Data e sotme
February 16, 2019

KOMPROMIS APO LËSHIM PENJSH?

Shkruan: Aleksandar Krzhallovski

 

Para ca javësh, në kolonën “Jeta me Marrëveshjen e Prespës” shkrova se “Marrëveshja e Prespës është këtu për të mbetur”, gjegjësisht se me votimin në dy Parlamentet ajo do të hyjë në fuqi dhe do të fillojë zbatimi i saj, gjegjësisht jeta jonë me të, ndërsa se nuk është shumë e sigurt se marrëveshja në fjalë do të ndryshojë ose do të prishet, pavarësisht asaj që tani janë duke e folur këtë opozitat aktuale të të dyja vendeve (VMRO-DPMNE dhe Nea Demokratia). Në ndërkohë, ndodhi edhe ratifikimi i marrëveshjes në Parlamentin grek, kështu që mbetet atje edhe të ratifikohet edhe Protokolli për pranimin e Maqedonisë (së Veriut) në NATO, që të fillojë zbatimi gradual i Marrëveshjes, duke filluar nga ndryshimi i emrit e andej.

 

Derisa nuk ndodh edhe kjo, ndërsa është paralajmëruar për në fund të kësaj jave, desha të bëj edhe një retrospektivë në procesin dhe arritjen e marrëveshjes, tani prej një distance kohore dhe besoj më pak emocional ndërsa më shumë racional në pikëpamje të çështjeve, gjegjësisht të teknikës së negociimit që ishte përdorur. Ose me fjalë të tjera – të tentojmë ta zgjidhim dilemën e titullit: A kemi arritur kompromis me Greqinë apo kemi lëshuar penj?

Si person i cili që para 20 viteve, për nevojat e punës të cilën edhe sot e kësaj dite jam duke e punuar në MCMS, u njoftova me teorinë e konflikteve, metodave për njohjen dhe udhëheqjen/menaxhimin e tyre, teknikat e negociimit dhe modelet për zgjidhjen e konflikteve. Një nga më të njohurat, të cilën gjithashtu edhe sot  e zbatojmë në punën e përditshme (për shembull për vlerësimin e kandidatëve për punësim), është metoda e Tomas dhe Kilman, i cili flet për 5 mënyrat kryesore (apo stilet) të ballafaqimit me konfliktet, ndërsa të cilat varen prej dy dimensioneve: imponimi (mund të interepretohet edhe si nivel i vetëbesimit) dhe bashkëpunimi. Varësisht prej kombinimeve të këtyre dy dimensioneve, stilet janë:

  • Shmangia (vetëbesimi i ulët/imponimi dhe bashkëpunimi i ulët)
  • Imponimi (imponimi i lartë, bashkëpunimi i ulët)
  • Kompromisi (imponimi mesatar dhe bashkëpunimi)
  • Konfrontimi, apo garimi (imponim i lartë dhe bashkëpunimi)
  • Lëshimi, apo thënë më butë Përshtatja (imponim i ulët, gjegjësisht vetëbesimi dhe bashkëpunimi i lartë)

Si ishte marrëdhënia jonë (e strukturave qeverisëse) drejt zgjidhjes së konfliktit me Greqinë gjatë këtyre viteve?

Me siguri do të mund të pajtohemi lehtë se qasja e më shumë (apo të gjitha) Qeverive paraprake ishte shmangia, supozoj me logjikën se “koha punon për ne” dhe se më herët ose më vonë – zgjidhja do të vijë siç e dëshirojmë ne, kur mendja dhe argumentet do të mbizotërojnë (pasi janë në anën tonë… të paktën ne jemi të bindur për këtë) ose miqve perëndimorë do t’u vijë mbi hundë inatosja e Greqinë në llogari të vlerave fondamentale evropiane. Por, kjo nuk ndodhi dhe sikurse shumë herë në histori, anëtaret e BE-së u ndalën në anën e interesave të tyre (ose të një anëtareje të vet), ndërsa edhe për ne u bë e qartë se koha nuk është duke punuar për ne dhe me shmangien e mëtejme, asnjëherë nuk do të arrijmë qëllime strategjike për anëtarësimin në BE dhe në NATO. Në teori, ky stil është i mirë, kur çështja është e parëndësishme (në rastin tonë nuk është), kur zgjidhja është shumë e shtrenjtë ose kur ka një ngarkesë të madhe emocionale (për këto dy të fundit mund të themi edhe atë se sa të zbatueshme janë për rastin tonë, dhe mund të justifikohet përdorimi i këtij stili). Por teoria gjithashtu thotë, se në afat të gjatë – kjo nuk është një strategji e mirë.Ne ndoshta do të pajtohemi edhe se sjellja e Qeverisë së VMRO-DPMNE-së, veçanërisht pas Samitit të NATO-s në Bukuresht në vitin 2008 dhe zbatimit të projektit Shkupi 2014 (të cilin disa e quajnë antikizë), mund të klasifikohet në stilin e imponimit. Gjegjësisht edhe më tej nuk pati vullnet për bashkëpunim më të madh me anën tjetër (edhe pse në atë kohë kishte më shumë takime ndërmjet kryeministrave), siç u konfirmua edhe nga inicimi i padisë në Hagë. Ky është një stil që aplikohet nga më “të fortit” në konflikt, gjegjësisht që çon drejt situatës “win-lose”, ndërsa për zgjidhje të qëndrueshme është i zbatueshëm vetëm në raste të jashtëzakonshme (p.sh.. fatkeqësitë natyrore), kur reagimi i shpejtë është i domosdoshëm dhe ështëi mbështetur nga të gjithë. Ne sigurisht që nuk ishim më të fortët në këtë kontest (edhe pse drejtësia ishte në anën tonë dhe fituam në gjykatën në Hagë), kështu që është problematik përdorimi i këtij stili.

 

Qeveria e tanishme, përsëri edhe këtu të gjithë mund të jemi dakord, tregoi bashkëpunim shumë më të madh me anën greke dhe vullnet për të zgjidhur konfliktin. Pra, përdori ndonjërin nga tre stilet e tjera (kompromis, garim apo zbutje). Termi kompromis u përdor shumë në opinion, si dhe midis udhëheqësisë e cila negocionte. Sipas disave, u arrit edhe kompromis i arsyeshëm. Megjithatë, nuk e di nëse edhe vetë negociatorët do të dakordoheshin, nëse dihet se në teori kjo është në fakt situatë “lose-lose”, gjegjësisht se të dyja palët nuk i kanë arritur qëllimet e tyre, e ndoshta është me të vërtetë ashtu siç deklaroi kancelarja gjermane Merkel “të dyja palët të jenë të pakënaqura në mënyrë të barabartë”

 

Por, mua më duket se më shumë bëhet fjalë për njërën prej dy teknikave/stileve të mbetura (garim apo zbutje), të dyja të karakterizuara me shkallë të lartë të bashkëpunimit, por jo shumë ndryshme në raport me imponimin/vetëbesimin (nocioni anglez është assertiveness). Gjatë negociatave (më) dukej se jemi duke u udhëhequr nga qasja për “garim” (diku përkthehet edhe si bashkëpunim), ku shkohet në të a.q. skenar “win-win”, me vetëbesim të lartë për pozitat personale por edhe respekt të lartë për palën tjetër dhe me ndryshimin e pikëpamjes për të gjithë bazën e kontestit (paradigmës) dhe kërkimin e zgjidhjeve kreative/inovative, vihet drejt rezultatit më të mirë (dhe më të pranueshëm) për të gjithë. Kjo gjegjësisht shpesh ishte përmendur prej pjesëmarrësve në negociata dhe dukej se gjërat po vijojnë më tej.

Megjithatë, sipas rezultatit përfundimtar, duket se në fund të procesit megjithatë lëshuam penj apo u zbutëm! Ose – u përshtatëm, është e njëjtë. Ndoshta për shkak të presionit të kohës (samitet e ardhshme të BE-së dhe NATO-s nga fundi i qershorit dhe në korrik 2018), krahas pranimit të ndryshimit të emrit të shtetit (që pritej që të ketë ndonjë marrëveshje, dhe do të thosha edhe pothuajse e pranueshme nga qytetarët), pala jonë u pajtua edhe me ndryshimin e Kushtetutës dhe të përdorimit erga-omnes të emrit të ri – në kundërshtim edhe me qëndrimet personale të kohës së zgjedhjeve.

Kjo është zgjidhje e cila është në llogari të pozitave/qëllimeve/qëndrimeve personale, por në teori rekomandohet të zbatohet kur është e rëndësishme edhe për ruajtjen e marrëdhënies së mirë me palën tjetër, ndoshta edhe ky ka qenë edhe një shkak më shumë për negociatorët tanë.

Si edhe stilet e tjera, edhe ky stil nuk është i keq (nuk thotë më kotë edhe thënia e mençur “i mençuri lëshon penj”) – unë për shembull zakonisht e zbatoj këtë stil, veçanërisht kur kolegët kërkojnë pagë më të madhe.

 

Por, ta përfundoj tekstin me pyetjen nga titulli (ose në mënyrë më të zgjeruar) – çfarë stili të të negociuarit zbatoi kjo Qeveri në zgjidhjen e konfliktet me Greqinë: a) kompromis; b) garim/bashkëpunim (win-win); c) lëshoi penj? Tregoni ju!

 

*Shkrimi është shkruar eksluzivisht për Inbox7. Për çdo ribotim duhet marrë leje nga redaksia. Inbox7 jo gjithmonë pajtohet me qëndrimet e autorëve në rubrikën e debatit

Администратор
Администратор

Latest posts by Администратор (see all)