Data e sotme
August 24, 2019

SHOQËRIA PËR TË GJITHË PO SILLET RRETH SHTETIT PËR TË GJITHË

Për terrenin e ri evropian Maqedonisë së Veriut i duhet edhe ndonjë glazurë kushtetuese. Edhe ndonjë përkufizim i guximshëm pa komplekse kombëtare.

Shkruan: Zoran Ivanov

Për të mos pasur tortura plotësuese dhe stërzgjatje deri në pafundësi të obligimeve reformuese të dhëna nga Unioni, le të përfundojë me sukses edhe ky trekëndësh presidencial dhe le të nxjerrim leksionet e radhës. Nëse këto zgjedhje dështojnë, që akoma nuk është e pasigurt, epilogu do të jetë në drejtim të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare dhe zgjedhjeve të përsëritura presidenciale ose drejt ndryshimit të Kushtetutës në pjesën për përzgjedhjen e presidentit të shtetit. Tezën që janë duke e shtyrë disa mbrojtës të caktuar të Kushtetutës se me zgjedhjen për president nga deputetët të partisë në pushtet do të koncentrohej fuqi më e madhe ekzekutive është e paqëndrueshme për arsye se zgjedhja parlamentare e presidentit do të duhet të ndodh përmes kompromisit partiak legjitim që nuk mund ta sigurojnë koalicionet me motive të ndryshme parazgjedhore joparimore dhe të zhvatura politike.

Marrëveshje gjatë zgjedhjes, pse deri më tani të gjithë presidentët tanë kanë qenë ose nga degët e partisë ose shumë të varur në aspektin partiak nga promotorët e tyre politik. Përveç kësaj, kreu i dakorduar i shtetit do të minimizojë majorizimin etnik që në rrethanat tona, me modelin e tanishëm zgjedhor, është i pashmangshëm edhe për një kohën të pacaktuar.. Për më tepër, më në fund do ta hapë mundësinë tani për tani deklarative institucionale që presidenti i Maqedonisë moderne të jetë një pjesëtar i një prej bashkësive më të vogla etnike. Të jetë konsensual edhe në publikun më të gjerë një person dominues me një dinjitet të veçantë dhe një ekuidistancë të domosdoshme prej të gjitha partive politike dhe prej politikave të tyre ditore. Në rrethanat ndërkombëtare dhe në rrethanat e nevojshme ndërmjetësuese ndër-partiake në vend, të jetë përfaqësues autoritar dhe funksional i shtetit.

Kjo që po ndodh tani në fushatën parazgjedhore praktikisht është vetëm edhe një matje e forcave partiake. LSDM të ketë presidentin dhe t’u shmanget zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare. VMRO-DPMNE në raundin e parë të marrë numër më të madh të votave nga LSDM-ja dhe të provokojë zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare. Aleanca dhe Besa në zgjedhje ta mposhtin BDI-në dhe t’ia marrin dominimin dydekadësh tek elektorati shqiptar. Në këto zgjedhje ato janë motivet e partive dhe që atje, prej shtabeve të tyre janë edhe temat edhe përkufizimet e mesazheve të cilat burojnë nga kjo fushatë.

Edhe derisa analitika ditore argëtohet kryesisht me arsenalin e temave margjinale prej retorikës ditore të fushatës, ja diçka nga thellësia e platformave zgjedhore të kandidatëve.

Ajo e LSDM-së, çon drejt ndërtimit të shoqërisë të barabartë për të gjithë. Bashkësi të mundësive të barabarta dhe vlera individuale. E dyta e VMRO-DPMNE-së, vazhdon me ngulm të shkelë ndaj dominimit të shumicës etnike. E treta, e Aleancës dhe e Besës është më inventivja. Inicion nevojë të re për edhe ndonjë risi sistemore. Për rrethanat tona ofron model mjaft real i cili duhet të pamundësojë mbifuqinë zgjedhore etnike siç është rasti deri më tani me modelin ekzistues sipas së cilit mund të vijë drejt funksionit prestigjioz shtetëror. Kjo padyshim nënkupton ndryshime kushtetuese në drejtim të zgjedhjes së presidentit e madje edhe të funksioneve të tjera shtetërore që ajo të mos varet nga vullneti i shumicës etnike të votimit.

Në këtë fushatë derisa Stevo Pendarovski është vazhdimësi e integrimeve të LSDM-së dhe gjithçka i është shtrirë  në intensifikimin e këtyre proceseve, tek Gordana Siljanovska, njëjtë sikur edhe tek partia e saj promovuese VMRO-DPMNE, fillon zbritja e ngadalshme në realitet dhe pranimi i Marrëveshjes së Prespës dhe i Veriores, tezat më provokative politike i promovon Blerim Reka, kandidati i Aleancës dhe i Besës. Atij sistemi i ofron vetëm mundësi teorike, por praktikisht nuk i jep kurrfarë mundësie institucionale të bëhet president i shtetit.

Për këto arsye, duke i ndjekur edhe politikat e mbështetësve të vet etnik dhe partiak, ai evokon formulë plotësuese e cila, herët ose vonë, në mënyrë të patjetërsueshme do të duhet të injektohet në sistemin politik të Maqedonisë. Siç po shihet, thelbi i përmbajtjes së saj është eliminimi i majorizimit etnik evident në modelin aktual të zgjedhjeve të presidentit. Mesazhi i tij zgjedhor është në drejtim të braktisjes së tezës së pushtetit për “një shoqëri për të gjithë” dhe transformimin e saj në “shtet për të gjithë”.

Në shoqërinë e ngarkuar në aspektin etnik, sinjalet zgjedhore demokratike të rastit, që votat elektorale janë të mundshme pavarësisht nga përkatësia etnike e kandidatëve dhe votuesve, janë ende larg nga votat e mjaftueshme etnike. Për këto arsye, nuk janë për t’u injoruar kërkesat që “shoqëria për të gjithë” të institucionalizohet në një “shtet për të gjithë”. Kjo nënkupton në sistemin politik maqedonas të futen edhe një, dy mekanizma shtesë që do të eliminojnë çdo formë të mbifuqisë etnike në çdo rrethanë zgjedhore ose jo zgjedhore.

Prandaj vlen të elaborohet teza e kandidatit presidencial Blerim Reka. Veçanërisht për shkak të pasqyrës faktike etnike në terrenin zgjedhor. Sipas saj, ai ose ndonjë pjesëtar tjetër i bashkësisë etnike joshumicë, është pa kurrfarë mundësish për t’u bërë shef i shtetit. Për këtë objektivitet, mundësia kushtetuese për pjesëmarrje në zgjedhjet presidenciale me një model si ato aktuale, është e kotë për kandidatë prej grupeve etnike pakicë. Për ta zgjedhjet janë vetëm një mundësi që partitë e tyre të plasojnë nga ndonjë mesazh politik siç është ky i Rekës për “shtet për të gjithë” ose vetëm për pazare ndërpartiake me votat e qytetarëve.

Fushata aktuale zgjedhore imponoi një temë të re për pragmë politike. Shpejtë, sistemit politik të Maqedonisë për një kohë të shkurtër do t’i nevojitet dozë e re e infuzionit sistemor. Instalimi i edhe një elementi etnik në rregullin juridik i cili, së bashku me parimin tashmë të etabluar të Badinterit, në njëfarë mënyre edhe tani është kategori kushtetuese.

Pas Marrëveshjes së Prespës, rregullit tonë shtetëror i duhet edhe nga një tullë qytetare. Edhe nga një pikëpamje zhvillimore e vendosur në rregullimin e saj shtetëror. Zgjidhje të reja zgjedhore madje edhe simbole shtetërore të reja të cilat do të eliminonin çfarëdo dukurish prej majorizimit dhe dominimeve etnike. Për terrenin e ri evropian Republikës së Maqedonisë së Veriut i duhet edhe ndonjë glazurë kushtetuese. Edhe ndonjë përkufizim i guximshëm pa komplekse kombëtare.

Zgjidhje institucionale e cila do të garantojë shoqëri të barabartë, pa konflikte etnike dhe stabile në Maqedoni.

 

*Shkrimi është shkruar eksluzivisht për Inbox7. Për çdo ribotim duhet marrë leje nga redaksia. Inbox7 jo gjithmonë pajtohet me qëndrimet e autorëve në rubrikën e debatit