Data e sotme
February 16, 2019

INTERVISTË / Renata Deskoska: Këshilli Gjyqësor është përgjegjës për gjendjen në gjyqësi

Intervistoi: Ivana Ramadanova

 

Inbox7: Viti 2018 tashmë është pas nesh. Si do ta vlerësonit dhe sa arrini ju si ministre resore të bëni ndryshime në pikëpamje të realizimit të të drejtave të qytetarëve dhe reformave në gjyqësi?

Renata Deskoska: Në vitin 2018 e vumë themelin në atë që duhet të miratohet, të bëhet dhe të sillet në vitin 2019.  Hymë në një ndërhyrje serioze të përpunimit të teksteve ligjore të cilat një pjesë janë përpunuar deri në fund të vitit, një pjesë e tyre janë lënë në procedurë kuvendore, një pjesë do t’i lëshojmë tani në këtë muaj me qëllim që në qershor të marrim rekomandim për negociata. Pas një kohe të gjatë arritëm ta harmonizojmë ligjin për gjykata me rekomandimet e Komisionit të Venecies dhe të marrim mirënjohje se ligji është në tërësi në pajtim me Standardet evropiane. Është i përgatitur tërësisht një ligj i ri për Këshillin gjyqësor, kemi përgatitur ligj për shkelje i cili praktikisht i zvogëlon dënimet ndërsa e vendos vërejtjen apo paralajmërimin si fillestare para dënimit (gjobës) që është epërsi e madhe dhe lehtësim për qytetarët por edhe subjektet ekonomike, përpunuam dhe lëshuam në procedurë ligj për konteste administrative i cili duhet ta zvogëlojë pritjen e qytetarëve para dyerve të gjyqësisë administrative dhe lojën ping – pong me institucionet. Në ndërkohë në Kuvend u soll ligji për përmbarim me të cilin i zvogëluam shpenzimet për procedurat përmbaruese, u sollën edhe ligje me të cilat nëpunësit e gjykatave nuk do të diskriminohen në raport me gjykatësit, kështu që vendosëm baza për status më të mirë të qytetarëve në disa procedura të caktuara dhe gjithsesi pres Kuvendi sa më shpejtë t’i sjellë këto ligje në pjesën e gjyqësisë por edhe të ligjit për parandalimin e korrupsionit i cili është ligj kyç në luftën kundër korrupsionit.

 

Inbox7: Pse kaq ngadalë është duke u zhvilluar reformimi i gjyqësisë dhe kur mund të presin qytetarët drejtësi efektive?

Renata Deskoska: Nuk do të thosha se ngadalë është duke u zhvilluar reformimi, por zhvillohen sigurt në pajtim me Parimet Evropiane. Ne duam secili ligj i cili do të sillet të miratohet me standardet e Bashkimit Evropian pasi kjo praktikisht është ajo që na pret në të ardhmen. Por sjelljen e vetë gjykatësve është ajo që praktikisht duhet të pasojë që qytetarët do të duhet personalisht ta respektojnë gjatë procedurave gjyqësore. Këtu efekt më të madh pres të japë Ligji për këshill gjyqësor ku tashmë janë duke u vënë parimet e përgjegjësisë si për anëtarët e këshillit gjykues dhe gjithsesi procedurat e qarta për përgjegjësinë e gjykatësve.

 

Inbox7: Kush e propozoi, e pastaj e tërhoqi Kërkesën për ndryshimin e Ligjit Penal neni 353 në Kuvend?

Renata Deskoska: Nga Qeveria nuk kishte propozim për ndryshim të nenit 353. Me siguri në Kuvend në përpjekje që në atë trup për pajtim të gjejnë konsensus më të madh ka pasur bisedime dhe mendime, por është fakt se Kuvendi në fund nuk solli ligj me të cilin do të ndryshojë ky nen.

 

Inbox7: Kolegët tuaj nga Hungaria a u përgjigjën për ekstradimin e Gruevskit dhe a planifikoni të intervenoni që të përshpejtohet ekstradimi i tij?

Renata Deskoska: Jo, akoma nuk kemi përgjigje, por presim brenda afateve të marrim njoftim. Nëse nuk marrim për një periudhë të caktuar kohore do të reagojmë përsëri. Por unë në një rast theksova se duhet të jemi të vetëdijshëm se kjo është betejë politike më shumë se juridike.

 

Inbox7: Çfarë po ndodh me kërkesën për ekstradimin e Grujovskit dhe Boshkovskit, dy të dyshuarit nga Kosova për rastin Monstra, si edhe për Daravelskin?

Renata Deskoska: Për ekstradimet nga Greqia morëm shkresë me të cilën praktikisht na u përcoll aktvendimi gjyqësor i Gjykatës Supreme të Greqisë. Ne tani e ripërtërimë kërkesën, por për këtë akoma nuk kemi përgjigje. Për Monstrën gjithashtu kemi lëshuar kërkesë dhe urgjencë për Daravelskin kërkesë dhe urgjencë poashtu por nuk kemi marrë përgjigje as për rastin e parë dhe as për të dytin.

 

Inbox7: A do të bëhet Maqedonia me Komision antikorrupsion para Zgjedhjeve presidenciale?

Renata Deskoska: Ne jemi duke i bërë të gjitha angazhimet që të bëhet. Madje edhe Ligjin e lëshuam në Kuvend e harmonizuam me të Komisionit Evropian, më pas shkuam me ligj me procedurë të shkurtuar. Por sado që të kemi dëshirë për sjelljen e ligjit i cili do të pranohet, megjithatë amendamente të cilat do të thonë zvogëlim i ingerencave të komisionit shtetëror për parandalimin e korrupsionit nuk mund të pranojmë. Qeveria e miratoi me Flamur evropian një ligj, është lëshuar edhe ai në procedurë kuvendore, janë bërë angazhime në bisedime me Delegacionin Evropian por edhe me VMRO-DPMNE-në dhe nëse nuk japin fryte që të tërhiqen amendamentet të cilat nuk janë në pajtim me standardet e Komisionit Evropian në këtë rast do ta shtyjmë procedurën me Flamur.

 

Inbox7: Cila është ndjenja juaj si qytetare, në gjyqësi akoma të punojnë gjykatës emrat e së cilëve janë përmendur në bomba?

Renata Deskoska: Unë me të vërtetë jam e befasuar ose jo aq e befasuar, por me të vërtetë kam pritur të paktën këshilli gjykues të debatojë për këtë raport dhe t’i ndërmarrë disa masa të caktuara. Duke e pasur parasysh atë që reagimi ka ngecur, ndërsa parë nga ana tjetër, Këshilli gjykues është shumë i përditësuar kur duhet të paguajnë shtesa dhe paga madje në disa raste të caktuara u paguan pagat të cilat nuk u takojnë por kur duhet të ndërmerren disa hapa të caktuar të përgjegjësisë, ky aktivitet i tyre ngeci ne prandaj edhe jemi duke shkuar në procedurë me ligj me të cilin do të vihen mekanizma për përgjegjësi në Këshillin gjykues.

 

Inbox7: A do të bart përgjegjësi dikush për skandalin me kurdisjet në Akademinë për përzgjedhjen e gjykatësve dhe prokurorëve?

Renata Deskoska: Sa jam e informuar unë, prokuroria ngriti hetim por për rezultatet e hetimit nuk jam e informuar kështu që pres se ata do ta zbatojnë pasi atje bëhej fjalë për falsifikim dokumentesh edhe kjo është vepër penale.

 

Inbox7: Prokurorja Vilma Ruskoska dhe shefi i prokurorisë së Shkupit theksuan se kanë mungesë të parave dhe kuadrit që të munden në mënyrë më efektive ta përndjekin krimin. A jeni të njoftuar me problemin e tillë?

Renata Deskoska: Një prej prioriteteve të cilat i ka Ministria është vendosja e qendrave hetimore në prokurori me qëllim që të mund të ketë luftë serioze kundër korrupsionit. Disa shpallje të caktuara për punësim tashmë janë duke vijuar në gjykata mendoj se edhe në prokurori dhe ky është proces të cilin duhet ta vazhdojmë pasi ekipimi i kuadrit është i rëndësishëm por gjithsesi se është e rëndësishme edhe vendosja e qendrave hetimore pasi ata praktikisht na e japin ushqimin për hetimet e prokurorëve publikë.

 

Inbox7: Në çfarë mënyre pret të procedohen aktakuzat e tjera të PPS?

Renata Deskoska: Qëndrimi është se Prokuroria Publike Speciale u formua në një periudhë mjaft të rëndë kur Maqedonia ballafaqohej me probleme të mëdha por ky institucion dëshmoi se mund të funksionojë edhe në një ambient të tillë. Duke e pasur parasysh se kemi kulturë politike të cilën nuk mund ta çrrënjosim menjëherë, rreziqet të cilat kanë ekzistuar në periudhën e vendosjes së Prokurorisë Publike Speciale, mund të paraqiten në çfarëdo kohe në të ardhmen dhe për këtë arsye mendoj se PPS duhet të vazhdojë të funksionojë. Për momentin jemi duke bërë përpjekje që t’i definojmë kompetencat e PPS-së të cilat do të jenë të përhershme dhe të bëhet përkufizim i kompetencës së Prokurorisë Publike prej krimit të organizuar me qëllim që të dyja të mund të funksionojnë dhe të mund të jenë efektive.

 

Администратор
Администратор

Latest posts by Администратор (see all)