Data e sotme
June 25, 2019

SKENARI I MAQEDONISË 2

Shkruan: Aleksandar Krzhallovski

 

Javën e kaluar shkrova për skenarin e Maqedonisë në Serbi, ndërsa ajo frazë e trazoi opinionin edhe tek ne edhe në Serbi ndërsa u përhap edhe në vendet e tjera të rajonit veçanërisht në Mal të Zi dhe Shqipëri.

Nuk jam njohës i mirë me gjendjet në këto vende, por jam pjesëtar i Rrjetit ballkanik për zhvillimin e shoqërisë, në të cilin me kolegë të organizatave të ngjashme si MCMS në të cilën punoj, herë pas here këmbejmë informacione dhe mendime për gjendjet në shoqëritë tona, krahasojmë praktika të mira (të këqija) dhe tentojmë t’i zbatojmë edhe tek ato që kanë funksionuar mirë në vendet e tjera (gjithsesi se edhe ata “blejnë” prej përvojave tona), dhe ndjek në masë të mjaftueshme se çfarë po ndodh atje. Veçanërisht për çështjet e të drejtave themelore të njeriut dhe lirive, si e drejta e bashkimit, në protestë të qetë, fjalës së lirë në publik, liri të medieve etj.

Dhe gjithsesi ka ngjashmëri me gjendjet dhe në mënyrat se si partitë opozitare në të gjitha këto vende tentojnë të vijnë në pushtet, por ajo që më së shumti më ka lënë përshtypje në diskutimet, analizat, deklaratat e politikanëve dhe instancave të tjera në të cilat përmendej fraza “Skenari i Maqedonisë” është që gjegjësisht shumë njerëz kanë mendime të ndryshme apo interpretim të ndryshëm prej asaj se çfarë do të thotë për ta një skenar i tillë. Dhe për çfarë gjegjësisht ka të bëjë!

 

Për shembull, për disa ato ishin “bombat”, gjegjësisht publikimi i bisedave të përgjuara të funksionarëve të lartë të pushtetit. Për të tjerë – përdorimi në bazë të protestave qytetare për shkaktimin e ndryshimeve shoqërore (duke përfshirë edhe deri në ndryshimin e pushtetit por nuk është e domosdoshme). Për të tjerët si presidenti serb Vuçiq – ato ishin ngjarjet (hyrja e dhunshme) në Kuvend e 27 prillit 2017. Ndërsa pati edhe interpretime të tjera! Më tej, pati dallim edhe në karakterin e përdorimit të kësaj fraze. Derisa për të parët “Skenari i Maqedonisë” është diçka pozitive, për të tjerët, sërish do ta përmend Vuçiqin, kjo është diçka negative dhe e tmerrshme, që duhet penguar me çdo çmim. Është fascinuese se si ndonjëherë një frazë e tillë ose shpesh vetëm një fjalë, do të thotë krejt diçka tjetër për njerëz të ndryshëm dhe shkakton debate të mëdha e shpesh edhe reagime të ashpra, etiketime e madje edhe akuza, ndërsa në esencë – ata flasin për çështje të ndryshme. Kjo shpesh është edhe bazë e keqkuptimeve, të hyhet në debat ndërsa para kësaj të sigurohet se ka mirëkuptim për gjendjen, faktet apo si edhe në këtë rast, termet e përdorura. Prandaj edhe duhet pyetur bashkëbiseduesi çfarë mendon kur përdor ndonjë frazë me më shumë kuptime të mundshme ose të pyetet politikani i cili jep deklaratë me këtë frazë, çfarë paraqet kjo për të. Ose ta përdor një thënie të preferuar nga një film “supozimi është nënë e të gjitha problemeve (të mëtejme)”, gjegjësisht në vend se të supozohet “se çfarë ka dashur shkrimtari të thotë”, është më së miri të pyetet!

 

Duke parë (nga komentet e tekstit paraprak, reagimet e kolegëve dhe debate me të njohur si edhe të panjohur) se me siguri edhe unë nuk kam qenë i qartë se çfarë mendoj kur them “Skenari i Maqedonisë”, do të tentoj ta sqaroj atë, ose të paktën ta përshkruaj se si e përjetoj unë nocionin. Gjithsesi, pa ambicie se ky interpretim është vetëm ose çon drejt “standardizimit” të zbatimit të tij, por të jetë kontribut i vogël në barazimin e kuptimit çfarë do të thotë kjo për bashkëbiseduesit të cilët e përdorin, ose të paktën të çojë drejt njohurisë se ka kuptime dhe interpretime të ndryshme të po të njëjtit nocion.

 

Të provoj për fillim me version të shkurtër. Për mua “skenari i Maqedonisë” është ndryshim i pushtetit në rrugë të qetë, me kanalizimin e pakënaqësisë së qytetarëve. Një përkufizim më i gjerë do ta shpjegonte këtë pakënaqësi qytetare, se bëhej fjalë për transformimin e protestave, të cilat filluan relativisht spontanisht, në mënyra krahasimtare edhe për tema të caktuara (psh. Ligji për arsim të lartë, tatimimi i honorarëve e të tjera), në ngjarje dhe lëvizje të rregullta dhe të organizuara (nga Solidariteti dhe Lenka e deri tek Plenumi studentor e më pas edhe i Profesorëve), e deri tek protestat masive (#protestoj dhe Revolucioni i larmë) në të cilin u bashkuan edhe partitë opozitare të cilat çuan drejt procesit politik (ai është “kanalizimi” i pakënaqësisë) – i njohur si Marrëveshja e Përzhinës, që rezultoi me zgjedhje të parakohshme (të cilat u organizuan nga e a.q. Qeveria teknike (apo e Përzhinës) në të cilën pati ministra prej radhëve të opozitës).

Pjesë e rëndësishme e definicionit “tim” është edhe pjesa “në mënyrë paqësore”, pasi ajo që ishte e rëndësishme në të gjithë këtë proces (apo “skenar”) është fakti se deri në zgjedhje (dhe rezultat të tillë zgjedhor, që mundësoi të formohet Qeveria) të vihet pa dhunë. E tani, kjo nuk e përfshin 27 Prillin dhe ngjarjet në Kuvend, të cilat gjithsesi ishin të dhunshme, por ndoshta unë duhet ta korrigjoj definicionin, pasi kjo ngjarje gjegjësisht ishte akti i fundit nga i gjithë procesi i ndërrimit të pushtetit. Nga ana tjetër, kjo ishte ngjarje e cila ndodhi pas shtyrjes dymujore të pranim-dorëzimit të qetë të pushtetit nga VMRO-DPMNE, me stërzgjatjen e seancës konstituive në Kuvend, për mua është pak jashtë kuptimit për “Skenarin e Maqedonisë”. Por e pranoj se për persona të tjerë, 27 Prilli është pjesë e të gjithë skenarit të Maqedonisë (për disa prej tyre – pjesë kryesore) dhe i gjithë kuptimi i nocionit ndoshta duhet ta përfshijë edhe këtë ngjarje.

 

Kaq për sqarimin, shpresoj, kontribuon për ta kuptuar më mirë se çfarë mund të nënkuptojë nocioni “Skenari i Maqedonisë” ose nëse asgjë tjetër, të paktën se çfarë nënkuptoj unë me atë. Tani sikur edhe për “skenarët” në vendet e tjera. Herën e kaluar theksova disa ngjashmëri me situatën në Maqedoni gjatë disa viteve të kaluara. Edhe me rastin e Serbisë ndërsa edhe në të dyja rastet (Mali i Zi dhe Shqipëria, ndërsa ndoshta ngjashëm edhe në Bosnjë e Hercegovinë dhe Kosovë – por nuk kam njohuri të mjaftueshme për këto), në opinionin e mëtejmë paraqiten elemente të njëjta apo të ngjashme sikurse edhe këtu:

  • Flitet për “shtet të robëruar”, term i cili u paraqit pas “bombave” dhe hyri në përdorim masiv që të përshkruhet mënyra e udhëheqjes së shtetit;
  • Të paktën në dy prej këtyre shteteve përmenden (ose tashmë janë publikua) biseda të përgjuara (tani për tani si raste individuale dhe jo masive);
  • Fillojnë protestat të cilat në fillim ishin qytetare (ose supozohen si të tilla), në Serbi para 15-16 javësh, në Mal të Zi para disa javësh ndërsa në Shqipëri që nga viti i kaluar, në të cilat më pas në një mënyrë apo në ndonjë tjetër bashkohet opozita (në Shqipëri nga para ca kohësh partia kryesore opozitare tani i udhëheq protestat, në Serbi u arrit edhe njëfarë marrëveshje formale “Marrëveshje me popullin” diku në janar, ndërsa në mal të Zi partitë opozitare tani negociojnë me protestuesit për të njëjtën gjë);
  • Kërkesat e protestave, nga pakënaqësia për çështje konkrete, përmes kërkesave për dorëheqje të caktuara, kalojnë në ultimatum për rrëzimin e Qeverisë dhe zgjedhje të parakohshme (me modalitete të ndryshme për atë kush duhet t’i organizojë zgjedhjet e tilla).

Gjithsesi, autoritetet në të gjitha rastet akuzojnë për përdorimin e pakënaqësisë qytetare legjitime për ardhjen në pushtet (sipas një rruge dytësore). Bashkimi Evropian tani për tani është kryesisht e kujdesshme në vlerësimet dhe deklaratat, duke e përsëritur se e drejta e protestës është fondamentale për qytetarët në Evropë, derisa ajo është e qetë gjegjësisht jo e dhunshme dhe duke bërë thirrje për dialog në institucionet.

 

Sa dhe në ç’masë do të përsëriten ngjarjet e Maqedonisë në shtetet e tjera në fqinjësi, mbetet të shihet muajve në vijim. Çdo rast i ka specifikat e veta, përfshirë edhe arsyeshmërinë e protestave dhe nivelin e autoritetit ose “çmendurinë” e autoriteteve. Është mirë që kjo tek ne përfundoi, pavarësisht se si shihet dhe përjetohet i gjithë procesi si pozitiv apo negativ, përveç nëse nuk fillojmë të kthehemi në “rrethin magjik”, pasi edhe opozita jonë aktuale ka filluar të përdorë retorikë të ngjashme për pushtetin aktual!

 

*Shkrimi është shkruar eksluzivisht për Inbox7. Për çdo ribotim duhet marrë leje nga redaksia. Inbox7 jo gjithmonë pajtohet me qëndrimet e autorëve në rubrikën e debatit