Data e sotme
July 23, 2019

BREGZITI NË PARLAMENTIN BRITANIK

Shkruan: Aleksandar Krzhallovski

 

Sot isha vonë me kolumnën, në pritje të versionit të dytë të Marrëveshjes për tërheqje (të Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian, e a.q Withdrawal Agreement.. ose e njohur si marrëveshja Bregzit) në Parlamentin britanik. Si edhe Marrëveshja e jonë e Prespës, ashtu edhe kjo marrëveshje për Bregzit është e pasuksesshme, burim i komenteve, ja për të tretën herë po përqendrohem rreth turbulencave rreth kësaj në Britani dhe jam duke i krahasuar me gjendjet tona. Derisa marrëveshja jonë pas rrugës me gjemba në Kuvend, përfundimisht hyri në fuqi muajin e kaluar, Bregzit hyn në foto-finishin  e vet, në vigjilje të datës së dakorduar për daljen e Britanisë së Madhe nga BE-ja më 29 mars 2019, gjegjësisht për tre javë të paplota nga tani.

 

Debati i sotëm dhe votimi i sotëm, ishte siç e përmenda më lart, për versionin e dytë të Marrëveshjes, sipas kryeministres Mej është përmirësuar dhe qartësuar (ose siç thuhej një kohë tek ne – plotësuar dhe përhapur), ndërsa me të cilën do të ketë dalje të rregullt prej BE-së me rregulla të qarta dhe mekanizma për këtë tranzicion. Të përkujtohemi, versionin e parë të Marrëveshjes, kryeministrja Mej e dorëzoi në Parlament në fillim të dhjetorit dhe duhej të votohej më 11.12.2018, por pasi deputetët (përfshirë edhe prej partisë së saj) ashpër reaguan në atë që është “dakorduar”, votimi u zhvendos për më 15.01.2019.
Por edhe atëherë, rezultati ishte katastrofik për Qeverinë, e cila e pësoi dështimin më të rëndë në historinë e vet me 230 vota më shumë “kundër” se “për” (432:200), duke e përfshirë edhe me mbi 80 deputetë të Partisë konservative në pushtet (Tori) të kryeministres Mej. Me këtë rezultat, Mej e ktheu Marrëveshjen në tryezën negociuese me BE-në, madje edhe krahas asaj që kryetari i Komisionit Evropian Junker menjëherë deklaroi se nuk do të ketë negociata të reja rreth marrëveshjes, nga janari deri më tani pati përpjekje intensive që të adresohen vërejtjet e Britanisë me qëllim të përbashkët – megjithatë të ketë marrëveshje! Dhe kështu tani, përveç Marrëveshjes kryesore (me mbi 580 faqe) dhe Deklaratës politike, janë edhe tre dokumente të reja të cilat i dakorduan Qeveria e BM dhe Komisioni Evropian. Ju përkujtoj për këtë, pasi në rastin tonë, pas referendumit të pasuksesshëm – nuk u bë përpjekje që të përmirësohet marrëveshja përmes negociatave plotësuese me Greqinë.

 

I gjithë angazhimi dymujor i Tereza Mej ishte që të përfitohen një pjesë e atyre deputetëve që në janar votuan kundër dhe të merren disa garanci (shumica kërkuan dispozita “të patjetërsueshme me ligj” gjegjësisht dispozitat në marrëveshje, për çështjen kryesore për kufirin me Irlandën. Opsion për Britaninë të mund të dalë kur të dojë (pa leje nga BE-ja) nga unioni doganor me BE-në, por të mos ketë kontrolle kufitare midis Republikës së Irlandës dhe Irlandës së Veriut (e cila është pjesë e Britanisë së Madhe) ku është edhe kufiri i vetëm fizik (tokësor dhe detar) i BM me BE-në. Kjo është e rëndësishme, që të mos “kthehet” dhuna në Irlandën e Veriut që zgjati 30 vite, ndërsa u zgjidh me Marrëveshjen e Belfastit, me të cilën u hoq ai kufi fizik midis tyre.

Është fascinuese kjo demokraci parlamentare britanike, ku ka luftë për mendimin dhe votën e secilit prej deputetëve, me argumente dhe matjen e çdo fjale të thënë, dispozitë të dokumenteve/ligjeve, që hap pas hapi të afrohet drejt zgjidhjes përfundimtare për shumicën e deputetëve, që nga ana tjetër do ta pasqyrojë disponimin e shumicës së qytetarëve (pasi tek secili deputet është i lidhur drejtpërdrejt me njësinë zgjedhore). Edhe kjo, jashtë linjave partiake, gjegjësisht është një numër i madh “pro” dhe “kundër” edhe tek njëra edhe tek partia tjetër e madhe. Por dëshiroj të përkujtoj se si dukej “lufta” për votat… me gjithçka të mundur, si tregje, premtime, shantazhe, amnisti, falje ndërsa shohim edhe dënime me burg “të falura”… ndërsa më së paku me argumente. Nënkuptohet, nuk dua të pohoj se edhe në Parlamentin britanik gjithçka është e pastër dhe e ndershme, ndërsa edhe nuk besoj se është ashtu, por dallimi me Kuvendin tonë në sjelljen rreth dy debateve më kryesore në të dyja vendet (Breksit dhe Prespa në mënyrë respektive) është dramatike.

 

Derisa po e shkruaja tekstin, ndodhi edhe votimi. Edhe pse pritej rezultat më i pasigurt, ndërsa pati edhe shpresa se ndoshta do të arrihet edhe deri tek vota shumicë “pro”, megjithatë shumica e parashikimeve ishin se përmirësimet e marrëveshjes përsëri nuk janë aq të mira, dhe kështu edhe votimi përfundoi me edhe një dështim të kryeministres, me pothuajse 150 vota dallim. Më mirë se herën e parë, 80 deputetë e kanë ndërruar mendimin e tyre, ose siç deklaroi njëri prej tyre: e dërguam Mej në Bruksel, të nxjerrë “lepurin nga kapela”, ndërsa ajo u kthye vetëm me mi, pro kjo është mjaft mirë për mua! Ndryshe, edhe votimi i parë e veçanërisht i dyti, në mediat britanike u karakterizuar si “historik”, por ja – të dy votimet ishin të pasuksesshme (të paktën nga këndvështrimi i Qeverisë) dhe nuk pati dramë të madhe për këtë.

 

Edhe më interesante është situata e sapokrijuar. Jo vetëm që ka Plani B, por pasojnë edhe disa votime në Parlament për atë se si të vazhdohet më tej. Kjo është për shkak se Qeveria i kërkon Parlamentit propozimet e saj dhe pyet se çfarë të bëjë, dhe pastaj zbaton atë që ka vendosur Parlamenti. Edhe tek ne është kështu apo jo, por vetëm formalisht, ndërsa Qeveria (edhe kjo, edhe e mëparshmja dhe ndoshta edhe të gjitha të tjerat, përveç ndoshta e para në Maqedoninë e pavarur) imponon atë që duhet të votohet në Kuvend. Dhe për sa kohë që është kështu, ne jemi larg vlerave evropiane dhe madje edhe më larg nga demokracia evropiane.

Që nesër, parlamentarët britanikë do të debatojnë dhe votojnë nëse janë për Brekzit pa marrëveshje me BE-në, dhe nëse jo – do të votojnë edhe për atë nëse do të kërkojnë një shtyrje të daljes nga BE-ja, me ç’rast Mej do të duhet të kërkojë shtyrjen nga BE-ja. Në dy nga tre rezultatet e mundshme të këtyre votave, Mbretëria e Bashkuar do të largohet nga BE-ja pa marrëveshje (me të gjitha rreziqet dhe pasiguritë që sjell), por në qoftë se kërkojnë dhe marrin shtyrje, edhe pse kjo nuk e zgjidh problemin, ata megjithatë nuk i shohin gjërat bardhë e zi dhe i kanë të paktën shtatë opsione si të vazhdojnë: një votim të ri për versionin e tretë të marrëveshjes; dhe në fund të mos ketë asnjë marrëveshje; të ketë një referendum të ri; për të votuar për besimin e Qeverisë; të ketë zgjedhje; negociata të reja me BE-në; e kështu deri tek ajo që Brekziti të mos ndodh. Ose siç thoshin mësuesit e mi të meditimit, pikërisht nga Belfasti në Irlandën e Veriut – mos vendos për ndonjë problem derisa të zhvillosh shtatë opsione të mundshme!

 

*Shkrimi është shkruar eksluzivisht për Inbox7. Për çdo ribotim duhet marrë leje nga redaksia. Inbox7 jo gjithmonë pajtohet me qëndrimet e autorëve në rubrikën e debatit