Data e sotme
December 5, 2019

Maqedonia para krizës politike

Maqedonia po përballet me probleme të ngjashme politike si në vitin 1994, kur VMRO – DPMNE vendosi të bojkotojë zgjedhjet. Megjithatë, analistët thonë se tani konteksti dhe situata është e ndryshme në krahasim me atë para 20 viteve

Latest posts by Фросина Димеска (see all)

Maqedonia hyn në një krizë politike. Ky është vlerësimi i analistëve të intervistuar pas ditës zgjedhore, e cila rezultoi me mospranimin e rezultateve nga ana e LSDM-së dhe me fitoren e madhe të VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së.

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, para se të fillojë numërimi i votave tha se nuk e njeh procesin zgjedhor as zgjedhjet presidenciale dhe as parlamentare, ngase qeveria e udhëhequr nga Nikola Gruevski nuk ka treguar gatishmëri për të zbatuar zgjedhje minimale të drejta dhe demokratike.

Disa orë më vonë, gati të gjitha qytetet u përmbytën me flamujt e VMRO-së dhe BDI. Simpatizuesit e partive në pushtet e festuan fitoren me zë të lartë dhe me triumfalizëm.

Sipas të dhënave të fundit nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ), VMRO-DPMNE me aleatët e saj fituan 61 vende në Parlament, LSDM 34 deputetë, BDI 19, PDSH 7, PDK 1dhe GROM poashtu një vend.

Ndërkohë, George Ivanov i VMRO-DPMNE-së e fillon mandatin e dytë presidencial. Ai fitoi 55.25 për qind të votave, ndërsa kandidati i LSDM-së Stevo Pendarovski 41,17 për qind.

 

Rënia e demokracisë dhe polarizimi

 

Duke analizuar ditën e zgjedhjeve, profesori Zdravko Saveski vlerësoi se Maqedoni do të përsëritet 1994. Në të vërtetë, pikërisht njëzet vjet më parë VMRO – DPMNE vendosi të bojkotojnë raundin e dytë të zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale për shkak se, siç pretendonte atëbotë, shkelje të rëndë të procesit zgjedhor. Për shkak të këtij vendimi deri në vitin 1998, pra deri në zgjedhjet e radhës, nuk kishte opozitë në Parlamentin e Maqedonisë.

Për dallim nga qeveria e vitit 1994, unë mendoj se qeveria aktuale ka kuptim më pak kuptim për standardet demokratike. Situata do të shkojë në drejtim të polarizimit politik dhe do të ketë rënie të standardeve demokratike”, vlerëson Saveski.

Ai beson se VMRO – DPMNE do të refuzojë kërkesën e LSDM-së për formimin e një qeverie teknike që do të zbatojë zgjedhjet. Sipas tij, interes për këtë ide nuk ka as te bashkësia ndërkombëtare.

Të huajt mund nuk kanë më ndikim të madh në çështjet e brendshme politike si më parë. Involvimi i tyre i fundit ishte në vitin 2013, kur i bënëpresion LSDM-së të kthehet në Parlament. Fuqia e tyre për të ndikuar është zvogëluar”, konsideron Saveski.

Nga ana tjetër, analisti Albert Musliu vlerëson se nuk ka gjasa të përsëritet 1994 pasi, për dallim nga tani, në atë kohë politikanët kanë qenë në një nivel tjetër të kuptimit të demokracisë.

Bashkësia ndërkombëtare do të bëjë presion mbi elitat politike që ata të gjejnë një mënyrë për të dalë nga kjo krizë, e jo të zbatohet një politikë e përjashtimit. Edhe më parë është përfolur mundësia e anulimit të rekomandimit për Maqedoninë për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe kjo krizë mund të sjellë deri te kjo. Megjithatë, unë nuk dua të besoj se do të ndodhë marrja e rekomandimit”, thotë Musliu.

 

Interpretimi autentik i Kodit Zgjedhor

 

Askush nuk dëshiron të parashikojnë në mënyrë specifike se çfarë do të ndodhë me bojkotin e paralajmëruar të LSDM-së, por vlerësimet janë se të gjitha opsionet janë të hapura. Njëra është për të mbajtur zgjedhje për të mbushur vendet që do të lihen të lira nga LSDM-ja. Mbrojtësit e këtij opsioni bazohen te neni 154 i Kodit Zgjedhor, i cili thotë se do të shpallen zgjedhjet shtesë për deputetë në zonën nga e cila janë zgjedhur deputetët e dorëhequr.

Profesor Tatjana Karakamisheva – Jovanovska shpjegon se, nëse LSDM-ja vendos të mos i pranojë rezultatet, atëherë duhet të presin kohën e verifikimit të mandateve të tyre që më pastaj të mund të kthehen ose të japen dorëheqje.

Sipas profesorit Savo Klimovski, Parlamenti në aspektin formal dhe ligjor mund të funksionojë edhe nëse LSDM do të kthe mandatet.

Unë mendoj se nuk ka asnjë detyrim për të organizuar sërish zgjedhje për vendet e lira në Parlament. Në vend të kësaj, duhet të shihet konteksti politik dhe duhet seriozisht të merren parasysh arsyet e atyre që vendosën ta lënë Parlamentin”, thotë Klimovski.

Në kontekstin më afatgjatë, nuk përjashtohet mundësia e shpalljes së zgjedhjeve të reja të parakohshme për të kapërcyer krizën politike.

Stevo Pendarovski: Nuk kishim zgjedhje skandinave. LSDM kërkoi formimin e qeverisë teknike

BE e shqetësuar me situatën paszgjedhore në Maqedoni

dimeska@inbox7.mk