Data e sotme
December 1, 2022

LINDJA NUK NA FSHIN – PERËNDIMI NUK NA REGJISTRON     

Ja dhe tani kur e thjeshta është më e nevojshmja, kur gati do t’i prekim perspektivat që na ofrojnë me kompromiset e Marrëveshjes së Prespës, kur jemi para dyerve të integrimit, përsëri jemi në gjendje anti-shtetërore. Përsëri me ndarje të thella nga sjelljet tona kanibaliste.

Politika nga qytetarët krijoji grupe tifozësh . На сметка Në kurriz të shtetit nxitë mbështetës dhe kundërshtarë të elitave partiake.

 

Shkruan: Zoran Ivanov  

 

Qytetarët e moshuar ende e kujtojnë vitin 1948. Në kohën e Informbyrosë, në bllokadën staliniste që bëhej mbi shtetin e atëhershëm të ri, kur në ato rrethana totalitare për shkak të ndarjes, e sidomos për shkak të mëdyshjes se ku të shkojnë, në cilën anë “huxhum” të marrin, njerëzit janë frikësuar se çfarë fati do ju sjellë dita. Ndarje e thellë deri në jetë a vdekje.

Që nga atëherë kanë kaluar plot 70 vjet. Bota edhe dhjetë herë është rrotulluar edhe bashkë me të edhe ne. U humanizuam dhe deri diku u demokratizuam. Neve na ndodhën apo edhe vet i nisëm ngjarjet si në 91-ën, pastaj në 2001-ën, pastaj një kushtetutë, kushtetuta e dytë, një referendum, dy, tre, një krizë politike, dy, tre kriza politike. Në secilën nga këto humbje dhe fitore. Humbje e fitore në këtë hapësirë tonë të vogël, në këto 25 mijë kilometra katrorë të tonat të vetmet dhe në këtë shtet të vogël dhe të komplikuar, shumë komunitete të komplikuara të shtetit, Maqedonia. Të hidhëruar dhe të ndarë thellësisht  për ca atribute të parëndësishme historike, për shkak të përfitimeve politike apo të shtesave gjeografike. Ndarje edhe në mënyrë ideologjike, edhe historikisht, edhe mes etnive, pastaj brenda etnive, nacionale, internacionale, grindje dhe tifozllëk për kësisoj Maqedonie apo për asisoj Maqedonie.

Vendi hyri në kohën digjitale me probleme analogjike ende të vjetra e të pazgjidhura, me prodhimin e vazhdueshëm të të njëjtave. Me konflikte më të mëdha e më të vogla. Me frikë, me ksenofobi e me antagonizëm. Bota shpejtë ecë përpara, ndërsa ne ende në tribuna, në periferi, në bankina. Të anashkaluar nga ndodhitë e rëndësishme ndërkombëtare. Gëzuar viti i ri i 48-ës që moti i takon të kaluarës. Etape të reja, pozicionime të reja strategjike globale. Maqedonia filloi edhe plotë tre dekada në mënyrë intensive dëshiron dhe në mënyrë intensive shumë pak bën për rrugën e saj pro-perëndimore. Është shumë e ngadalshme drejt gjendjeve të reja më ndryshe dhe më të vlefshme. Lindja dhe Perëndimi tek ne gjetën terren për t’i matur forcat. E para për shkak të paaftësisë tonë në kohë të shkelim në rrugët më të dëshiruara kursesi nuk ka shlyen. I dyti. Pret me durim për pjekurinë tonë e cila më gjatë fermenton në rrugën e vlerave të atjeshme.

Në këtë gjendje të shtetit as andej e as këndej, vazhdojnë denigrimet tona. Si një anomali e mallkuar që në lindje, kryesisht për shkak të kapaciteteve të dobëta të udhëheqësive të partive, vazhdimisht prodhojmë gjendje të reja të defetizmit, dyluftimeve, ndarjeve, dilemave, frikërave. Paaftësia politike dhe interesat ditore parciale egoiste reflektojnë stagnime, prodhojnë ndarje.  Ato u bënë njëfarë karakteristike shoqërore e jona. Efektet janë zënka, jotolerancë, antagonizma. Ndërsa edhe varfëri, papunësi, shpërngulje. Partitë politike promovuese të këtyre gjendjeve harxhohen në përplasjet e ndërsjella. Maten ndaj temave banale të politikës ditore. Prodhojnë pamflete, krijojnë etiketa. Krijojnë patriotë dhe tradhtarë. Vokabulari i jotolerancës u bë vegla bazë e komunikimit për përplasje ndërpartiake dhe për komunikim midis qytetarëve.

Në lojërat e ndarjeve u futëm të gjithë. Intelektualë, profesorë, akademikë, artistë, gazetarë madje edhe sportistë. Të gjithë së bashku krijojmë gjendje të ndasive të cilat vendin për një kohë të gjatë e shtyjnë në stagnim. Nga viti 91 nga euforia e parë për shtet tonin e këtej, praktikisht edhe nuk mbajmë në mend një çështje rreth së cilës kemi qenë unik. Herë pas here vetëm nga ndonjë sukses në kulturë dhe sport na injekton nga një dozë të unifikimit kolektiv. Politika prej qytetarëve bëri grupe tifozësh. Në llogari të shtetit stimulon mbështetës dhe kundërshtarë të elitave partiake. Krijoi ambient të betejave të çfisnimit (ftohjes, largimit) dhe atdhetarëve dhe prodhoi një mjegullnajë mendore të patolerueshme. Katarakti shoqëror i cili i fsheh shtigjet drejt qëllimeve më të rëndësishme të shtetit.

Gjatë gjithë kësaj kohe rajoni gjithashtu është në konflikte, në kriza politike apo edhe më të thella. Konkurrenca ndërkombëtare politike shkelet edhe në linjën Lindje – Perëndim. Ne, përkundër interesave tona të definuara në pozicionimin ndërkombëtar, akoma nuk ia dolëm të ndalemi në rrugën që e kemi zgjedhur. Pa vendosmëri vështrojmë përmes derës së hapur të Perëndimit. Assesi të futemi andej. Akoma në asnjë mënyrë nuk ia dolëm ta kapim timonin e anijes tonë e cila është lënë në valët e trazuara rajonale dhe globale. Ja edhe tani unifikimi është më se i nevojshëm. Kur pranë i kemi perspektivat të cilat na ofrohen me kompromiset, kur jemi para dyerve integruese. Edhe kësaj radhe beteja për përpara dhe beteja për t’u kthyer mbrapa. Të parët në mënyrë “patriotike” të fshehur pas kuintave të së kaluarës ndërsa të tjerët në mënyrë “tradhtare” me energji të hapur për të ardhmen.

Për jounifikim jemi komb unik. Me mentalitet dhe karakter i cili karakterizohet me aftësi të pabesueshme për t’u akuzuar midis vetes, për t’u ofenduar, për t’u përdhosur. Të prodhojmë tradhtarë e spiunë. Më pas vetvetiu të promovohemi për patriotë, atdhetarë, mbrojtës. Dhe veçanërisht jemi të aftë të minojmë ndërhyrje të cilat prej motiveve më të mundshme patriotike krijojnë politika racionale në përpjekje që vendi të lëvizë nga vendi. Të futet në një të ardhme më të sigurt. Të gjenden zgjidhje për bllokimet, ta tërheqim prej rreziqeve të sigurisë. Të largohemi prej provincës tonë dekadëshe mendore, ekonomike, sociale, ekologjike dhe kulturore. Të largohemi prej kësaj gjendje të vlerave të shtrembëruara.

Me Marrëveshjen e Prespës, me eliminimin e pengesës së perspektivave integruese, me intervenimet kushtetuese, me emrin e ri, me regjistrimin e ri në OKB, me pranimin në Aleancë, me mbylljen e Marrëveshjes kornizë, me marrëveshjen me Bullgarinë dhe përfundimisht me pranimin e vendit në NATO, janë garancitë e sigurta për një Maqedoni të integruar, të sigurt, unitare. Për kohën e pakthyeshme të gjendjeve të padëshiruara dekadëshe maqedonase.

Nënkuptohet, të gjitha këto janë vetëm supozime për një shoqëri më në harmoni. Për sigurinë institucionale pa ndarje të thella, pa antagonizma të hidhura. Për luftime midispartiake me oferta reale për drejtësi dhe barazi, për ekonomi dhe çështje sociale, për bashkësi më të pasur dhe më humane. Mundësia historike është këtu. Tani prej të gjithë neve varet nëse për shkak të kalkulimeve politike egoiste do të vendosim edhe më tej të qëndrojmë në pragun e portës hyrëse të integrimit dhe të sigurisë ose megjithatë do t’i lëmë të na fusin brenda. Kjo është koha kur me ndarje më të vogël emotive dhe me hap më të guximshëm racional këtë mund ta bëjmë. T’i hedhim poshtë gjendjet tona mendore ksenofobie dhe pa frikë të ballafaqohemi me sfida të cilat na i ofrojnë vlerat civilizuese proevropiane.

Ky është momenti kur përfundimisht mund t’i lejojmë Lindjes të na fshijë dhe ta lëmë Perëndimin të na regjistrojë.

Për një kohë tjetër si kjo – duhet të presim.

 

*Shkrimi është shkruar eksluzivisht për Inbox7. Për çdo ribotim duhet marrë leje nga redaksia. Inbox7 jo gjithmonë pajtohet me qëndrimet e autorëve në rubrikën e debatit