Data e sotme
April 19, 2019

Çfarë presidenti meritojmë

Shkruan: Trifun Kostovski

 

Të nderuar lexues, natën para zgjedhjeve presidenciale, pa dyshim se tek secili prej nesh paraqitet ndjenja e pasigurisë dhe dilemave lidhur me kriteret e mundshme sipas të cilave do të kandidohen por edhe do të zgjidhen personat e ardhshëm të cilët do të duhet të ndalen në krye të shtetit duke e mbrojtur institucionin president i Republikës së Maqedonisë. Në opinion tashmë dëgjohen edhe spekulime për kandidatura të caktuara, ndërsa disa tashmë janë paralajmëruar, veçanërisht në partinë opozitare, ndërsa të cilat sipas meje paraqesin habi e madje edhe vrazhdësi – a është e mundur njerëz me një profil të tillë të personalitetit të jenë në krye të shtetit. Nuk dua të jem adhurues i një fraze të një fushate të dikurshme reklamuese të Birrarisë së Shkupit: “Skopsko dhe gjithçka është e mundur”. Maqedonia ndodhet në një rrugë jashtëzakonisht delikate dhe sfiduese drejt integrimit Euroatlantik. Prandaj, me të drejtë do të presim në këto pozita më të larta të vijnë njerëz me performanca më të larta në njohuritë, aftësitë e veta për politika shtetërore të cilat para së gjithash, me shembull personal do të duhet të kontribuojnë për implementimin e këtyre vlerave të cilat i promovon bota bashkëkohore.

Në realitetin tonë politik, prej përvojës së deritanishme, mbizotëron parimi sipas së cilit çdo parti kandidon me kandidatin e tij, i cili duhet të jetë i dëgjueshëm dhe zbatues i saj. Dekadave të kaluara dëshmuam se kjo mënyrë e vendosjes së personave me orientim për dëgjueshmëri ishte humbëse për shtetin dhe e devalvoi vetë funksionin President në funksion të parespektuar prej një numër të madh qytetarësh. Janë paralajmëruar në bllokun politik të Maqedonisë konkurse në partinë opozitare në të cilat kërkohet kandidat për President, ndërsa nga ana e garniturës në pushtet dëshmojmë për kërkimin pas kandidatit i cili duhet t’i kënaq para së gjithash nevojat partiake.

Maqedonisë a i nevojitet funksioni President i cili do të jetë shërbëtor partiak dhe jo mbrojtës i të gjithë qytetarëve të shtetit? Nënkuptohet jo, jo të nderuar bashkëqytetarë të mi. Jo, për arsye të thjeshtë, pasi institucioni president i Republikës së Maqedonisë është pjesë integrale e Kushtetutës. Ky institucion ka të drejta dhe integrime të veta në pajtim me kushtetutën dhe paraqet pjesë të sistemit të funksionalitetit të shtetit.

Jam i vetëdijshëm se në skenën politike në Maqedoni në të cilën dominon parashenja etnike, ndjehet një mungesë e vogël lidhur me kriteret sipas të cilave duhet të zgjidhet njeriu i parë i shtetit. Për mua, si edhe për shumë bashkëqytetarë të mi të cilët e duan shtetin, institucioni President duhet të jetë bashkues për të gjithë qytetarët e Maqedonisë pa dallim të përkatësisë së tyre etnike dhe fetare.

Pyes, nëse liderët partiakë janë të vetëdijshëm për spektrin e cilësive personale të cilat duhet t’i posedojë Presidenti i ardhshëm dhe nëse do t’ia dalin të ikin prej prangave të partisë së tyre dhe ta tejkalojnë veten. Me të drejtë qytetarët janë të dëshpëruar nga situata e përgjithshme ndjej se kanë për qëllim t’i bojkotojnë zgjedhjet. Dëshiroj të përfundoj me mesazhin më të sinqertë deri tek aktorët e skenës politike në Maqedoni – të jenë në kërkim të personaliteteve të vërteta me kulturë politike, kredibilitet moral dhe kapacitet politikbërëse, që të mund të kemi garë thelbësore midis kandidatëve të cilët duhet para opinionit të Maqedonisë ta theksojnë platformën e tyre të qartë për shtigjet e ardhshme të Maqedonisë.

Nuk e përjashtoj edhe mundësinë për të pirë kafe së bashku të gjithë aktorët në të cilën do të pajtohen për çështjen thelbësore – na duhet personalitet i pavarur, me autonomi dhe integritet në funksionin president i Republikës së Maqedonisë. Dëshiroj të shoh kandidat i cili ndoshta është pjesëtar i një partie të caktuar, megjithatë i cili në vete do të duhet të jetë i qartë me atë përkatësi partiake, duke iu përkushtuar më në themel interesave të të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë dhe të afiniteteve të përbashkëta dhe të mëvetësishme.

Shumica do të thonë se jam optimist i madh lidhur me këtë çështje dhe mundësinë të krijohet një ndryshim i tillë në narracionin shoqëror, i cili do ta konfirmojë klimën demokratike dhe që do të tregojë se jemi liruar nga koncepti partiak sulltanësh, në të cilin partia është më e rëndësishme se shteti. Po lexues të nderuar, unë jam optimist dhe besoj në qëndrimet dhe parimet e mia për atë se si duhet të zgjidhet Presidenti i radhës. Nëse jo në këtë cikël, në të cilin sërish do të duhet të mësojmë se çfarë është demokracia, jam i bindur se në njërin prej cikleve të ardhshme edhe kjo do të ndodh.

Nënkuptohet,  është e drejtë e juaja të keni qëndrime individuale për këtë çështje. Unë vetëm e ndava qëndrimin tim me ju, ndërsa ju mendojeni.

 

*Shkrimi është shkruar eksluzivisht për Inbox7. Për çdo ribotim duhet marrë leje nga redaksia. Inbox7 jo gjithmonë pajtohet me qëndrimet e autorëve në rubrikën e debatit

Latest posts by Администратор (see all)