Data e sotme
May 23, 2019

REJTINGJE, ARRESTIME DHE KISHA E NDEZUR

Shkruan: Aleksandar Krzhallovski

 

Fushata për zgjedhjet presidenciale hyri në javën përfundimtare të saj, ndërsa dje u publikuan edhe rejtingjet e fundit të kandidatëve. U mbajtën edhe tubimet qendrore të VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së në Shkup, por vizitueshmëria në të dyja sikur nuk i ka plotësuar pritjet dhe gjithnjë e më shumë shtrohet pyetja për arritjen e censusit prej 40% në raundin e dytë. Kjo do të thotë edhe se partitë me vështirësi arrijnë ta moblizojnë mbështetjen jashtë rretheve partiake (anëtarësinë dhe simpatizantët), ndërsa ngadalë është duke u zhdukur edhe “miti” për mbipartizimin e kandidatëve. Edhe përfundimisht, se fushata duket se nuk është kaq interesante për qytetarët.

Gjatë javës që shkoi pati edhe ca gjëra të tjera mbresëlënëse. Në Beograd u mbajt Java ndërkombëtare e shoqërisë civile – ngjarja më e madhe globale në këtë sferë. Aty, midis tjerash, u konstatua se organizatat qytetare me vështirësi ia dalin t’i prekin qytetarët me mesazhet e veta, gjegjësisht t’i tejkalojnë stereotipat për këtë sektor (manipulues, larës parash, “sorosoidë”). Duket se edhe unë nuk ia dola në këtë gjë me kolonën e kaluar “Shoqëria civile”), duke i pasur parasysh komentet të cilat pa përjashtim përputhen në këto stereotipa të njëjtë, duke e përfshirë edhe atë për “trutë e shpërlarë”.

Në Beograd ndodhi edhe protesta më e madhe nga seria “1 prej 5 milionë”. Mirë, nuk e di nëse ishte më i madhi por ashtu u paralajmërua. Pasi isha i pranishëm, mund ta konfirmoj se pati shumë njerëz në protestën para Kuvendit të Serbisë, gjithsesi shumë më shumë se vlerësimi i autoriteteve se atje kanë qenë vetëm 7,500 të pranishëm, por gjithsesi edhe shumë më pak se pritjet e organizatorëve dhe opozitës. Shumë larg edhe nën 100 mijë e aq më pak 1 apo 5 milionë. Me siguri në tubimet edhe të VMRO-DPMNE-së edhe të LSDM-së pati më shumë qytetarë sesa në protestën në Beograd. Kështu vështirë edhe deri tek “Skenari i Maqedonisë” (edhe pse tek ne kështu disi filloi)!

 

Megjithatë dy ngjarjet e tjera në botë ishin më mbresëlënëse  – arrestimi i Xhulijan Asanzh dhe zjarri në katedralen në Notrë Dam në Paris. Akoma nën impresionet e shkatërrimit të mbrëmshëm të katedrales në qendër të Francës (dhe tekstualisht, pika zero prej së cilës maten të gjitha distancat në këtë vend është para derës së këtij objekti monumental), do të fillojë prej kësaj storie. Nuk është e ditur (akoma) si është krijuar zjarri por tani për tani u hodh poshtë varianti se bëhet fjalë për akt terrorist, ndërsa dëshmohet edhe për një lëshim të mundshëm në punët restauruese të cilat për një kohë të gjatë kanë qenë në vijim. E mira në të gjithë këtë fatkeqësi është që nuk pati viktima në njerëz (është lajmëruar vetëm për një zjarrfikës të lënduar më rëndë). Për diskutim do të jetë ditëve të ardhshme (dhe në hetim) pasi nuk u zbatuan masa më radikale për shuarjen e zjarrit (aeroplanë dhe helikopterë me ujë) dhe u la që zjarri ta shkatërrojë çatinë dhe kullën qendrore, ndërsa me siguri edhe gjithçka ishte e vlefshme brenda, ndërsa mbeti vetëm struktura (konstruksioni i jashtëm i mureve).

Por, këto janë informacionet kryesore dhe kryesisht teknike për ngjarjen, ndërsa përshtypja prej raportimeve të medieve nga vetë ngjarja është goditja masive e francezëve (madje edhe të gjithë të tjerëve), pabesi se diçka e tillë mund të ndodhte, emocione të fuqishme, pikëllim dhe vaj. Nënkuptohet, kur dihet se çfarë rëndësie ka kisha në memorien kolektive të Francës, si vend i shumë prej ngjarjeve të stuhishme nëpër historinë e saj. E filluar në vitin 1163 ( në vitin 2013 u shënua ditëlindja e 850, edhe pse konsiderohet si e kompletuar madje në vitin 1345), është vendi ku Napoleoni është (vetë)shpallur perandor, ku janë varrosur disa presidentë francezë, ku u shënua lirimi prej fashizmit në vitin 1944.

Shpesh në artikujt gazetaresk për zjarrin, thuhet se Notrë Dam (ose në përkthim Dama Jonë) është simbol i Parisit dhe Francës. Edhe sot përjetohet kryesisht në konotacion pozitiv (edhe për shkak të shembujve të theksuar më lartë), ndërsa edhe unë kështu e kam përjetuar kur e kam vizituar në aspektin turistik para shumë vitesh. Por, do ta citoj një kolegë nga Bullgaria, i cili përkujton përmes historisë, njerëzit në mënyrë të ndryshme kanë përjetuar se çfarë simbolizon gjegjësisht ajo.
Kështu, protestantët francezë (hugenotët) në vitin 1584 shkatërrojnë një pjesë të madhe të statujave franceze (duke i konsideruar për “idhujtarë”). Më pas, në kohën e revolucionit francez në vitin 1870, mezi është shpëtuar nga shkatërrimi i plotë, pasi revolucionarët e kanë konsideruar simbol të monarkisë. Më pas, 28 statujave u “janë hequr” kokat pasi i kanë përkujtuar perandorët francezë (kokat janë gjetur gjatë gropimit në rreth madje në vitin 1977).
Madje edhe statuja e Shën Mërisë (sipas së cilës e mban emrin kishtar) atëherë është ndërruar (në frymën e revolucionit) me Perëndeshën e lirisë. E braktisur më pas, madje pas suksesi botëror në romanin e Viktor Hygosë për Kuazimodo, në vitin 1844 ka filluar restaurimi masiv, pas së cilës për rreth 20 vjet e ka marrë pamjen e sotme. E gjithë kjo, thotë kolegu, flet edhe për një anë të errët të (mos)tolerancës fetare (dhe të tjera) franceze. Megjithatë në ditët e sotme, siç theksova, simbolika është kryesisht pozitive, ndërsa me siguri edhe nuk ka francezë të cilët nuk e kanë vizituar, ose i lidhin momente edhe më të fuqishme emotive (jo vetëm dasma dhe pagëzime) dhe kjo ishte e dukshme në reagimet e qytetarëve të cilët me pafuqi dëshmuan për tragjedinë e djeshme. Presidenti Makron duke iu drejtuar të gjithë kombit francez deklaroi se “me këtë është djegur një pjesë e të gjithë neve”. Dhe kjo është ndjenjë e kuptueshme – kur humbet një pjesë e identitetit personal apo kombëtar!

 

Zakonisht, në ngjarje jashtë Maqedonisë përqendrohem për shkak të tërheqjes së disa paraleleve me ngjarjet tek ne apo leksione nga vendet më të zhvilluara prej të gjitha vendeve. Në këtë rast, i kujtoj zjarret në manastiret Treskavec në Prilep dhe Shën Jovan Bigorski, në rajonin e Rekës, nën Galiçnik. Por e mbaj në mend edhe skenën një ditë pas shpërthimit e cila e shkatërroi manastirin e Leshokut, ose djegien e xhamisë në Prilep, të dyja në konfliktin e vitit 2001. Nuk është e rastësishme as fjalia me identitetin më lartë por nuk do të komentoja tani për këtë.

Do të përqendrohesha edhe në një ngjarje tjetër të rëndësishme kësaj jave – arrestimin e themeluesit të Ukiliksit, Xhulian Asanzh në Londër, pasi Ambasada e Ekuadorit pas 7 vitesh qëndrim atje, ia hoqi azilin. Përveç faktit që asnjë media botërore, përveç Televizionit rus (Rusia sot), nuk e shënoi arrestimin, gjegjësisht nxjerrjen e Asanzhit nga ambasada, u hap (sipas përshtypjes time – relativisht të thjeshtë) debati nëse ai do të ekstradohet në SHBA, nën akuzën për “publikimin e komunikimeve elektronike të siguruara në mënyrë të paligjshme”? A ju duket e njohur?
Bëhet fjalë për komunikimet me e-mail të ambasadave amerikane në mbarë botën, si edhe një pjesë të veçantë me këto komunikime në Pentagon (komandën ushtarake amerikane). Dhe derisa është e qartë se kjo është vepër e ndëshkueshme (sikur edhe tek ne), kjo gjithashtu është diçka që secili gazetar (investigativ) dhe media e bën çdo ditë në botë dhe është çështje ekuilibri – a mundet dhe kur mundet një gjë e tillë të publikohet.
Edhe ky është debat i hapur – bëhet fjalë për informacione me interes publik, kush e vlerëson atë, nëse zbulohet veprim kriminel ose sjellje korruptuese, etj. Derisa në mbarë botën shënohen si heronj të lirisë së medieve dhe informimit, të mbrojtjes së interesit publik dhe të zbulimit të krimeve dhe korrupsionit të autoriteteve, tre figurat më të rëndësishme të kësaj beteje në dekadën e fundit ose akoma janë në burg, egzil ose nën azil: Xhulian Asanzh – azil në Ambasadën e Ekuadorit, tani në burg britanik); Eduard Snouden – egzil në Rusi; dhe Bredli Mening (tani Çelsi, pasi e ndryshoi gjininë derisa e vuante dënimin me burg) – ishte për disa vite në burg mu për shkak të dosjeve të Pentagonit që ia dorëzoi Uikiliksit, ndërsa e fali presidenti Obama disa ditë para se të largohet nga funksioni). Dilema mbetet – heronj apo kriminelë?

 

Në fund, një dy fjalë për atë nga fillimi – rejtingjet. Në pajtim me Kodin Zgjedhor (dhe dispozitën e tij të çuditshme për ndalimin e publikimit të anketave më pak se 5 ditë deri në ditën e zgjedhjeve), dje u publikuan anketat e fundit për zgjedhjet e ardhshme, nga Agjencia Rejting ndërsa ne në MCMS e publikuam edhe anketën e dytë. Me këtë, agjencitë kryesore për analizimin e opinionit publik: M-prospekt, Rejting dhe IPIS; i publikuan parashikimet e veta për rezultatin zgjedhor dhe është mirë që është kështu (në dy-tre zgjedhjet e kaluara disa munguan).

Së dyti është mirë se rezultatet midis tyre janë mjaft të barazuara. Me distancimin për metodologjitë e ndryshme (një terrenore kundrejt dy anketave telefonike) dhe ekzemplarit të ndryshëm dhe të pakonsiderueshëm (duke e përfshirë edhe tek përfaqësimi i tij), tek të gjitha në epërsi të vogël është Pendarovski, në kuadër apo diçka mbi gabimet statistikore dhe nëse nuk ka befasi javës së fundit mund të pritet epërsia e tij pas raundit të dytë.

Nuk kishte parashikime për daljen në raundin e dytë (a do të mbetet kjo për anketa të reja eventuale javën e ardhshme), dhe mbetet pasiguria për censusin atëherë. Gjithnjë e më shumë faktorë tregojnë për problemin e mundshëm me daljen më 5 maj…. më e rëndësishme do të jetë sjellja e shqiptarëve dhe veçanërisht e partive opozitare të këtij blloku; më tej – niveli i bojkotuesve tek mbështetësit e VMRO-DPMNE-së; si edhe numri i simpatizantëve të dëshpëruar në këtë Qeveri edhe prej LSDM-së edhe prej BDI-së) për shkak të amnistimit, por edhe mungesës së reformave.

Megjithatë dalja nuk do të jetë problem në raundin e parë ndërsa për shkak të numrit të madh të të anketuarve të cilët kanë thënë se nuk do të votojnë, ose nuk kanë vendosur akoma, ose nuk dëshirojnë të tregojnë për kë do të votonin janë edhe disa analiza të cilat parashikojnë epërsinë e Siljanovska Davkovës në raundin e parë.

Për çdo rast na pret javë interesante e fushatës dhe votim jo (aq) i sigurt të dielën!

 

*Shkrimi është shkruar eksluzivisht për Inbox7. Për çdo ribotim duhet marrë leje nga redaksia. Inbox7 jo gjithmonë pajtohet me qëndrimet e autorëve në rubrikën e debatit

Latest posts by Администратор (see all)