Data e sotme
April 24, 2019
Foto: Print-skrin nga emisioni 360 në AlsatM

Është e rëndësishme të fitojë procesi demokratik

Shkruan: Denko Maleski

Të gjithë duhet të angazhohemi shumë që të kenë sukses zgjedhjet presidenciale. Dëshirat e Brukselit, të qeverisë tonë dhe të shumicës së qytetarëve për zgjedhje presidenciale të përkryera janë një ndërsa realiteti ynë dhe tradita jonë janë tjetër. Asgjë në politikën tonë nuk është e përkryer, e aq më shumë zgjedhjet presidenciale. Ne akoma jemi në kërkim të asaj kryesores: kandidatët presidencial, pas përfundimit të zgjedhjeve, në emrin e tyre dhe në emër të partive të cilat i kandidojnë, ta shtrijnë dorën duke e pranuar fitoren dhe legjitimitetin oponentit. Nëse ndodh kjo në këto zgjedhje, do të jetë për herë të parë në historinë tredekadëshe të pluralizmit demokratik. Asnjë president deri më tani nuk është njohur nga opozita pas zgjedhjeve të përgjithshme. Janë të vogla mundësitë që kjo të ndodh kësaj radhe, pasi gjatë një niveli të tillë të besimit, do të gjenden mijëra arsye ato të kontestohen, por vlen të votojmë dhe të përpiqemi të mos jetë ashtu. Pasi, është e mundur madje edhe partitë të mos e sigurojnë censusin e nevojshëm pasi kaluan kohëra të mbushjes masive të kutive të votimit, ky turp i zgjedhjeve të Maqedonisë.

Për demokraci të suksesshme nevojitet një shkallë e besimit, ndërsa besimi është ndoshta arsyeja kryesore për të cilën duhet të brengosemi për rezultatin e zgjedhjeve presidenciale. Më saktë, mungesa e besimit tek populli në institucionet politike dhe procedurat si edhe mungesa e besimit të ndërsjellë elementar midis partive të cilat garojnë për kandidatët e tyre.

Në rastin e parë, kur bëhet fjalë për besimin e popullit në institucionet dhe procedurat politike, kjo do të thotë qytetarët, në përgjithësi të ndjehen se politika kujdeset për interesat e tyre. Po, popull i cili beson se shteti punon në të mirën e tij do të bëjë diçka për këtë shtet. Megjithatë, e gjithë ajo që ndodhi në shtetin tonë veçanërisht në dekadën e fundit, e uli besimin e qytetarëve në procesin politik dhe në institucionet e demokracisë së përfaqësuar.Të shpalleni për state capture (shtet të robëruar) nga BE-ja dhe Amerika, do të thotë në mënyrë të hapur t’u thuhet se pushteti në Maqedoni nuk kujdeset në mënyrë primare për qytetarët por për veten dhe për klientelën e vet. Mbi të gjitha, mënyra në të cilën partitë u ballafaquan me këtë krizë dramatike, edhe më tej e minon besimin e popullit tek pushteti. Opozita, e kapur në vepër se si e keqpërdor pushtetin e dakorduar, në mënyrë të regjistruar në materialet e përgjuara, shumë gjatë refuzon të ndërmarrë përgjegjësi dhe kështu ta ndërpresë ciklin e amnestimit të ndërsjellë në udhëheqësitë e partive për krimin e bërë, praktikë pas ndërrimit të çdo pushteti, që nga viti 1991. Në pajtim me politikën tonë tradicionale, ajo kërkon edhe një amnisti. Angazhimi me të cilën e bën atë, e minon demokracinë por edhe diskualifikuan atë, duke e minuar shoqërinë nga një fillim i ri demokratik. Mendoj në fillim pas së cilit marrëdhëniet midis pushtetit dhe opozitës, për herë të parë janë vendosur në baza të shëndosha demokratike dhe jo në “partneritet në krim”. Pushteti, nga njëra anë, nuk mund të qaset drejt konsolidimit të sistemit demokratik pa opozitën e cila është e gatshme menjëherë t’i pranojë rregullat e reja të lojës të diktuara nga Uashingtoni dhe Brukseli, të cilat do ta kthenin besimin e popullit në institucionet dhe procedurat politike.
Problemi kryesor me Prokurorinë Publike Speciale është që nëse i jepet kohë ta përcaktojë të vërtetën, do të dëshmohet se është keqpërdoruar pushteti, është vjedhur edhe është gënjyer, pas së cilës do të pasonte drejtësia: dënime me burg. Indiciet se edhe disa pjesë të pushtetit janë involvuar në këtë krim, më tej e ndërlikojnë tregimin për atë se kush paraqitet në rolin e frenuesit të zgjidhjes së statusit të Prokurorisë Publike Speciale.
Largimi i dukshëm prej së vërtetës dhe prej drejtësisë vetëm se e thellojnë mosbesinë tek qytetarët se nuk ka shpëtim prej korrupsionit në politikën në Maqedoni. Do të jetë e trishtë për moralin e popullit dhe për prestigjin ndërkombëtar të shtetit nëse nuk zgjidhet skandali me përgjimin e 20,000 qytetarëve në Maqedoni si e mobilizon opinionin vendor dhe politikën ndërkombëtare në prishjen e regjimit të Nikolla Gruevskit.

Por në pyetje janë fate personale të politikanëve dhe ato janë lidhje të çelikta të solidaritetit kundër drejtësisë së brishtë. Shfrytëzimi i ashpër i Marrëveshjes së Prespës si instrument për nxitjen e ndjenjave nacionaliste të popullit kundër pushtetit aktual, e cila ka bërë “tradhti” në interesat tona kombëtare është vetëm investim në këtë luftë për shpëtimin personal të politikanëve. Edhe një lojë me ndjenjat patriotike të qytetarit të rëndomtë emocionet e së cilit keqpërdoren nga fillimi i kontestit me Greqinë deri më sot. Kjo sjellje e bllokon hapësirën për ndërtimin e besimit midis pushtetit dhe popullit. Kjo gjendje politike nuk premton entuziazëm të madh për çfarëdo procedura politike, duke i përfshirë edhe zgjedhjet e ardhshme presidenciale.

Rasti i dytë, mungesa e besimit elementar midis partive të cilat janë në garë për kandidatët e tyre për president, del nga gjithçka që u tha më lartë. Partitë tona e bënë politikën “betejë të jetës dhe vdekjes”, gjendje jo të shëndetshme për çdo demokraci dhe për besimin e qytetarëve në politikë. Në raste të tilla, kandidatët presidencial të LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së, janë të zënë prej vorbullave partiake të shoqërisë së ndarë të Maqedonisë, gjendje e cila nuk tejkalohet vetëm me mirësjellje. Çështja kryesore nuk është nëse dikush është i përgatitur të fitojë, por nëse është i gatshëm të humbas. A është i gatshëm dikush t’i humbas zgjedhjet? Mendoj – jo. Pabesia midis partive është e këtu, ndërsa investimi nga rezultati i betejës partiake për kontrollin e funksionit presidencial është aq i madh që ia shtroj pyetjen: Si do të reagojë partia e cila do të fillojë të humbas në zgjedhjet presidenciale? A do të marrë pjesë në lojën e humbur deri në fund dhe do t’i japë legjitimitet fitores së oponentit ose do ta obstruojë zgjedhjen e presidentit të shtetit apo legjitimitetit të të përzgjedhurit.
Partitë janë vetëm grupe njerëzish. Ato sillen ashtu se si do të sillej politikani me mentalitet tonë, produkt i politikës tonë kulturore. Sjellja jonë “jokorrekte” në politikë është një konstante, e cila vetëm kulminon gjatë zgjedhjeve. Nëse sjellja e politikanëve të një shteti është “korrekte” në politikën e përditshme, mund të pritet ato të sillen në atë mënyrë edhe gjatë zgjedhjeve.

Pavarësisht asaj që u tha ose ndoshta mu për këtë, është e rëndësishme qytetarët të dalin sa më masivisht në zgjedhje dhe të votojnë edhe në raundin e parë dhe të dytë. Kështu t’u mbajnë një leksion politikanëve. Pasi, pika fillestare për tejkalimin e pabesisë së thellë në shoqërinë tonë është të fitojë procesi demokratik. Çfarë do të dalë prej tij, do të shohim.

 

*Shkrimi është shkruar eksluzivisht për Inbox7. Për çdo ribotim duhet marrë leje nga redaksia. Inbox7 jo gjithmonë pajtohet me qëndrimet e autorëve në rubrikën e debatit