Data e sotme
June 17, 2019

ÇFARË UJI NË TË VËRTETË PIJNË SHKUPJANËT

Shkruan: Trifun Kostovski

 

Derisa isha kryetar i Qytetit të Shkupit, sigurimi i ujit cilësor dhe të pijshëm ishte një prej prioriteteve të mia. Më 22 Mars u shënua dita botërore e ujit. Me këtë rast krerët e qytetit thanë se shkupjanët pijnë ujë të pastër dhe cilësor. Nuk ka dyshim se burimet e Rahçes dhe bunarët në nerez, gjatë vetë burimit ofrojnë ujë cilësor i cili kontrollohet çdo ditë nga laboratori i cili është nën ingerencat e Ujësjellësit dhe kanalizimit. Dua t’ju them se vetëm para disa ditësh isha i bindur edhe vetë se ky ujë i cili na distribuohet nga shtëpitë nga Rahçe dhe Nerezi është cilësor dhe i pijshëm.

Për cilësinë e ujit, ekzistojnë parametra që duhet të kontrollohen në baza të përditshme. Për fat të keq, duhet të përfundojmë dhe të jemi të vetëdijshëm se ka një dallim të madh në cilësinë e ujit nga burimi dhe atë që qytetarët e Shkupit marrin në shtëpi, sepse përmes trajektores së saj po humbet cilësia e ujit.

Para ca kohësh në mënyrë rastësore shtëpinë time e vizituan ca teknologë të rinj që ofruan të kontrollonin ujin që ne përdorim në shtëpi nga çezma dhe që është për të pirë. Nga kjo vizitë mësova se çfarë është uji cilësor për konsum të përditshëm, drejtpërdrejt ose përmes ushqimit dhe gatimit. Instrumentet matëse treguan se uji nuk është as për të pirë e as për gatim. Ndërsa këtë e dëshmuan edhe me një elektrolizë të bërë me ujë në një gotë të mbushur nga çezma. Uji iu nënshtrua një energjie elektrike të fuqishme prej 220 Volt. Në të njëjtën kohë, ata nxorrën ujin që tashmë ishte filtruar me shtimin e mineraleve të domosdoshëm për ujë dhe në të njëjtin moment u bë elektroanaliza në dy gotat.

Nuk dua t’ju trembem ju bashkëqytetarë të dashur, por ajo që u prezantua ishte me të vërtetë shqetësuese dhe zhgënjyese. Do t’i numëroj vetëm disa elemente që ishin specifike për të dy llojet e ujit, një i distiluar dhe tjetri nga rubineti. Uji nga rubineti e ndryshoi ngjyrën dhe u bë si ngjyrë balte e errët madje edhe si ngjyrë e  gjelbër e errët, me një shtresë të lartë të metaleve të padëshiruara dhe jo-metaleve në ujë, si plumb, zink, hekur dhe asbest. Të gjitha këto, dhe veçanërisht metalet e rënda, shkaktuan ankth dhe shqetësim, pasi bëhet fjalë shëndetin dhe jetën e pothuajse një milion qytetarëve. Në të njëjtën kohë, uji nga rubineta e rriti në mënyrë drastike temperaturën e ujit në gotë, ndërsa temperatura e ujit në gotën tjetër ishte pothuajse e njëjtë sikur kur ishte mbushur. Shpjegimi i ekipit të ekspertëve ishte se kjo ngrohje uji ishte shkaktuar nga metale të rënda në ujë që janë përçuese të energjisë elektrike dhe e ngrohin ujin.

Nuk duhet të jemi të verbër ndaj problemeve reale që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën njerëzore. Bëhet fjalë për ujë që është element thelbësor për mbijetesë. I bëj thirrje autoriteteve në qytet që të mos na mashtrojnë me faktin se ne kemi ujë cilësor në burime. Duhet të flitet për këtë dhe të mbajmë përgjegjësi për cilësinë e ujit i cili vjen në shtëpitë tona. Sepse ndikon drejtpërdrejt në jetën e njeriut.

Dëshiroj t’ju them për edhe diçka lidhur me cilësinë e ujit në burimin e Rahçes. Bëhet fjalë për faktin se rruga e ujit prej majave të larta të Sharrit deri në Rahçe në malin Zheden, që sipas njohurive të mia zgjat për 11 vite akoma nuk kontrollohet nga njeriu.
Gjatë mandatit tim kam menduar që të bëhet një skicë kartografike e rrugëve nëntokësore të këtyre ujërave. Shumica do të pyesin pse. Pasi në rajonin e Tetovës ndërtimet pa leje janë më shumë se realitet. Edhe në mandatin tim të kryetarit të Qytetit prej vitit 2005 deri në vitin 2009 kanë ekzistuar rreth 5000 gropa septike në një lokacion rreth burimit të Rahçes dhe malit Zheden. Jam i bindur se ky numër i gropave septike është rritur për trfish. Sipas meje. Është çështje kohe se kur fekalet e gropave sepktike do të vijnë në prekje me rrugët e trasuara nën tokë të ujit që me shekuj e mbush burimin Rahçe.

Problemi aspak nuk është naiv. Bëhet fjalë për jetët tona. Prandaj propozoj që kompetentët t’i ndërmarrin të gjitha studimet e nevojshme shkencore dhe t’i shfrytëzojnë mjetet teknologjike në dispozicion në mesin e të cilave edhe stacionet për pastrim, me qëllim që problemi të zgjidhet siç i ngjan civilizimit bashkëkohor.

Ju siguroj se derisa kam jetuar në Vjenë gjithmonë, për ato 15 vite, kam pirë ujë nga çezma. Por cilësia e ujit ishte e grantuar në aspektin shkencor dhe e shëndetshme për jetën e konsumatorit. Në Vjenë askush nuk guxon të luaj me jetën e qytetarëve pasi pasojat prej papërgjegjësisë dhe mashtrimit të tillë janë shumë të mëdha.

A është koha për një rindërtim të plotë të rrjetit të ujësjellësit në Shkup – këtë duhet ta përcaktojë shkenca dhe organet vendimmarrëse. Në fund, do të doja të përsërisja – shëndeti i njerëzve është një domosdoshmëri kryesore për çdo udhëheqës të qytetit dhe komunës. Këtë shëndet mund ta sigurojmë me ushqim dhe ujë cilësor duke i shfrytëzuar të gjitha segmentet shoqërore dhe teknologjitë që do të jenë në funksion të shëndetësisë më cilësore, arsimit dhe që do të mundësojnë jetë të shëndetshme dhe cilësore.

I nderuar baba i Qytetit të Shkupit, teksti ndoshta do t’ju godasë pasi është tërësisht në kundërshtim me argumentin tuaj se jemi duke pirë ujë të shëndetshëm dhe të pastër. Megjithatë me qëllimin më të mirë dëshiroj t’ju këshilloj, ndërsa ju duhet ta dini këtë, se në mënyrë urgjente duhet ta analizoni cilësinë e ujit i cili vjen në shtëpitë e qytetarëve të Shkupit.

Pas këtij rrëfimi me qëllim të mirë pres të ndërmerrni masa përkatëse.

Ndërsa juve bashkëqytetarë të mi të nderuar ju rekomandoj të jeni të kujdesshëm dhe të tentoni t’i kontrolloni gjërat të cilat promovohen si të shëndetshme dhe cilësore për konsum. Dhuratat nga natyra nuk ekzistojnë njëherë e përgjithmonë. Ne kemi përgjegjësi të kujdesemi për to dhe cilësinë e tyre dhe t’i ruajmë për gjeneratat e ardhshme.

 

*Shkrimi është shkruar eksluzivisht për Inbox7. Për çdo ribotim duhet marrë leje nga redaksia. Inbox7 jo gjithmonë pajtohet me qëndrimet e autorëve në rubrikën e debatit