Data e sotme
May 21, 2019
Foto: Print-skrin nga emisioni 360 në AlsatM

Negociata me BE-në si dënim?

Shkruan: Denko Maleski

Zgjedhjet presidenciale duhet të kalojnë sipas rendit më të mirë dhe në atmosferë demokratike që do të jetë mesazh për fillimin e procesit të negociatave me vendin tuaj, më thotë një diplomat i një shteti të rëndësishëm evropian në një drekë të përbashkët. Ju e dini, shton, se ne shkruajmë raporte për gjendjet politike në vend dhe shpesh ndodhemi para dilemës se çfarë të shkruajmë në to. Nëse e shkruajmë të vërtetëm, i zvogëlojmë shanset për përafrim drejt BE-së, nëse gënjejmë, nuk do të ndjehemi mirë pasi do të sillemi në mënyrë të papërgjegjshme. Diplomati me sinqeritet e thotë këtë i inkurajuar nga raporti im kritik ndaj realitetit tonë politik dhe më pyet se si ta zgjidh dilemën: ta flas të vërtetën apo të gënjej. Përnjëherë, kritika ime ndaj realitetit të Maqedonisë zbehet dhe përpiqem t’i dëshmoj se pa e ngjitur vagonin tonë në lokomotivën evropiane dhe pa filluar të punojmë me kapitujt nën mbikëqyrjen e Brukselit, mundësitë që të dalim vetë me forcat tona prej realiteteve ballkanike janë të vogla. Një vend i vogël si vendi ynë nuk mund të bëjë çrregullime të mëdha për një aleancë prej mbi 500,000 banorë, por lidhjet me aleancën që nga rrënja mund ta ndryshojnë jetën tonë dhe realitetin e Ballkanit. Duhet të mendoni më shumë në aspektin politik, them. Për një vend ballkanik, anëtarësimi në BE është pjesë e një plani paqësor përmes së cilit krijohen kushte për transformimin demokratik të sistemit politik, juridik dhe ekonomik. Shtrojeni pyetjen ashtu siç e kishte shtruar i dërguari i parë amerikan në vendin tonë në vitin 1992, ambasadori Robert Frovik dhe më lehtë do ta zgjidhni dilemën. Ai atëherë e quajti Maqedoninë, “foshnjë nga katrani”. Këto janë fjalë me të cilat përshkruhet një situatë (e keqe) në një vend dhe Perëndimit i tregon dy gjëra: do të jeni pishman nëse ndërhyni dhe ndihmoni dhe do të jeni pishman nëse nuk ndërhyni dhe ndihmoni. Në fund, tek ta, megjithatë mbisundon ndjenja se duhet të bëjnë diçka për ne.
Kur e mendoj, kjo është në bazën e të gjitha intervenimeve perëndimore në punët tona të brendshme: e dhëna se pa angazhimin e tyre, gjërat do të përkeqësohen. Do të thotë, ju sugjeroni të gënjejmë në raportet, thotë diplomati. Jo të gënjeni por ta shikoni “pasqyrën e madhe”, përgjigjem. Përfundimisht, fillimi i negociatave me BE-në është vendim politik i të gjitha vendeve anëtare të cilat duhet të jenë të vetëdijshme se nëse japin datë për një vend për të cilin mendojnë se nuk është tërësisht i përgatitur, ndoshta do të bëhen pishman, por po nuk dhanë datë do të bëhen pishman akoma më shumë. Do të tentoj që këtë që ma thatë ta deshifroj disi kur ta shkruaj raportin, thotë, duke qeshur, diplomati vendi i së cilit mund të jetë në prej pengesave kryesore për fillimin e negociatave me Maqedoninë në vitin 2019. Veçanërisht tani kur Britania e Madhe tërhiqet nga BE-ja. Deri më tani, “tregu” i quajtur zgjerim zhvillohej midis insistimit të thellimit të marrëdhënieve midis shteteve të disa shteteve-anëtare dhe insistimit britanik të zgjerimit.Tani, mbetemi pa politikën britanike dhe dominuese do të jetë ajo e thellimit dhe përforcimit të kritereve për pranim. Unioni sot lëvizë në drejtim të përforcimit dhe thellimit të marrëdhënieve midis anëtareve, para zgjerimit. Të mos u hidherohemi vendeve të cilat dëshirojnë kritere më të ashpra për pranim në aleancën e tyre e aq më pak të përfaqësuesve të tyre në vend të cilët i shkruajnë raportet. Ata i shohin difektet e jetesës tonë, mu si i shohim edhe ne dhe dilema e tyre është e personave të ndershëm: të gënjejnë apo ta thonë të vërtetën. Se, siç më thotë diplomati, nëse shkruajmë se gjithçka është në rregull, politikanët tuaj lirohen, na i tregojnë raportet e njëjta dhe na thonë neve: e shihni se çfarë shkruan në raporte, gjithçka është në rregull! Edhe ju edhe ne e dimë se nuk është ashtu.
E dini çfarë, i them, tridhjet vjet shtet i pavarur janë dëshmi e majftueshme se politika e Maqedonisë mundet kaq vetëm dhe asgjë më shumë. Dhe e përsëris se dilema e madhe është se si të ngjitet vagoni i Maqedonisë në lokomotivën evropiane, se këto janë potencialet tona, kaq është energjia jonë. Pati edhe kohëra kur mendoja më ndryshe. Diku në fillim të pavarërisë thashë se ne si popull dhe si politikë duhet ta tejkalojmë veten nëse duam të kemi sukses si vend i vogël. Si “tejkalohet vetja”? A ekziston një mundësi e tillë. Mbase ekziston mirëpo ne nuk jemi të krijuar nga një material i tillë. E gjithë përvoja më mëson se ajo që jemi, jemi. Dhe do të jemi edhe për një kohë të gjatë nëse gjërat na lihen në duar neve. I përhumbur duke shikuar në monitorin e kompjuterit tim, po mendohesha për diçka që kisha mbetur pa ia thënë diplomatit: mos mendoni se me rekomandimin për fillimin e negociatave me BE-së i kontrolloni politikanët e këqij, mendoni se në atë mënyrë i ndëshkoni dhe do ta keni më të lehtë.

 

*Shkrimi është shkruar eksluzivisht për Inbox7. Për çdo ribotim duhet marrë leje nga redaksia. Inbox7 jo gjithmonë pajtohet me qëndrimet e autorëve në rubrikën e debatit

Latest posts by Администратор (see all)