Data e sotme
May 23, 2019

DUSH I FTOHTË

Shkruan: Aleksandar Krzhallovski

 

Të dielën është raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale dhe kjo do të jetë temë kryesore e këtij shkrimi. Megjithatë, titulli është huazuar nga gazeta Financial Times, ndërsa ka të bëjë me samitin e djeshëm joformal në Berlin, të lidershipit të vendeve të Ballkanit Perëndimor me kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel dhe presidentin e Francës, Emanuel Makron. Të ftuar ishin edhe kryeministrat e Sllovenisë dhe të Kroacisë, gjë që e stimuloi presidentin serb Vuçiq të pyes se pse nuk janë të ftuar për shembull kryeministrat e vendeve të tjera të BE-së nga fqinjësia, si Dançilla nga Rumania (e cila tani edhe kryeson me BE-në) apo i Hungarisë (Orban). Por, kjo tani më është çështje tjetër, t’i kthehemi asaj që para së gjithash na intereson neve në Maqedoni dhe titullit.

Samiti, iu kushtua bashkëpunimit rajonal dhe “zhbllokimit” të kontesteve të tjera bilaterale (para së gjithash midis Serbisë dhe Kosovës), ndërsa “në frymën” apo “në valën” e Marrëveshjes së Prespës, që në perëndim perceptohet si tregim i suksesshëm i cili duhet të ndiqet prej vendeve të tjera në rajon. Kjo u theksua në mënyrë plotësuese në kumtesat dhe deklaratat nga jehona e samitit, pasi nikoqirët e shqyrtuan se nga ana tjetër, sipas traditës, pritshmëritë në rajon nga vetë samiti pak janë fryrë dhe rritur (në rastin e Serbisë dhe Kosovës, se pikërisht në Berlin do të vazhdojë dialogu dhe do të shtrohet rruga drejt marrëveshjes përfundimtare deri në fund të vitit, ndërsa në rastin e Maqedonisë dhe Shqipërisë, se pikërisht këtu do të shihet vendosmëria e BE-së të fillojë me negociata për anëtarësimin e këtyre dy vendeve në BE). Nuk është e pazakontë kjo për hapësirat tona, ndërsa për këtë kanë kontribuuar edhe deklarata, fotografi dhe publikime nëpër mediat sociale – për edhe një “samit historik”, prej anëtarëve të delegacionit qeveritar.

Po, në samitin, në deklaratat zyrtare prej Merkelit dhe Makronit para fillimit të tij, në mënyrë të pamenduar u përshëndet arritja e Marrëveshjes së Prespës, u lavdërua si arritje e madhe dhe shembull që duhet të ndiqet. Po, duke e pasur parasysh karakterin joformal të samitit, ndërsa ndoshta edhe për arsye të tjera, nuk pati shumë deklarata/shkrime të tjera për atë që po ndodhte atje, dhe mbetet hapësirë e madhe për spekulime ditëve në vijim ose një muaj/dy deri në samitin “e vërtetë” të BE-së në të cilin do të vendoset për zgjerimin eventual. Mbase për këtë, ishte edhe shkrimi i djeshëm i Financial Times, i cili shkaktoi polemikë edhe në opinionin tonë, ndoshta para së gjithash për shkak të titullit të plotë provokues “Franca dhe Gjermania i hedhën ujë të ftohë shpresave ballkanike për inkuadrim të shpejtë drejt BE-së”. Me fjalë të tjera, gjithçka është mirë që kemi bërë me Marrëveshjen e Prespës, mirëpo më së miri të ndalojmë të shpresojmë me anëtarësimin në BE në kohë reale (10-të vite), as për fillimin e negociatave së shpejti.

Për fat të keq ky është realiteti duke i pasur parasysh gjendjet aktuale në BE (nevoja për reforma të brendshme dhe rikonstruim, veçanërisht pas Bregzitit), por edhe vlerësim real të nivelit të reformave të zbatuara të cilat u kërkuan dhe u pritën prej nesh, ndërsa janë larg reformave funksionale dhe të realizuara. Por, ky është dush i ftohtë për pritshmëritë e fryra, veçanërisht nga Qeveria, edhe pse apo jo – nuk është gati derisa nuk është gati ndërsa edhe shpresa vdes e fundit (duke e përfshirë edhe shpresën time), dhe tani do të presim se cili do të jetë formulimi përfundimtar në qershor, ndërsa deri atëherë do t’i ndjekim debatet e pushtetit dhe opozitës rreth kësaj çështje. Dhe nuk ka shumë hapësirë për pëlqimin e kundërshtarëve të pushtetit, as të atyre që tregonin se nuk duhet të fokusohet Qeveria vetëm në çështjen e emrit por – të përshpejtohen reformat (edhe pse me “dushin e ftohtë” dëshmohet se kanë pasur të drejtë – duke i përfshirë edhe 200 intelektualët me letrën e hapur për Qeverinë në të cilën paralajmëruan që të mos shpejtohet me Marrëveshjen me Greqinë), pasi ky është mossukses për të gjithë shtetin dhe për të gjithë ne. Dhe është edhe një ballafaqim me realitetin, deri ku jemi dhe sa “jemi të zotë”, vetëm tani edhe një garniturë qeveritare e kuptoi se në BE nuk kalojnë “tregimet e lira”, madje edhe kur paguhen shtrenjtë, si ky i joni me Greqinë.

Nejse, le t’u kthehemi zgjedhjeve presidenciale dhe eventualisht nëse dhe si Samiti i Berlinit në mënyrë plotësuese do të ndikojë në rezultat. Siç pata shkruar javën e kaluar, rezultati në kuptimin e daljes së vogël (41,8%) ishte dështim për të gjitha partitë politike dhe konfirmim i besimit të ulët (në vazhdimësi nën 20% dekadën e fundit) të cilën ata e gëzojnë tek qytetarët. Kjo duhet të shkaktojë edhe brengosje të madhe për arritjen e censusit (40%) në raundin e dytë, veçanërisht edhe për shkak faktit që tani nuk do të ketë kandidat shqiptar etnik dhe kështu dalja e vogël tek ky grup etnik mund të zvogëlohet.  Në mënyrë plotësuese, në anketën e fundit të publikuar pas raundit të parë (M-prospekt për RTVM), vlerësohet dalje prej mbi 40%, bazuar në përgjigje (10 – shumë të sigurta) në pyetjen kontrolluese “sa jeni të sigurt se do të dilni në zgjedhje”. Për referendumin, ndërsa edhe në raundin e parë të zgjedhjeve u dëshmua se mund të konsiderohet për daljen pikërisht (dhe vetëm) të këtyre qytetarëve, derisa prej atyre që janë përgjigjur me 1 deri në 0 shumë pak edhe në të vërtetë dalin në votim. Nëse merret parasysh edhe gabimi statistikor prej 3,1% atëherë me të vërtetë është e pasigurt arritja e censusit.

Megjithatë, për shkak të rezultatit të afërt të raundit të parë, pritshmëritë e mia janë mobilizim më i madh i partive, si edhe vetë qytetarëve në raundin e dytë. Nëse jo t’i ndihmohet kandidatit “të vet”, atëherë (sipas shprehjes tradicionale “i ngordhtë dhia komshiut) të ç’ndihmohet “tjetri” – të mos fitojë! Gjithashtu, BDI është nën presion të demonstrojë se akoma është parti lidere në bllokun shqiptar, me siguri do të përpiqet që dalja në këto mjedise të jetë më e madhe se në raundin e parë (ndërsa ka edhe mjaft hapësirë për këtë, pasi ishte më e vogël se në të gjitha zgjedhjet paraprake). Kjo po bëhet akoma më e rëndësishme për suksesin final të kandidatit të përbashkët të koalicionit në pushtet, pasi anketa e M-prospekt tregon edhe rritje të rëndësishme të mbështetjes për Siljanovskën tek maqedonasit etnik (prej 6% epërsi për raundin e parë, deri në 14% më shumë në të dytin).

E njëjta anketë edhe më tej parashikon epërsi të përgjithshme të Pendarovskit (mu për shkak të prononcimit të shqiptarëve, të cilët në pjesën më të madhe do të votojnë për të – vetëm më pak se 2% janë prononcuar se do të votonin për Siljanovskën), por njëjtë sikurse edhe në raundin e parë – në kuadër të margjinave të gabimit statistikor dhe me dallim prej 2,4 për qind pikë midis kandidatëve, rezultati përfundimtar të dielën mund të ndryshojë nga fitorja e Pendarovskit 5,5% deri tek fitorja e Siljanovskës prej 0,7%… nëse nuk ka befasi të reja në Bashkësinë Fetare Islame, përmes epilogjeve të fushatave e deri tek efekti i “dushit të ftohtë”, nga Berlini.

Kur jemi tek ky i fundit, varësisht interpretimeve të porosive nga Berlini ditëve në vijim, kjo mund të ketë ndikim vendimmarrës ndaj rezultatit zgjedhor. Nëse dëshmohet si i vërtetë titulli se bëhet fjalë për dush të ftohtë lidhur me zgjerimin drejt BE-së, kjo në masë të madhe e devalvon narrativin e koalicionit në pushtet për “të shkuar përpara” (më së paku bëhet fjalë për ngecje) drejt BE-së dhe NATO-s (edhe pse kjo e dyta është mjaft e sigurt dhe pothuajse e realizuar me thuajse gjysmën e ratifikimeve të kaluara përmes parlamenteve të vendeve anëtare). Me atë mund të shkrihet ajo epërsi e vogël të cilën e realizoi Pendarovski në raundin e parë.

Në çdo rast, na pret garë presidenciale interesante dhe e pasigurt, e cila sipas mesazhit të votuesve të raundit të parë, mbase edhe duhet të përfundojë pa census dhe me prerje më të mëdha të njëpasnjëshme dhe ndryshime rrënjësore në vetë partitë. Por, megjithatë mendoj se do të arrihet censusi dhe ndonjëri prej dy kandidatëve do të fitojë dhe do të bëhet presidenti i ri i shtetit, ndërsa për fat të keq mesazhi për partitë do të harrohet lehtë dhe pjesa më e madhe e gjërave me siguri do të vazhdojnë në mënyrë të njëjtë apo të ngjashme me ose pa perspektivë për integrimet e BE-së këtë vit ose në përgjithësi së shpejti. Dhe kjo nuk do të jetë asgjë e re, ndërsa edhe do të jetë në rregull, do të bëjmë durim derisa të bëhet – të paktën për nga durimi jemi të njohur!

 

*Shkrimi është shkruar eksluzivisht për Inbox7. Për çdo ribotim duhet marrë leje nga redaksia. Inbox7 jo gjithmonë pajtohet me qëndrimet e autorëve në rubrikën e debatit

 

 

 

 

 

 

 

Latest posts by Администратор (see all)