Data e sotme
August 24, 2019

NËN NJË, NËN DY, NËN TRE DHE NJË FJALË PËR PRIBENË

Kësaj here presidentit nuk do t’i ndodh Revolucioni i larmë, por Revolucionit të larmë do t’i ndodhë shuplakë e re.

Shkruan: Zoran Ivanov

Nën një, janë të paqarta polemikat rreth abolicionit ose faljes. Presidenti aktual a do t’i amnistojë edhe të tjerët që janë të paamnistuar për ngjarjet e 27 prillit të para dy viteve. A do ta bëjë këtë në mënyrë simbolike, këtyre dy ditëve të dyvjetorit të hyrjes në Kuvend, a do të jetë kjo e shtunë e re pajtimit, për hyrjen e dhunshme e të enjtes së përgjakshme.

Nënkuptohet si edhe gjithçka tjetër rreth këtyre ngjarjeve, nisur nga përvoja prej tentimit paraprak për abolicionin që e bëri nën komandën e eprorit të tij Gruevski e shkaktoi edhe Revolucionin e larmë, Gjeorge Ivanov, tani do ta presë sinjalin nga lartë. Deri më tani, të paktën publikisht, ai nuk ka vizë për këtë dhe kësaj radhe edhe pse është në fund të mandatit të tij dhe askush nuk i mundet asgjë, nuk do të rrezikojë sërish të sjellë ndonjë vendim të marrë pa aminin e kompetentëve nga jashtë. Ndërsa pa porosinë prej atje, amnistia mbetet asgjë.

Ai gjithsesi, pavarësisht interpretimeve juridike me anëtarin e njëmbëdhjetë famoz, që në kohën e Gruevskit ia mori Cërvenkovskit dhe me të cilin tani rreth amnistisë ia lidhi duart Ivanovit, dëshiron që në mënyrë sa më të njohur ta përfundojë mandatin e tij dhjetëvjeçar. Dhe pas kaq kohësh, në emër të qëllimeve më të larta të paketuara politikisht, ngjarjeve për lirim, është i mundur edhe një precedent ligjor. Njëfarë interpretimi i gjerë i kompetencës së pezulluar të presidentit që amnistia të bëhet e sigurt. Edhe ashtu me ekuibrilista jojuridike dhe të padrejta është rrënuar rendi ligjor, deri në fund të këtij muaji është ka shumë mundësi të ndodh edhe një prishje apo rrënimin i tillë sërish në emër të disa qëllimeve më të larta e kësaj radhe, bindshëm pajtuese. Ndërsa me të drejtën dhe drejtësinë nga ana tjetër gjithçka nga fillimi. Nga zeroja e andej, shëndosh.

Shteti ynë tregoi se është shumë i dobët në aspektin politik, polikrat, joinstitucional dhe në mënyrë analoge me këtë edhe shoqëria jonë që të ballafaqohet me cilëndo situatë të komplikuar. Për çdo krizë politike dhe çdo krizë më të vogël prej saj na nxjerrin të huaj, diplomatë të ndryshëm, ndërmjetës, paqeruajtës. Dhe tani Ivanovi e pret miratimin dhe siç duket edhe do ta marrë.
Ky me siguri do të jetë edhe një kompromis i dëmshëm ndërsa i domosdoshëm. Kësaj here për PSP-në, për njëfarë rregullimi të padrejtësisë, për njëfarë barazie në fajin për të enjten e përgjakshme. Diçka sikurse edhe për deputetët paraprakisht, tani kështu edhe për përmbaruesit. Inspirues dhe kështu në kohë me po të njëjtën amin nga jashtë dhe nga brenda, iku në Evropë. E pafalshme nga çdo gjë do të jetë që njeriu me kryesimin e tij gjatë gjithë dekadës e çoi vendin mbrapa, për shumicën do të jetë heroi pismejker. Kësaj here presidentit nuk do t’i ndodh Revolucioni i larmë, por Revolucionit të larmë do t’i ndodhë shuplakë e re.

Pas të gjitha këtyre, normalisht se nuk do të marrin datë për fillimin e negociatave me BE-në në qershor. Gjithsesi jo. Brukseli do të na presë të mbarojmë edhe nga ndonjë punë të ndyrë dhe madje më pas të na japë mundësi ta përkujtojmë Rajnhard Pribenë. Dikur përfundimisht ta hapë fletoren e tij me testet shkollore të dedikuara për elitat tona politike. Deri atëherë do të dremisim në stolin e stacionit të vjetër ballkanik duke e pritur trenin transportues për në Evropë. Nën dy, pse Gordana Siljanovska nuk mund të jetë presidente e Maqedonisë së Veriut. Dhe nuk do të jetë për disa arsye të thjeshta: Fillimisht, ajo është zgjedhje personale e Hristian Mickovskit. Kryetar i VMRO-DPMNE-së , por jo edhe lider i kësaj partie politike me ndikim dhe të madh. Ajo është kuadër e tij por jo edhe reflektim i dëshirave të politikës kadrovike përbrenda anëtarëve të pazëshëm të partisë. Së dyti, ajo po përhumbet në gjërat kontroverse të politikave të brendshme partiake të padefinuara edhe në kohën postgrueviste të paadaptuar politike.

E ngujuar midis kopertinave të librave të drejtësisë, profesoresha me siguri nuk i ka dëgjuar me vëmendje leksionet e politikës, nga ajo vegël vulgare e të fuqishmëve. Me teorinë e vet u fut në terrenin e rrëshqitshëm politik dhe tani para fundit të fushatës po zhytet në kërkim të premtimeve logjike. Së treti, e ndoshta edhe më esencialja, ajo akoma nuk ka folur dhe gojën nuk e ka hapur për historinë maqedonase të dekadës së kaluar. Për kohën dhe për veprat e Gruevskit dhe ekipit të partisë që tani atë e ofron si nëna e kombit. Asnjë fjalë për qeverisjen totalitare të atyre që tani i prezanton në këto zgjedhje. Asnjë fjalë ngushëllimi për të përvuajturit, e as dënim për autorët që vendin e çuan në shkallët e fundit ndërkombëtare demokratike. Me injorimin e të kaluarës së afërt, praktikisht ajo vetë u legjitimua si idhtare e strukturës së pareformuar partiake e definuar si regjim, i së cilit është kandidate presidenciale.

Nën tre, Stevo Pendarovski ka të drejtë se BE dhe NATO për vendin janë esenca për sigurinë e saj, unifikimin dhe progresin evropian. Të lënë në duart e strukturave partiake vendore për tre dekada jemi të pafuqishëm për çfarëdo lëvizje prej baltës që me krimet, korrupsionin, nepotizmin më pak ose më shumë na organizon çdo pushtet i yni. Por edhe ai, duke e mbrojtur LSDM-në, partia e tij kryesore promotore, nuk foli asnjë fjalë për çështjet aktuale gjithnjë e më të dukshme si korrupsioni, nepotizmi, proteksionizmi dhe çfarëdo lloj privilegjesh të tjera devijuese sipas së cilave mashtrohet çdo pushtet e madje edhe ky.

Edhe Blerim Reka nuk arriti të dalë mbi kredon e tij lokalo-nacionale. Nuk arriti që ta hedh atë nacionalen dhe të prezantohet si presidenti i mundshëm qytetar për të gjithë shtetin. Kundrejt proklamimeve të tij për Republikën për të gjithë, në mënyrë të theksuar e potencoi retorikën e partive të tij promovuese nën matricën e së cilave nacionalja është akoma lartë mbi qytetaren.

Pas një dite janë zgjedhjet. Nëse vetëm se është thënë, ato duhet të përfundojnë me sukses që në raundin e parë, më pesë maj. Më së shumti që të mos vazhdojnë torturat zgjedhore dhe përfundimisht të fillohet të punohet në detyrat e Pribesë. Pa këtë nuk ka as ftesë për BE e as asgjë. Me Maqedoninë e Veriut, Aleanca mbaroi punë. Gjithçka tjetër është vetëm obligim vendor edhe atë i përbashkët edhe për pushtetin edhe për opozitën. Do të ishte maturi elementare këtë përfundimisht ta kuptojnë dhe pranojnë edhe të parët edhe të dytët.

 

 

Strukturat politike kryesore përfundimisht të gjejnë emëruesin dhe të fillojnë ta rregullojnë shtetin. Për këto arsye, nëse shikohet nga këndvështrimi i kësaj perspektive dhe nëse shteti megjithatë duhet pasur president, atëherë ai le të jetë Pendarovski. Kjo për arsye të thjeshta që filozofia e tij politike është të paktën reale dhe pragmatike, konkurruese dhe me perspektivë. Dhe që nuk zotohet për ndryshimin e të kaluarës por premton hapa për më tej. Deviza e tij është e vërteta e hidhur se vendi, Republika e Maqedonisë së Veriut ose vetëm Republika ose vetëm Maqedonia, pa integrimet nuk ka mundësi, kurrfarë mundësie të lëvizë asnjë milimetër në progres të demokracisë, qeverisjes të së drejtës, ekonomisë e më tej në socialen, shëndetësinë, arsimin, kulturën, sportin.

Edhe nën një, edhe nën dy edhe në tre edhe nën…, as në këtë fushatë zgjedhore askush nuk e përmendi udhëheqësin tonë për në Evropë zotin Rajnhard Pribe.

Sikurse pushteti edhe opozita edhe më tej në mënyrë të harmonizuar të vazhdojnë t’i injorojnë udhëzimet e tij, të gjithë ne, me gjithë atdheun tonë të dashur shkuam për dreq.

 

Shkrimi është shkruar eksluzivisht për Inbox7. Për çdo ribotim duhet marrë leje nga redaksia. Inbox7 jo gjithmonë pajtohet me qëndrimet e autorëve në rubrikën e debatit