Data e sotme
March 21, 2019

Revizionet komunale: Kanë harxhuar në punësime dhe fidane, nuk dihet ku kanë shkuar paratë

Kisella Voda më së shumti para ka shpenzuar në punësimet e përkohshme edhe pse nuk ka pasur nevojë. Në Makedonski Brod nuk dihet se në cilat klube kryetari u ka ndarë para. Komuna e Bogovinës i ka ndarë subvencione një ndërmarrjeje publike, por nuk dihet ku kanë shkuar paratë

Svetllana Unkovska

Arkat komunale nën kontrollin e Entit Shtetëror për Revizion. Analizat e fundit janë bërë në Komunën e Kisella Vodës, Makedonski Brodit dhe Bogovinës për punën në vitin 2017. Kisella Voda pjesën më të madhe të parave i harxhoi për punësime të përkohshme dhe nuk dihet pse dhe cilat organizata joqeveritare dhe klube sportive u financuan nga komuna. E njëjta gjë ndodh edhe në Makedonski Brod ku nuk dihet se cilave klube kryetari i komunës u ka dhënë para. Komuna e Bogovinës i ka dhënë subvencione një ndërmarrjeje publike, por është e paqartë se ku kanë shkuar paratë. Janë furnizuar edhe fidane, dhe prej tyre nuk kishte asnjë gjurmë nëse janë mbjellë.

Kisella Voda i ka harxhuar mbi 170 mijë euro për punësime të përkohshme pa nevojë

Komuna e Kisella Vodës në vitin 2017 i shpenzoi 10.655.000 denarë, ose pak më shumë se 170.000 euro për punësime të përkohshme për rreth 34 persona në muaj të cilët i ka punësuar përmes Agjencisë për Punësime të Përkohshme, tregoi analiza e Entit Shtetëror për Revizion. Në të thuhet se ata nuk ishin angazhuar as për shkak të vëllimit të rritur të punës, as për mungesën e përkohshme të punonjësve, as për të punuar në projekte apo punë sezonale, por për të kryer detyrat e rregullta, që është kundër ligjit. Kur ka skaduar afati ligjor i angazhimit njëvjeçar nëpërmjet Agjencisë, përsëri kontratat janë kontraktuar përsëri.

Me qëllim që të respektohen Ligji për të punësuarit në sektorin publik dhe Ligji për agjencitë për punësime të përkohshme për personat e angazhuar të cilët në vazhdimësi punojnë në administratën komunale, pas skadimit të periudhës së përkohshme prej një viti janë kontraktuar marrëveshje të reja me të cilat personat sistemohen në një profesion tjetër ose në një vend tjetër pune në kuadër të administratës së komunës”, qëndron në raportin e ESHR.

Revizorët vlerësojnë se kjo mënyrë e punës ka transparencë të vogël dhe subjektivitet në përzgjedhjen e personave të cilët punojnë por edhe pozitën e tyre të autorizuar gjatë procedurës për angazhimin e tyre.

Nga arka komunale janë shpenzuar 147 mijë denarë për reprezentacione dhe shërbime hotelierike rreth 2.400 euro, por nuk ka saktë për çka konkretisht janë shpenzuar paratë.

“Nuk është dhënë elaborim për bazën e reprezentacionit gjegjësisht nëse i njëjti është harxhuar për qëllime zyrtare”, potencojnë revizorët.

Në vitin 2017, komuna i kishte transferuar 89 mijë denarë (rreth 1.500 euro) në llogari të organizatave joqeveritare, shoqatave kulturore-artistike, shoqatave të qytetarëve dhe klubeve sportive, por nuk ka dëshmi të vlefshme se mjetet ishin të destinuara dhe të përdorura ligjërisht. Komuna nuk ka miratuar akt për mënyrën, procedurën dhe kriteret për financimin, ndërsa zgjedhja e organizatave dhe klubeve, si dhe shuma e fondeve që janë dhënë, nuk janë kryer nga Komisioni kompetent. Fondet janë paguar sipas kërkesave individuale, pa shpallje, ndërsa ata që i kanë marrë fondet nuk kanë dorëzuar raport për shpenzimin e tyre të synuar.

Diçka e ngjashme edhe me pagesën e çmimeve për nxënës të talentuar, për çka në vitin 2017 janë ndarë 1.150.000 denarë (rreth 18.700 euro, për të cilën revizioni nuk mund të përcaktojë se mjetet janë shfrytëzuar për qëllimin e caktuar dhe ligjërisht. Një vit më vonë, në vitin 2018, në vend të Këshillit komunal, kryetari i ri Komunës së Kisella Vodës ka sjellë procedurë për kushtet dhe kriteret për ndarjen e çmimeve fëmijëve të talentuar prej shkollave fillore në Komunën e Kisella Vodës.

Për mirëmbajtjen e rrugëve në kushte dimri, komuna përmes tenderit ka angazhuar një kompani të cilës i janë paguar 4.000.000 denarë apo rreth 65 mijë euro edhe pse kompania nuk ka pasur garanci të plotë bankare.

Revizion është bërë edhe në buxhetimin e komunës për çka është konstatuar se nuk ka transparencë në procesin e sjelljes së buxhetit. Gjithashtu thuhet se edhe në vitin 2017 të ardhurat dhe shpenzimet kanë qenë më shumë se dyfish të rritura në raport me vitin e kaluar.

Punësohet në komunë – drejtori i një kopshti në Makedonski Brod

Në Komunën e Makedonski Brodit, revizorët kanë përcaktuar se Këshilli ka sjellë vendime të dëmshme për pronën dhe arkën komunale. Këtë e tregon analiza e fundit e Entit Shtetëror për Revizion për punën e komunës në vitin 2017 kur erdhi deri në fund të tetorit ishte ish-kryetari i Komunës Milosim Vojnovski dhe Zhivko Siljanovski i cili shkel në detyrë prej 2 nëntorit. Në revizion thuhet se nuk është vendosur sistem i kontrolleve të brendshme dhe kontrollit të dokumentit të kontabilitetit. Komuna nuk ka siguruar sigurim për mjetet me të cilat disponon, ndërsa gjatë përdorimit të automjeteve zyrtare nuk ka dhënë urdhëresa.. Nuk ka as rregullore për përdorimin e reprezentacioneve, që këtu nuk është e ditur se kush dhe sa mund të shpenzojë për reprezentacion. Është e paqartë edhe shpenzimi i karburantit.

Revizionit nuk i janë prezantuar dokumente prej të cilave mund të shqyrtohet arsyeshmëria e shpenzimit të karburanteve të furnizuara për automjete zyrtare në shumë të përgjithshme prej 254 mijë denarë. Një pjesë e llogarive kanë të bëjnë me pagesën e mjeteve për karburant për shfrytëzimin e automjeteve të cilat nuk janë pronë e komunës”, nënvizojnë revizorët.

Është dakorduar marrëveshje për partneritet publik priva për ndriçim publik, por edhe pse nuk është plotësuar obligimi i marrëveshjes, komuna nuk ka kërkuar kompensim të dëmit, e as shtyrje të afatit për realizimin e marrëveshjes.

 “Në tetor të vitit 2017 janë dakorduar më shumë anekse për punë të paparashikueshme dhe plotësuese për ndërtimin e objekteve të infrastrukturës komunale që janë dakorduar pas një periudhe më të gjatë kohore prej marrëveshjes bazë dhe gjatë periudhës zgjedhore”, thekson revizioni.

Jotransparencë ekziston edhe në ndarjen e mjeteve për ndihmesën e klubeve sportive. 265 mijë denarë (rreth 4.200 euro) janë transferuar në klube të futbollit dhe shoqata të cilat më pas nuk kanë dorëzuar raporte për atë si janë shfrytëzuar mjetet. Njëherësh edhe paratë janë ndarë pa ekzistuar akt interno për atë, dhe që këtu ekziston dyshim për subjektivitet në ndarjen e shfrytëzimit joligjor të mjeteve.

Gjatë vitit 2017 në llogarinmë e dedikuar për transferta të tjera janë evidentuar shpemnzime prej 837 mijë denarë nga sfera e mbrojtjes sociale. Por prej 13 aktiviteteve të parapara në programin për mbrojtje sociale janë kryer pagesa vetëm për ndihmë të njëfishtë për fëmijën e sapolindur. Drejtuesi i Sektorit për menaxhim me resurse njerëzore në komunë në të njëjtën kohë në periudhë prej 2 viteve është emëruar edhe drejtor i kopshtit në Makedonski Brod, ndërsa ish-kryetari arsyetohet se ai është emëruar në këtë funksion për shkak të mungesës së kuadrit.

Në Bogovinë kanë blerë gjithçka pa i mbuluar me dokumente

Revizioni nuk ka një opinion të favorshëm as për punën e komunës së Bogovinës. Në këtë komunë nuk ekziston asnjë sistem i kontrollit të brendshëm për pagesat, nuk ka dokumentacion të plotë dhe të verifikuar të pagesave, nuk ka drejtues të Sektoreve dhe departamenteve, si dhe një kontabilist përgjegjës. Nuk ka asnjë Rregullore mbi përdorimin e fondeve nga reprezentacioni dhe një pjesë e faturave për shërbimet e hotelerisë nuk kanë specifikim të duhur për shpenzimet e bëra. Janë bërë pagesa për materiale zyre, revista, gazeta, lëndë djegëse dhe vajra për mirëmbajtjen e rrjetit të ndriçimit rrugor sipas faturave të cilat nuk mbështeten me dokumentacion të nevojshëm.

“Gjatë vitit 2017 janë bërë pagesa në shumën totale prej 2.138.000 denarë pa dokumentacion mbështetës për: karburante dhe vajra në vlerë prej 744 mijë denarë, për furnizimin për e materialeve për zyre në vlerë prej 509 mijë denarë, revista, gazeta dhe të tjera publikime në vlerë prej 150 mijë denarë, mirëmbajtjen e ndërtesave të tjera në vlerë prej 324 mijë denarë, reprezentacion në shumë prej 411 mijë denarë sipas faturave për shërbime hoteleierike, por pa përshkrim të shërbimeve dhe për çfarë arsye, “thuhet në revizion.

Në komunë, 18 persona ishin punësuar nga Agjencia e Punësimit për punësime të përkohshme për periudhë mbi një vit, gjë që është në kundërshtim me ligjin. Rreth 5 milionë denarë (81.300 euro) janë paguar për këto punësime. Komuna ka paguar një milion denarë për kompaninë “Shari” për subvencione, por nuk ka raport se për çfarë janë shfrytëzuar fondet. Vendimi për ndarjen e fondeve e ka sjellë kryetari i komunës, në vend të Këshillit të komunës. Tenderët për mirëmbajtjen dimërore të rrugëve u janë ndarë kompanive që nuk merren fare me këtë.

Në të dyja procedurat, operatorët e përzgjedhur sipas certifikatave të paraqitura për veprimtarinë e regjistruar nga Regjistri Qendror nuk kanë një klauzolë të përgjithshme të regjistruar të biznesit ndërsa kanë veprimtari prioritare të prodhimit të dyerve dhe dritareve metalike, si dhe vendosjen e shtresave në mure dhe dysheme që nuk janë në përputhje me dokumentacionin për tender“, kanë zbuluar revizorët.

Komuna e ka zbatuar edhe procedurë për furnizimin publik të fidaneve të blirit edhe atë 200 në shumë prej 300 mijë denarë (5.000 euro), por në vend të kësaj janë porositur 180 fidane prej llojeve të tjera të drunjve ndërsa është zbatuar edhe procedura për furnizimin e fidaneve për sipërfaqe të gjelbra prej një milion e 195 mijë denarë (rreth 3.200 euro) por nuk ka evidencë se nëse dhe ku janë mbjellë.

Администратор
Администратор

Latest posts by Администратор (see all)