Data e sotme
July 23, 2019
Foto: Print-skrin nga emisioni 360 në AlsatM

Bashkëqytetari ynë i shkëlqyer Bejhan Ramov

Shkruan: Denko Maleski

 

A nuk keni dëgjuar për Bejhan Ramov? Deri parmbrëmë nuk kisha dëgjuar as unë. Është rom dhe është 45 vjeç dhe jeton në Manastir. Ai është një punëtor ndërtimi. Është një këngëtar fenomenal. Kur ushtron? Unë punoj për dhjetë orë, po aq orë këndoj, thotë Ramov. Zhikas, nga emisioni beogradas “Nikad nije kasno” (Asnjëherë nuk është vonë), i vinte keq që është dashur të punojë në “shkuj” gjatë gjithë ditës, para se të merrte pjesë në emision dhe i thotë: “Zemrën e kam plot që je me ne sot”. Mare, ndërkohë, i parashikon një ardhmëri të shkëlqyer prej këngëtari nga e cila mund të jetojë. Nëse është kështu, thotë Bejhan: “do ta braktis Maqedoninë dhe do të vij në Serbi” dhe mori përgjigjen: “Mirë se vini ju dhe familja juaj”. Kjo nuk është hera e parë për të ndjehem i ngazëllyer nga fakti se estrada e Serbisë është aq e hapur për këngëtarët nga Maqedonia, për të cilët ne kurrë nuk do të dinim nëse nuk ishin profesionistët e saj të vlefshëm. I dëshpëruar që estrada e Maqedonisë është aq e mbyllur ndaj qytetarëve të saj, veçanërisht ndaj talenteve me përkatësi tjetër etnike. Bejhan Ramov dhe vëllai i tij, në organo, janë “Xhazistë ballkanikë” të vërtetë me të cilët mund të krenohet njeriu. Edhe në rastin tonë, të turpërohet apo të mendojë. Gjegjësisht, të gjithë jemi të vetëdijshëm për diçka që fqinjët mbase nuk e dinë, se nashkësia e talentuar rome në muzikë është diskriminuar në Maqedoni. Në muzikë njëjtë siç është e diskriminuar edhe në jetën e përditshme. Diskriminimi i tillë nuk na bën njerëz më të mirë dhe nuk është vetëm në dëmin e tyre por edhe në dëm të përbashkët pasi e përjashton kontributin e madh të romëve në muzikë. Prej ku vjen ky diskriminim? Sikurse edhe kudo në botë edhe në Maqedoni, ai vjen prej paragjykimeve prej ndjenjës së supremacisë me elemente racizmi…

Ja ideali i regjistruar në nenin 1 të Deklaratës së përgjithshme për të drejta të njeriut: “Të gjithë njerëzit lindin të lirë dhe të barabartë në pikëpamje të dinjitetit dhe të të drejtave. Ata janë të pajisur me arsye dhe ndërgjegje dhe duhet të sillen ndaj njëri-tjetrit në njё frymë vëllazërore”. Në botën në të cilën mbizotërojnë paragjykime, është mençuri që kjo është regjistruar që në nenin e parë. Deklarata e KB-së është shkruar menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore kur njerëzimi përjetoi diskriminim në formën më ekstreme të tij: gjenocid dhe spastrim etnik. Nazistët, në kampet e përqendrimit të vdekjes i dogjën mbi gjashtëqind mijë romë, së bashku me gjashtë milionë hebraikë. Këtë e harrojmë shpesh, kur e shënojnë holokaustin, dëshmi e frikshme për atë se çfarë mund t’i bëjë një njeri një njeriu tjetër. Çfarë është paragjykimi? Është shkelje që është rezultat i qëndrimit apo veprimit ndaj një tjetri me shkeljen e të drejtave të tij. Ose, thënë ndryshe, qëndrim irracional i armiqësisë së drejtuar ndaj një individi, grupi, race apo ndaj karakteristikave të tyre.

Hulumtimet tregojnë se askush në botë nuk është imun prej paragjykimeve, se nevojitet angazhim i qëllimshëm tek njerëzit paragjykimet të zbulohen në vete, por se me motivim të mjaftueshëm kjo mund të realizohet. Arsimi përshkruhet si vegla më e fuqishme në luftën kundër paragjykimeve. Hulumtimet, nga ana tjetër, kanë treguar se fëmijët e moshës prej tre vjeç mund të zhvillojnë paragjykime racore, duke i imituar qëndrimet, fjalët apo gjestet e të rriturve. Shembull i mirë duhet të jenë prindërit nën ndikimin e së cilëve formohen vlerat e fëmijës. Bibla, lexoj në një analizë, thotë: “Ta vësh djalin (apo vajzën) në rrugë të vërtetë dhe ai/ajo nuk do ta braktis atë madje as në pleqëri”. Paragjykimet tona ballkanike janë produkt edhe i nacionalizmave tona, kjo është ndjenjë e cila ngrit kombin tonë mbi të gjitha kombet e tjera dhe në mënyrë primare kujdeset për promovimin e kulturës dhe interesave të veta, kundrejt interesave të kombeve të tjera.

Ndjenja të cilat i shtyjnë njerëzit, si të magjepsur ta përsërisin atë mantër të keqe: “Me kombin tim, qoftë i drejtë apo i gabuar”.  Nëse kësaj i shtoni pak racizëm në mënyrë më të hapur apo të fshehtë, është i bindur se raca prodhon dallime në karakterin e njeriut apo në aftësitë dhe se një racë e caktuar është superiore në raport me tjetrën, ja dëshmia për padrejtësitë e mëdha të bëra ndaj të tjerëve, deri në shkallën e shkeljes së drejtave të tyre të njeriut. Disa autorë paralajmërojnë që të mos e harrojmë krenarinë tek njeriu e cila e bën të nënshtruar ndaj paragjykimeve të shprehura në ndjenjën e superioritetit dhe urrjetjes ndaj atyre me arsim më të dobët dhe më të varfër në aspektin material.

Bashkësia rome e jona meriton trajtim më të mirë se ai që e ka. Kushtet në të cilat jetojnë, shpesh janë të mizershme, ndërsa papunësia është e madhr. Forografitë prej romëve të plakur para kohe, me gojë përplot karries dhe fëmijët e tyre të futur në kontejnerë në kërkim të mbeturinmave, çdo ditë varen mbi ndërgjegjien tonë. Thonë, situata mund të ndryshojë. Para 14 viteve, gjatë një vizite në shkollën “Vëllezërit Ramiz dhe Hamid” në Shutkë, i kuptova dy gjëra: se, atë dimër të acartë, nga i ftohti kanë vdekur njerëz dhe se ka shumë prindër të cilët nuk kanë mundësi t’i paguajnë 200 denarë në muaj për ushqimin për fëmijët e tyre. Pyetem nëse ka raste të tilla edhe sot. Thonë se Maqedonia në krahasim me vendet e tjera ballkanike sillet në mënyrë dinjitoze ndaj pakicës rome; se romët kanë vetëqeverisjen e tyre dhe se janë të përfaqësuar në qeveri dhe parlament; se kan projekte për përmirësimin e pozitës së tyre në shoqëri; se qeveria ka ndërmarrë masa për përmirësimin e pozitës së më të prekurve në këtë kategori të qytetarëve… E di se është kështu. Po a është e mjaftueshme kjo? A e dimë se çfarë do të thotë në të vërtetë të jesh pakicë e varfër në një shoqëri edhe ashtu të varfër? Intelektualët në Maqedoni krenohen me lirnë e tyre të shprehjes dhe shpesh herë e harxhojnë në gjepura. Ndërsa liria nga diskriminimi, ndërsa liria nga varfëria?

 

*Shkrimi është shkruar eksluzivisht për Inbox7. Për çdo ribotim duhet marrë leje nga redaksia. Inbox7 jo gjithmonë pajtohet me qëndrimet e autorëve në rubrikën e debatit