Data e sotme
August 23, 2019

PËR GJUHËN DHE NDJENJËN KOMBËTARE

Shkruan: Trifun Kostovski

 

Të nderuar lexues,

Do të doja të përqendrohem në njërën prej temave më delikate dhe do të thoja dhe më të rrezikshme, veçanërisht në kontekste si tonat, të cilat për nga natyra janë multietnike dhe të cilat supozojnë brishtësinë identitare. Kjo është tema për identitetin kombëtar dhe gjuhën, që, gjithsesi është shprehje e përkatësisë nacionale.

Arsyeja për këtë kolonën time ishte pjesëmarrja e ministrit të Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov në televizionin kombëtar bullgar, ku drejtuesi i emisionit, në mënyrë shumë të padenjë iu drejtua ministrit tonë me fjalët “Në cilën gjuhë po flasim ne sot në emision”, të cilës ministri iu përgjigj në mënyrë dinjitoze “Ju në gjuhën bullgare ndërsa unë në gjuhën maqedonase”.

Sot, në shekullin 21, ne maqedonasit akoma luftojmë për njohjen tonë, ndërsa që të jetë më i madh paradoski, këtë betejë me angazhimin më të madh e udhëheqim me fiqnjët tanë.

Të dashur lexues, për aq sa di nga historia, kombet vijnë në jetën reale në fund të shekujve XVIII dhe XIX. Tek ne maqedonasit, kjo ndjenjë kombëtare lind në fund të shekullit XIX dhe fillim të shekullit të XX. Rrethi i Maqedonisë është burimi i vërtetë i të gjitha problemeve që në të kaluarën ishin arsyet për luftërat dhe mos e bëftë Zoti, kjo mund të ndodhë edhe në të ardhmen. Trajtimi i Maqedonisë në fund të shekullit XIX dhe në fillim të shekullit XX, para shpërbërjes së Perandorisë Osmane, ishte si vend i askujt, ku të gjitha shtetet rreth nesh pretendonin se ishte vendi i tyre.

U bënë dy luftëra ballkanike dhe dy luftëra botërore, ku ne maqedonasit ishim një monedhë për t’u prishur. Unë dua t’i porosis të gjithë fqinjët që kanë iluzione dhe pretendime që të mos na përvetësojnë si bullgarët, serbët apo grekët, se kombi maqedonas ka lindur dhe ekziston në mënyrë autonome. Po, pajtohem, është kombi më i ri është nga të gjitha kombet në mjedisin tonë, por kjo nuk minimizon rëndësinë dhe sovranitetin e tij.

Duke filluar nga Kërste Petkov Misirkov dhe përmes disa veprimtarëve të tjerë e duke përfunduar me Bllazhe Koneski e formuan armën tonë më të fortë, e ajo është gjuha maqedonase. Gjuha është referenca kryesore identitare e çdo kombi.

Të nderuar miq të mi nga Bullhgaria, Serbia, Shqipëria, Greqia, Kosova, respektoni ndjenën time kombëtare dhe mos bëni gabime të cilat munden përsëri ta fusin të gjithë rajonin në trazirë politike, e cila mund të shndërrohet edhe në stuhi ushtarake të padëshiruar.

Janë të njohura fjalët e mbretit të fundit malazez Nikolla i cili thotë: “Humbe betejën?… mos u brengos do ta kthesh.. Humbe luftën?… mos u brengos do ta kthesh, mirëpo po qe se e humb gjuhën atëherë nuk do të ekzistosh më”.

Unë nuk kam asnjë dyshim dhe nuk kam dilema identitare – unë jam maqedonas që ka trashëgiminë e vet kulturore, tiparet specifike kulturore dhe gjuhën time, të cilat janë të regjistruara si të veçanta në Kombet e Bashkuara. Në vend që të ndërtojmë një të ardhme që do të bazohet në respektimin e diversitetit, por edhe bashkëpunimin me të gjitha kombet rreth nesh me gjërat që na lidhin, dhe këto janë, mbi të gjitha, tradita të ngjashme, kulturë të ngjashme, tryezë të ngjashme, ne varrosemi në gropa ksenofobike ose hegjemonike , në të cilat e varrosim të ardhmen tonë individuale dhe të përbashkët.

Të nderuar bullgarë në Bullgari, si edhe ata të cilët ndjehen bullgarë në Maqedoni më respektoni si maqedonas dhe besoni atëherë do të bëhemi si farefis i vërtetë.

Mos më prekni aty ku më së shumti dhemb, e ajo është përkatësia ime kombëtare, gjuha ime, kultura ime. E njëjta vlen për të gjithë fqinjët rreth nesh, veçanërisht për grekët dhe shqiptarët.

Edhe krahas asaj se ne mund të jemi fëmija më i ri në të gjithë mjedisin gjeopolitik ballkanik sa i përket formimit të një shteti kombëtar, megjithatë, është e nevojshme të pranojmë se ekzistojmë në mënyrë sovrane dhe autonome. Vetëm nëse silleni në mënyrë egalitare ndaj nesh, do të mund utopinë për një të ardhme të përbashkët ta transformojmë në realitet dhe ta forcojmë rajonin në mënyrë thelbësore.

Akoma më tingëllojnë fjalët e kryetarit të ASHAM, akademikut Taki Fiti, i cili më tha se ish-presidenti i Akademisë bullgare të Shkencave dhe Arteve, akademiku Vodeniçarov, duke e dëgjuar gjuhën letrare maqedonase ka deklaruar se “Gjuha maqedonase është gjuha më romantike prej të gjitha gjuhëve sllave që ekzistojnë në rruzullin tokësor”.

Unë jam i lumtur dhe njëherësh shumë krenar që këtë konkluzë e jep një personalitet shumë i fuqishëm dhe eminent nga Bullgaria.

Motoja për të ardhmen do të thotë: të ndërtojmë ura të cilat do t’i lidhin të gjithë popujt e Ballkanit dhe ta pranojmë se rajoni na takon të gjithëve në mënyrë të barabartë.

Prej meje kaq, ndërsa ju mendoni nëse akoma ka të drejtë jetese romantizmi nacional të cilin e nxisin disa struktura të caktuara nga fqinjësia jonë.

 

*Shkrimi është shkruar eksluzivisht për Inbox7. Për çdo ribotim duhet marrë leje nga redaksia. Inbox7 jo gjithmonë pajtohet me qëndrimet e autorëve në rubrikën e debatit