Data e sotme
May 21, 2019

PRESIDENCIALET – ZGJDHJE MIDIS DJE DHE TANI

Nëse Siljanovska dhe mentorët e saj dëshirojnë më shumë vota, atëherë duhet shpejtë ta ndryshojnë jo vetëm retorikën por edhe t’i ridefinojnë qëndrimet e tyre për statusin e shtetit

Shkruan: Zoran Ivanov

Nëse Siljanovska dhe mentorët e saj dëshirojnë më shumë vota, atëherë duhet shpejtë ta ndryshojnë jo vetëm retorikën por edhe t’i ridefinojnë qëndrimet e tyre për statusin e shtetit.
Shkruan: Zoran Ivanov
Midis Gordana Siljanovskës me Maqedoninë deri më tani edhe Stevo Pendarovski me Maqedoninë prej tani, do të vijojë fushata presidenciale si edhe vetë akti i votimit më 21 prill. Atë ditë zgjedhore edhe në shoqërinë e Blerim Rekës si kontrapikë e votave të koalicionit të shqiptarëve të Maqedonisë.
Që të tre kandidatët jopartiakë dhe të pavarur. Siljanovska nga VMRO-DPME dhe koalicioni, Pendarovski nga LSDM dhe kolicioni, Reka nga opozitaret Aleanca dhe Besa. Ideja e Selës dhe e Kasamit me Rekën, duket është akoma më e dukshme për t’i izoluar Ahmetin dhe BDI-në nga trupi votues i elektoratit shqiptar. Betejën me integristët ata e filluan në zgjedhjet e kaluara kur pas qeverisjes së tyre thuajse prej dydekadash në koalicion ua përgjysmuan edhe rejtingun edhe fuqinë kuvendore. Përmes kandidatit të përbashkët opozita e tyre tani synon t’ia dërgojë mesazhin BDI-së se në zgjedhjet e ardhshme parlamentare do ta “mbysin”.
Në situatën zgjedhore aktuale, BDI nga ana tjetër është barrë për Pendarovskin. Balast i koalicionit i cili do t’ia heq votat e bashkëqytetarëve shqiptarë të cilët do ta mbështesnin mirëpo jo në shoqërinë e Ahmetit. Logjikisht, për këtë arsye një grusht i arsyeshëm prej këtyre votave në raundin e parë do të shkojnë në llogari të Rekës. Por prandaj kandidati i pushtetit konsideron në raundin e dytë kur të paktën një pjesë e mirë e votuesve shqiptarë të motivuar do të dalë në votime më 5 maj. Pastaj në mënyrë pragmatike, kundrejt retorikës regresive që e manifeston Siljanovska, është reale të pritet që votën e tyre ata t’ia japin Pendarovskit. Prandaj, pavarësisht nga numri i votave që do të kishin rënë në rrethin e dytë në llogari të Siljanovskës ato as nga afër nuk do të jenë të mjaftueshme për një fitore zgjedhore. Pjesëmarrja e saj në këto zgjedhje paraprakisht po humbet në të gjitha variantet. Kandidatura e saj është vetëm një lakmus për Mickovskin me rezultat zgjedhor dinjitoz për ta forcuar pozitën e vet udhëheqëse në parti.
Siljanovska nuk është staf politik i pakuptimtë. Por në këto zgjedhje, në kurriz të dinjitetit të saj dekadësh si profesoreshë, ajo me vetëdije zgjodhi të jetë vegla, barometri i krahut jofleksibil, nacionalist që s’është më në trend i VMRO-DPMNE dhe të kërkojë vota nga votues të dëshpëruar dhe të lënduar emocionalisht nga kompromisi me Greqinë.
Vetëviktizimi i saj është në pikëpamjet e saj politike me një vend nga një e kaluar e pakthyeshme. Është thjesht i pamundur, i pamundur rikonstruimi prej saj i proceseve integruese kontestuese përmes Marrëveshjes së Prespës. Dhe këtë njerëzit e dinë. Gjithsesi se ajo do të ketë mjaft vota. Jo për arsye se njerëzit besojnë në premtimet e saj të parealizueshme, por pasi elektorati është plural, emocional, që atje edhe joracional. Natyrisht, pikët e saja më së shumti do të jenë partiake dhe nga kampusi i qytetarëve me bindje më të ndryshme politike madje edhe ideologjike prej atyre të kundëkandidatit të saj. Por, asesi për shkak të gënjeshtrave se do ta prish marrëveshjen, ndërrojë kushtetutën apo emrin. Siljanovska që në start promovoi ndarje, vokabular dhe retorikë të cilat nuk guxojnë të jenë karakteristikë e bashkueses, nënës së ardhshme të kombit siç e quajti mentori i saj i partisë.
Arsyeja e dytë dhe më e rëndësishme se pse Siljanovska asnjëherë nuk do të bëhet gruaja e parë presidente e Republikës së Maqedonisë së Veriut është fakti se ajo, me inercie të doktrinës aktuale të promovuesit të saj partiak, e vazhdon retorikën e mbjelljes së mjegullës para realitetit lidhur me ndryshimet e ndodhura me kompromisin me fqinjin jugor. Madje edhe lideri i opozitës greke, gjithashtu nacionalisti i madh dhe ksenofobi Micotakis, me supe të ulura dhe me ton të butë, këtyre ditëve qartë porositi se marrëveshja nuk është sipas dëshirës së tij por se nuk ka zgjedhje tjetër përveç se ta respektojë. Jo se Siljanoska këtë nuk e ka dëgjuar. Por edhe pa këtë sinjal ajo gjithsesi e di, por njerëzve këtë nuk ua thotë, se shteti për presidente të së cilës kandidohet, në botë është pranuar me pozitën e re të saj kushtetuese dhe të definuar si Republika e Maqedonisë së Veriut.

Që këtu, nuk është e qartë se pse Siljanovska akoma nuk e ripozicionin rolin e saj të kandidates për funksionin për të cilin pretendon. Në secilën prej paraqitjeve të deritanishme, ajo me këmbëngulje, sikur lufton për fronin e partisë, premton prioritete që janë provokim i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, ndryshim të pushtetit, rishikim kushtetues dhe paqartësi të ngjashme. Shpresat e tilla të parealizueshme të cilat ua ofron qytetarëve, akoma më shumë e largojnë nga ambicja e madhe, pas abstenimit prej dy vite e gjysmë prej kësaj sfere turbulente të vrazhdë në derë të madhe të kthehet në politikë. Ndërsa emocioni kuazipatriotik mbi të cilin, si edhe partia e saj promovuese, tani shkel Siljanovska, është pikërisht variant humbës. Kjo për një arsye të thjeshtë që Marrëveshja e Prespës sado që është e keqe, ajo është racionale dhe është dera e vetme e mundshme për integrimet të cilat gjithmonë kanë qenë pjesë përbërëse e programeve të të gjtiha partive politike dhe përcaktimit të shumicës së votave të tyre.
Gjithashtu, në opozitë e veçanërisht kandidatja, duhet ta dinë se qytetarët, dikush më shpejtë e dikush më ngadalë, do t’i tejkalojnë lëshimet e paarsyeshme dhe joparimore. Pasi kompromiset me të mirë apo me të keq, gjithsesi janë futur në kushtetutën e vendit dhe janë pranuar prej të gjitha, për ne, subjektet ndërkombëtare. Siljanoska, akoma është duke e injoruar këtë fakt të pandryshueshëm dhe për gjysmë milion vota për të cilat ëndërron promovuesi i saj partia, megjithatë do të presë pak.
Mbi të gjitha, si në asnjë palë zgjedhje më parë, është e qartë si kristali se në këto në të dy raundet do të zgjidhet në mes të politikës së qorsokakut të Siljanovskës, që është e parealizueshme, e cila bën thirrje për një ndryshim të ngjarjeve të pandryshueshme dhe midis politikës së Pendarovskit i cili do të duhet të ballafaqohet me sfidat që na presin. Në të vërtetë, askush, as nga qeveria e as nga opozita, qytetarët më së shumti nuk e dëshironin ndryshimin kushtetues për shkak të ndryshimit të emrit kushtetues. Por edhe të parët edhe të dytët, shumica e qytetarëve gjithashtu e dinë se gjatë kësaj kohe dhe në këto rrethana rajonale dhe globale, pa integrimet, vendi ishte i rrezikuar dhe pa perspektivë.
Në këto zgjedhje presidenciale zgjedhja është mdis dje dhe tani. Prandaj, nëse që në dy raundet, veçanërisht në të dytin, LSDM dhe VMRO-DPMNE arrijnë t’imtivojnë njerëzit në numër të nevojshëm të dalim në votim, për Siljanovskën kjo garë prej përpara është e humbur. Nëse ajo dhe mentorët e saj dëshirojnë më shumë vota, atëherë duhet shpejtë ta ndryshojnë jo vetëm retorikën por edhe t’i ridefinojnë qëndrimet e tyre për statusin e shtetit.
Ta bëjnë atë në mënyrë të qartë, ashtu si në shkollë si para dërrasës së zezë. T’ua japin qytetarëve atë objektiven dhe përfundimisht ta dallojnë të mundurën prej të pamundurës. Të ndalojnë me shpresat e rrejshe se do ta kthejnë kohën dhe se do t’i ndryshojnë gjërat. Këtë nuk e meritojnë as votuesit e tyre më të besueshëm.
Le të pyesin në Bruksel, Uashington, në Nju-Jork e madje edhe në Athinë, nëse janë të zbatueshme politikat e tyre.
Konkluza është.

 

*Shkrimi është shkruar eksluzivisht për Inbox7. Për çdo ribotim duhet marrë leje nga redaksia. Inbox7 jo gjithmonë pajtohet me qëndrimet e autorëve në rubrikën e debatit

Latest posts by Администратор (see all)