Data e sotme
April 24, 2019

Sugareski përkundër Osmanit: Nuk e dimë sa do të kushtojë Shkup – Bllacë

  • Bujar Osmani: Autostrada Shkup – Bllacë do të kushtojë mbi 110 milionë euro
  • Goran Sugareski: Rruga akoma është duke u projektuar dhe nuk e dimë se sa do të kushtojë 
  • Autostrada Shkup – Bllacë pretendon të jetë autostrada më e shtrenjtë në Maqedoni

 

Shkruan: Aleksandar Todeski

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski së bashku me zëvendëskryeministrin Bujar Osmani, Drejtorin e Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, Zoran Kitanov dhe përfaqësuesi i kompanisë dhe tim lider i projektit, Martin Osborn paralajmëruan ndërtimin e autostradës Shkup – Bllacë.

Megjithatë, shuma të cilën e përmendi Osmani për ndërtim krijoi shumë pikëpyetje në opinion.

Shuma e plotë e ndërtimit nuk dihet akoma
Zëvendëskryeministri Bujar Osmani në konferencë shtypi në të cilën u paralajmërua ndërtimi përmendi një shumë prej 110 milionë eurosh që do të paguhet prej Bashkimit Evropian dhe Bankës Evropiane për Ripërtëritje dhe Zhvillim. Sipas tij, kjo autostradë është projekt strategjik, pasi Kosova është tregu më i lirë dhe më përkatës për Maqedoninë.

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugarevski në një deklaratë për Inboks7 thotë se akoma nuk dihet shuma konkrete. Shuma e vlerësuar, thotë ai është ajo të cilën e përmendi zëvendëskryeministri Osmani, por nuk do të dihet se sa saktë do të kushtojë derisa nuk përfundon projektimi.

“Shuma prej 110 milionë euro është thënë sipas vlerësimeve të para, por për shumën e saktë do të duhet të pritet projektimi. Për dy kilometrat e para, projektimi do të përfundojë ditëve të ardhshme, ndërsa për dhjetë të tjerat po punohet paralelisht”, tha Sugareski.

 

Shteti do të marrë pjesë me 2 kilometra

Autostrada Shkup – Bllacë do të realizohet me mbështetjen e Bankës Evropiane për Ripërtëritje dhe Zhvillim dhe Bashkimit Evropian. Në një deklaratë për mediat, zëvendëskryeministri Osmani paralajmëroi se Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore do të marrë pjesë me ndërtimin e 2 kilometrave të autostradës, prej kufirit me Kosovën deri në fshatin Bllacë, dhe me këtë ky ndërtim paralajmërohet si bashkëfinancim prej Bankës Evropiane dhe Bashkimit Evropian.

Edhe pse për këto dy kilometra projektimi u paralajmërua se do të përfundojë deri më datën 20 të këtij muaji, ministri i Transportit dhe Lidhjeve Sugareski thotë se i njëjti pritet të përfundojë gjatë këtyre ditëve.

Në projektin e ri, me të cilin do të fillojë ndërtimi, traseja do të duhet të zhvendoset në disa vende për shkak të objekteve industriale dhe varrezave. Projekti parasheh katër tunele dhe nëntë ura, por pjesa tek tunelet gjithashtu do të ndryshojë, pasi siç tha ministri Goran Sugaresli, projekti i vjetër nuk i ka plotësuar standardet vijuese ndërkombëtare për ventilim dhe sisteme për mbrojtje nga zjarri dhe evakuimi dhe nevojitet riprojektim.

“Njëherësh nuk janë bërë hulumtime gjeoteknike të detajuara. Konsulentët kanë rekomanduar që kjo të bëhet në kuadër të projektit të ri duke e pasur parasysh topografinë dhe numrin e tuneleve dhe objekteve të autostradës. Këto janë sfida të cilat do të tejkalohen këtë vit. Fazën e parë do ta fillojmë këtë vit, ndërsa faza e dytë në vitin 2020”, tha Sugareski në konferencën për shtyp kur u paralajmërua ndërtimi i autostradës.

Nga kabineti i zëvendëskryeministrit Bujar Osmani thonë se shumën të cilën e tregoi ai në pres konferencë nuk është përfundimtare ndërsa është marrë nga biseda me persona profesionistë.

“Shuma e saktë do të përcaktohet me projektin kur i njëjti të zbatohet. Duke i pasur parasysh projektet paraprake dhe vlerësimin e zbatuesit të projektit i cili ka bërë edhe shqyrtimin e terrenit, është bërë vlerësimi fillestar për vlerën e mundshme të të gjithë projektit prej rreth 110 milionë euro”, thonë nga kabineti.

Të gjitha autostradat nuk janë vlerësuar siç duhet deri më tani

Në historinë e deritanishme të Maqedonisë, ndërtimi i autostradave është shoqëruar me deklarata për shuma më të ulëta, të cilat në fund kanë kushtuar shumë më shumë.
Rasti Demir Kapi – Smokvicë, u paralajmërua me shumë prej 210 milionë euro, në fund përfundoi me 280 milionë euro, prej të cilave 10 milionë euro janë ndarë vetëm për mbikëqyrje.
Pavarësisht se kush është investitori, “hesapi nuk ka dilë”.

Autostrada Shtip – Milladinoc, vetëm 5 vjet para ndërtimit u vlerësua në 104 milionë euro për 47 kilometra. Studimin e bëri Shtëpia franceze e projektimeve me renome Luj Berzhe në vitin 2009.

Tre vite më vonë ish-kryeministri Nikolla Gruevski, filloi ta ndërtojë aksin me kredi kineze, por për 206 milionë euro. Në kujtesë të qytetarëve ishte biseda e Gruevskit me ministrin e atëhershëm të Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski të publikuar në të a.q. bomba të opozitës.

Bisedë midis Mile Janakieskit dhe Nikolla Gruevskit

NG: Mile çfarë bën?
MJ: Ja mirë, tek Kire kemi ardhur mysafirë.
NG: Te kush?
MЈ: Te Kire, Kire.
NG: Ashtu ë. Për këtë sa propozon ti?
МЈ: 5 për të gjithën.
NG: Çfarë 5 për të gjithën?
МЈ: 5%.
NG: Jo, jo në shumë të saktë sa?
МЈ: Tani varet se sa do të jetë, midis 15 dhe 18.
NG: Ti si, si përqindje ke flour atje apo si numër të saktë?
МЈ: E poo…ata e përmendën atë, dhe në përgjithësi është ok kështu. 5 për atë që do të kalojë. Ajo varet prej ofertës, mirëpo midis 15 dhe 18 do të lëvizte sipas disa projeksioneve të cilat do t’i ofronim.
NG: A do të ta pranojnë aq?
МЈ: Nëse I themi do të pranojnë, po, nuk është ajo asgjë. Edhe te tjetra është aq.
NG: Mos është shumë bre, hë? Le të mos teprohet, e teproi gazetaria.
МЈ: Unë kam shkuar sipas një analogjie prej asaj paraprake, dhe…dhe ata e përmendën në një rast ashtu. Ndërsa, tre është… tre ashtu korrekt.
NG: Hmm. Provo me 15 të shohim se si do të reagojnë dhe më lajmëro.
МЈ: Okej.
NG: Hajt.

Burimi: http://pelister.org/bombi/NGruevskiD.php?recordID=193

Në një studim, javorja “Fokus” në mënyrë të detajuar e përpunoi trasenë dhe tregoi për të gjitha lëshimet të cilat i pati kjo autostradë.

Fazat fillestare të publikimit të ndërtimit të autostradës Shkup-Bllacë përkujtojnë ndërtimin e autostradës Kërçovë-Ohër, ku negociuesit nuk e dinin se sa kushton saktë autostrada sipas projektit.

Bisedë midis Mile Janakieskit dhe bashkëbiseduesit 1

Bashkëbiseduesi 1: Аlo
МЈ: Në lidhje me projektin…
Bashkëbiseduesi 1: Po?
МЈ: Cili është çmimi juaj final?
Bashkëbiseduesi 1: Në lidhje me…për Kërçovë-Ohër po flasim, ashtu?
МЈ: Po.
Bashkëbiseduesi 1: Tani ta shohim, tani ministër ta shohim. Oho. Vetëm një sekond.
Në pajtim me projektin, siç e shoh unë, vlerësimi çmimit është…ishte… shiko tani, meqë projekti është bërë… 200… rreth 193 milionë, po flasim euro. 193 milionë euro është sipas projektit. Megjithatë për arsye se janë bërë projektet prej vitit 2002 deri në vitin 2009, ne i mshuam njëfarë koeficinti të korrigjimit, të themi rritje të çmimeve që janë brenda dhe dolën diku 267 milionë, njëfarë orientimi.

МЈ: 267 milionë euro, ashtu?

Bashkëbiseduesi 1: Po, orientim. Tani ministër, nëse ka diçka që është lëshuar rastësisht ndonjë shembull. Do të thotë tani përsëri i kam kontrolluar lëndët, ky që është ZIM që i ka bërë janë katastrofë. Ja, tentuam t’i rregullojmë, nesër do të na i dorëzojnë, na thanë, na premtuan se do t’i dorëzojnë është rregulluar gjithçka deri në fund. Mirëpo mendoj se këtu diku lëvizë, 270 deri në 280 milionë.
МЈ: 270 milionë, ashtu?
Bashkëbiseduesi 1: Po.“

Burimi: http://pelister.org/bombi/MJanakieskiD.php?recordID=191

 

Para fillimit të autostradës Kërçovë – Ohër pa projekt të qartë është negociuar për 280 milionë euro, në fund autostrada e njëjtë do të kushtojë rreth 600 milionë euro. Ky objekt do të kushtojë dyfish më shumë se paralajmërimet e para.

Nëse paralajmërimi i Bujar Osmanit shkon sipas kësaj logjike të publikojë shumë pa projekt mund të kushtojë shumë më shtrenjtë. Nga kabineti i Osmanit thonë se nuk kanë informacione të mjaftueshme për atë nëse autostrada do të jetë më e shtrenjta në Ballkan.

“Atë që e dimë është se autostrada kalon nëpër një terren të ndërlikuar, për të cilin do të nevojitet të ndërtohen ura të shumta, tunele, shkëputje të rrugës, mure etj., që duke e pasur parasysh gjatësinë e vogël e bën këtë autostradë të shtrenjtë në një korrelacion relativ për një kilometër të ndërtuar”, thonë që atje për Inboks7.

Autostrada të shtrenjta, trase të gabuara dhe cilësi e keqe

Pushteti i kaluar i la disa autostrada dhe akse në ndërtim, por pushteti në konferenca shtypi pohon se këto projekte janë në kaos të plotë. Megjithatë, autostrada Shkup – Bllacë do të jetë e dyta më e shtrenjtë, pasi me ripagesë, autostrada Kërçovë – Ohër e tejkaloi në shumë.

Autostrada Milladinoc – Shtip është në gjatësi prej 47 kilometrave, ndërsa shuma për ndërtimin e saj është 206 milionë euro, apo afro 4.383.000 euro për një kilometër.

Kjo autostradë u vlerësua në 104 milionë euro, ndërsa projekti u bë prej Shtëpisë franceze të projektimit “Lui Berzhe” në vitin 2009. Disa vite më vonë, ish-kryeministri Nikolla Gruevski filloi me ndërtimin e kësaj autostrade me kredi kineze dhe me vlerë prej 206 milionë euro.

Në të a.q. bomba të cilat i publikonte kryeministri aktual Zoran Zaev
Për autostradën Kërçovë – Ohër e cila është në gjatësi prej 57 kilometra është planifikuar shumë prej 374 milionë euro, gjegjësisht afro 6.561.400 euro për një kilometër.

Megjithatë, për shkak të gabimeve të mëdha në autostradë por edhe vonesës së projektit erdhi deri tek shuma prej 600 milionë euro, gjegjësisht pothuajse 10.526.320 euro për një kilometër, me çka është edhe më i shtrenjti i cili është duke u ndërtuar për momentin.

Nëse vlerësimi fillestar i pushtetit tregohet i saktë dhe autostrada Shkup – Bllacë kushton 110 milionë euro për 12 kilometra autostradë, atëherë falë gabimeve në autostradën Kërçovë – Ohër, kjo autostradë u gjet në pozitë të dytë për autostrada të shtrenjta, gjegjësisht afro 9.166.670 euro për një kilometër.

Shuma e ndërtimit vjen prej ofertave më të ulëta dhe qytetarët reagojnë se së shpejti pas ndërtimit të autostradave paraqiten plasaritje dhe gropa, me çka ato janë të këqija për t’i drejtuar makinat. Prej projekteve nga ana tjetër, mund të shihen gabime të shumta, si ato në autostradën Kërçovë – Ohër, ku një pjesë e madhe e trasesë u gabua edhe pa hyrjet për në autostradë, por edhe sikurse ato në autostradën Shkup – Bllacë, ku ndërron traseja për shkak të varrezave dhe objekteve industriale.