Data e sotme
April 19, 2019

PËR ANTIKORRUPSIONARËT, PRESIDENTËT DHE BESIMIN

Shkruan: Aleksandar Krzhallovski

 

Javën e kaluar spikati procedura për përzgjedhjen e Komisionit të ri për Antikorrupsion, ndërsa gjatë kësaj fundjave pas një kohe të gjatë u paraqit edhe një anketë e re në televizionin Telma për kandidatët e mundshëm presidencial prandaj do të përqendrohem në këto dy punë në këtë kolonë, kryesisht nga aspekti i besimit të qytetarëve ndaj tyre (si personalitete dhe ndaj institucionit ndaj të cilit veprojnë apo e prezantohen). Do të filloj nga anketa e dytë. Dhe do të filloj me atë se anketa u porosit dhe do të prezantohet në televizionin Telma, ndërsa për nevojat e tyre u zbatua prej agjencisë M-prospekt. Për dallim prej dy viteve të kaluara kur kemi marrë pjesë në një projekt të përbashkët me TV Telma dhe në mënyrë të përbashkët i kemi koncipuar anketat e ndryshme, kësaj here MCMS në asnjë mënyrë nuk ishte përfshirë dhe as i pyetur për mendim. As a ka ndonjë anketë, as cilat emra duhet të jenë në listën anketuese. Në këtë kuptim, nuk jam përgjegjës për atë se cilët emra janë paraqitur apo nuk janë paraqitur në listë dhe personat e involvuar duhet t’i parashtrojnë ato pyetje në një adresë tjetër. Për hir të së vërtetës, nuk kam marrë pjesë as në përzgjedhjen e personave për anketën paraprake në dhjetor, por atëherë kam qenë i informuar dhe kam pasur mundësi të ndikoj tek lista, pavarësisht asaj që nuk e kam bërë atë, unë isha përgjegjës për anketën dhe kam mundur të jem i thirrur dhe të jap shpjegime për anketën.
Gjithsesi, asgjë nuk më pengon, si edhe çdo njeri tjetër, t’i komentoj rezultatet e cilësdo anketë (pavarësisht nëse unë apo MCMS e ka porositur apo është e dikujt tjetër) edhe këtë e kam bërë në media të tjera, dhe nuk do të përsërisja edhe në këtë kolumnë. Gjithashtu, dje u përkujtova në një këshillë të mirë se në diskursin publik shumë më shumë duhet diskutuar për ide dhe parime sesa për ngjarje dhe njerëz dhe këtë do ta zbatoj edhe këtu.

Le ta fillojmë – pyetjen e parë a janë të nevojshme anketa?Dhe sa? Mendimi im është se duhet pasur edhe atë shumë më shpesh se ajo që jemi dëshmitarë muajve të fundit, madje edhe viteve. E mbaj në mend se për zgjedhjet në vitin 2011 kam bërë krahasim me nëntë agjenci të cilat dolën me rezultate, ndërsa vitin që shkoi rrallë janë paraqitur dy apo tre anketa për të njëjtën gjë në të njëjtën periudhë. Madje edhe për referendumin pati vetëm katër agjenci të cilat publikuan anketa (në distancë prej dy muajsh). Për dallim prej kësaj, në SHBA për shembull, janë mijëra anketa politike vazhdimisht, ndërsa për shembull vlerësimi për punën e presidentit (Tramp në këtë rast) bëhet në bazë ditore prej së paku dy apo tre agjencive (mund t’i shihni në faqen RealClearPolitics). Ngjashëm është edhe në Evropë – nga Poll of Polls faqja për të gjitha anketat dhe zgjedhjet politike të rëndësishme deri tek Euro Barometar – uebfaqja zyrtare e Komisionit Evropian për mendimin publik të qytetarëve të Unionit për të gjitha çështjet e rëndësishme që i tangojnë. Do të thotë po, janë të nevojshme më shumë anketa në Maqedoni dhe analizim më i shpeshtë i mendimit publik në shumë tema, veçanërisht për zgjedhjet dhe për njerëzit që duhet të zgjidhen në funksionet më të rëndësishme në shtet.

Pyetja e dytë është nëse emri i dikujt duhet të gjendet në listat anketuese ose jo dhe kush vendos për atë (përfshirë edhe nëse ata duhet të pyeten). Sipas meje, secili që merret (ose është marrë dikur) me funksion publik (veçanërisht shtetëror), mundet (dhe duhet) të jetë lëndë e kontrollit të opinionit publik për të/atë. Konsideroj se është nder kur emri i dikujt përmendet (dhe kontrollohet) në konteskt të kandidatit për president të Republikës, pavarësisht rezultateve të anketës (për këtë diçka më shumë, më poshtë në tekst). A duhet ata të japin leje për atë, mund të jetë diskutabile në kuptim të nevojave të rritura dhe angazhimeve për mbrojtjen e privatësisl, pro siç tha një profesor në ditët e mija studentore, i cili ka vendosur të merret me punë publike (por duhet të jetë funksion shtetëror, ja edhe shkrimi i kolonave është pjesë e kësaj sfere publike), duhet të pajtohet se me atë e humb privatësinë dhe se njerëzit do të flasin/komentojnë për të/atë. Edhe unë nuk dua të flitet për mua (ndërsa është në rregull gjithsesi të komentohet dhe të debatohet ajo që e flas dhe shkruaj), veçanërisht jo kur flitet keq (ndërsa kush do të dëshironte) për mua si person, ndërsa më së paku kur flitet në mënyrë jo të saktë (siç kam shkruar më lartë për shembull). Por jam pajtuar me këtë, se gjëra të tilla do të ketë dhe vazhdimisht do të ndodhin sado që nuk dua, dhe unë gjithsesi nuk mund t’i pengoj. Kështu, vlerësoj se për çdo person i cili është përmendur në opinion si president i mundshëm i ardhshëm i Maqedonisë, duhet kontrolluar mendimi i qytetarëve dhe besimi ndaj tyre.

E tani për rezultatet (jo ato konkrete në anketën e fundit por në përgjithësi). Përsëri, duhet të dihet se çfarë është pyetur në anketat dhe si të interpretohen përgjigjet, gjegjësisht rezultatet. Një është për shmbull, kur pyetet për besimin në një person konkret (apo institucion), ndërsa tjetër është kur bëhet krahasim i më shumë personave (apo partive për shembull).
Për besimin real ndaj dikujt mund të flitet vetëm kur është pyetja e mëvetësishme. Madje edhe atëherë ka dallim se si shtrohet pyetja. Një është të pyetet: a keni besim në XY?, ndërsa ndryshe është nëse pyetet: a e miratoni punën e personit XY? (pyetjea e parë më shpesh shtrohet tek ne, ndërsa e dyta është pyetje e zakonshme në SHBA për besimin e presidentit Kongresit dhe/apo politikanëve dhe institucioneve të tjera). Prandaj duhet pasur kujdes edhe gjatë komentimit, se rezultati i marrë për një pyetje në të cilën ka pasur më shumë kandidatë (ndëra ka mundur të zgjdihet vetëm një), nuk flet për besimin ndaj kandidatit konkret, e as për rejtingun e tij personal, por për marrëdhënien momentale në krahasim me kandidatët e tjerë në pyetjen konkrete. Kjo veçanërisht kur ka shumë emra në lsitë (siç ishte anketa e fundit.) Po, jam dakord se shumë më tepër duhet të debatohet për gjërat më të rëndësishme që sondazhet i zbulojnë sesa krahasimin e kandidatëve të mundshëm (sidomos që disa prej tyre me siguri nuk do të marrin pjesë në garën presidenciale, duke përfshirë edhe liderët e partive më të mëdha që figurojnë në këtë sondazh), i cili sondazh me siguri do të jetë shumë i ndryshëm kur mbeten vetëm kandidatët e përzgjedhur për garë. Dhe po, jam i kënaqur që një nga ato çështje të rëndësishme të ngritura nga diskutimi është besimi i ulët në politikanët (dhe më gjerë, në institucione dhe parti). MCMC me vite i ndjek këto trende dhe po, për të diskutuar është se pse gjyqësia me vite është në degët më të ulëta të besimit, diçka mbi 20%, ndërsa rrallë duke tejkaluar 30%, ndërsa në nviel të ngjashëm janë edhe partitë politike. Edhe organizatat qytetare, në të cilat është MCMS edhe pse janë më të mira (zakonisht janë mbi 40%), rrallë kalojnë në besim të shumicës (mbi 50%). Dhe pse në atë mbi 60% (ndërsa askush akoma nuk ka arritur besim prej mbi 70%) vazhdimisht janë Armata e RM-së, zakonisht edhe policia si edhe kishat/bshkësitë fetare? Atje deri vitin e kaluar ishte edhe Prokuroria Publike Speciale, por edhe këtë vit ata ranë nën 50%. Dhe po, për diskutim është pse besimi (dhe rejtingjet) tek politikanë dhe partitë janë në mesin e më të ulëtave (me edhe një tregim se tek ne rrallë matet besimi në persona konkretë, zakonisht është rejtingu në raport me politikanët e tjerë aktual dhe/apo funksionarët)!

Të përfundoj edhe me një koment për zgjedhjen e Komisionit të ri për parandalimin e korrupsionit i cili gjithashtu ishte në mesin e institucioneve me besimin më të vogël viteve të fundit. Me shumë skepticizëm u prit procesi për zgjedhjen e anëtarëve të rinj, veçanërisht për shkak të sjelljes së ligjit në mënyrë të shpejtë, pas edhe një “seance ndërpartiake të natës të dakordimit dhe/apo pazareve, duket se megjithatë me metodën e re të opinionit në zgjedhje dhe pjesëmarrjes së organizatave të shoqërisë civile dhe medieve në marrjen në pyetje të kandidatëve, në mënyrë të rëndësishme u dha kontribut që të arrihet drejt një përbërje më të mirë të Komisionit. Megjithatë, pati edhe nga ndonjë kandidat më të mirë që nuk u zgjodhën, por megjithatë është e sigurt se pjesa më e madhe e të përzgjedhurve ishin në mesin e kandidatëve më të mirë. Shpresoj se edhe me vetë përzgjedhjen, do të rritet besimi në Komision, por gjithsesi detyrë e tyre do të jetë këtë besim ta arsyetojnë dhe rrisin me punën e tyre… a po, puna e jonë (e MCMS-së) është ta kontrollojë këtë besim në anketat e radhës!

*Shkrimi është shkruar eksluzivisht për Inbox7. Për çdo ribotim duhet marrë leje nga redaksia. Inbox7 jo gjithmonë pajtohet me qëndrimet e autorëve në rubrikën e debatit

Latest posts by Администратор (see all)