Data e sotme
November 28, 2022

MIDIS ËNDRRËS DHE REALITETIT

Ëndrra përfundoi. Na mbeti realiteti. Do të ishte maturi prej këtij kompromisi ta veçojmë pjesën tonë të fitores.

Shkruan: Zoran Ivanov

Titulli i këtij teksti është huazuar nga një emision shumë i dëgjuar, i njohur dhe shumë edukativ në valët e Radio Shkupit nga koha e viteve të gjashtëdhjeta të shekullit të kaluar. Emisioni narrator për të rritur dhe fëmijë. “Midis ëndrrës dhe realitetit” ishin tregime për të mundurën dhe të pamundurën, për realen dhe jorealen, për faktet dhe legjendat, për objektiven dhe mistiken, për realitetin dhe mitin.

“Midis ëndrrës dhe realitetit” ishin tregime në radio diçka si për realitetin aktual të Maqedonisë – për bukurinë e ëndrrës dhe për vrazhdësinë e realitetit. Le të jetë vetëm subjektive, por asociacioni i këtij emisioni në radio na tregon për imagjinatën tonë postkushtetuese dhe realitetit, fiksionit dhe realitetit, ëndrrës dhe realitetit. Edhe ndaj këtyre relacioneve në skenën shoqërore përsëri ndasitë e Maqedonisë. Dhe përsëri realistë dhe ëndërrimtarë. Shoqëri pluraliste, gjendje emotive pluraliste.

Maqedonia aktuale është midis ëndrrës dhe realitetit. Zgjohemi nga fakti se me ndryshimet kushtetuese vendi mori pamje të re. Se fillon një etapë e re historike dhe se është në një rrugë të drejtë. Ky është fundi i një institucioni të deritanishëm shtetëror Ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë. Zgjimi për këtë njohje do të zgjasë edhe ca kohë. Për të parët më të kthjellët, menjëherë, për të dytët më të trullosur më ngadalë. Por si do që të jetë Republika e Maqedonisë së Veriut tashmë është fakt ndërkombëtar. Për dikë i dëshiruar, për dikë jo, tani është e parëndësishme. Edhe për të parët dhe për të dytët është realitet i papërsëritshëm objektiv. Gjithçka tjetër është politikë, turbullim i ujit. Manipulim i keq për pozicionim më fitimprurës partiak dhe zgjedhor.

Dallgët rreth Marrëveshjes së Prespës shpejtë do ulen. Aktorët në këtë proces do t’i numërojnë pikët politike, fitimin dhe dëmin për rejtingun personal. Por pavarësisht fatit të tyre politik, në fund shteti dhe qytetarët e tij do të jenë fituesit prej këtij hapi të suksesshëm historik. Mundej edhe më herët, shumë më herët nëse do të kishte shqyrtim objektiv të problemit për emrin dhe nëse ekzistonte vizion dhe guxim dhe gjithsesi rrethana dhe po aq mbështetje ndërkombëtare. Por, ja, edhe këta zinxhirë madje tani përkuan me njëri-tjetrin. Me hapa pragmatik dhe me ndihmën e opinionit real të Maqedonisë, garnitura politike aktuale edhe krahas të gjitha rezistimeve joparimore, me sukses e shtynë këtë proces të ndërlikuar dhe të dhimbshëm.

Ambient identik edhe tek fqinji jugor. Edhe atje politikanët real grekë dhe opinioni i zgjuar grek e bënë të njëjtën dhe do ta përfundojnë për ndonjë ditë apo javë, ndoshta muaj. Edhe aty edhe këtu romantikët dhe ëndërrimtarët, do ta zgjasin ëndrrën për popujt dhe shtetet e tyre “mijëvjeçare”. Edhe për të parët edhe për të dytët realiteti është i pashmangshëm. Edhe këtu në Veriun maqedonas të Maqedonisë edhe atje në jugun grek të Maqedonisë gjithçka do të vijë siç është e nevojshme, siç është e mundur në këtë shekull. Nuk ka ku, do të zgjohen të gjithë. Prej ëndërrimtarëve më romantikë deri tek nacionalistët më këmbëngulës. Nga atdhetari më i ftohtë dhe më racional e deri tek patrioti më i ndezur dhe më kryengritës. Dhe askujt asgjë e keqe nuk do t’i ndodh. Dy shoqëritë fqinje do ta vazhdojnë rrugën sikurse deri më tani, secili me hallet dhe bukuritë e veta. Që tani edhe njëri edhe shteti tjetër janë me nga një hall më pak.

Edhe atje edhe këtu ranë tupanët e Prespës të zgjimit. Kompromisi i drejtë, jo i drejtë, simetrik, asimetrik i ndau njerëzit. Dy shoqëritë, ajo e Maqedonisë dhe e Greqisë, akoma janë midis ëndrrës dhe realitetit. Në vakumin midis emocionit romantik dhe realitetit pragmatik. “Midis “Maqedonia është vetëm greke” dhe “Maqedonia është vetëm e jona”.

Fakt është se me Marrëveshjen e Prespës ëndërrimtarët nacionalistë grekë, romantikët, ithtarët emotiv të historisë së tyre e fituan antikën, ndërsa e humbën Maqedoninë. Ëndërrimtarët tanë, nacionalistë, romantikë, ithtarë emotivë të historisë tonë, e humbën antikën mirëpo e fituan Maqedoninë. Edhe atje edhe këtu humbës janë ëndërrimtarët. Edhe atje edhe këtu fitimtarë janë realistët. Por në atë humbjen – fitimin e dhimbshëm – nuk ka fitimtarë, nuk ka humbës. Nuk ka as ëndrra më. Vetëm realitet. Vetëm pragmë politike mizore të cilën e ofron realiteti dhe e cila për ta dhe për ne zhbllokon rrugë dhe siguron lëvizje zhvillimore.

Dhe kur tupanët shpejtë të ndalen, të gjithë do ta shohin se as shteti e ka humbur emrin e as kombi e ka humbur identitetin. As shteti nuk do të na mbetet pa emrin Maqedoni e as kombi pa atributin etnik maqedonas. Edhe me fjalën “E Veriut”, edhe me atë përcaktues objektiv gjeografik në mënyrë identitare saktësohet territori në të cilin është formuar Maqedonia e KAÇKM-së. Në mënyrë identitare, vendi ynë është i vetmi në botë i cili në emrin e vet e ka Maqedoninë, ndërsa ne maqedonasit mbetemi kombi i vetëm në botë gjuha unike i së cilit quhet maqedonase. Këto dy fakte kryesore e betonojnë identitetin tonë edhe në planin ndërkombëtar. Tani kjo do të regjistrohet në mënyrë të pakthyeshme në fletoren e OKB-së. Në regjistrin e mëtejmë shteti Maqedoni dhe gjuha maqedonase do të jenë garancia jonë kryesore ndërkombëtare identitare.

Kompromiset janë të rënda, jo të drejta, kthjellëse. Marrëveshja e Prespës është sfidë edhe për historianët. Për tanët dhe për ata të vendeve rreth nesh. Me guximin e njëjtë me të tillë siç është arritur Marrëveshja e Prespës, me energji dhe përkushtim të njëjtë, pa paragjykime dhe romantizma, me fakte, ndërsa pa falsifikime, euriditët tani dhe të gjithë ballkanikët për të kaluarën të lirohen prej kthetrave politike. T’i freskojnë të vërtetat e tyre të deritanishme, t’i rivlerësojnë, t’i ricaktojnë, t’i krahasojnë dhe t’i ballafaqojnë midis tyre dhe veçanërisht në fushën e gjerë shkencore internacionale. T’i tjetërsojnë ëndrrat të cilat prodhojnë mite, antagonizma, nacionalizma. Me Marrëveshjen e Prespës është bërë një hap historik ballkanik. Janë prishur disa ëndrra, është prishur edhe një mit për kombe të vogla dhe të mëdha, për shtete të mëdha dhe perspektivë të hapur për ne dhe për mbarë rajonin.

Të vërtetat historike ballkanike dhe akoma më shumë mitet historike ballkanike në shërbime të politikave ditore, në mënyrë të mjaftueshme i hipnotizuan dhe i lanë mbrapa popujt ballkanikë. Prej shumë ëndrrave dhe prej realitetit të paktë e lamë mbrapa atdheun. E ankoruam në shkallët e fundit të vlerave evropiane ekzistenciale dhe kulturologjike.

Ëndrra mori fund. Na mbeti realiteti. Do të ishte maturi prej këtij kompromisi ta veçojnë pjesën tonë të fitores.

E vrazhdë, reale mirëpo e jona.

 

*Shkrimi është shkruar eksluzivisht për Inbox7. Për çdo ribotim duhet marrë leje nga redaksia. Inbox7 jo gjithmonë pajtohet me qëndrimet e autorëve në rubrikën e debatit