Data e sotme
December 5, 2019
Foto: Print-skrin nga emisioni 360 në AlsatM

Rendi botëror në krizë

Shkruan: Denko Maleski

 

Bota në të cilën lindi gjenerata ime ngjante me atë përshkrimin e famshëm të Thomas Hobs: shtetet si fortesa njerëzore, në qëndrimin e gladiatorëve që godasin njëri-tjetrin, me garnizone dhe topa në kufijtë e tyre, duke spiunuar vazhdimisht fqinjët dhe duke u përgatitur për luftë. Dallimi nga kohët e hershme ishte se kjo luftë bërthamore do të ishte e fundit. I lindur pas Luftës së Dytë Botërore, brezi im, pothuajse dyzet vjet, jetoi në hijen e këtij konflikti, në hijen e quajtur “Lufta e Ftohtë”. Atëherë, kontinenti ynë, Evropa, u nda në dy pjesë Lindje dhe Perëndim. Në fakt, ishte një vijë ku, duke ndjekur ushtritë okupuese naziste, u takuan ushtritë e fuqive perëndimore dhe BRSS. Me kalimin e kohës, ajo linjë u shënua nga raketat bërthamore me rreze të mesme dhe me rreze të shkurtra veprimi, si plotësim i silosëve të tmerrshëm të mbushua me raketa të mëdha ndërkontinentale të fshehura nën tokën e forcave kryesore rivale. Meqë rakatat bërthamore nuk mund të futeshin në ujë, nëndetëset e armatosura me armë të tilla hynë në modë, duke udhëtuar në brigjet e vendeve të bllokut të armikut.

Dhe kur ndarja ideologjike mendohej të ishte fati ynë në shekullin e 21, një nga dy fuqitë e mëdha thjesht depërtoi nën barrën e padurueshme të garës së armatimit. BRSS-ja pushoi së ekzistuari dhe pushteti i saj pushtues, u tërhoq në kufijtë e shtetit të ri rus. Boshllëku u mbush me fuqinë dhe vlerat e demokracive perëndimore. Shpejtësia e transformimit të vendeve të Evropës Lindore në shoqëri demokratike mund të parashikohet relativisht lehtë. Ata që kishin përvojë demokratike në të kaluarën, si Republika Çeke, për shembull, u nisën me hapa të shpejtë përpara: së pari drejt shpërbërjes paqësore të dakorduar të dy shteteve Republika Çeke dhe Sllovakia, ndërsa më pas me vendosjen e demokracisë. Pasuan anëtarësimi në NATO dhe BE. Ata që nuk kishin një ditë të demokracisë në historinë e tyre, si për shembull Jugosllavia, u bënë viktima të nacionalizmit që, sipas përkufizimit, prodhojnë luftëra. Pasoi rënia e dhunshme e federatës përmes luftërave brutale etnike dhe problemet me demokracinë dhe rimëkëmbjen ekonomike të republikave nga jugu i federatës.

Kur përfundoi debati në Amerikë në favor të përhapjes së aleancës ushtarake perëndimore, dhe jo të ndërtimit të një strukture të përbashkët evropiane të sigurisë me Rusinë, dyert u hapën për vendet e Evropës Qendrore. Në fillim të viteve 1990, isha dëshmitar i një gare ethesh për të arritur qëllimin – anëtarësimin në NATO dhe BE. Në konferencat e NATO-s, përfaqësues të vendeve të Evropës Lindore, qëndronin në radhë vetëm për t’i thënë disa fjalë në favor të vendeve të tyre. Ata që arritën të bashkoheshin në shtëpi rreth qëllimeve strategjike, shkonin përpara shpejt. Të tjerët, si Sllovakia, e cila kishte probleme me autoritarizmin ndaj Meçiarit, ish-boksier, duhej të pastronin së pari me të dhe me regjimin e tij. Ne nuk jemi në NATO, por NATO ka hyrë në Hungari, më tha me gëzim një diplomat i tyre, duke shpjeguar se aleanca ka vendosur bazat e saj për shkak të afërsisë me luftërat jugosllave. Megjithatë, Havel nga Republika Çeke do të deklarojë se suksesi më i madh i tij është anëtarësimi i vendit në NATO, me çka i siguroi kështu të paktën njëzet vjet paqe. Ne, nga Jugosllavia, të verbër me nacionalizmin, dhe injorantë për realitetet e politikës botërore, dëshironim ose paqe të përjetshme ose asgjë, ose sipas nesh ose asesi. 200,000 njerëz u vranë në ish-shtetin.

Kaluan tridhjetë vjet nga rrëzimi i Murit të Berlinit, periudhë në të cilën shtetet e Evropës Lindore u integruan në rendin global botëror, duke u përshtatur në rregullat dhe strukturën e tij. Sot, tre dekada më vonë, rregulli global, të tillë siç e njohim deri më tani është në krizë. Dramatike janë mospajtimet e brendshme midis aleatëve perëndimorë ndërsa Amerika e fuqishme e cila mendon se mundet vetë me politikat e veta e minon multilateralizmin në të cilin edhe vetë ka investuar nga fundi i Luftës së Dytë Botërore.

Disa thonë se po shpërbëhet edhe ideja për rregull ndërkombëtar global i bazuar në rregullat e përbashkëta dhe strukturën globale të organizuar ose të paktën se mezi mund të mbahet. Në të ardhmen do të jemi dëshmitarë të rivalitetit të rritur midis forcave të mëdha. Parë në aspektin ideologjik do të rritet rivaliteti i demokracive kundrejt kapitalizmit autoritar të Rusisë dhe Kinës. Nga rezultati i këtij rivaliteti do të varet fati i vetë demokracisë. Me Kinën si hegjemon të sistemit botëror të shteteve, për shembull, demokracia dhe të drejtat e njeriut do ta humbisnin rëndësinë të cilën e kanë sot. Dështimi i Marrëveshjes për ndalimin e raketave me rreze të mesme dhe të shkurtra veprimi e kontraktuar në vitin 1987 midis Moskës dhe Uashingtonit, kjo tragjedi për siguri evropiane dhe botërore është sinjal se rivaliteti midis forcave të mëdha është më i shprehur se që shihet me sy. A do të fillojnë të vendosen raketa të reja bërthamore përgjatë linjës së re të ndarjes në Evropë? Amerika tashmë e akuzoi Rusinë për shkeljen e dispozitave të marrëveshjes derisa Rusia e mohon. A është duke u përgatitur stuhi politike në shoqërinë ndërkombëtare të shteteve?

Parashikimet nuk janë të mira. Jemi duke heshtur, edhe pse për të mos i përsëritur gabimet, duhet qartë të tregojmë se edhe për shkak të nacionalizmit tonë jo të matur, shteti ynë i lëshoi “kohërat e arta” të Perëndimit. Çmimi i këtij nacionalizmit tonë ishte që mbetën jashtë NATO-s dhe BE-së, në kohëra kur pati bollëk dhe para dhe stabilitet. Tani gjithçka është më e vështirë. Megjithatë, lajmi i mirë është që Maqedonia në moment të fundit gjeti strehimore midis demokracive.

Tani kemi të drejta të cilat dalin nga aleanca në pikëpamje të mbrojtjes tonë por kemi edhe përgjegjësi. NATO, është aleancë e demokracive të cilat ndajnë vlera të përbashkëta, dhe jo vetëm aleancë ushtarake. Sistemi demokratik, ndërtimi i tij dhe zhvillimi është tërësisht në kompetencën tonë dhe këtu është edhe testi më i madh i anëtares së re të aleancës – Republika e Maqedonisë së Veriut. Se NATO nuk është organizatë e cila zgjidh probleme vendore. Përfundimisht edhe Franca ishte në NATO në vitin 1958 kur partitë e çuan vendin në prag të luftës qytetare.

 

*Shkrimi është shkruar eksluzivisht për Inbox7. Për çdo ribotim duhet marrë leje nga redaksia. Inbox7 jo gjithmonë pajtohet me qëndrimet e autorëve në rubrikën e debatit