Data e sotme
March 21, 2019

MAQEDONIA E KËRKON ME FLETËARRESTIM NDËRKOMBËTAR, VOLFGANG GAMPER LIRSHËM SHËTITET NËPËR AUSTRI

  • Përveç fletarrestimit, Volfgang Gamperin dhe Nikolla Gruevskin i bashkon financimi i paparaqitur për fushatën.
  • Në Maqedoni u harrua se edhe një i arratisur nga drejtësia e braktisi shtetin tonë edhe pse gjykata ia mori pasaportën.
  • “Sekjurikom” me çdo tender të ri shtetëror i ka rritur shumat edhe pse kanë punuar numër i njëjtë i punëtorëve.

 

Shkruajnë: Aleksandar Todeski dhe Ivana Ramadanova

 

Derisa në Kuvend bëhen luftëra për amnisti dhe shpëtimin e pjesës më të madhe të të akuzuarve prej ish-funksionarëve të akuzuar dhe deputetëve aktualë, nëpër labirintet gjyqësore qetë kalon rasti për kompaninë austriake “Sekjurikom”, të cilin e hapi prokuroria si rast pas veprimit të Policisë Financiare.

Por çfarë zihet në rastin për këtë gjigant prej të cilit në mënyrë të vobekët mbijetonin mijëra njerëz në mbarë Maqedoninë? Inboks7 e hetoi ngritjen dhe uljen, por edhe të gjitha lidhjet korruptuese të pronarit të kompanisë, Volfgang Gamper dhe të gjitha qeverive deri më tani.

 

SI HYRI “SEKJURIKOM” NË PROCEDURAT E TENDERIT?

Gamper me “Sekjurikom” hyri në Maqedoni “rastësisht” në vitin 2002, në periudhën kur Lupço Georgievski vendosi ta pakësojë numrin në Shërbimin për Punë të Përgjithshme dhe tëP (SHPPP), me çka 500 punëtorë do të hynin në kompaninë private në të cilën do t’i kishin përfitimet e njëjta sikurse të jenë nën ombrellën shtetërore.

Më 27 mars 2002, në Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë publikohet Ligji për furnizime publike të cilin e kanë votuar deputetët, ndërsa po të njëjtën ditë hyn në fuqi. Në atë periudhë ndryshon edhe vendimi për themelimin e Shërbimit për Punë të Përgjithshme dhe të Përbashkëta (SHPPP), me të cilat ndryshime i njëjti më nuk guxon të punësojë mirëmbajtës të higjienës, daktilografë, sigurim dhe persona për mirëmbajtje vijuese. Me këtë, kompania e Gamper bëhet e pashkatërrueshme, pasi është e vetmja në treg e cila i ofron këto shërbime. Gjashtë muaj më vonë, më 15 shtator, nënshkruhet marrëveshje dhjetëvjeçare midis SHPPP dhe “Sekjurikom”. Ajo marrëveshje zgjat deri në vitin 2012, kur në krye të shtetit është trashëgimtari politik i Georgievskit, Nikolla Gruevski.

Gruevski, nga ana tjetër, në vitin 2011, kur “Sekjurikom” ia mbulon një pjesë të shpenzimeve parazgjedhore, përsëris e ndryshon vendimin për themelimin e SHPPP me çka ia kthen autorizimin shërbimit të punësojë kuadro të cilat veç më janë plotësuar nga “Sekjurikom”. Por, në vend që të mos ketë marrëveshje të re pasi që Shërbimi punëson persona për këto vende pune, në vitin 2012 SHPPP megjithatë nënshkruan marrëveshje të re me “Sekjurikom”

 

GAMPER I LIRË NË AUSTRI, NË MAQEDONI NDRYSHON KODI PENAL

Pronari i “Sekjurikom” pothuajse edhe sikur të mos paraqitej në opinion edhe pse kompania e tij prej të gjitha anëve u ndje si një prej kompanive të shumta të cilat nuk punojnë në mënyrë ligjore. Megjithatë, emri i tij jehoi në opinion kur Policia Financiare, publikoi se së bashku me ish-drejtorin e Shërbimit për Punë të Përgjithshme dhe të Përbashkëta, Vase Donevski janë të akuzuar për keqpërdorimin e pozitës zyrtare, me çka kanë bërë krim të rëndë prej 11 milionë euro. Për Donevskin gjykata përcaktoi masë arresti, ndërsa për Volfgang Gamper vetëm marrje të pasaportës. Por pronari nga Austria edhe pa pasaportë u arratis nga Maqedonia.

Me Gamper arritën të hyjmë në kontakt përmes rrjeteve sociale, por nuk ishte shumë i disponuar të flasë për rastin. Në pyetjet tona ku është dhe nëse do të kthehet në Maqedoni, ai shkurtimisht u përgjigj se nuk është fajtor për atë që e përndjekin dhe se prej pushtetit të kaluar nuk e ka marrë asnjë euro.

Në momentin kur në Kuvend kërkohen mënyra se si të ndryshojë neni 353 i Kodit Penal, me të cilin nga faji do të liroheshin ish-funksionarë, për përfitim shpreson edhe Gamper për të cilin do të ndryshohej edhe dënimi nëse dëshmohet në rrugë gjyqësore, pasi edhe ai ngarkohet sipas nenit të njëjtë.

Pronari i “Sekjurikom” Gamper për momentin kërkohet me fletarrestim ndërkombëtar, por megjithatë ai nuk fsheh se shëtitet lirshëm nëpër Austri. Prej Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) na njoftuan se për të është shpallur fletarrestim ndërkombëtar disa ditë pasi u arratis nga shteti.

“Për personin Gamper Volfgang nga babi Fridrih, nëna Hedvig i lindur më 01.08.1945 në Vjenë – Austri, ku edhe jeton më 31.8.2018 është shpallur fletarrestim ndërkombëtar. Për fletarrestimin menjëherë është njoftuar Interpoli. Gamper kërkohet sipas urdhrit KO nr. 30/8 i lëshuar nga PPTH – PKOK Shkup nën dyshimin për vepër të kryer penale sipas nenit “353” nga KP i RM-së”, thonë nga MPB.

Pyetje i dërguam edhe Ministrisë së Drejtësisë, por deri në publikimin e tekstit nuk morën përgjigje nëse prej saj është kërkuar ekstradimi, pasi nuk i ka respektuar masat e kujdesit të përcaktuara nga Gjykata dhe nuk është i pranishëm në seancat gjyqësore.

 

 “SEKJURIKOM” U KA BORXH TË PUNËSUARVE

Kompania e Gamperit me muaj nuk i paguante të punësuarit dhe nuk i linte pa sigurim shëndetësor. Për këtë problem pasuan edhe disa protesta të cilat u ndërprerë me premtime të mëdha për pagesë, por në ndërkohë, Gjykata vendosi t’i bllokojë llogaritë e kompanisë. Megjithatë, para dy muajsh, pati marrëveshje që të zhbllokohen llogaritë vetëm për pagesën e pagave.

Në shtator të këtij viti, kur Shërbimi për Punë të Përgjithshme dhe të Përbashkëta shpalli tenderë të rinj për pastrim, mirëmbajtje vijuese dhe sigurimin e objekteve shtetërore, të cilat deri ishin në një tender dhe i takonin të njëjtës firmë e cila e mundësonte të gjithë atë – “Sekjurikom”, u nënshkrua aneks i marrëveshjes, pasi e njëjta skadonte më 31 gusht.

Por, siç mëson Inboks7, “Sekjurikom” aspak nuk ka marrë financa nga SHPPP për punën e bërë për atë muaj.

Nga Shërbimi, sipas informacioneve tona, sqarim i vetëm se pse nuk e kanë paguar kompaninë për aneks-marrëveshjen ka qenë se kompania nuk ka pasur kurrfarë licence edhe pse që atje e kanë ditur se të punësuarit çdo ditë kanë ardhur në punë, si edhe se llogaritë e zhbllokuara në pjesën për pagat janë vetëm për pagesën e tyre.

I dërguam pyetje edhe “Sekjurikom” për atë se sa paga ua kanë borxh të punësuarve por përgjigje nuk morëm.

Nga SHPPP nga ana tjetër, pas disa ditësh heshtje për atë nëse për muajin shtator e kanë paguar kompaninë “Sekjurikom” na udhëzuan përgjigje të kërkojmë përmes arkivit të shërbimit pasi, sipas tyre, pyetjet janë të karakterit financiar edhe pse gjithmonë më përpara këtë marrëveshje e ka dhënë personi për qasje deri tek informacionet e karakterit publik.

 

KA FITUARTENDERË NDËRSA NUK KA PAGUAR QIRA

Inboks7 hulumtoi se sa para shtetërore i ka marrë “Sekjurikom” në marrëveshjen e parë dhe të fundit me SHPPP. Sipas dokumenteve deri tek të cilat erdhëm, bëhet fjalë për numrin e njëjtë të punëtorëve, por me të ardhura më të mëdha për kompaninë.

Derisa Sekjurikom i fitonte tenderët shtetërorë, nuk u paguante qira institucioneve shtetërore në të cilat punonin të punësuarit, e as nuk paguante për letër, shtypës dhe materialin tjetër të cilin e shfrytëzonin të punësuarit

vitin 2002, Kompania austriake për herë të parë hyn në institucionet shtetërore. Atëherë të ardhurat e kompanisë kanë qenë 221,509 euro në muaj për të gjitha shërbimet e ofruara, ndërsa në vitin 2015 për shërbimet e njëjta me numrin e njëjtë të të punësuarve dhe të ardhura të njëjta për të punësuarit, vihet në shumë deri në 298,050 euro në muaj.

Sipas marrëveshjes së vitit 2015, në llogarinë e “Sekjurikom” janë trensferuar nga 91,746 euro në muaj për higjienë. Në marrëveshjen dhjetëvjeçare të nënshkruar në vitin 2002, këto mjete kanë qenë shumë më pak, gjegjësisht 68,228 euro në muaj.

Shërbimet për mbrojtje KZ të cilat institucionet shtetërore i kanë marrë nga kompania në vitin 2002 u kanë kushtuar obliguesve tatimorë nga 57,519 euro në muaj. Me marrëveshjen e vitit 2015, kjo shumë ka qenë 62,983 euro në muaj.

Kompania e Gamperit në marrëveshjen e parë me SHPPP ka pasur kërkesë prej 50,207 euro në muaj për mirëmbajtje vijuese. Në vitin 2015, këto mjete i kanë paguar për 12,000 euro më shumë, gjegjësisht 62,983 euro në muaj.

Vetëm janë zvogëluar shumat për menaxhim me TT centralet dhe shërbimet daktilografike. Për centralet TT, kompania prej vitit 2002 deri në vitin 2012 i ka marrë nga 2,024 euro në muaj, ndërsa prej vitit 2015 deri në shtator të vitit 2018 i ka marrë nga 3,644 euro në muaj.

Për shërbime daktilografike, shuma sipas marrëveshjes së vitit 2002 ka qenë 38,531 euro në muaj, ndërsa për marrëveshjen e vitit 2015, kjo shumë është zvogëluar në vetëm 23,030 euro. Arsye për këtë ulje të shumave, në vend se si rritje për pothuajse të gjitha shërbimet e tjera, i referohet numrit të ulur drastik të daktilografëve në institucionet të cilat deri në shtator janë angazhuar nga “Sekjurikom”.

LIDHSHMËRIA E VOLFGANG GAMPER ME NIKOLLA GRUEVSKIN

Volfgang Gamper dhe Nikolla Gruevski nuk i lidhin vetëm fotografitë në Interpol nën të cilat shkruan “fletëarrestim ndërkombëtar”. Dy të arratisurit nga drejtësia me pasaporta të marra për shumë vite kanë bashkëpunuar, ndërsa i tradhtuan transaksionet e tyre dhe bisedat e përgjuara.

Në rastin më voluminoz të Prokurorisë Publike Speciale (PPS) “Titanik” mund të shihet edhe një bashkëpunim të thellë biznesi.

Kompania e cila vitin e kaluar i pagoi 2.000 denarë K15 me elaborimin se kanë pësuar kriza financiare dhe se megjithatë kanë vendosur ta shtojnë atë “bonus”, nuk ka qenë aq koprace kur është folur për fushatat parazgjedhore të Nikolla Gruevskit.

Sipas aktakuzës së PPS-së, “Sekjurikom”, së bashku me disa kompani të tjera, gjatë fushatës parazgjedhore në vitin 2011 kanë paguar për nënshtresë për minakë, nënshtresa për gota, por edhe për shërbime për skenë, altoparlantë dhe reflektorë në shumën totale prej 3.120. 770 denarë, shumë të cilën e kanë ndarë tre kompani, por me këtë kanë evituar të regjistrohen si donatorë të VMRO-DPMNE-së.

Inspektorati i punës ndër vite ka marrë një sërë denoncimesh për punën e paligjshme të “Sekjurikom”, por nuk ëdhtë ndërmarrë asgjë për asnjë denoncim, edhe pse të punësuarit kanë denoncuar me dëshmi.

Një pjesë e tyre vendosën tregimet e tyre t’i rrëfejnë për Inboks7 tani, ndërsa thonë se deri më tani kanë heshtur për ta ruajtur vendin e punës.

Sa më shumë që kemi raportuar në Inspektoratin e Punës, aq më shumë kemi marrë presion nga eprorët. Kompania nuk ka punuar ligjërisht që nga fillimi, ndërsa më vonë filluan edhe vonesat e pagave, ndonjëherë edhe për disa muaj. Megjithatë, procedura për ankesat tona kurrë nuk u hap, sepse ato ishin të lidhura me qeverinë e mëparshme, “na tha një ish-shef nga brendësia e Maqedonisë.

Sipas deklaratave të të punësuarve, në “Sekjurikom” më së shumti janë keqpërdorur mirëmbajtëse e higjienës, të cilat për pagë minimale kanë pastuar në disa lokacione në ditë.

Kompania e Volfgang Gamper në korrik e braktisi ndërtesën e locuar në njërin prej vendeve më atraktiv në qendër të qytetit, vend i quajtur “Ringu i vogël”. Për momentin ndodhen në lokacionin në Kisella Vodë, tek “Çezma”, por punëtorët nuk e dinë saktë ku ndodhet dhe nuk kanë ku ta shprehin revoltën për pagën e papaguar.

Администратор
Администратор

Latest posts by Администратор (see all)