Data e sotme
July 17, 2019

Një ditë pas zgjedhjeve presidenciale

Shkruan: Trifun Kostovski

Ajo që është përgjegjësi e jona, si qytetarë, si njerëz të cilët përpiqemi të kontribuojmë në ndërtimin e shoqërisë është të jemi në vazhdimësi të zgjuar për gjërat të cilat ndodhin në shtetin tonë në planin politik, ekonomik socio-kulturor. Impresioni i parë në ditën pas raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale është se në mejdan vrapuan vetëm ushtarët pjesëtarë të partive politike. E kam përshtypjen se pjesa më e madhe e qytetarëve nuk morën pjesë në këto zgjedhje, veçanërisht qytetarët të cilët nuk janë të përcaktuar politikisht për arsye të thjeshtë që elita politike aktuale në Maqedoni t’i mbrojë interesat partiake. Klishetë e tipit DREJTËSIA DO TË FITOJË dhe DREJTËSIA DO TË VIJË NË MAQEDONI, ose PRESIDENT I CILI DO T’I BASHKOJË TË GJITHË QYTETARËT E MAQEDONISË janë shumë qesharake dhe nënvlerësuese.
Një pjesë e politikanëve deklaruan se e kanë marrë mesazhin e qytetarëve, të cilët nuk dolën në votime. Megjithatë, çfarë fajde prej kësaj?.
Më vjen keq që nuk ia dolëm me të vërtetë të emancipohemi dhe të krijojmë fushë për zhvillim demokratik dhe sistem të shëndoshë politik edhe pas 30 vitesh pavarësi. Për fat të keq, ne ndodhemi në qorrsokak, ndërsa ajo që e karakterizon kulturën tonë politike mund të përmblidhet në shprehjen e njohur e Lui 14, “l’état est moi”- shteti, ky jam unë, ndërsa në rastin tonë, partia ky është shteti.
Dalja së bashku me elektoratin shqiptar ishte 42%. Duke e pasur parasysh se kandidati shqiptar ka hyrë në raundin e dytë, ekziston rreziku qytetarët shqiptarë të mos dalin në votim, pasi edhe ata sikurse edhe të gjithë qytetarët e Maqedonisë janë të vetëdijshëm se këtu nuk bëhet fjalë për president por se do të fitojë vullneti njërit lider apo lideri tjetër, gjegjësisht “TIMIT apo TËNDIT”.
Kushdo që fiton prej dy kandidatëve nuk do të jetë në gjendje t’i ndryshojë rrjedhat e këqija dhe retrograde në të gjitha shtresat shoqërore në Republikën e Maqedonisë. As Siljanovska së bashku me mentorin e saj Mickovski ndërsa as Pendarovskin me Zaevin nuk do të sjellin diçka të re që do ta zgjojë këtë apati në jetesën tonë të përgjithshme. E përsëris, nuk do të dëshiroja të na dështojnë zgjedhjet presidenciale, pasi atëherë Maqedonia do të hyjë në një jostabilitet të ri politik.
Mos m’u hidhëroni për qëndrimin tim të hapur pesimist – ai i referohet pikërisht brengosjes sime dhe dashurisë ndaj atdheut tim. U bëj apel aktorëve kryesorë aktual të skenës politike ta tejkalojnë egon e tyre dhe të lejojnë në partitë e tyre të hyjnë më shumë intelektualë, të cilët do të mund të ndihmojnë në përcaktimin e hapave të mëtejmë.
Zoti Mickovski dhe Zoti Zaev, kjo nuk është kritikë me qëllim që të ofendoj, por vetëm dua t’u them, se kam miq të afërt, intelektualë të lartë, të cilët janë simpatizantë të njërës prej dy partive, njohës të mirë të gjendjeve aktuale, të cilat për fat prej partive tuaja janë ose të margjinalizuar ose të shlyer për shkak të qëndrimit të tyre konstruktiv por kritik. Këtë ua them për arsye se në periudhën e ardhshme na presin zgjedhje si parlamentare, lokale dhe presidenciale, megjithatë armatosuni me resurse njerëzore të cilat do të japin parashenjë progresive në politikat e juaja të ardhshme.
Në fund dëshiroj të përfundoj dhe konkludoj – dëshiroj zgjedhje të suksesshme, dëshiroj liderët e partive të mos e shohin njëri-tjetrin si nishan politik, por si politikanë të lartë të pinë kafe qoftë edhe politike.

 

Shkrimi është shkruar eksluzivisht për Inbox7. Për çdo ribotim duhet marrë leje nga redaksia. Inbox7 jo gjithmonë pajtohet me qëndrimet e autorëve në rubrikën e debatit