Data e sotme
March 21, 2019

PRIFTËRINJTË QË SHKOJNË MIRË ME NJËRI-TJETRIN EDHE TË PREMTEN HANË DHJAMË

Do të jetë interesante nëse ish-spikeri i Kuvendit ka bërë pazare në llogari të kokës së ish-liderit të tij Gruevski. Nëse flet, nëse dëshmon për atë se kush është kryekomandanti për ngjarjet e 27 prillit të para dy vjetëve. Nëse diku dikujt i ka premtuar se gishtin tregues e ka drejtuar nga Budapesti

Shkruan: Zoran Ivanov

 

Farsë e javës ishte seanca e natës në Kuvendin e Maqedonisë. BDI ia shpëtoi kokën Veljanoskit. E paralajmëroi atë fillimisht me ikjen e anëtarit të saj nga komisioni për çështje të imunitetit dhe mandateve dhe spikeri Xhaferi, njeriu i ekipit të aktorëve të njëjtë, një natë më vonë tregimin e përfundoi një minutë pas orës dymbëdhjetë, menjëherë pas ziles për tajmingun. Nënkuptohet, ndihmuan disa statistë të animuar të LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së. Aktrim a la burlesk. Çfarë qytetarë, çfarë drejtësie, çfarë gjykate e çfarë bakraçi. Priftërinjtë që shkojnë mirë me njëri-tjetrin edhe të premten hanë dhjamë. Shteti partiak me shtabe partiake mundet në NATO, ndërsa për në BE do të presë pak më shumë. E pandershmja qëndron këtu se qytetarët në sy i bëjnë të verbër.

Pas gjithçkaje që ndodhi, a do të japë shpjegime Xhaferi pse shfaqjen e projektoi për vetëm tri orë dhe në sytë e të gjithë opinionit, gjoja spontanisht, seancën e udhëhoqi drejt cajt not. A do të japë shpjegim Bogoevski se si ashtu në mënyrë profesionale, në stilin Xharovian, e servoi rezultatin e pazgjidhur të komisionit. A do ta bëjnë këtë të njëjtën për rolet e tyre edhe Mitrevski, Milloshoski, Grubi, Ilievski, Zekiri, Kamçeska dhe aktorët e tjerë aktiv të Kuvendit. A do të tregojnë se pse atë natë në mënyrë të pakripshme e bënin opinionin të marrë, ndërsa veten mediokër.

Me gjithë distancimin se dikush prej të involvuarve nuk ka qenë i informuar për skenarin, BDI do të duhet të japë sqarime për urdhrin e dukshëm partiak për ikjen e deputetit të tij nga seanca e komisionit kuvendor kompetent. Në vend të shpjegimit të kotë se zonja zëvendësanëtare nga i njëjti shtab partiak nuk është prej këtu, por diku nga Alaska dhe i është dashur shumë kohë që të mbërrijë në tempullin e mashtrimit, të njëjtën duhet ta bëjë edhe kryetari i Komisionit. Edhe ai në mënyrë të saktë ta elaborojë arsyetimin e tij dhe të tregojë se pse për shembull, nuk dërgoi një makinë për zëvendësen e të arratisurit. Kjo veçanërisht se që atje, nga komisioni amë u dha sinjali i parë eklatant se bëhet fjalë për marrëveshje.

Kurdisje manipuluese ndërpartiake. Gjithçka tjetër është vetëm farsë. Shfaqje naive e amatore. Skenarin e njëjtë në përbërje më të gjerë LSDM, BDI dhe VMRO-DPMNE e vazhduan dhe e aktruan edhe gjatë seancës kuvendore. Edhe gjatë ditës së ardhshme në vend se të fshihen diku prej opinionit, ja për shembull mundeshin në Maldive, pse jo, dolën nëpër pres konferenca.

Vazhduan të krijojnë mjegull para fytyrës dhe akuza të ndërsjella me vokabularin e tyre të njohur nga fishekë të zbrazur. Nuk e kuptuam nëse janë turpëruar për veprimet, mirëpo pas tre dekadash demokraci do të duhej. Janë të rritur dhe të pjekur politikisht. Thjeshtë më nuk u ngjajnë tregime kaq të lira. Mundeshin thjeshtë dhe menjëherë, në po ato shtabe partiake të dakordohen dhe pa na hedhur tym fytyrës t’i përgjigjen gjykatës se nuk e japim Trajkon. Edhe politikanë aktualë edhe njëherë fuqishëm konfirmuan se me ta vendi as nga larg nuk është i përgatitur për standarde evropiane. Se projeksionet shtabore pas kuintave për drejtësi janë më relevante se procedurat gjyqësore. Madje edhe të Larmët u zhdukën nën vorbullat partiake. Se partitë janë institucioni më i fuqishëm dhe se qytetarët e kanë humbur shtetin e tyre.

Si priftërinj që shkojnë mirë me njëri-tjetrin edhe të premten hanë dhjamë LSDM, BDI dhe VMRO-DPMNE i ndanë rolet dhe luajtën lojëra para auditoriumit të mashtruar qytetar. Gjithsesi, çështja kryesore është motivi edhe kjo lojë të vihet në repertorin e tempullit të mashtrimeve. Kujt dhe pse i nevojitej tani. Cilat dhe çfarë arsye do të ishin ato që udhëheqësit e partive t’i sabotojnë, t’i rezistojnë gjykatës dhe drejtësisë. Konkretisht për imunitetin e deputetit Veljanoski. Ose është kjo megjithatë marrëveshje për interesa më të larta shtetërore. E gjithë kjo tani për tani mund vetëm të supozohet. Por gjithsesi, do të jetë interesante nëse ish-spikeri i Kuvendit ka bërë pazare në llogari të kokës së ish-liderit të tij Gruevski. Nëse flet, nëse dëshmon për atë se kush është kryekomandanti për ngjarjet e 27 prillit të para dy vjetëve. Nëse diku dikujt i ka premtuar se gishtin tregues e ka drejtuar nga Budapesti.

Gjatë kësaj jave, kush e di se për të satën herë, tre partitë më të mëdha politike e shkelën vendin për fyti. Prodhuan ngjarje të re që t’i fshehin pasojat për arsye të mëparshme ose për arsye të tjera fitimprurëse ose të rëndësishme për ta. Për shembull për atë se kush sa ngazëllehet për punësimet aktuale dhe për të kaluara dhe punësimet familjare. Tani aktual është imuniteti, ndërsa shpejtë do të vijë edhe diçka e tretë. Institucionet janë pushtuar prej ushtarëve partiakë. Ndërmarrjet shtetërore, publike dhe shërbimet e tjera buxhetore, gjithashtu. Dëshironi punësim, përmes partisë. Dëshironi tender, përmes partisë. Dëshironi bursë, përmes partisë, dëshironi zhvillim, gjithashtu përmes partisë, dëshironi projekt, përmes partisë. Dëshironi jetë edhe atë përmes partisë. Truku më i ri nepotizmit të shkatërrohet me nepotizëm e konfirmon atë populloren për agjërimin e të premtes të priftërinjve.

Që këtu çfarëdo që të jetë në pyetje me aferën me imunitetin e deputetit dhe ish-kryetarit të Kuvendit dhe me rolin e tij në atë të enjte të përgjakshme ose do të kthjellohet shpejtë ose sipas recetës së provuar njëherë edhe ajo do të turbullohet me hi. Përvojat me udhëheqjen e shtetit tregojnë se arsyet për marrëveshjet ndërpartiake pas kuintave nuk janë interesante për të çuar drejtësinë. Askush më nuk i beson politikës. Të gjitha besimet shpejtë vihen në bixhoz. Për një muaj e gjysmë partitë i pret ballafaqim i ri me qytetarët. Por madje edhe ky fakt sikur nuk i prek. Sipas shembullit me mimikrinë kuvendore, pa pikë ndërgjegje ata vazhdojnë mashtrimin.

Ka edhe zgjidhje për këtë efekt të ri të Rashomonit. Nëse janë kaq të sinqertë edhe në LSDM dhe në BDI, çelësi është në duart e tyre. Nesër le ta shpërbëjnë parlamentin, le të shpallin zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare dhe opinioni t’u besojë në tregimet për mospajtimet midis tyre. Zënka të tilla midis Gruevskit dhe Ahmetit para secilave zgjedhje kemi parë për një dekadë të tërë. A do ta vazhdojë edhe Zaevi tangon e njëjtë me partnerin e përjetshëm në qeveri.

Besimi për njëherë sikur avullon, zgjedhjet presidenciale do të kalojnë ose do të dështojnë, kush po mërzitet më. E njëjta edhe me regjistrimin e paralajmëruar. Kolona etnike përsëri po kthehet në lojë. A qëndron këtu inati i BDI-së ose është PPS ose diçka tjetër. Do të kalojë edhe ky operacion etno statistikor ose për arsye të njëjta sikurse edhe radhën e kaluar sërish do të përjetojë fiasko. Por edhe kjo më është e parëndësishme. Edhe me zgjedhjet presidenciale edhe pa to, edhe me regjistrimin edhe pa të, vendi u shpërngul.

Për të tanët në parti dhe në parlament është e rëndësishme ta kenë njëri-tjetrin. Ta ruajnë njëri-tjetrin, t’i gjenden njëri-tjetrit kur të kenë nevojë që të krijojnë mjegull. Dhe së bashku si priftërinj që shkojnë mirë me njëri-tjetrin të hanë dhjamë edhe të premten.

Të tjerët, të gjithë ne të tjerët, të dielën në kungatë.

 

*Shkrimi është shkruar eksluzivisht për Inbox7. Për çdo ribotim duhet marrë leje nga redaksia. Inbox7 jo gjithmonë pajtohet me qëndrimet e autorëve në rubrikën e debatit

Администратор
Администратор

Latest posts by Администратор (see all)