Data e sotme
February 16, 2019

FAMA PËRKËDHEL NDËRSA KORRUPSIONI RRËZON

Zoran Zaev do të duhet shumë shpejtë ta zgjidh dilemën zgjedhje të sigurta apo reforma të pasigurta

Shkruan: Zoran Ivanov

Kryeministri britanik Uinston Çerçill e udhëhoqi vendin e tij në luftën kundër fashizmit dhe së bashku me aleatët e fitoi. Për bashkëqytetarët e tij, ai ishte një simbol i guximit, një pikë referimi për të luftuar, për vendosmëri në marrjen e vendimeve strategjike për mbrojtjen e atdheut. Bashkëqytetarët e tij e lartësonin, e ngrinin lart në qiell. Lufta përfundoi, euforia fitimtare u ul, mobilizimi u dobësua, u rikthye përditshmëria. Zgjedhjet e para parlamentare të pasluftës britanike. Kandidati për një mandat të ri, shefi aktual i qeverisë, i humbi zgjedhjet. Britanikët nuk i dhanë besimin heroit të tyre ushtarak. Ata vlerësuan se kanë nevojë për liderë të rinj për arritje të reja në kohë paqeje. Kryeministri fitoi luftën në luftë, e humbi betejën në paqe.

Është e pakrahasueshme me madhësinë politike britanike dhe botërore, por megjithatë vetëm si një asociacion për fatin politik, ja një-dy fjalë për ish-kryeministrin e Maqedonisë. Nikolla Gruevski dhjetë vjet ishte sundimtari i padiskutueshëm. I okupoi institucionet, i nënshtroi mediat, e pushtoi gjyqësorin, partizanë, e hipnotizoi parlamentin. E lartësuan mijëra qytetarë dhe bashkëpunëtorë të partisë të organizuar në xhepa të ndryshëm të buxhetit. Lakmia e kryeministrit dhe spiralja e korrupsionit e çuan Gruevskin të bëhet në një refugjat të varfër nga drejtësia.

Kryeministri aktual Zoran Zaev është heroi i kësaj kohe. Me meritë nobelist i sigurt. Me bombat të cilat e rrëzuan regjimin tregoi guxim të jashtëzakonshëm. Ju rezistoi të gjitha ofendimeve, akuzave, kanosjeve. Me Marrëveshjen e Prespës dëshmoi maturi të rrallë shtetërore. E lartësojnë nga Revolucioni i larmë, të pakorruptuarit, të ndershmit, nikoqirët. Tani ai është në pushtet dhe është autoritet politik i shenjtë në parti, në institucion, shtet dhe më gjerë në shoqëri. Me rejtingun i cili siguron mbijetesën politike në afat më të gjatë. Në politikë, megjithatë, gjithçka është në horizont. Përvojat nga më lartë në tekst nuk janë notuar si leksion por si përkujtim.

Marrëveshja e Prespës kaloi. Këmbëngulja e kryeministrit dhe angazhimi në zgjidhjen e çështjes më të hidhur dekadëshe si për vendin ashtu  edhe për rajonin si edhe për interesat strategjike globale i sollën popullaritet të madh ndërkombëtar dhe mbështetje të pakursyer. Por çmimin, çmimin politik që e paguan në shtëpi është i lartë. Parë nga këndvështrimi zgjedhor, madje edhe shumë i lartë. Edhe të papërcaktuarit, shumica e qytetarëve të cilët në të gjitha zgjedhjet aktorët partiakë i promovon apo i heq nga pushteti, tani i thurrin lavde fitores së tij në luftën e fituar në luftën për pozitën e lartë ndërkombëtare të vendit.

Por , në të njëjtën kohë, kjo shumicë qytetare po aq e qetë më nuk është në gjendje të fal për stagnimet ekzistenciale vendore. Kjo shumicë po aq e qetë me ndihmën e së cilës Zaev e rrëzoi regjimin, gjithnjë e me më shumë zë vlon për aferat e shpeshtuara, për vazhdimësinë e regjimit të kurdisjeve të tenderëve, për manipulimet e me fondet, për lukset e drejtorëve, për nepotizmin dhe punësimet partiake dhe për kalkulimet joinstitucionale koalicionare pas kuintave.

Dilemën mund ta zgjidhin faktet nga terreni. Ato nuk janë në të mirë të mospranimit të mundësisë për zgjedhje tani. Sjelljet klientaliste të cilat po bëhen gjithnjë e më të dukshme, ndërsa dukuritë korruptive janë më të theksuara, ia hanë dinjitetin dhe besimin. Prandaj i duhen zgjedhjet, nëse jo për tjetër, në mënyrë prioritare t’i pastrojë hesapet me ata të cilëve u ka dhënë mundësi. Ata për të cilët e fitoi betejën edhe me regjimin edhe me kushtetutën dhe të cilët, derisa ai luftoi për shtetin, gjatë qetësisë në betejën e tij ata i keqpërdorën privilegjet e pozitave shtetërore të të gjitha niveleve.

Bjretësit e parave të popullit çdo ditë ia marrin fuqinë politike. Për këto arsye, mu në kohën e ngazëllimit të suksesit diplomatik hsitorik, politikani më me ndikim i Maqedonisë ngadalë por sigurt terrenin politik vendor po ia lëshon pasigurisë së kohës.

Për Aleancën fituam. Dëmi i kolateralit është rënia e sistemit ligjor dhe reformat e paplotësuara në të gjitha fushat. Tani ne jemi në terren të Bashkimit Evropian. Ndeshjet më të forta janë pikërisht këtu. Në kuptimin politik, ne njerëzit jemi si publiku në tribuna. Harrohen shpejtë goditjet, pushojnë duartrokitjet dhe që në humbjen e parë jehojnë bilbilat. Inercia ka mbërthyer këtë përbërje të kuadrit. Privilegjet e disponueshme nga pozicionet e pushtetit kanë lënë në hije ekipin e shumtë reformues qeveritar.

Përgjegjësit në institucione nuk u treguan agjil, nuk i dhanë rezultatet e pritshme. Edhe horizontalisht dhe veçanarisht më thellë vertikalisht, nuk manifestuan kapacitet për ndryshime. Konformizmi, klientelizmi, privilegjet buxhetore korruptojnë pa mëshirë. Siç premtoi edhe vetë kryeministri, tani është koha të luajnë kamxhiku nga jashtë dhe fshesa për brenda. Ata që zgjodhën pushtetin dhe që e rrëzojnë pushtetin janë në pritje të një jete më të mirë. Shumica e qytetarëve kryeministrit i besojnë akoma fuqishëm. Por rahja pas krahëve do të kalojë shpejtë. Me të gjitha rreziqet dhe me mundësi të reja, Zoran Zaev duhet shpejt ta zgjidh dilemën – zgjedhje të sigurta apo reforma të pasigurta..

Zgjedhjet janë rrethanat më të mira për ndërhyrje profesionale të thella. Mundësi për njerëz të rinj drejt shtetit të dëshiruar të paketuar sipas udhëzimeve të Pribesë. Me shumicën në eshallonet aktuale drejtuese kjo nuk kalon. Është i nevojshëm një freskim i shpejtë i kuadrit profesional.

Fama përkëdhel ndërsa korrupsioni shkatërron. Me mburojën ose në të është ambienti që asocon me fatin politik të kryeministrit britanik.

Kjo është koha kur Zoran Zaev e fitoi luftën në luftë. Dhe kohë në të cilën i nevojiten zgjedhje për të mos e humbur betejën në paqe.

 

*Shkrimi është shkruar eksluzivisht për Inbox7. Për çdo ribotim duhet marrë leje nga redaksia. Inbox7 jo gjithmonë pajtohet me qëndrimet e autorëve në rubrikën e debatit

Администратор
Администратор

Latest posts by Администратор (see all)