Data e sotme
February 16, 2019

ME PRESIDENT POR PA PRESIDENT LEGJITIM

Politika e ndarjeve është duke u sforcuar edhe për zgjedhjet e ardhshme dhe ka shumë gjasë që vendi përsëri të bëhet me president ndërsa të mos ketë president legjitim për të gjithë.

Shkruan: Zoran Ivanov

Para se ta mbyllin kushtetutën që e hapën për t’i implementuar obligimet prej Marrëveshjes së Prespës, politikanët e humbën një mundësi të mirë për ta tjetërsuar edhe nenin 80 si edhe nenet e tjera lidhur me presidentin e shtetit. Prej te qytetarët siç është tani, zgjedhja përsëri t’u lihet deputetëve.

Nga presidenti i Parë i Maqedonisë, Kiro Gligorov, prej mandatit të tij të parë t’u marrë me shumë turbulenca politike e megjithatë prej parlamentit të tij plural e këtej, të gjithë presidentët vendi i kishte me zgjedhje. Në sistemin dyraundësh u radhitën: Fillimisht përsëri politikani Gligorov. Në vitin 1994 ai si kandidat i pavarur por gjegjësisht “me librezë anëtarësie të LSDM-së numër 1”, që në raundin e parë me mbi gjysmë milionë vota të pabesueshme e fitoi kandidatin e VMRO-DPMNE-së regjisorin Lubisha Georgievski.

Fushata u organizua në mënyrë partiake. Në dy shtabet zgjedhore u shpenzuan shumë para të zeza. U organizuan mitingje në të gjitha komunat. U prodhuan spote, u promovuan vlera për kandidatin e tij dhe u imponuan akuza për kundërshtarin. Beteja partiake me premisa gladiatore në stilin ose ata ose ne. Polarizimi e preku çdo segment të jetës. Nga sheshet dhe rrugët e deri tek vendet e punës dhe shtëpitë. Se edhe të kishte raund të dytë të votimit Lubisha Georgievski nuk do ta fitonte Kiro Gligorovin, kjo sigurisht. Por se kishte parregullsi, ishte evidente edhe kjo. Pasuan reagime, protesta, mospranime, akuza për vjedhje zgjedhore. VMRO – DPMNE nuk e pranoi Gligorovin si njeriu i parë i shtetit. Maqedonia ishte me president ndërsa pa president legjitim për të gjithë.

Ja kështu elitat politike të Maqedonisë e filluan odiseun shef i shtetit me shumë zhurma dhe pompa të panevojshme, që ta zgjedhin qytetarët. Që atëherë, por jo në shumë rrethana të ndryshme në fushata identike partiake, me shumë para të zeza, me mobilizime ushtarake të anëtarësive partiake, me mitingje grandioze, bilborde, pankarta, spote, me këngëtarë të estradës dhe me vulgarizimin e ambientit politik, me ndarjen e qytetarëve në tabore tifozësh,  për dy dekada e gjysmë sillen zgjedhjet presidenciale të Maqedonisë. Por me këtë, model më demokratik, as nuk e zhvillojmë demokracinë e as nuk zgjedhim president për të gjithë qytetarët. Ata, mandatin kryesisht e shtynin sipas notave të promovuesve të tyre partiakë. Në ambiente zgjedhore identike me shumë para të zeza, me fushata të shtrenjta me ofendime, akuza u radhitën Trajkovski, Cërvenkovski, Ivanov në dy mandate.

Në vitin 1999 deri atëherë politikanë i pa njohur, dhe zëvendësministër aso kohe i Punëve të Jashtme nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Boris Trajkovski, presidenti i dytë i Maqedonisë së pavarur, në raundin e dytë e fitoi kandidatin e LSDM-së, Tito Petkovski. Në raundin e parë Petkovski printe me madje njëqind e diçka mijë vota. Por në raundin e dytë në një kthesë dramatike të modeluar kryesisht prej faktorëve të huaj me ndikim për shkak të interesave aktuale globale dhe rajonale, Trajkovski si kandidat i pushtetit e fitoi Petkovskin. Se pati vjedhje votash, ishte evidente. Por se Trajkovski deri atëherë duhej të fitojë, gjithashtu, ishte mjaft e qartë. Reagimet e LSDM-së ishin protesta, mosnjohje, akuza për falsifikime dhe vjedhje zgjedhore. Qytetarët e ndarë. Disa të gëzuar dhe euforik ndërsa të tjerë të deprimuar. Kësaj here LSDM nuk e pranoi Trajkovskin. Maqedonia përsëri me president ndërsa sërish pa president legjitim për të gjithë.

Tragjedia me fatkeqësinë ajrore në të cilën e humbi jetën Trajkovski, shkaktoi shok, traumë kombëtare dhe unitet kombëtar. Por e gjithë kjo zgjati shkurt. Politika vazhdoi më tej dhe partitë shpejtë u përgatitën për zgjedhjen e presidentit të ri. Konkurrentë karizmatikët, kryeministri Branko Cërvenkovski, atëherë lider i LSDM-së dhe Sashko Kedev mjek i ri por kardiolog i afirmuar kandidat i VMRO-DPMNE-së. Me zgjedhjen e lirë të qytetarëve dhe aty këtu me forcë, Cërvenkovski fiton në raundin e parë. Edhe kësaj radhe ambienti tradicional postzgjedhor. Të ndarë edhe partitë edhe qytetarët. Tani VMRO-DPMNE nuk e njeh presidentin. Akuzon për falsifikime me daljen, me censusin. Dhe përsëri Maqedonia me president ndërsa pa president me legjitimitet për të gjithë.

Pas pesë vitesh zgjedhje të reja. Ulja drastike e besimit i detyron partitë për këtë taktikë të re. Në promovimin e kandidatëve jopartiakë dhe megjithatë të afërt me doktrinat e tyre politike. VMRO-DPMNE del me George Ivanov, LSDM me Lubomir Fërçkovskin. Të dy profesorë të shkencave juridike. I pari, kandidat i pushtetit, fiton në raundin e dytë zgjedhor. Në atmosferë të ndarjes së plotë të shoqërisë, pritshmëritë prej presidentit të madh janë të mëdha. Shpejtë megjithatë, dëshpërimet prej tij janë akoma më të mëdha. Në vend të politikës presidenciale unifikuese ai sforcon agjendën e antagonizmave. U konfirmua se Ivanov është vetëm zbatues i direktivave të centralit të partisë. Opozita nuk e pranon. Maqedonia përsëri me president ndërsa pa president legjitim për të gjithë.

Në vitin 2012, zgjedhje të reja. Kësaj here George Ivanov nga ana tjetër kandidat i VMRO-DPMNE-së kundër kandidatit jopartiak LSDM edhe në opinionin më të gjerë janë profesori i njohur Stevo Pendarovski. Në kushte të qeverisjes totalitare të promotorit të tij të partisë Ivanov fiton sërish. Joautoritari dhe me imazhin e nacionalistit, mandatin e tij të dytë e fillon me kontestimin e LSDM-së në opozitë. Me akuzat për vjedhje zgjedhore të cilat nuk mbahen në mend ndonjëherë. Shtesë, kësaj radhe atë nuk e pranon as BDI partneri i koalicionit. Dhe përsëri Maqedonia me president, ndërsa pa president legjitim.

Ja, disi e tillë është historia jonë presidenciale. Dhe nëse humbiset mundësia kushtetuese e para ca javëve do të ishte e udhës që zgjedhja e radhës e shefit të shtetit të kthehet mbrapa në Kuvend. Këtë model prej kohësh e kanë testuar dhe me sukses e praktikojnë një numër i madh i vendeve të zhvilluara perëndimore demokracitë parlamentare. Njeriun e parë shteti e zgjedh thjeshtë, pa dhimbje, pa para, pa fushata dhe zhurma partiake dhe veçanërisht pa ndjelljen e urrejtjes midis

Politika e ndarjeve është duke u sforcuar edhe për zgjedhjet e ardhshme dhe ka shumë gjasë është që vendi përsëri të bëhet me president ndërsa të mos ketë president legjitim për të gjithë.

 

*Shkrimi është shkruar eksluzivisht për Inbox7. Për çdo ribotim duhet marrë leje nga redaksia. Inbox7 jo gjithmonë pajtohet me qëndrimet e autorëve në rubrikën e debatit

Администратор
Администратор

Latest posts by Администратор (see all)