Data e sotme
July 23, 2019
Foto: Print-skrin nga emisioni 360 në AlsatM

Dilema ndërkombëtare dhe vendore e sigurisë

Shkruan: Denko Maleski

 

Siguria kombëtare është çështje primare e çdo shteti, njëjtë siç është mbijetesa fizike çështje primare e çdo individi. Kontrolloni nëse është mbyllur dera hyrëse para fjetjes? Kjo është dilema e juaja personale e sigurisë. Më pas derisa shteti, me monopolin e tij ndaj përdorimit të forcës, është ai që kujdeset për rendin dhe qetësinë e qytetarëve natyra anarkiste e politikës ndërkombëtare i bën shtetet shumë të pasigurta kur bëhet fjalë për qëllimet e shteteve të tjera. Këtu, në mungesë të qeverisë botërore dhe pranisë së subjekteve të armatosura (shteteve) të cilat sjellin vendime autonome për luftë dhe paqe, lind ajo që Xhon Herc e quan “dilemë e sigurisë”, e cila mund të shpjegohet në mënyrën vijuese: Kërkimi i sigurisë tek shteti A prodhon pasiguri tek shteti B, i cili, duke u frikësuar nga qëllimet e shtetit A, ndërmori masa për ta rritur sigurinë e vet, që, nga ana e vet, vetëm e përforcon pasigurinë e shtetit A dhe kështu deri në pafundësi, e ndonjëherë deri në absurditet! Më kujtohet një karikaturë e vjetër në gazetat amerikane, të Luftës së Ftohtë: një gjeneral amerikan hyn me nervozizëm në shtëpi dhe i thotë gruas se sapo kanë konstatuar se Bashkimi Sovjetik ka potencial për ta shkatërruar Amerikën njëqind e një herë, ndërsa Amerika mund ta shkatërrojë rivalin vetëm njëqind herë. Të ballafaquar me këtë absurd, se dikë mund ta shkatërrosh më shumë se një herë, para disa dekadash, forcat e mëdha e ndërprenë garën e pakuptimtë në armatim, e nxitur prej dilemës së sigurisë, dhe filluan përmes marrëveshjeve ndërkombëtare, t’i zvogëlojnë arsenalet e tyre ushtarake.

Me anëtarësimin në NATO, shteti ynë e zgjidh dilemën e vet të sigurisë me fqinjët e vet. Shtetet e vogla në Ballkan me armatat qesharake në miniaturë, nuk do të ishin aspak qesharake kur do të fillonin të luftonin me njëra-tjetrën, duke e zgjidhur përmes konfliktit dilemën e tyre të sigurisë. Kështu, të ulur në tryezë të përbashkët në Bruksel, nën ombrellën e Amerikës, janë udhëzuar në bashkëpunim. Bashkërisht t’i thurin planet e veta të sigurisë. Si rrjedhojë e kësaj, polisa e jonë e sigurisë është në kartën e Aleancës, më saktë në nenin 5 i cili thotë se sulmi ndaj një anëtareje të NATOs është sulm ndaj të gjithëve. Edhe pse këtu duhet ta dimë se nuk ka kurrfarë automatizmi të verbër, sipas së cilit të gjithë do të shkonin në luftë nëse dikush e sulmon Maqedoninë e Veriut, siguria jonë është përforcuar në mënyrë dramatike. Çmimin të cilin ishte e patjetërsueshme ta paguajmë e dimë dhe një popull i mirëarsimuar dhe elita politike me arsimim më të mirë do të dinin mirë, do të dinin guximshëm ta përpijnë dinjitetin dhe nuk do të lejonte shoqëria t’u nënshtrohet emocioneve nacionale me të cilat minohet siguria e shtetit. Duke u nisur prej gjendjeve në këtë botë kaq të papërkryer, këto gjenerata të qytetarëve të Maqedonisë, megjithatë kanë lindur në kohëra fatlume. Nën ombrellën e sigurisë të NATOs, me dilemë të zgjedhur të sigurisë me fqinjët, shteti ynë mund të lavdërohet se paqja është siguruar vite më parë. Së bashku me 70 vitet e kaluara të paqes, kjo do të jetë arritje e madhe në një botë e cila në mënyrë permanente ka luftëra.

A ekziston dilemë e sigurisë në vend? Do të thosha se po/ Pasqyrohet në atë që mund ta ul konfliktin midis partive dhe që do t’i çojë në bashkëpunim, ashtu siç e bën atë NATO për shtetin në tërësi? Ata, mund të bashkohen rreth ndërtimit të shtetit demokratik dhe ligjor. Në këtë fushë ka aq shumë për t’u punuar në shtetin tonë të shkretë, të cilit kur partitë sinqerisht do të mund t’i kushtoheshin, nuk do të mundeshin ta ngrejnë kokën nga puna. Katër parimet universale të cilat e përbëjnë definimin e punës për qeverisjen e së drejtës janë si vijojnë: 1. llogaridhënia, sipas së cilës qeveria dhe personat privat janë përgjegjës para ligjit; 2. ligjet e drejta, që do të thotë se ligjet janë të qarta, të publikuara, stabile dhe të drejta, zbatohet në mënyrë të drejtë ndaj të gjithëve dhe  mbrojnë të drejtat fondamentale, duke e përfshirë edhe sigurinë e personit, marrëveshjet dhe të drejtat e pronësisë si edhe të drejta bazike të njeriut; 3. pushtet transparent, që do të thotë proceset përmes së cilave sillen dhe zbatohen ligjet janë në dispozicion, korrekte dhe efikase; 4. zgjidhje e qasshme dhe e paanshme e mospajtimit, ndërsa ka të bëjë me atë që drejtësia të jetë në kohë nga përfaqësues kompetent, etik dhe të pavarur të cilët janë neutralë, qasës, posedojnë resurse adekuate dhe e pasqyrojnë përbërjen e shoqërisë të cilës i shërbejnë.

Prej këtyre katër parimeve shteti ligjor varet se si do ta zgjidhim dilemën tonë të brendshme të sigurisë. Duhet vetëm të bashkohemi, t’i përvjelim mëngët dhe të bëjmë plan. Plani duhet formuluar lart, në shtet, ndërsa mbështetja të vijë nga poshtë. E gjithë shoqëria duhet të përfshihet me këtë projekt. Vend të rëndësishëm në këtë plan, në mesin e të tjerëve, duhet të kenë fakultetet juridike në vend, ku arsimohen gjykatësit dhe avokatët e ardhshëm, madje edhe shkollat ku arsimohen student[t e ardhshëm. Paramendoni këtë skemë: në vend se partia A ta akuzojë partinë B për qëllimet ta shkatërrojë përmes proceseve të montuara gjyqësore, duke ngritur një spirale të armiqësive, udhëheqësve partiakë së bashku me presidentin e ardhshëm të shtetit, të ulur rreth tryezës në angazhimin si ta zgjidhin këtë dilemë tonën vendore: ndërtimi i shtetit ligjor demokratik. Ja edhe fushë e gjerë për garë edhe për kandidatët presidencialë. Fillimi, gjithsesi, do të jetë i rëndë. Në mungesë të besimit elementar midis udhëheqësive partiake, është e madhe frika se shpallja e paqes nga njëra anë do të thotë humbje e pozitave në luftën e partive, për tjetrën. Këtu, roli i presidentit të shtetit mund të jetë i rëndësishëm. Gjegjësisht, beteja për demokraci dhe shtet ligjor do të jetë testi i parë dhe i fundit për shefin e ardhshëm të shtetit. Në rend dite është dilema e sigurisë vendore. Por nëse humbet energjia në rishikimin apo asgjësimin e dilemës së absolvuar të jashtme të sigurisë, siç filloi opozita dhe kandidatja e saj presidenciale, progresi i vendit ndaj shtetit demokratik dhe ligjor, ndoshta nuk do të shkatërrohet por gjithsesi do të zvarritet .

 

*Shkrimi është shkruar eksluzivisht për Inbox7. Për çdo ribotim duhet marrë leje nga redaksia. Inbox7 jo gjithmonë pajtohet me qëndrimet e autorëve në rubrikën e debatit