Data e sotme
April 24, 2019

MENTALITET

Shkruan: Aleksandar Krzhallovski

 

Javën që shkoi pati mjaft ngjarje interesante. Kaluan protestat në më shumë shtete ballkanike për të cilat kam shkruar herën e kaluar, por të gjitha ato do të zhvillohen në një të ardhme të afërt dhe na mbetet që të ndjekim se në ç’masë do t’i përsërisin ngjarjet tona viteve të kaluara, gjegjësisht Skenarin e Maqedonisë. Në Britani, Breksiti është duke përjetuar kthesa të reja, në kërkim të zgjidhjes më të mirë. Parlamenti tashmë për herë të tretë votoi kundër propozim – marrëveshjes së Qeverisë me Bashkimin Evropian (edhe pse partia në pushtet ka shumicë të mjaftueshme të deputetëve), për dalje (të organizuar) të vendit nga Unioni. Gjithashtu, pasi i refuzoi të gjitha tetë alternativat e para në Parlament dje u refuzuan të gjitha katër opsionet e fundit të mundshme në mungesë të marrëveshjes dhe gjithnjë e më e sigurt mbetet varianti se dalja do të ndodh edhe pa marrëveshje, më 12 prill (gjegjësisht atë ditë do të sillet vendim në BE, ndërsa data formale për dalje do të jetë 22 maj). Në çdo rast, shumë më ndryshe prej asaj që ndodhi tek ne me ndryshimet kushtetuese. Britanikët (ose të paktën deputetët e tyre) duket thonë – më mirë kurrfarë marrëveshje, sesa marrëveshje e keqe! Koha do të kalojë se si do të zgjidhet kjo në fund dhe nëse do të jetë më mirë për ta ose do të dalë si në njërën prej këngëve të Ballashaveqit nga koha e prishjes së Jugosllavisë “të përpiqemi të shkatërrohemi të paktën me dinjitet”. Edhe tek ne sigurisht – për dinjitetin bëhej fjalë.

 

Interesante ishin edhe ca zgjedhje nëpër Evropë/ Në Sllovaki fitoi kandidatja sllovake Zuzana Caputova, e parë si person në luftën kundër korrupsionit ose në “pasqyrën e zgjeruar” si dikush e ndal trendin e fitoreve zgjedhore të populistëve dhe demagogëve në Evropë. Është ngjashëm edhe në Ukrainë, kur në raundin e parë prin kandidati i pavarur Vollodimir Zelenski, i cili ndryshe punon si TV komedik, me 30% të fituara prej votave, kundrejt kandidatit të partisë në pushtet dhe president aktual Petro Poroshenko me 18% dhe kandidaten kryesore të opozitës – ish kryeministren Julia Timoshenko me 14% dhe pothuajse 40 kandidate të tjera. Raundi i dytë është në ditën e zgjedhjeve tona presidenciale – 21 Prill. Për ne me siguri më interesant nëse jo tjetër për shkak të afërsisë, ishte edhe rezultati i zgjedhjeve lokale në Turqi. Edhe pse Partia në pushtet e Drejtësisë dhe Zhvillimit, të presidentit Rexhep Taip Erdogan, e fitoi shumicën prej numrit të përgjithshëm të votave nëpër të gjithë vendin, megjithatë humbi në vendet më të mëdha si kryeqyteti Ankara, Izmiri bregdetar (ai edhe më përpara ishte opozitar), Adanaja, Antalia, Mersini ndërsa rrugës për të humbur është edhe Stambolli (për herë të parë në 25 vitet e kaluara). Megjithatë, atje akoma numërohet përqindja e fundit e fletëvotimeve, derisa dallimi i fundit i publikuar është vetëm 4.000 (apo 0,06%) vota, për kandidatin opozitar për kryetar komune Ekrem Imamogllu, me çka shtohen dyshimet se partia e Erdoganit do të bëjë gjithçka që ta kontestojë dështimin eventual dhe ta ruaj pushtetin. Por, kjo situatë do të zhvillohet gjatë kësaj jave dhe do të mbetet për koment javën tjetër.

 

Gjithsesi edhe tek ne po bëhet interesante, edhe pse pati shkrime në media të tjera – për anketa partiake, por as që publikoi dikush një gjë të tillë, e as nuk u emëruan “burimet e kreut të partive”) tregoi epërsi të vogël të Stevo Pendarovskit (2,6%) por edhe epërsi të Gordana Siljanovska Davkova tek maqedonasit (6,1%), Tek shqiptarët, ka dallim të madh në sjelljen e simpatizantëve të BDI-së në dy raundet – ndërsa në raundin e pare shumica do të përcaktoheshin për Blerim Rekën (57% prej tyre), në raundin e dytë shumica kanë deklaruar se votojnë për Pendarovskin (58,6%). Jehona tani për tani duket se do të arrihet, por deri në zgjedhje janë edhe disa pasiguri, prej të cilave do të varet cenzusi në raundin e dytë.

Por, prandaj na presin njëzet ditë fushatë zgjedhore dhe kjo nuk është në fokusin e kësaj kolumne. Ajo që më len më së shumti përshtypje gjatë disa ditëve të kaluara është vlerësimi i komisarit për zgjerimin e BE-së, Johanes Han, i cili deklaroi se është mirë ajo që janë sjellë dhe sillen ndryshime në ligje, por kjo nuk është e mjaftueshme (për Maqedoninë të marrë vendim nga Këshilli i BE-së për fillimin e negociatave), por duhet të dëshmohet ndryshim në sjellje dhe mentalitet!

Po, ka të drejtë Han – ligjet asnjëherë nuk kanë qenë problem… në raportet e fundit të progresit të BE-së për Maqedoninë, u konstatua se ligjet janë të mira, korniza e legjislativës ofron zgjidhje të mira dhe është në masë të madhe kompatabile me direktivat e BE-së, por….por, problemi është në zbatimin (ose siç do të thoshin evropianët – implementimit) e këtyre ligjeve. Ndërsa çfarë prisnim ne – të marrim datë për negociata me edhe një ndryshim të ri të ligjeve? Pajtohet se kjo me të vërtetë nuk është e nevojshme.

Megjithatë, kritikën kësaj here nuk e kam në drejtim të Qeverisë tonë (asaj aktuale), sa ndaj BE-së dhe pikërisht komisarit Han. Me sa e di, personalisht unë të paktën njëherë ndërsa me siguri edhe më shumë herë, në takimet me të dhe organizatat qytetare gjatë vizitave të tij në Maqedoni i thash për problemin me mentalitetin dhe sjelljen tonë e cila është akoma (dhe pas kaq vitesh tranzicion) më shumë në frymën e socializmit sesa në vlerat e reja ndaj të cilave synojmë në rrugën drejt BE-së, si demokraci (përfshirë pluralizmin/zgjedhjet më shumëpartiake), ekonominë e tregut dhe shoqërinë qytetare (përgjegjësinë personale/individuale kundrejt kolektivizmit). Atëherë ai nuk reagoi/komentoi, besoj se meqë vlerësohej se është i tepruar ky konstatim. Ndërsa nuk i pengoi as mentaliteti ynë i tillë në procesin e ndryshimeve kushtetuese, ku diku në dhjetor e dha deklaratën e njohur “besojmë në zgjidhje me kombinimin e metodave evropiane dhe ballkanike”. E pamë se mu ky kombinim, me sigurimin e tetë votave të opozitës në mënyrë ballkanike, çoi drejt ndryshimit të Kushtetutës!

 

Por tani përnjëherë, ky është problem. Lajmi i keq edhe për Hanin edhe për ne është se mentaliteti nuk është diçka që mund të ndryshojë shpejtë. Përkundrazi duhet një gjeneratë për ndryshime të tilla.
Dëshmi jemi edhe vetë ne – edhe kur pas pothuajse 30 vitesh akoma mbajmë shumë vlera të sistemit të kaluar. Jo se ato janë të këqija, por apo kemi konsensus kombëtar se jemi nisur në anën tjetër?

Për shembull, akoma dominojnë pritshmëritë për punësim në administratën publike (e cila edhe ashtu është e stërmbushur – me më së paku dyfish, ndërsa me siguri edhe më shumë se që është e nevojshme…dhe që ky shtet mundet ekonomikisht të përballojë)! Çfarë është ky ndryshim drejt ekonomisë? Ku është nisma personale dhe sipërmarrësia për pjesëmarrje dhe luftë në tregun me aftësitë e tyre të veçanta? Çfarë ndodhi me fushatat e llojit “Guxo – fillo biznesin tënd”? Ose çfarë nëse kemi më shumë parti, kur përshkrimi më i zakonshëm është “sulltan parti”, ku lideri i përcakton kandidatët, të cilët gjoja e zgjedhin atë (ose liderin e radhës) në kongres? Dhe kjo është vendosur në statutet ashtu (si në shembujt “më të ndritur” të komunizmit dhe diktaturave, për të cilat dëshmojmë edhe sot në “zgjedhjet” në Korenë e Veriut ku kandidatët i fitojnë mbi 99% e votave, vetëm dukja e demokracisë tek ne është që fitoret nuk janë 5:0 por 4:1) edhe atë tek të gjitha partitë e mëdha pa përjashtim.

Dhe më pas habitemi që e njëjta pasqyrohet edhe në (mos)funksionimin e shtetit dhe administratës publike, ku pritet lideri (kryeministri) gjithçka të zgjidh, në Qeverinë paraprake me thirrje telefonike nga vendi i ngjarjes, ndërsa këtë me siguri edhe me “magji” të tjera. Dhe pak na befasojnë qytetarët/qytetaret e ngazëllyer të cilët/cilat në mitingjet partiake i rrisin liderët (si Tito dikur)!

 

Ka të drejtë edhe profesori i nderuar Denko Melski, në kolonën e djeshme, kur thuhet se për ndryshimin e mentalitet duhet shumë përkushtim (vullnet) dhe punë (punë të mundimshme)! Do të shtoja edhe siç thashë më lartë – për një kohë të gjatë” Për fat duket se duhet të përgatitemi për edhe disa (ose shumë) vite tranzicion, derisa të arrijmë në BE – me mentalitet të ndryshuar.

 

*Shkrimi është shkruar eksluzivisht për Inbox7. Për çdo ribotim duhet marrë leje nga redaksia. Inbox7 jo gjithmonë pajtohet me qëndrimet e autorëve në rubrikën e debatit