Data e sotme
November 12, 2019

CIVILIZIMI

Shkruan: Trifun Kostovski

E ndjej se është momenti i duhur që të këmbehen mendime, pikëpamje lidhur me civilizimet e lashta dhe atë që e jetojmë sot si civilizim dhe përfitim civilizues. Është e rëndësishme vazhdimisht t’i shqyrtojmë përfitimet, implikimet dhe kritikat të reflektojmë mbi atë që është trashëgimi civilizuese. Vetëm kështu mund të flasim për zhvillimin eventual të mëtejmë dhe progresin e njerëzimit.
Për këto mendime më stimuloi ndeshja sportive e para ca kohësh në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian të Futbollit, midis Suedisë dhe Rumanisë, që u zhvillua në Suedi. Rezultatin dhe ndeshjen aspak nuk i kam në fokus. Ma tërhoqën vëmendjen “rekuizitat” e publikut vendor. Ato ishin detaje me të cilat i referoheshin trashëgimisë së tyre vikinge që daton nga shekulli 8 apo 9, ndërsa është e pranishme deri në shekullin 13 të erës sonë.
Me këtë tekst nuk do të doja ta lëndoj askënd, e aq më pak qytetarët e vendeve skandinave, të cilët sot janë sinonim për shoqëri të emancipuar demokratike dhe bashkëkohore.
Çfarë paraqisnin vikingët në zhvillimin e plotë të civilizimit të njerëzimit? Në shekullin e hershëm të 9 e gjithë Evropa ishte mbisunduar nga krishterimi, ndërsa nordikët akoma kanë politeizëm dhe perëndi të veta ndërsa krishterimi depërtoi me vështirësi.
Nga ana tjetër djepet më të mëdha të civilizimit si ai aziatik, asiro-babilon, persik kanë qenë lëndë e sulmeve prej të ashtuquajturave fise “të pacivilizuara”, të udhëhequr prej dëshirës për marrjen e së huajës dhe përvetësimin e tij.
Sot, në mënyrë paradoksale, siç dëshmojmë për procese regresive – përfitimet civilizuese, anët e mësuara keq të shprehive të njeriut për shqyrtim në vend të bashkimit, duhet të na mësojë t’i kërkojmë dhe të insistojmë për pika të përbashkëta, të asaj trashëgimie e cila na lidh si pjesë e një strukture të madhe civilizuese. Por, për fat të keq e dëshmojmë të kundërtën. Unë jam maqedonas, megjithatë fqinjët e mi grekët kanë problem që ta ndajnë trashëgiminë kulturore me maqedonasit të cilët kanë jetuar në këto hapësira në të kaluarën.
Megjithatë është i parëndësishëm fakti se kultura në këto hapësira, pikërisht në të kaluarën, në rajonin ballkanik, ka qenë më e avancuar se kulturat nordike edhe pse sot tregon regres pikërisht në korrelacion me vendet skandinave. Duke se historia dhe civilizimi janë përplot paradokse.
Nordikët u këndojnë vikingëve, edhe pse vetë ata e dinë se kontributi i tyre në zhvillimin e gjithë qytetërimit është mbrapa dhe i vogël. Nga shkrimet dhe dokumentarët, zbulojmë se këto ishin formacione bandite që plaçkitnin nëpër ishullin e Britanisë së Madhe, ishin të dhunshëm, robëronin njerëz dhe konfiskonin mallra. Do ta theksoja librin e Henrik Senkeviç, “Vërshime”, i shkruar në shekullin e 14-të, për sulmin suedez në Poloni. Therjet dhe vjedhja ishin karakteristikat themelore të formacioneve Viking në atë periudhë. Prandaj, në mënyrë indirekte u ndjeva i fyer kur pjesa më e zhvilluar në mënyrë objektive në botë në nivel ekonomik dhe social, lartëson një të kaluar që është e mbushur me dhunë dhe gjak. Ai rajon, nordik, asnjëherë nuk ishte qëllim pushtimi i asnjë pushtuesi të madh që historia e njeh. Dhe kjo flet se pushtuesit e mëdhenj nuk gjetën ndonjë gjë të vlefshme në ato kultura në atë kohë.
Por mund të nxjerrim leksion nga kjo – skandinavët arritën me shumë maturi dhe në mënyrë strategjike ta zhvillojnë atë pak të rëndësishme që ua kanë lënë si trashëgimi vikingët, ndërsa ajo është ndjenja e madhe për rëndësinë e bashkësisë. Pa e vënë bashkësinë në radhë të parë ata nuk do të mund të mbijetonin në ato kushte klimatike.
Të gjithë këtë po e shkruaj vetëm në një kontekst – ta zgjoj ndërgjegjësimin e çdo evropiani, ndërsa veçanërisht të ballkanikëve, për atë se në historinë tonë ekzistojnë vlera për të cilat nuk jemi të vetëdijshëm se i posedojmë. Veçanërisht ne, në Ballkan, nuk arrijmë as t’i artikulojmë, e t’i konstatojmë e lëre më t’i zhvillojmë në vlera të reja bashkëkohore.
Dëshiroj të finalizoj – Ballkani është civilizim i lashtë. Sot dëshmojmë për faktin mizor se pothuajse të gjitha grupet dhe shtetet janë armiq të llojit të vet. Edhe pse nëse e shikojmë se çfarë është ajo që na ndan dhe çka ajo që na bashkon do ta shohim se pothuajse 95% kemi gjëra të përbashkëta të cilat na lidhin të gjithë neve të cilët jetojmë në këtë gadishull.
Sot vendet skandinave, për dallim prej atyre ballkanike, jetojnë në harmoni të ndërsjellë edhe pse janë shtete autonome. Solidariteti është aq i fuqishëm midis tyre sa që shkakton admirim tek çdo njeri bashkëkohor. Dhe mu ky është motivi i tekstit tim – fakti për atë se sa shpejtë ka evoluar njeriu i cili ka jetuar vetëm para 1000 vitesh në mënyrë fisnore dhe të egër, pa vlera civilizuese karakteristike në pjesët e tjera të kontinentit evropian, që sot të paraqesin imperativ për suksesin në çdo pikëpamje.
Ndërsa ne të cilët jemi në djepin e civilizimit evropian, veçanërisht në periudhën antike të jetojmë në regres, në frikë, pabesi dhe paperspektivë. Ky krahasim veçanërisht më bie në sy pasi Ballkani në një familje të ardhshme evropiane mund të japë më të vërtetë shumë nga ajo që e posedon si kulturë dhe trashëgimi civilizuese, nëse e shqyrton mënyrën se si ta zbatojë atë në mënyrë politike në “oborrin e vet” ndërsa më pas edhe në oborrin e kontekstit më të gjerë evropian.
Ky është një lloj apeli për të gjithë politikanët përgjegjës në Ballkan që të ndalojnë me idetë për “shtete të mëdha” ku do të dominojë njëri. Ky është koncept regresiv. Urgjentisht duhet të fillojmë të mendojmë për procese politike të aleancave në bazë të së cilës është ideja se kjo hapësirë na takon të gjithëve. Ndërsa para së gjithash, duhet t’i ndërtojmë marrëdhëniet midis nesh nëse jo në mënyrë të njëjtë të paktën të ngjashme sikurse vendet skandinave.
Shumë do të thonë se kjo është utopi, por unë besoj se një ditë edhe kjo do të ndodh. Pyetja është aty se edhe sa kohë duhet kaluar që ta kuptojmë nevojën e bashkimit dhe krijimin e bashkësive të cilat do t’i gjejnë vlerat e përbashkëta të perspektivave nga fillimi. Kjo është e rëndësishme jo vetëm për ne por për të gjitha gjeneratat e reja.
Falje të thellë nëse ndonjë qytetar prej vendeve skandinave ndodhet i prekur për pikëpamjen time për vendin dhe rolin e vikingëve. Përkundrazi, dëshiroj të tregoj se si duhet të mendojmë dhe mësojmë për lidhjet strategjike dhe zhvillimin e anëve të mira të çdo trashëgime kulturore.

 

*Shkrimi është shkruar eksluzivisht për Inbox7. Për çdo ribotim duhet marrë leje nga redaksia. Inbox7 jo gjithmonë pajtohet me qëndrimet e autorëve në rubrikën e debatit