje që e ndryshoi dukjen e pjesës qendrore të kryeqytetit të Republikës së Maqedonisë, prej të gjitha aspekteve akoma është në analizë e sipër të Grupit të punës të formuar nga Ministria e Kulturës. Që atje për portalin “Inboks7” thonë se në rekomandimet e këtij trupi drejtuar Ministrisë së Kulturës dhe Qeverisë sugjerohet që një numër i konsiderueshëm i skulpturave, shatërvani “Ushtari mbi kalë”, Porta “Maqedonia”, si edhe përmendorja e pandërtuar mirë “Nënë Tereza”, që ndodhet në afërsi të sheshit Maqedonia të largohen prej lokacioneve aktuale.

Nga Ministria e Kulturës, nga ana tjetër, për portalin thonë se në bazë të shqyrtimit të dokumentimit të përgjithshëm për vendimmarrjen, financimin, përpunimin dhe ndërtimin e përmendoreve dhe objekteve të tjera në elaborate, grupi i punës pa mëdyshje ka konstatuar shkelje të një sërë ligjeve. Fillimisht ligjit për buxhetin, pastaj të ligjit për zbatimin e buxhetit, pastaj të ligjeve për furnizime publike, për përmendore memoriale, për planifikim hapësinor dhe urbanistik dhe të Ligjit për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore.

Gjithashtu, sqarojnë nga Ministria, në elaborate thuhet edhe se në të gjitha projektet, pa përjashtim, ka pasur shpenzim të pavend të parave të buxhetit dhe se grupi i punës rekomandon ngritjen e procedurave përkatëse para organeve kompetente shtetërore.

 

 EDHE “PORTA MAQEDONIA” ËSHTË SHFAQUR SI SKULPTURË

Në elaboratin për suveniret dhe dyqanet për suvenire, deri tek i cili erdhi “Inboks7”, është përcaktuar shpenzimi i pavend dhe shkelje e Ligjit për buxhetin. Është përcaktuar mosekzistimi i konkursit publik për zgjidhje ideore dhe dizajn, suveniret kryesisht janë porositur nga Kina me mungesën e valorizimit profesional estetik, qëndron në elaborat. Në fazën e dytë janë furnizuar suvenire në shumë prej 19 milionë e 982 denarë, ndërsa në fazën e dytë prej 24 milionë 996 mijë denarë.

Gjithsej janë ndërtuar 39 skulptura. Grupi i punës ka përcaktuar se skulpturat “Demi”, “E llastuara”, “Maskat” dhe 32 të tjerat të cilat u vendosën në rajonin qendror të qytetit në vitin 2009 dhe 2010 janë vendosur me shkeljen e standardeve artistike, arkitektonike dhe urbaniste. Ato janë vendosur në mënyrë ilegale përmes procedurës për pajisje urbane e cila gjithashtu nuk është plotësuar. Përveç këtyre edhe “Porta Maqedonia” është paraqitur si skulpturë.

Në elaboratin e grupit të punës së Ministrisë së Kulturës rekomandohet Komuna Qendër t’i shfuqizojë vendimet të cilat i ka nxjerrë për vendosjen e skulpturave. Nga Muzeu i artit bashkëkohor i cili e ka marrëveshjen e kontraktuar me ish-përbërjen qeveritare për ruajtjen dhe mirëmbajtjen e skulpturave është kërkuar t’i vlerësojë vlerat e tyre artistike.

Në elaboratin për përmendoren “Filipi i Dytë” thuhet se, si edhe në rastin me përmendoren e “Ushtari mbi kalë”, gjegjësisht “Leka i Madh”, janë shkelur një sërë dispozitash të Kushtetutës dhe Ligjit për përmendore memoriale dhe përmendore. Në elaborat thuhet edhe se është shkelur Ligji për buxhet, është bërë keqpërdorim i detyrës zyrtare ndërsa janë shkelur edhe më shumë ligje lidhur me lokacionin. Edhe për këtë përmendore propozohet heqja e saj.

 

KONSTATOHET EDHE NDËRHYRJA NË KORPUSIN E IDENTITETIT TË POPULLIT MAQEDONAS

 

Në analizën dhe formimin dhe koncipimin e “Muzeut të VMRO-së”, grupi i punës ka përcaktuar një numër të madh të parregullsive profesionale.

“Janë konstatuar parregullsi dhe shkelje të më shumë ligjeve edhe atë: Ligjit për buxhet dhe të Ligjit për zbatimin e buxhetit, Ligjit për veprimtari të muzeve, Ligjit për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, parimeve të përgjithshme dhe standardeve të muzeologjisë bashkëkohore si edhe ndërhyrje në korpusin identitar të popullit maqedonas dhe ngjyrimin ideologjik të muzeut si tërësi dhe favorizimin e miteve partiake. Në mënyrë plotësuese, muzeu insiston në figurat prej dylli në bazament që e vulgarizon dhe ofendon profesionalizmin në muzeologji”, vlerëson grupi i punës.

Në mesin e rekomandimeve thuhet se “Muze i VMRO-së” duhet të fshihet prej listës së trashëgimisë kulturore të mbrojtur, duke e përfshirë edhe “Portën Maqedonia” e cila është në përbërje të muzeut. Gjithashtu, propozohet riemërimi i muzeut të shmangen asociacionet me parti politike aktive tek ne.

Propozohet edhe ndryshimi i bazamentit ekzistues në disa pjesë të cilat janë në kundërshtim me të vërtetat historike, të cilat nuk i prezantojnë momentet më të rëndësishme të luftës së Maqedonisë për shtetësi dhe pavarësi. Ndërsa për shkak të indikacioneve për parregullsi të mundshme financiare gjatë ndërtimit të muzeut rekomandohet analizimi i mëtejmë i procedurave eventuale kriminale.

 

PARREGULLSI EDHE PËR PËRMENDORET E “GEMIXHINJVE”, “MBRETI SAMOIL” DHE “DIMITRIJA ÇUPOVSKI”

 

Shkelje të më shumë ligjeve dhe shpenzimit të pavend të mjeteve, ka përcaktuar grupi i punës në kuadër të Ministrisë së Kulturës në elaboratet për përmendoret e “Gemixhinjëve”, “Mbreti Samoil” dhe “Dimitrija Çupovski”. Në të gjitha elaboratet pa mëdyshje është konstatuar shkelje e një sërë ligjesh – për buxhet, për zbatimin e buxhetit, për përmendore memoriale dhe përmendore përkujtimore, Ligjit për planifikim hapësinor dhe urbanistik dhe të Ligjit për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore. Në tre elaboratet pa përjashtim grupi i punës rekomandon masë – heqjen e përmendores dhe kthimin e lokacionit në gjendjen fillestare si edhe nisjen e procedurave përkatëse para organeve shtetërore kompetente.

Deri më tani është vepruar vetëm për rekomandimet e përmendores së Andon Lazov Janev – Qose e cila është larguar, ndërsa siç theksohet edhe në rekomandimet vendi është sjellë në gjendjen fillestare.

Në elaborat nga grupi i punës është përcaktuar se nuk ka pasur vendim ndërtimor për vendosjen kësaj përmendore me çka komuna Qendër e imponoi Qytetin e Shkupit në mënyrë të paanuluar dhe urgjente ta largojë përmendoren.

Në elaborim thuhet se është vendosur me dy vendime të Këshillit të Qytetit të Shkupit në seancën e mbajtur më 14 korrik 2014 ndërsa para Gjykatës Supreme u vendos natën midis 6 dhe 7 shtatorit 2014. Përmendorja e Qoses ishte vendosur pas vendimit për pranimin e donacionit prej Shoqatës për bashkimin shpirtëror të cetinasve, popadinasve dhe krushoradësve nga Follorina.

Në elaborat thuhet se, me këto vendime të Qytetit të Shkupit, pa mëdyshje janë shmangur kompetencat e Kuvendit në vendimmarrje për shënimin e ngjarjeve dhe për personalitete. Më tej thuhet se për shkak të faktit që Ligji parashikon vendimi për monumentet të jetë edhe me shumicë të bashkësive që nuk janë shumicë Qyteti i Shkupit i ka tejkaluar dhe shmangur jo vetëm kompetencat e Kuvendit por edhe vendimin sipas Badenterit.

“Përmendorja është vendosur me procedurë gjatë së cilës është bërë falsifikim i rëndë me lokacionin në certifikatën e PUD për procedurë gjyqësore. Janë bërë edhe shkelje të rënda të Ligjit për përmendore memoriale dhe përmendore përkujtimore, të Ligjit për planifikim hapësinor dhe urbanistik dhe të Ligjit për ndërtim, për çka përmendorja e Qoses e fitoi statusin e ndërtimit joligjor dhe duhet të ballafaqohet me pasojat që i rregullon ligji për ndërtime joligjore”, thuhet në elaborim.

Në pyetjen e “Inboksit”, nëse do të veprohet për rekomandimet dhe për objektet e tjera të cilat janë theksuar në çdo elaborat nga Ministria e Kulturës thonë se kjo do të varet prej asaj se çfarë vendimesh për këtë do të sjellë Qeveria.

 

QEVERIA E PËRHUMBUR NË NDËRLIKUESHMËRINË E PROJEKTIT

Kërkuam përgjigje dhe nga Qeveria për atë se çfarë vendimesh janë sjellë dhe çfarë masa do të ndërmerren në pajtim me rekomandimet e dhëna të Grupit të punës, nëse do të ketë edhe largim të përmendoreve apo objekteve të tjera të Shkupi 2014 dhe sa prej tyre janë hasur në fazë ndërtimi dhe janë ndaluar ndërsa cilat edhe më tej do të vazhdojnë të ndërtohen.

Zëdhënësi Mile Boshnjakovski me përgjigje se bëhet fjalë për proces të ndërlikuar, pasi në realizimin e tyre kanë marrë pjesë organe të ndryshme shtetërore dhe institucione në nivel qendror dhe lokal, të cilët kanë përdorur procese të ndryshme, qasje dhe mënyra të bashkëpunimit të ndërsjellë gjatë zbatimit dhe se për këtë është krijuar situatë e komplikuar e ndërthurjes së ndërsjellë të përgjegjësive dhe kompetencave.

Zëdhënësi qeveritar shton se me kujdes do të shqyrtohen elaboratet e Grupit të punës si edhe implikimet të cilat do të krijoheshin me zbatimin e tyre, ndërsa më pas do të sillet vendim se do të veprohet më tej.

 

 

 

LEKA I MADH, FILIPI I DYTË DHE OLIMPIA NUK DO TË RRËNOHEN

Në qershor të këtij viti zëdhënësi Boshnjakovski deklaroi se përmendorja e “Lekës së Madh” që për një periudhë qe emëruar si “Ushtari mbi kalë”, nuk do të rrënohet, siç ekzistonte besimi paraprak dhe për të cilin edhe më tej insiston Grupi i punës i obliguar për “Shkupi 2014”. Do ta mbajë emrin e vërtetë por do të ketë edhe sqarim, në pajtim edhe me Marrëveshjen e Prespës, është pjesë e periudhës antike helene dhe pjesë e trashëgimisë kulturore botërore. E njëjta vlen edhe për përmendoret “Filipi i Dytë” dhe “Olimpia” të vendosura në anën e majtë të Vardarit nga ana tjetër e Urës së Gurit.

 

GËRÇEV: NUK MUND TA FAL KËTË QEVERI QË AQ LEHTË E PRANOI NDËRTESËN PREJ BAROKU DHE HYRI NË TË

Profesori dhe koordinatori i Grupit të Punës, Mirosllav Gërçev, pavarësisht këtij vendimi të Qeverisë, vazhdon të kërkojë heqjen e monumenteve të “Lekës së Madh”, “Filipi i Dytë”, por edhe për shumicën e skulpturave dhe fasadave barok. Sipas tij, opinioni i shprehur në publik se do të ketë një shpenzim shtesë është i parëndësishëm në aspektin e faktit se këto monumente do të vazhdojnë të shkaktojnë dëme të ndryshme. Nuk ka asgjë të diskutueshme për të që të ekzistojnë monumentet e H.T. Karposh, Nikolla Karev, Dame Gruev ose Goce Dellçev, por të tjerët beson se ato duhet të hiqen. Ai është i pakënaqur me qëndrimin e qeverisë se këtë projekt, siç thotë ai, vë në “bishtin” e prioriteteve. Ai thotë se të gjitha këto gjëra që janë ndërtuar me Shkupin 2014, të gjitha këto fshatra të errëta janë një krim për shtetin.

Fillimisht nuk mund t’ia fal kësaj Qeverie që aq lehtë e pranoi atë siç e quajnë ndërtesën “shampite të Qeverisë. Ajo mund të kthehet në gjendjen fillestare në veprën e shpërblyer dhe të njohur të profesorit tim Muliçkovski. Dhe kjo vepër arkitektonike e madhe tani është mbuluar me një kiç të neveritshëm dhe pakuptimësi arkitektonike , thotë Gërçev.

Ai vlerëson se duhet të rikonstruohen fasadat me të cilat janë shkatërruar shumë ndërtesa moderne, ndërsa në gjendjen fillestare të kthehen edhe ato ndërtesa të cilat janë monumente të kulturës. Për objektet e sapondërtuara që në pjesën më të madhe për shkak të jocilësisë fillojnë të shkatërrohen thotë se duhet të lihen që me kohë vetë të shkatërrohen, ndërsa më pas të sillet vendim se çfarë të bëhet me to, nëse të rikonstruohen disa në objekte normale ndërsa për të tjerat të vendoset shtesë se çfarë duhet bërë. Gërçev është i zemëruar me këtë pushtet edhe për atë që nuk i ka lënë disa projekte edhe më tej normalisht të funksionojnë.

Dyqanet e suvenireve punojnë akoma. Për suveniret, kryesisht të porositura në Kinë janë shpenzuar shuma të mëdha të parave prej qytetarëve. Por, në vend se të sillet vendim e gjithë kjo të shkatërrohet ato akoma qëndrojnë të vendosura në dy hapësira të Muzeut të artit bashkëkohor. Hapësira zë cilat duhet të shfrytëzohen për bazamente të ekspozuara të muzeve, ato janë depo, thotë ai. Lidhur me analizën financiare të “Shkupi 2014” dhe elaborateve të cilat i kanë përpunuar, profesori Gërçev thekson se në të gjitha ka indikacione dhe fakte për krim.

 

PPS MBI DY VJET KA HAPUR HETIM PËR PROJEKTIN “SHKUPI 2014”

 

Nga Prokuroria Publike Speciale nuk deshën të flasin se deri ku është rasti me hetimet për “Shkupi 2014” të cilën e udhëheqin mbi 2 vjet. Shkurt na u përgjigjën se akoma është në fazë parahetimore dhe se në këto momente nuk munden asgjë tjetër të zbardhin.

Edhe Enti Shtetëror për Revizion në disa analiza të Ministrisë së Kulturës, Komunës Qendër si edhe Qytetit të Shkupit  e cila kishte Llogari të hapur dhe me qëllim të caktuar – Kultura në të cilën ishin transferuar para prej buxhetit shtetëror, ka konstatuar një sërë shkeljesh.

Në përgjithësi, përmbajtja e vlerave të diskutueshme, shumë të shtrenjta dhe të dyshimta artistike dhe estetike, projekti “Shkupi 2014” kundërmon në krim, megalomani dhe shije jo të mirë. Por qeveria e re e Republikës së Maqedonisë, e cila para qytetarëve ndërmori një detyrim për të shqyrtuar nga të gjitha aspektet e realizimit të saj, si të minojë premtimet. Procesi i demistifikimit të këtij projekti është aktualisht i ngadalshëm dhe joproduktiv. Por Qeveria e re e Republikës së Maqedonisë e cila para qytetarëve e mori për sipër revizionin prej të gjitha aspekteve të realizimit të këtij projekti, sikur i ka harruar premtimet. Procesi i demistifikimit të këtij projekti tani për tani është i ngathët dhe joproduktiv.

Latest posts by Администратор (see all)