Data e sotme
July 17, 2019
Foto: Print-skrin nga emisioni 360 në AlsatM

Shënim për “PSP” e Guatemalës

Shkruan: Denko Maleski

 

 

Pas tre dekadash luftë civile, diktaturë dhe rritje të narko-biznesit, problem kryesor i Guatemalës, shtet në Amerikën Qendrore, ishte mungesë e shtetit juridik dhe rrjeteve të përhapura të korrupsionit. Si t’i ndihmohet popullit të mjerë? Mbështetur prej Kombeve të Bashkuara, SHBA-së dhe Bashkimit Evropian, në vitin 2007 filloi me punë Komisioni Ndërkombëtar Kundër Jondëshkueshmërisë në Guatemalë, i njohur si CICIG. Qëllimi ishte, demokracisë së re, të deformuar prej keqpërdorimeve të pushtetit me qëllim të pasurimit personal në llogari të popullit të mjerë t’i jepet mbështetje në ndërtimin e shtetit ligjor. Duke e përforcuar prokurorinë dhe sistemin gjyqësor dhe duke dërguar në burg politikanë, biznesmenë dhe udhëheqës të krimit të organizuar, Komisioni fitoi prestigj të madh në mesin e popullit. Pas grilave përfunduan dy presidentë, Oto Perez Molina dhe Alvaro Kolom, së bashku me më shumë ministra. Populli e festoi punën e Komisionit Ndërkombëtar Kundër Jondëshkuesmërisë në Guatemalës.

Por, nuk ka lojë me presidentin aktual, komikun e dikurshëm, populistin Xhimi Morales i cili vjen në pushtet në vitin 2016. Slogani me të cilin e udhëheq fushatën zgjedhore të tij është “As i korruptuar e as vjedhës”. Zemërimi i popullit prej sjelljes së elitës tradicionale, arrestimi i presidentit të deriatëhershëm dhe nënpresidentit të akuzuar për korrupsion dhe mbështetjen e ushtrisë dhe policisë rezultuan me fitoren e madhe të Morales, me mbi 67 për qind të votave.

Por, marrëdhëniet me Komisionin përkeqësohen kur ai ngrit akuza për korrupsion dhe larje parash kundër vëllait të tij dhe djalit të tij, ndërsa policia i arreston. Protestat për dorëheqjen e presidentit nuk e ndalojnë Moralesin në qëllimin që të përplaset me Komisionin. Kryetari i Komisionit Ivan Velaskez i cili filloi me hetimin e “pohimeve se partia e tij ka marrë donacione ilegale gjatë zgjedhjeve, duke përfshirë edhe para prej tregtisë me drogë” dhe “kërkon kongresi t’ia marrë imunitetin”, është dëbuar prej vendit. Duke e shfrytëzuar klauzolën nga koha e formimit të Komisionit, se në mënyrë periodike ripërtërihet puna e tij, presidenti vendos ta pezullojë. Më 7 janar, u dha afat prej 24 orësh anëtarëve të Komisionit, të cilin e përbëjnë ekspertë vendorë dhe të huaj, ta braktisin shtetin. Gjykata Kushtetuese e vendit, nga ana tjetër, e shfuqizon vendimin e presidentit. Ai refuzon ta respektojë vendimin e Gjykatës. Në vijim është kriza kushtetuese. Komisioni vazhdon të punojë në egzil.

Në ndërkohë, presidenti i Guatemalës del me propozimin për amnistimin e plotë të personave të gjykuar, duke i përfshirë edhe të gjykuarit për krimet më të rënda të kohës së diktaturës.

Deri tek kongresi është dorëzuar ligj i ri për pajtim i cili duhet të sigurojë mosndëshkim madje edhe për krime kundër njerëzimit, duke përfshirë edhe për gjenocid, dhunim dhe zhdukje të dhunshme. Në përpjekje që të marrë mbështetje prej gjeneralëve dhe të ish-strukturës në pushtet, Morales parasheh lirim në afat pre 24 orësh prej momentit të votimit të ligjit. Ligji tani është në parlament dhe është duke u përgatitur për votim. Elaborimi është se “nëse me të vërtetë dëshirohet paqja dhe pajtimi, duhet pasur amnisti të përgjithshme për të gjithë pjesëmarrësit në konflikt”. Duke u ankuar për “një lloj keqpërdorim gjyqësor të vetëm njërit prej pjesëmarrësve në konflikt, armata”, klasa e vjetër politike kërkon amnisti. Komisioni i ashtuquajtur për zbardhje, nga ana tjetër, përcaktoi se në 93 për qind të rasteve qeveria është përgjegjëse për shkeljen e të drejtave të njeriut gjatë konfliktit të armatosur në Guatemalë, derisa vetëm 3 për qind u takon forcave guerile.

Çfarë në të vërtetë, fshihet pas këtij “kujdesi të mëkateve të kaluara” të presidentit Morales? Koalicioni i ri i interesave ushtarake, të biznesit dhe atyre politike dëshiron ta detyrojë Komisionin të ndalojë me hetimet të cilat kanë të bëjnë me krimin e organizuar, shkeljen e të drejtave të njeriut dhe të korrupsionit sot. Pse? Që nga fillimi të mbizotërojë politika dhe shoqëria e Guatemalës. Kur Komisioni nuk është kompetent për krimet e kryera në të kaluarën, vetë fakti se puna e tij e ka liruar prokurorinë dhe gjyqësinë prej korrupsionit i rrezikon të gjithë ata që kanë bërë krim dikur dhe tani. Këtu, krahas kriminelëve të sotëm, amnistia përfshin edhe të tillë si Benedikto Lukas Garsia, ish-shef i ushtrisë, dhe Manuel Kalehas, shef i Shërbimeve të Sigurisë të cilët vuajnë dënimin me burg prej 58 vitesh për krimet më të tmerrshme – për krime kundër njerëzimit.

Ky ligj i amnistisë është dhunë ndaj drejtësisë dhe të së vërtetës, thotë opinioni demokratik në Guatemalë.