Data e sotme
February 16, 2019

Politikanët janë frenuesit më të mëdhenj të konfiskimit

Edhe pse konfiskimi i pronës dhe parave të fituara në mënyrë ilegale konsiderohet si më efektiv në luftën kundër korrupsionit, Maqedonia nuk mundet aq nga larg të lavdërohet me një gjë të tillë. Modeli i Bullgarisë për marrjen e pronës së fituar në mënyrë ilegale, i cili vlerësohet i suksesshëm është propozuar në vend, por qeveria e atëhershme e Nikolla Gruevskit nuk e ka pranuar. Hulumtimi ynë tregoi se vullneti politik megjithatë është kyç për këtë çështje.

 

Shkruan: Goran Lefkov

lefkov@yahoo.com

 

Korrupsioni edhe më tej është “biznesi” më i shpagueshëm në Maqedoni. Këtë e tregojnë faktet dhe të dhënat në vend. Agjencia për menaxhim me pronën e konfiskuar sipas mënyrës që punon në kuadër të të gjithë sistemit tregon efikasitet të dobët, që mund të tregohet edhe në atë mënyrë sa që më nuk mund të grumbullojë para as për aq sa ka shpenzime, gjegjësisht aq sa e ka buxhetin. Vlera e mjeteve në të holla të cilat janë marrë prej aktiviteteve kriminele janë më të ulëta në vitin 2017.

/tabela1 Para të marra sipas viteve/. Vitin e kaluar janë marrë vetëm 27 milionë denarë (450.000). Viteve të kaluara i kanë marrë shumë më shumë para. Në vitin 2016 janë marrë 1,2 milionë euro, ndërsa në vitin 2015 mbi 5 milionë euro.

Edhe në pjesën e automjeteve të marra, modeli për luftë kundër korrupsionit edhe përmes konfiskimit të cilin e ka Maqedonia, jep rezultate gjithnjë e më të vogla. Kështu në vitin 2014 në vend janë marrë 558 automjete në vitin 2015, 639 automjete, ndërsa në 6 muajt e parë të vitit 2018 vetëm 51 automjete. / tabela 2/

Drejtori i Agjencisë për Menaxhim me Pronën e konfiskuar Faton Asani, në këtë pozitë është rreth një vit dhe thotë se Agjencinë e ka gjetur në gjendje katastrofike.

„ Agjencinë e gjeta të lënë pas dore. Nuk e di as sa shteti i ka kushtuar vëmendje. Po përpiqemi ta japim më të mirën prej nesh me këto kapacitete që i kemi. I kemi 47 të punësuar prej të cilëve 27 janë rojtarë “, thotë Asani.

Ai shton se në Agjencinë për menaxhim me pronën e konfiskuar janë gjetur mbi 15.000 automjete, pasi kontestet gjyqësore kanë zgjatur shumë. Disa prej këtyre automjeteve qëndrojnë edhe mbi 10 vjet. Sivjet për herë të pare janë shitur 100 automjete për hekur të vjetër.

Në ndërkohë numri i të punësuarve nga viti 2010 deri më sot është rritur prej 10 në 45 apo për 4,5 herë më shumë . /tabela 3/

Sipas sistematizimit, kjo Agjenci duhet t’i ketë rreth 70 të punësuar.

 

Struktura dhe rrjeti i Komisionit

 

Agjencia për menaxhim me pronën e marrë në mënyrë të paligjshme duhet të ketë zyra të caktuara nëpër rajonet e brendësisë. Kjo është planifikuar edhe në Komisionin bullgar edhe atë të Maqedonisë por për fat të keq në Maqedoni kjo Agjenci asnjëherë nuk e bën atë edhe pse është krijuar që të funksionojë nëpër qendra rajonale, prej 4 deri në 8 qendra rajonale, por kjo nuk është pranuar nga Qeveria e Gruevskit aso kohe. Për dallim prej Maqedonisë, Bullgaria që në fillim i vendos zyrat rajonale. Ata i kanë pasur 3 qarqe nga një zyrë, gjegjësisht gjithsej 11 zyra rajonale.

Numri i të punësuarve në Agjencinë për menaxhim me pronën e konfiskuar është 47, për dallim prej asaj bullgare e cila i ka rreth 300 të punësuar.

 

Vitin e parë janë inkasuar 11 milionë euro!

 

Agjencia për menaxhim me pronën e konfiskuar është vendosur në vitin 2009, me Ligjin për menaxhim me pronën e konfiskuar prej vitit 2008 , si vegël e rëndësishme për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Drejtori i parë i kësaj Agjencie është avokati Vanço Shehtanski.

E formova Agjencinë në 7 metra katrorë, IT qendrën e Ministrisë së Drejtësisë. Aty duhej t’i zgjidhin 14.000 lëndë penale prej të gjitha gjykatave përnjëherë prej 10 lëndëve të para janë paguar 11,3 milionë euro“,  thotë Shehtanski.

Ky numër i pronës së konfiskuar në vitin 2010 dhe 2011 konfirmoi edhe drejtori aktual Asani, i cili shtoi se është pjesë e objekteve të marra prej 8-9 vitesh ai madje tani i shet. Deri më tani Asani konfirmoi se Agjencia, derisa ai është drejtor, ka paguar mbi një million euro prej të mirave të konfiskuara prej veprave penale.

Por, pse efektet kanë qenë të pamjaftueshme edhe pse për formimin e Agjencisë intenca ka qenë të shfrytëzohet modeli i cili funksionon në Bullgari?

Sipas Shehtanskit, Agjencia është e shtata e këtij lloji në Evropë. Të gjitha agjencitë e tjera si trupa të veçantë janë formuar më vonë. Shehtanski thotë se ka qenë ëndërr të krijohet Agjenci sipas modelit të Bullgarisë.

Në rajon më e fuqishme është Agjencia bullgare dhe nuk do të fshehin se si model është marrë Agjencia bullgare“, shton Shehtanski.

Në vitin 2009 së bashku me Venço Shehtanski për vizitë në Komisionin bullgar për menaxhim me pronën e konfiskuar shkon edhe Vane Cvetanov, drejtor i atëhershëm i Drejtorisë për Parandalimin e Larjes së Parave.

Atëherë kishim një propozim të përbashkët me drejtorin e atëhershëm të Agjencisë për menaxhimin e pronës së konfiskuar Shehtanski dhe së bashku ishim për vizitë në Bulgari, në Komisionin e marrjes së pronës në favor të shtetit, i njohur si komisioni “Kutllev“. Ishim të mahnitur se si funksiononte ai komision”, tha Cvetanov.  

Ai shtoi se kishin propozuar që të sillet ai model edhe këtu. Por nga informacionet e tona që morëm duke e hulumtuar këtë çështje erdhëm në përfundim se në fakt edhe vetë ai model është ndryshe.

 

Stojan Kushlev, kryetar i parë i KMPFI: PATA REZISTENCË PREJ DEPUTETËVE PREJ TË GJITHA PARTIVE

“Kam udhëhequr beteja të tmerrshme në Kuvendin popullor gjatë sjelljes së ndryshimeve të ligjit. E mbaj në mend se një plotësim i ligjit për konfiskimin e pronës së fituar në mënyrë ilegale, kaloi në Komisionin Ligjdhënës Juridik, por më pas deputetët u frikësuan dhe votuan kundër. Kisha rezistencë të madhe prej deputetëve të të gjitha partive politike”.

 

 

Bullgarët kanë përdorur përvojat e SHAB-ve dhe Irlandës  

 

Për të bërë dallimin ndërmjet dy modeleve se si funksionojnë Komisionet, Inboks 7 shkoi në Bullgari. Takimin e parë me palën bullgare e kishim me Stojan Kushllev, në shtëpinë e tij në fshatin e vogël Mërçallevo në komunën Vladaja të Sofjes.  Kushlevin e takuam pikërisht në ditën kur mbushi 80 vjeç.

„Ideja për bllokimin dhe konfiskimin e pronës rrjedh nga amerikanët. Ata e kanë këtë ligj 25 vjet para bullgarëve, d.m.th. diku nga viti 1980. Unë nuk jam pro-amerikan, por gjithsesi për punën time jam vlerësuar me distinktiv të artë nga Byroja Federale për Hulumtimit (FBI) e SHBA-së. Kam edhe të gjithë uniformën e FBI-së. Ata shumë më ndihmuan në punën time. Komisioni ynë ishte shumë i fuqishëm në kohën time. Unë isha i barabartë me organet e mëdha evropiane për marrjen e pronës së fituar në mënyrë ilegale, edhe isha i vetmi që kishte rezultate të cilat mund të barazoheshin me ta.“, tha Kushlev.

Ai shtoi se ky model në Evropë ka arritur 10 vjet më vonë, prej ku edhe është marrë modeli. Në Evropë marrja e pronësisë që është fituar përmes larjes së parave, për herë të parë është paraqitur në Irlandë. Atje është vrarë Veronika Guerin gazetare hulumtuese. Shoqëria në Irlandë në atë kohë si rezultat i shqetësimit dhe pas kërkimit të një modeli të suksesshëm për menaxhimin e korrupsionit e formuan Agjencinë e parë në Evropë.

Në Irlandë u janë marrë pronat një zëvendëskryeministrit dhe një ministrit të Punëve të Jashtme. Komisioni bullgar për pronë të konfiskuar “KONPI” (“Komisioni për marrjen e pronës së fituar ilegalisht” KMPFI) është krijuar sipas modelit irlandez. Komisioni irlandez filloi me punë më 15 tetor të vitit 1996. Komisioni bullgar është formuar në vitin 2005. Franca dhe Belgjika kanë ca organe të ngjashme, por jo edhe agjenci apo komisione.

 

Vanço Shehtanski, drejtori i parë i Agjencisë për menaxhim me pronën e konfiskuar të RM:

Mendoj se shteti nuk kishte për qëllim të bëjë një institucion të tillë serioz, ndërsa kjo do t’i sillte dobi vetëm Republikës së Maqedonisë, megjithatë e tillë siç ishte ideuar nuk funksionoi.

 

„Konfiskimi qytetar“, paralelisht me procedurë penale

 

Njëri nga krijuesit e ligjit për konfiskimin e pronës së fituar në mënyrë të paligjshme është Krum Zarkov, ish-punonjës në “KMPFI”. Ai tani është nënkryetar i partisë socialiste bullgare, gjegjësisht fuqia më e madhe opozitare në Kuvendin kombëtar bullgar, ku edhe biseduam.

„Modeli bullgar i konfiskimit qytetar është i veçantë dhe mendoj se nuk ka model tjetër të ngjashëm në ndonjërin shtet tjetër evropian. Modeli ynë është tërësisht i ndarë nga procesi gjyqësor. Kur kundër dikujt ngritet padi, Komisioni fillon hetimi, por jo për veprën penale por për pronën e tij, 10 vite mbrapa që nga momenti kur është ngritur padia penale. U kontrollohen shtëpitë, veturat, llogaritë, paratë e tij, të familjes, të të afërmve, të shoqërive tregtare që janë të lidhur me të. Nëse KMPFI konstaton se ka dallim për 200.000 leva (100.000 euro), nga prona që e posedon dhe nga të ardhurat legale, ai ngrit padi civile për marrjen e asaj prone pa pritur që të sillet aktgjykim për veprën e tij penale. Që të dyja procedurat janë tërësisht të ndara. Kjo është ideja e të ashtuquajturës konfiskim qytetar”, konsideron Zarkovi.    

Ai konsideron se nëse hetojmë paratë, mund të shihet për shembull se ndonjë polic trafiku ka ndërtuar pallate ose se ndonjë i ri nget veturë të shtrenjtë dhe bën parakalim me pronë të madhe. Menjëherë mund të vërehet se diçka nuk është në rregull dhe parashtrohet pyetja “a ke ti për këto para të ardhura reale?”, siç thotë Zarkovi. Nëse nuk mund të gjinden burime legale, mund të supozohet se ato të ardhura vijnë nga ndonjë aktivitet kriminal. Kjo është vegël e fortë për ta luftuar korrupsionin, por nuk është e mjaftueshme. Duhet që personat e korruptuar të hynë edhe në burg, thotë Zarkovi.

Lufta kundër korrupsionit ka dy aspekte, njëri është përndjekja penale dhe dënimi me burg, ndërsa aspekti i dytë është marrja e pronës së fituar në mënyrë ilegale. Njëra nga metodat më efektive për luftën kundër korrupsionit është përndjekja e pronës së kriminelëve, sepse korrupsioni është shumë i vështirë për t’u dëshmuar si vepër penale. Kjo gjë rëndë dëshmohet sepse edhe ai që jep edhe ai që merr kanë interes që gjithçka të mbetet në fshehtësi. Dhe arsyeja e dytë është se nëse njëri bie me të gjitha gjasat e tërheq edhe tjetrin, konsideron Zarkovi.

“KMPFI”-n e formuan në fillim me atë mekanizëm të ndarjes së procedurës penale nga ajo qytetare për marrjen e pronës, në vepër e shpjegon Kushlev.

Kur unë fillova me punë në KMPFI, rumunët nuk kishin asgjë. Ata dy herë erdhën tek unë të mësojnë se si funksionon komisioni bullgar për marrjen e pronës së fituar ilegalisht. Ata ishin shumë mbrapa nga ne. Madje pas emërtimit të Laura Kovesit edhe pas largimit tim nga Komisioni në vitin 2011, ata arritën larg, larg para Bullgarisë”, konstatoi Kushlev. 

Ai shton se ua ka marrë pronën 14 kryebashkiakëve të cilët kanë fituar pronë me kryerjen e veprave penale, 8 deputetëve në parlament, ndërsa ka pasur “klientë” edhe disa ministra.

„ Kishte një rast interesant, kur dy deputetë të DPS (partia turke në Bullgari) kishin marrë 1 milion leva nga fondet evropiane, kishin shkuar në Stamboll edhe i kanë humbur në bixhoz. Si t’ua fali atyre? Ata kanë bërë dokumente të falsifikuara se kinse kanë ndërtuar rrugë në Bullgari për ato 1 milion leva, ndërsa rrugë s’ka. Kemi së paku 5-6 ish-ministra të cilëve ua morëm pronën. Prokurorët dhe gjykatësit jashtëzakonisht mbrohen. Asnjëherë nuk lejojnë një njeri i tyre të akuzohet”, kujtohet Kushlev.   

Por si është tani? Ndërsa sipas bashkëbiseduesve KMPFI më nuk funksionon në mënyrë efikase, kërkuam deklaratë nga personat e përgjegjshëm momental në këtë organ, por edhe përkundër premtimeve ata nuk iu përgjigjën kërkesës sonë.

Dëshiruam ta shohim se si funksionojnë zyrat rajonale të KMPFI në Sofje dhe Blagoevgrad, por ata nuk dëshiruan të flasin me ekipin e Inboks 7.

 

Ka ligj – nuk ka dituri dhe vullnet për implementim

 

Për dallim nga modeli bullgar, sistemi i Maqedonisë për marrjen e pronës është ndryshe edhe krahas asaj që Shehtanski dhe Cvetanov kanë dashur ta mësojnë dhe ta zbatojnë.

Sipas Slagjana Tasevës, eksperte e luftës kundër korrupsionit, Agjencia nuk e ka kapacitetin e duhur për funksionim.

„ Agjencia për menaxhimin e pronës së konfiskuar ende është një lloj drejtorie e Ministrisë së Drejtësisë, d.m.th. nuk është institucion i posaçëm. Ajo nuk ka kapacitet ta zbatojë funksionin e saj. Atë që ata e bëjnë fare nuk është në përputhshmëri me ligjin e tyre. Ata duhet të menaxhojnë me pronën që është e konfiskuar ose që është e ngrirë“, tha Taseva.

„ Kur fillon hetimi duhet ta gjejmë edhe pronën që mundemi nesër t’ia marrim. Këtë e bën policia, policia financiare, Drejtoria për parandalimin e larjeve të parave – në pajtueshmëri me Ligjin e procedurës penale – kjo udhëhiqet sipas drejtimeve të Prokurorit Publik. Pastaj, Prokurori  Publik duhet gjykatësit t’ia propozojë pronën që pastaj mund të merret në procedurë penale. Me ngritjen e padisë  duhet konkretisht të shënohet  çfarë është ajo që dëshirojnë ta konfiskojnë , sepse është fituar me krim. Ata duhet saktë të shënojnë çfarë është ajo që duhet të konfiskohet. E gjithë kjo për të cilën biseduam deri më tani nuk funksionon. E kemi në letër, e kemi si ligj, por nuk e kemi në praktikë”, tha Taseva.

Ajo ka marrë pjesë edhe në përgatitjen e Strategjisë për hetime financiare.

Prokurorët tanë dhe gjykatësit nuk e mbarojnë punën paraprakisht dhe kur të jetë aktvendimi gati në të do të shkruaj merren, për shembull, 3 milionë denarë. As nuk shkruan prej nga e as numri i llogarisë dhe as në çfarë forme. Askush prej më parë nuk e ka identifikuar pronën konkrete dhe Agjencia fillon prej fillimit. Ajo do të jetë në kërkim nëse personi i cili ka masë të atillë ka diçka që mund t’i merret. Kjo aspak nuk është punë e tyre me ligj, vlerëson Taseva.

Ky është sistemi të cilin e kemi në letër, por edhe i atillë edhe pse kemi një sërë ligjesh të tjera, ky sistem gjithë këto vite nuk u jetësua.

„ Kemi edhe Ligj për larjen e parave ku thuhet se personat e eksponuar politikisht siç është tani Gruevski, çfarëdo transaksionesh të bëjë prej llogarive të tij duhet të jetë nën mbikëqyrje të veçantë, pasi ata kanë indikatorë të veçantë për t’u ndjekur. Ai dhe personat lidhur me të. Ne këtë e kemi në letër, kemi institucione, megjithatë sistemi nuk funksionon, pasi nuk ka vullnet politik për të funksionuar. Të gjitha këto institucione janë pa kapacitet. Ato që dinë nuk u lejojnë të punojnë ndërsa kemi edhe problem në Prokurori pasi nuk e njohin këtë materie“, vlerëson Taseva.

Se nuk ka vullnet diçka të ndryshojë, ndoshta tregon edhe mini kontrolli i premtimit për ndryshimin e ligjit konkret për marrjen e pronës, që para ca kohësh e bëri edhe servisi për kontrollin e fakteve “Vistinomer”. Edhe pse u premtua që nga viti 2016 nga LSDM-ja, deri më tani, ligj të ri nuk ka, e as nuk ka ndryshime më serioze në ligjin ekzistues. Ka vetëm një ndryshim pasi janë në pushtet në prill 2018, por ndryshimet janë vetëm për anëtarët lidhur me kushtet për pozitën drejtor.

Nga ana tjetër, në fushatën parazgjedhore premtuan edhe numëratorin në Portën Triumfale në Shkup i cili do ta regjistrojë çdo euro të marrë në mënyrë të palejuar. Krahas kësaj LSDM në njëfarë mënyre e toleron bllokadën e plotë të institucioneve të cilat kanë rol shumë të rëndësishëm në luftën kundër korrupsionit dhe janë pjesë e sistemit të institucioneve për antikorrupsion, si Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit dhe Komisioni për Mbrojtjen e së Drejtës për Qasje të Lirë deri tek Informacionet me Karakter Publik në vitin 2018.

Pothuajse gjatë gjithë vitit këto Komisione nuk kanë anëtarë dhe mund të vendosin. Mijëra lëndë të qytetarëve qëndrojnë të pazgjidhura. Opinioni merret me çështjet se ministrat punësojnë familjarë të afërt në institucione, ndërsa Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit nuk ka anëtarë për të vendosur nëse ka konflikt interesash. Madje tani paraqitet epilogu në Kuvend me propozim-ligjin e ri.

 

Politikanët janë frenuesit kryesorë për konfiskimin e pronës

 

Gjegjësisht, hulumtimi ynë tregoi se, pavarësisht modelit të ndryshëm, politikanët kanë qenë problem më i madh për trupat edhe në Maqedoni edhe në Bullgari në zbatimin e ligjit për konfiskimin e pronës së marrë në mënyrë kriminele.

 “Beteja të frikshme kisha në Kuvendin popullor gjatë sjelljes së ndryshimeve të ligjit. E mbaj në mend se për një plotësim të Ligjit për konfiskimin e pronës së fituar në mënyrë të paligjshme, kaloi edhe në Komisionin Ligjdhënës-juridik, por më vonë u frikësuan deputetët dhe votuan kundër. Kisha rezistencë të madhe prej deputetëve të të gjitha partive politike“, thotë Kushlev.

Ai vlerëson se për të punuar ky Komision duhet pasur vullnet politik. Nëse nuk ka vullnet politik në partinë në pushtet, Komisioni nuk mund të funksionojë.

„ Në vitin 2009 deputetët në Kuvendin popullor tentuan të votojnë për mbylljen e Komisionit tim. Kur dëgjova se janë të gatshëm për një gjë të tillë, menjëherë I informova ambasadorët e shteteve evropiane në Sofje. Ata menjëherë u larguan tek kryetari I Kuvendit popullor, ai i bëri thirrje kryetarit të komisionit i cili përgatiste ligj për mbylljen e Komisionit tim dhe kështu e ndalova përpjekjen time… Në momentin kur u largova nga Komisioni udhëhiqja vepra për 8 deputetë. Askush nuk më bënte presion aq të madh aq sa deputetët. Ministrat nuk guxonin të më bëjnë presion pasi e kisha mbështetjen e plotë për punë nga kryeministri. Unë punoja me tre kryeministra. Vetëm njëherë Bojko Borisov publikisht më bëri thirrje ta kontrolloj origjinën e pronës për një skandal me doganierët në Pernik. Unë menjëherë iu përgjigja se unë nuk mund të veproj, pasi sipas ligjit fillimisht prokuroria duhet të shtrojë akuzë, pastaj unë duhet ta nënshkruaj dhe bllokoj pronën, ndërsa atëherë prokuroria nuk shtroi kurrfarë parashtrese“, thotë Kushlev.

Ai shton se nëse nuk ka vullnet politik, shërbimet për luftë kundër korrupsionit nuk mund të funksionojnë.

Këtë e pohon edhe Taseva, duke e dhënë një fakt tjetër.

„ Ajo që i kemi vetëm 26 aktgjykime për larje parash prej pavarësimit e deri më tani, është rezultat i mospasjes së kapacitetit. Prokurorët nuk e dinë, frikësohen dhe ikin prej kësaj materie. Ne jemi vend në të cilin lahen para, vend prej të cilit dalin para të fituara me korrupsion, por prokuroria nuk ka kapacitet“, thotë Taseva.

Sistemi për luftë kundër korrupsionit nuk funksionon. Një pjesë nuk funksionon pasi nuk ka kapacitet, ndërsa nuk ka kapacitet pasi nuk ka vullnet politik. Këtyre institucioneve nuk u lejojnë ta kryejnë punën. Politikanët i mbajnë këto institucione nën kontroll. Ato ekzistojnë formalisht, ligjet ekzistojnë, institucionet ekzistojnë, megjithatë efekte prej ekzistimit të tyre nuk ka, vlerëson Taseva.

E pyetëm edhe drejtorin Asani nëse shteti me të vërtetë dëshiron të funksionojë Agjencia apo vetëm bën obstruksion, ai na ktheu përgjigje diplomatike „se kanë bashkëpunim me autoritetet.

 

 

Ndryshime të Ligjit për menaxhim me pronën e konfiskuar – nuk ka efekt

Teksti gazetaresk është përpunuar si pjesë e projektit të Gazetarisë investigative për nxitjen e reformave me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorit dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet se i reflekton pikëpamjet e Bashkimit Evropian.

 

 

Në vend të zbatimit të modelit bullgar – shkarkime

 

Për dallim prej Bullgarisë ku lufta kundër korrupsionit tregoi se si mund të punojë një Komision madje në korniza evropiane, në Maqedoni ai nuk e pa dritën.

„ Në vitin 2010 vlerësimet fillestare ishin se vetëm në Doganë janë diku rreth 50 milionë euro pronë e konfiskuar që duhej të ndërmerrej. Fillimisht të ndërmerret teknikisht, të bëhet vlerësimi i së njëjtës, pastaj ndërmarrja fizike, pastaj procedura për tjetërsim për ankand që të futen në buxhetin e Republikës së Maqedonisë. Kjo është një procedurë e madhe, këtë nuk e bën një, dy apo tre persona. Ky është institucion serioz. Mendoj se shteti nuk pati për qëllim të bëjë një institucion të tillë serioz, ndërsa kjo vetëm do të sillte dobi për Republikën e Maqedonisë, megjithatë e tillë siç u paramendua, nuk funksionoi“, thotë Shehtanski.

I të njëjtit mendim është edhe Vane Cvetanov, i cili thotë se pas vizitës në Bullgari që e kanë pasur me Shehtanskin, i kanë propozuar kryeministrit të atëhershëm të bëhet modeli i njëjtë.

„Ne të entuziazmuar se si funksionon në Bullgari, kërkuan takim tek kryeministri Gruevski aso kohe, për t’i prezentuar ato suksese dhe të nisur nga vrulli, vullneti i mirë dhe zhvillimi i sistemit për luftë kundër korrupsionit, të kërkojmë mbështetje politike, gjegjësisht të ofrohemi të ndërtohet, të formohet një trup i tillë në Republikën e Maqedonisë ku do të emëroheshin disa persona të cilët do ta udhëheqin këtë procedurë, pasi në Republikën e Maqedonisë nuk ekzistonte një organ i tillë “, thotë Cvetanov.

Shpejt pas kësaj, pozitat e drejtorëve që të dyve pësuan.

Nga 15 qershori 2010 deri më 24 gusht janë konfiskuar 11 milionë e 300.000 euro, ndërsa unë u shkarkova në vitin 2010 më 7 shtator menjëherë më pas, do të thotë diku 2,5 muaj ishte punë efektive. Që atëherë nuk mund të komentoj se cilat janë rezultatet dhe cila është mënyra e punës” thotë Shehthanski.

Hulumtimit mbi këtë temë i tregoi dy çështje kryesore. E para është se nuk ka luftë efikase kundër korrupsionit, duke e përfshirë edhe konfiskimin e pronës së fituar në mënyrë kriminale, pa vullnet politik.

E dyta, se Maqedonia ndoshta duhet të mendojë për ndryshimin e modelit dhe ta vendosë edhe atë bullgar, edhe pse edhe kjo nuk do të ndihmojë nëse përsëri nuk ka vullnet politik për implementim.

 

 

 

 

 

Администратор
Администратор

Latest posts by Администратор (see all)