Data e sotme
February 17, 2019

Decentralizimi

Shkruan: Trifun Kostovski

 

Një prej vendimeve kryesore të çdo shoqërie demokratike është decentralizimi. Sipas shkallës së decentralizimit, gjegjësisht, matet edhe shkalla e kapaciteteve demokratike të kësaj shoqërie.

Mu për këtë, lexues të nderuar, sot dua të përqendrohem në këtë temë të rëndësishme. Decentralizimi, gjegjësisht, bartjen e ingerencave, fuqinë dhe implikimet financiare prej nivelit qendror në lokal.

Supozoj se shumë prej jush e dinë se kam qenë Kryetar i Qytetit të Shkupit në periudhën nga viti 2005 deri në vitin 2009 dhe me gjithë përvojën e fituar, mund të konsiderohem si kompetent për të folur për pozitën dhe rolin e vetëqeverisjes lokale si edhe për rëndësinë e vetë procesit të decentralizimit. Me këtë rast, nuk do të doja të hyjë thellë në çështjet rreth zbatimit të ndarjes territoriale nëpër komuna në Republikën e Maqedonisë, që zhvillohej në vitin 2004, ndërsa unë isha kundër mënyrës në të cilën zhvillohej ajo, ndërsa deri në ditët e sotme nuk e kam ndërruar mendimin. Mendimi im është se ekzistojnë rregulla se në çfarë mënyrë duhet në mënyrë efikase të organizohet vetëqeverisja lokale dhe komunat. Është më shumë se e qartë se nevojat dhe problemet nuk janë të njëjta në mjediset urbane dhe rurale.

Për fat të keq, kompromiset të cilat janë bërë nuk janë për t’i kënaqur nevojat e të gjithë qytetarëve sipas të drejtave qytetare, por për shkak të disa prioriteteve të caktuara etnike. Pasojat prej ndarjes territoriale të cilat nuk u zhvilluan sipas parimeve qytetare por sipas atyre etike, i ndjejmë deri në ditë të sodit dhe ato në njëfarë mënyre e bllokojnë procesin thelbësor të decentralizimit.

Në demokracitë bashkëkohore ekzistojnë strategji serioze për shpërndarjen e fuqisë, të ingerencave ndërsa me vetë atë edhe për sistemimin e buxheteve prej nivelit qendror në nivel lokal. E gjithë kjo implementohet përmes dialogut të vazhdueshëm dhe të hapur.

Në Maqedoni decentralizimi filloi në vitin 2005. Në këtë periudhë vetëqeverisja lokale merr ingerenca të mëdha. Por, asnjëherë në mënyrë thelbësore nuk ndodhi decentralizimi fiskal, pasi pushteti qendror asnjëherë deri në fund nuk hoqi dorë nga fuqia me të cilën i kontrollon mjetet të cilat i ndan ky pushtet lokal. Po flasim për absurde.

Për shembull, kryetarët e komunave kanë ingerenca për ta organizuar arsimin ndërsa mjetet i marrin me bllok dotacione nga pushteti qendror.

Këto lojëra symbyllurazi dhe fshehje janë të dëmshme, duke pohuar se vetëm në nivel të flokulave e kemi filluar procesin e decentralizimit, edhe pse, parë në themel dhe në mënyrë më kritike në funksionimin e pushtetit qendror dhe lokal, pa dyshim do të konstatojmë se në esencë të gjërave prehet pranueshmëria e kryetarëve të komunave, sesa dëshira për decentralizim dhe demokratizim të shoqërisë dhe pushtetit lokal.

Dëshiroj t’i përkujtoj qytetarët e Qytetit të Shkupit dhe juve, lexues të mi të nderuar, se në mandatin tim të kryetarit të ardhurat të cilat realizoheshin prej zërave kryesorë, në frymën e mënyrave në të cilat financohet vetëqeverisja lokale në vendet e zhvilluara progresive, qyteti pati prej tatimit personal 0,03% dhe prej TVSH-së 0,02%. Jemi duke folur për të ardhura të përgjithshme të cilat janë paguar nga pushteti qendror për këto dy zëra në vetë Qytetin e Shkupit.

Por, duhet ta kemi parasysh se në vendet e zhvilluara tatimi personal derdhet në arkën lokale me minimum 90%, ndërsa TVSH-ja derdhet në lartësi prej 50%, të realizuara në territorin e komunës. Gjegjësisht, tatimi personal duhet të dedikohet për ndërtimin e të mirave infrastrukturore në vendet ku obliguesi tatimor jeton dhe punon.

Cilat janë përfitimet prej zbatimit të plotë të decentralizimit?

Para së gjithash, qytetarët do të kenë shqyrtim më të lehtë në të ardhurat e komunës së tyre dhe shpenzimin e tyre, që e kënaq parimin kryesor demokratik për participim qytetar. Së dyti, qytetari mund të iniciojë disa prioritete të caktuara të cilat duhet të ndërtohen në vetë komunën. Së treti, ndoshta edhe më e rëndësishmja, është e radhës që obliguesi tatimor njëherë të pyetet kush dhe si i shpenzon paratë e mira. Vetëm në këtë mënyrë mund të kihet përgjegjësi dhe llogaridhënie.

Për fat të keq realiteti në Maqedoni është shumë i keq. Pothuajse nuk ekziston komunë e cila nuk është në borxhe. Në këtë kontekst, nënkuptohet, dominon dilema – nëse pushteti lokal, gjegjësisht komunat, e kopjojnë pushtetin qendror, gjegjësisht nëse janë hije e saj. Që kur e mbaj mend, nga periudha e pavarësimit të Maqedonisë, vazhdimisht na mungojnë mjete dhe vazhdimisht detyrohemi në nivel qendror.

Lexues të nderuar, duhet të jemi të vetëdijshëm se decentralizimi është një prej çështjeve kryesore të cilat do të hapen gjatë negociatave me Bashkimin Evropian. Pyetem deri kur do të kenë durim të na mësojnë shoqëritë e zhvilluara demokratike, në vend se vetë të jemi të mençur dhe efikas dhe t’i shfrytëzojmë përvojat e tyre për mirëqenien tonë. Se jemi të çmendur ne qytetarët në Republikën e Maqedonisë, nuk besoj, mirëpo ia dalim, veçanërisht ata të cilët janë në elitat politike, me shumë aftësi t’i shfrytëzojmë mjetet shoqërore për qëllime fitimprurëse dhe interesa partikulae, ndërsa në këtë jam i bindur thellë.

Pyes veten, deri kur kështu?

Do t’u jap një shembull i cili ndoshta do t’u duket absurd, por është i vërtetë. Në mandatin tim të kryetarit të Komunës isha i vetmi i cili trashëgoi borxh në arkën shtetërore në lartësi prej 60% prej buxhetit vjetor. Për dy vjet arrita borxhin ta sanoj, ndërsa mu për këtë qyteti ia doli ta marrë rejtingun e vet kreditor BB të stabilitetit nga agjencia me renome Standard and Purs. Funksionin e Kryetarit të komunës e lashë me ndërmarrje të sanuara publike, projekte të filluara serioze të cilat për fat të keq nuk mund të realizoheshin pasi një mandat është shumë i shkurtër për realizimin e investimeve kapitale, siç është për shembull vendosja e një linje tramvaji.

U largova nga funksioni me rreth 8 milionë euro në llogari të Qytetit të Shkupit dhe me obligime të shlyera si ndaj zbatuesve, partnerëve të jashtëm ashtu edhe ndaj ndërmarrjeve publike të cilat ishin në ingerenca të Qytetit të Shkupit.

Nga e gjithë kjo që u tha më lartë, dëshiroj të nxjerr një mesazh të qartë. Të nderuar kryetarë komunash, shtrini këmbët sa e keni jorganin dhe silluni ndaj buxhetit të komunës njëjtë sikurse ndaj buxhetit familjar.

Pres prej pushtetit aktual procesi i decentralizimit të përshpejtohet, pasi kryeministri aktual paraprakisht ishte kryetar komune në tre mandate, jam i bindur se e ka shumë të qartë se çfarë duhet të bëjë. Si do ta ndihmonte fillimisht veten, ndërsa akoma më shumë qytetarët e Republikës së Maqedonisë.

 

*Shkrimi është shkruar eksluzivisht për Inbox7. Për çdo ribotim duhet marrë leje nga redaksia. Inbox7 jo gjithmonë pajtohet me qëndrimet e autorëve në rubrikën e debatit

Администратор
Администратор

Latest posts by Администратор (see all)