Data e sotme
January 22, 2020

PËR NDOTJEN, POLITIKAT DHE VRASJEN E QETË TË QYTETARËVE

Shkruan: Trifun Kostovski

 

Duket se, pasi shihet rezultati në zgjidhjen e një prej çështjeve më të hidhura të kësaj Qeverie, ndërsa kjo është çështja e emrit, përfundimisht alarmante është urgjenca për kthimin ndaj politikave të brendshme. Për të gjithë është më shumë se e qartë se Republika e Maqedonisë është në ngecje dhe bllokim serioz institucional, ekonomik, shëndetësor, arsimor dhe juridik.

Si “kurorë” ndaj pasqyrës së tillë shkatërruese shoqërore është katastrofa ekologjike e cila na lë në lista si qyteti/shteti më i ndotur në botë.

Është më se e qartë se ndotja ekologjike e ajrit është rezultat i politikave “të ndotura” dhe të papërgjegjshme të cilat udhëhiqen. Çdo fjalim parazgjedhor i cili i vë në radhë të parë qytetarët dhe rëndësinë e tyre, mund të hidhet në plehra, kur ballafaqohemi me faktin se qytetarët janë vrarë qetë përmes ajrit të ndotur, përmes grimcave PM 10, të cilat krijojnë shtresa në enët e gjakut dhe në kanalet e frymëmarrjes ndërsa të cilat shpesh në vazhdimësitë mujore janë edhe nga 10-15 herë më të larta se njësitë e lejuara të matjes.

Kjo gjendje e turpshme dhe e hidhur në shtet, pa dyshim është rezultat i politikave të gabuara shumë dekadëshe madje edhe do të thosha të politikave urbano-mafioze në ndërtimtari, planifikimin katastrofik industrial, e cila që nga koha e IRFJ i vendos fabrikat në vetë qytetet ndërsa më pas, ajo akoma nuk përdor kurrfarë mekanizma mbrojtëse për përhapjen e materieve helmuese në ajër.

Pozita gjeografike e Shkupit gjithmonë ka qenë e pavolitshme kur bëhet fjalë për cilësinë e ajrit. Malet me të cilat rrethohet ky qytet nuk lejojnë qarkullimin e rrymave të ajrit. Por edhe për këtë pati zgjidhje, ndërsa kjo zgjidhje prehej në një shans të humbur prej kohësh – planifikimin e mençur dhe human, urban e arkitektonik, i cili veçanërisht ra në ujë në periudhën e tranzicionit kur mafja urbane vihet në plan të parë lidhur me nevojat e qytetarëve.

Atë që Qeveria duhet ta ndërmarrë është zgjidhja strukturore e këtij problemi. Duhet pasur qasje racionale afatgjate dhe nuk guxon të bie në kurthin e aksioneve të njëfishta histerike, të cilat nuk e zgjidhin problemin. Mu për këtë, nëse dëshirojmë t’i zgjedhim politikat e ardhshme të cilat qytetarëve të Shkupit por edhe të Republikës së Maqedonisë, do t’u sigurojnë mjedis jetësor human duhet të përqendrohemi në të gjithë shkaktarët e mundshëm të cilët çuan drejt kësaj tragjedie. Ndërsa, më pas, do të mund t’i thellojmë ndryshimet strukturore.

Strategjia për zgjidhjen e këtij problemi duhet të bazohet në analizën e thellë dhe efikase të propozim masave prej autoriteteve kompetente në vend, për dekontaminim. Ndoshta më e rëndësishme është subjekti kompetent juridik, i cili do t’i zbatonte strategjitë e tilla për luftë kundër ndotjes të ketë ekspertizë të lartë në këtë sferë. Shkurt, neve na duhen analiza, të cilat do ta diagnostifikojnë ndotje, jo vetëm në ajër por gjithashtu edhe në tokë edhe në ujë.

Për këtë problem, nuk duhet të kursehen para, pasi me asnjë çmim nuk mund ta blini shëndetin e njeriut.

Vlerësoj se si prioritet më i madh i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë duhet të jetë angazhimi i ekipeve të larta të ekspertëve nga vendi por edhe nga jashtë, të cilët në mënyrë intensive, më së shumti në një tremujor, do të përgatisin strategji për masa urgjente për zgjidhjen e këtij problemi vrastar. Asgjë nuk duhet të jetë aq e rëndësishme për momentin siç është diagnostifikimi ndërsa më pas zgjidhja në hapa të shpejtë e problemit i cili është vdekjeprurës për jetën e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë.

Dëshiroj që përsëri t’i theksoj disa prej faktorëve vendorë të cilët kontribuojnë ndaj kësaj katastrofe sot.

Në IRFJ apo pak më larg RFPJ në vitet e hershme të 50-ta filloi industrializimi në Republikën e Maqedonisë në kuadër të së cilit katër qytetet ishin veçanërisht të goditura, ndërsa ato janë Shkupi, Manastiri, Tetova dhe Velesi. Këto qytete edhe për momentin shquhen si më të ndoturat në botë.

Në Shkup u instalua metalurgjia e zezë, përmes Minierave dhe hekuranave Shkup, e cila merrej me përpunimin më të  ndyrë të xeheve në gjysmëfabrikate dhe fabrikate, në kuadër të Hekuranës së Shkupit. Gazrat dhe materiet helmuese prej shkritoreve të atëhershme sot vështirë se do të mund t’i llogarisim.

Më pas në Shkup u vendos edhe metalurgjia e ngjyrosur, përmes Alumina dhe Kuprom si edhe industria e fuqishme kimike përmes Ohisit, ndërsa shumë më parë edhe Cvetan Dimov si edhe industria e lëkurës, e çimentos dhe e qelqit etj.

Shkupi është kryeqyteti i vetëm prej të gjitha kryeqyteteve të Ish-Republikave Jugosllave, ku ishte e vendosur industria më ndotëse në botë. Tetova akoma është duke e paguar çmimin e ish-Jugohromit, sikurse Manastiri çmimin e TEC Manastir i cili edhe sot punon me teknologji të cilën bota prej kohësh e ka eliminuar.

Në botën bashkëkohore ekziston sistem përpunimi i pastrimit në tre segmente – ajër, ujë dhe tokë. Supozoj pyeteni se pse sot Londra nuk është qytet me mjegull, por përkundrazi. Tek shumica prej nesh, të cilët mbajnë në mend më shumë, Londra identifikohej si qytet ku mjegulla ishte pjesë përbërëse e përditshmërisë. Ky është vetëm një shembull se si bota ballafaqohet me gabimet e industrializimit, veçanërisht në industrinë primare.

Për fat të keq në Maqedoni nuk ekziston kurrfarë strategjie për zgjidhjen e problemeve me mbeturinat e forta. Për këtë, gjithsesi, përgjegjësinë duhet ta marrë Qeveria.

Pyetem me përgjegjësinë më të madhe deri kur do të sillemi me papërgjegjësi, me problemat të cilat e rrezikojnë shëndetin tonë? Republika e Maqedonisë me urgjencë duhet të ndërtojë deponi, veçanërisht për mbeturina të forta, të cilat do të trajtohen sipas mënyrave dhe procedurave të cilat nuk do ta vënë në pikëpyetje shëndetin e njeriut. Mbeturinat e padëshiruara të cilat e helmojnë jetesën tonë kudo rreth nesh. E përmenda industrinë e cila ndot, por dëshiroj të potencoj se ajo nuk është ndotësja e vetme. Në masë të madhe ndotës jemi vetë ne qytetarët, të cilët jemi përgjegjës ndaj rrethimit tonë jetësor.

Problemi me komunikacionin, i cili shkon dorë për dorë me mbipopullimin e qytetit dhe me mungesën e transportit publik përkatës është gjithashtu një prej shkaktuesve kryesorë të katastrofës ekologjike. Nuk bëhet fjalë vetëm për mungesë vetëdije tek qytetarët, të cilët në mënyrë irracionale përdorin automjete, por bëhet fjalë për mungesë kushtesh për transport alternativ.

Shkupi është qytet ideal që të sigurohet transport i sigurt dhe i shpejtë me biçikleta i cili do t’i trajtojë çiklistët si pjesëmarrës të barabartë në komunikacion. Është e domosdoshme të sigurohen shtigje për biçikleta të cilat nuk do të jenë nëpër trotuare, por do të trasohen së bashku me akset dhe të sigurohet sinjalizim i sigurt. Jam i bindur se shumë qytetarë do ta përdorin biçikletën si mjet transportues më i shpejtë dhe më ekologjik. Kjo për momentin është e pamundur dhe shumë e rrezikshme. Por përpunimi dhe riorganizimi i komunikacionit në këtë drejtim, do të ndikojë në ndryshimin e kulturës së plotë të komunikacionit, ndërsa kjo do të ndikojë edhe në uljen e ndotjes. Berlini është shembulli më i përkryer – bëhet fjalë për qytet prej 5 milionëve i cili në 15 vitet e kaluara është qyteti më i pastër ekologjikisht mu për shkak të zgjidhjes së komunikacionit me biçikleta.

Lidhur me transportin publik – pa dyshim është se më urgjente është vendosja e tramvajit nga Gjorçe Petrov deri në Aerodrom/Lisiçe e Re. Kryetari aktual i Qytetit të Shkupit e paralajmëroi fillimin e përpunimit të planit për këtë rrjet komunikacioni i cili u soll në bazë të ekipit të ekspertëve që nga koha e mandatit tim të kryetarit të qytetit. Kjo masë, e cila që në kohën time si kryebashkiak u vendos si prioritare, duhet të realizohet sa më shpejtë. Nuk ka kurrfarë alibi për stërzgjatjen e saj.

Bashkëqytetarë të mi të nderuar, është koha të luftojmë për jetën dhe shëndetin tonë. Ndërsa për këtë duhet të ndërmarrë dhe të bart përgjegjësi Qeveria e Republikës së Maqedonisë. Për asgjë nuk është më e rëndësishme të ndahen resurse financiare siç është e rëndësishme për zgjidhjen e kësaj katastrofe ekologjike dhe shëndetësore.

Edhe atë sipas radhitjes vijuese: amnezë e saktë, diagnozë dhe terapi. Pasi pa diagnozë nuk mund të gjendet edhe ilaçi edhe terapia e saktë. Ndërsa kjo e rrezikon jetën e pacientëve… Në këtë vend, të gjithë jemi në situatë që për shkak të politikave qeveritare të papërgjegjshme të jemi pacientë, të cilët vriten qetë.

 

*Shkrimi është shkruar eksluzivisht për Inbox7. Për çdo ribotim duhet marrë leje nga redaksia. Inbox7 jo gjithmonë pajtohet me qëndrimet e autorëve në rubrikën e debatit