Data e sotme
April 24, 2019

JETA VAZHDON

Shkruan: Aleksandar Kërzhalovski

 

Kaluan festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri dhe jeta vazhdon më tej! Tek ne, me javë të stuhishme – procedura finale për ndryshimet kushtetuese, e cila pritet të përfundojë deri në fund të javës. Pritet që ndryshimet të votohen me shumicë të nevojshme (prej dy të tretash) prej së paku 80 deputetë. Kjo për shkak të përvojës nga fillimi i procesit, gjegjësisht seanca e 19 tetorit, kur votimi u anulua derisa shumica parlamentare nuk ishte e sigurt se i ka siguruar 80 votat “për”. Me siguri edhe tani do të jetë ashtu – votim nuk do të ketë, derisa të sigurohet numri i nevojshëm i deputetëve të cilët do ta shtypin butonin e gjelbër! Në të vërtetë, këtë radhë çështja është pak më e komplikuar, sepse për çdo amendament (deri më tani 4) duhet të votohet veç e veç.

 

Megjithatë, kryeministri Zaev deklaroi se për tani mund të llogarisë në 76 vota të sigurta, kjo ishte para takimit të tij me Lëvizjen Besa (gjegjësisht me Bilall Kasamin) si dhe me takimin e planifikuar me Aleancën për Shqiptarët (Ziadin Selën). Sipas kësaj, mund të supozohet se këtu “fshihen” votat e pakonfirmuara ende, dhe nga ana tjetër kanë në konsideratë mbështetjen e tetë deputetëve (shtatë prej tyre janë tani më të mëparshëm) nga koalicioni VRMRO- DPMNE të cilët votuan ”për” më 19 tetor. Kjo mbështetet edhe me “fundin e çuditshëm” e vitit parlamentar, me sjelljen e ligjit për amnisti dhe procesin e përshpejtuar për zbatimin e tij (të paktën nuk do të mundet BE-ja të vazhdojë me kritikën më konstante “të mira i keni ligjet, vetëm zbatimi nuk bën”, ndërsa edhe do të na lavdërojë se sa shpejtë dhe mirë e kemi zbatuar këtë ligj, në raportin e radhës për Maqedoninë në prill). Me këtë u bë e qartë se pse këto tetë dhe pikërisht tetë kanë votuar atëherë… dhe pse përsëri do të votonin “për” ndryshimet kushtetuese edhe gjatë kësaj jave. U bë e qartë se cili është çmimi për këto vota, apo parë më ndryshe – se si disa e kanë imagjinuar pajtimin. Apo siç kam komentuar para se të ndodhte kjo: se gjatë kohës së referendumit, disa prej mbështetësve të Marrëveshjes së Prespës thoshin “nëse nuk jeni për Marrëveshjen, nuk jeni për BE-në dhe NATO-n”.

 

Përtej shakasë, kjo me amnistinë pas referendumit, është pilula e dytë e hidhur që shoqëria jonë duhet ta përpijë. Dhe nëse për referendumin numrat janë të qarta –vetëm rreth 33,7% prej votuesve (sipas listës zgjedhore) apo diçka nën 30% prej të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, kanë dhënë mbështetje për Marrëveshjen e Prespës, është e paqartë edhe për sa ka rënë mbështetja pas amnistisë. Sipas anketës së MCMS-së nga fillimi i dhjetorit, madje 67% (apo saktë 2/3) prej të anketuarve, kanë qenë kundër kësaj amnistie. Midis tyre, mbi 80% prej simpatizantëve të LSDM-së dhe të shqiptarëve etnikë. Sipas matematikës së thjeshtë të të dhënave të tilla, a mund të konstatohet se mbështetja reale për Marrëveshjen e Prespës tani edhe në 10% (1/3 prej atyre që e kanë mbështetur marrëveshjen në referendum)? Ndoshta jo, por me siguri ky vlerësim nuk është larg gjendjes reale midis kufijve. Dhe derisa e gjithë “lufta” për zbatimin e Marrëveshjes do të bëhet në këtë javë dhe grumbullimin e 2/3 (gjegjësisht 67%, gjegjësisht 80) prej të gjithë 120 deputetëve, duket se mbështetja e dëshiruar dhe reale gjithnjë e më shumë po largohen. Dhe për fat të keq, kjo herët ose vonë do të manifestohet.

 

Por është pikëpyetje nëse dy prej pilulave të deritanishme të hidhura janë të mjaftueshme, apo “terapia” do të vazhdojë me lëshime të mëtejme, kompromise dhe ca marrëveshje (të fshehta apo siç janë në shtet – jo aq të fshehta). Kësaj radhe në kuptimin e kërkesave të vendosura prej BESË-s (edhe ndoshta të disa të tjerave prej Aleancës), midis tjerash për fshirjen e përcaktuesit “maqedonase” nga përshkrimi i shtetësisë (në pasaportat dhe dokumentet e tjera relevante), sipas disa interpretimeve të këtyre kërkesave – vetëm për shqiptarët etnikë, ndërsa sipas disa të tjerëve – tek të gjithë qytetarët. Të mos dalë pas kësaj situata të jetë “terapia e suksesshme, pacienti i vdekur”.

 

Por, të mos them përsëri “përtej shakasë”, kur edhe kjo kalon në “humor të zi”, le të shohim se cilat janë opsionet për këtë javë para nesh:

  • Qeveria t’i pranojë kërkesat e Besës/Aleancës, me çka do t’i merrte votat e tyre, por rrezikon humbjen e të tjerave (veçanërisht të atyre tetë të opozitës, të cilat tashmë u deklaruan se këto kërkesa janë në kundërshtim me angazhimet e tyre dhe amendamentet tashmë të shtruara/harmonizuara);
  • Qeveria t’i hedh poshtë kërkesat (duke i rrezikuar këto vota), por:
    • Besa/Aleanca megjithatë votojnë për ndryshimet kushtetuese (për shkak të logjikës në të cilën shpreson edhe Qeveria – se është më e rëndësishme për anëtarësimin në NATO dhe askush prej shqiptarëve etnikë në Kuvend nuk do të guxonte të votojë “për” (ndërsa ndoshta si përgjigje, fitojnë “beneficione” të tjera për këto vota);
    • Qeveria siguron mbështetje plotësuese prej deputetëve të VMRO-DPMN-së opozitare.

Gjithsesi ka edhe opsione të tjera dhe ndërmjet-zgjidhje, dhe siç praktikat e mira apo dhe rregullat e meditacionit/ndërmjetësimit këshillojnë – duhet të shqyrtohen të paktën shtatë opsione para se të qasen drejt zgjidhjes së situatës.

Sido që të jetë, rezultati do të dihet shumë shpejtë – ndoshta që sot, ndërsa sipas të gjitha paralajmërimeve, gjithsesi deri në fund të kësaj jave, me votimin përfundimtar për ndryshimet kushtetuese. Me apo pa ndonjë pilulë të hidhur, gjithsesi, supozoj se do të shtyhet Marrëveshja e Prespës dhe do të përfundojnë të gjitha obligimet e Maqedonisë. Kush e di, mbase do të jetë për të mirë… apo jo, prandaj edhe po bëhet e gjithë kjo.

Jeta gjithsesi do të vazhdojë dhe nuk do të jetë shumë më ndryshe edhe me atë edhe pa atë. Le të jetë me fat edhe kjo javë edhe viti para nesh!

 

*Shkrimi është shkruar eksluzivisht për Inbox7. Për çdo ribotim duhet marrë leje nga redaksia. Inbox7 jo gjithmonë pajtohet me qëndrimet e autorëve në rubrikën e debatit