Data e sotme
July 17, 2019

PËR ABSURDITETIN E PRESIDENCIALEVE

Çfarë fitojmë prej këtij modeli zgjedhor demokratik përveç ndarje të reja, kohë të humbur kot dhe energji reformuese të humbur kot

Shkruan: Zoran Ivanov

Ky model kushtetues i zgjedhjes së presidentit të shtetit e tregoi të gjithë absurdin. Zgjedhje të shtrenjta dhe të drejtpërdrejta me ngritjen e të gjithë makinerisë shtetërore. Nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe të tjerët më poshtë përmes organizatave komunale e deri tek këshillat vendorë. Duke i përfshirë edhe të gjitha resurset në objektet ku ata e bëjnë punën e tyre të përditshme gjatë dy raundeve e deri tek marrëzia për dy, tre mijë vota me gjithë kutitë zgjedhore komisione të plota të udhëtojnë deri në Australi, Kanada, Amerikë.

Dhe më e paqëndrueshmja është me teza, parrulla, slogane të mërzitshme dhe foljore të animohet dhe të torturohet anëtarësia dhe të trallisen njerëzit në mitingje dhe tubime të ndryshme. Të stimulohen për ndarje dhe konfrontime dhe e gjitha me paratë e harxhuara kot për bilborde, spote, mitingje, udhëtime, reprezentacione dhe gjëra të imëta si kanatiere, shkrepëse dhe stilolapsë. Dhe mbi të gjitha, çfarë fitojmë prej këtij modeli zgjedhor demokratik përveç ndarje të reja, kohë të humbur në mënyrë të kotë dhe energji reformuese të humbur kot.

Mbi të gjitha, më të pakuptueshëm dhe në barë të të gjithë asaj që u tha më lartë, ndaj të gjithë zhurmës, energjisë dhe parave të humbura, bie edhe pohimi i disa politikanëve të caktuar, teoriticientëve, analistëve se vendit i nevojitet një model i tillë i zgjedhjes së presidentit drejtpërdrejt nga qytetarët. Qoftë  demokratik ndërsa edhe i gjithë pushteti të mos jetë i koncentruar në një parti të caktuar politike me shumicë në parlament nëse presidentin do ta zgjidhnin deputetët në Kuvend. Sipas pohimeve të tilla, gjatë çfarëdo krize shtetërore, presidenti gjoja do të ishte nën hipotekën e partisë dhe nuk do të mundej në mënyrë të pavarur të ndërmarrë pozita, qëndrime, të ofrojë zgjidhje dhe të ndërmarrë masa.

Por këto pohime që në start i përgënjeshtron praktika e jonë e deritanishme presidenciale. Ajo konfirmon se ato janë pa bazë pasi në çdo krizë tonën të deritanishme as presidenti as partitë nuk kanë qenë shtytës të zgjidhjes së saj. Ata gjithmonë kanë qenë të huajt, diplomatët e huaj dhe politikat ndërkombëtare për arsye të ndryshme të interesuar për fatin e shtetit të Maqedonisë dhe jo partitë tona ose presidenti i shtetit. Kështu ishte nga koha e embargos greke përmes konfliktit ndëretnik këtu e deri tek seancat e Përzhinës dhe me Prokurorin Publike Speciale.

Në këtë vend që vitin e kaluar kam theksuar se përvoja me zgjedhjet tregoi se kultura jonë e veçanërisht ajo politike partiake nuk është pjekur sa duhet për president jopartiak, qytetar. Se ndikimi i partisë ndaj presidentit të shtetit dhe varësisë së tij prej partisë amë apo partisë që e ka dominuar, është akoma e fuqishme dhe se zgjedhja e tij nga qytetarët nuk ka kurrfarë ndikimi ndaj pavarësisë së tij. Më pas na ndodhën pesë cikle të drejtpërdrejta të zgjedhjeve presidenciale. Dhe nuk ndodhi asnjë mandat të na pasqyrojë një president të pavarur me autoritet dhe integritet dominues jopartiak dhe të paktën i pranuar në mënyrë elementare prej të gjitha subjekteve partiake. Në pesë ciklet zgjedhore, u radhitën Gligorov, Trajkovski, Cërvenkovski dhe Ivanov në dy mandate.

Si eksponentë të parë të shtetit edhe nga aspekti ndërkombëtar, në dy mandatet e veta Gligorov i mbërtheu pavarësimin dhe shkëputjen jokonfliktuoze nga federata dhe prej armatës së atjeshme, pranimin në OKB, krizën e refugjatëve të Kosovës. Trajkovski konfliktin e brendshëm ndëretnik në prag të luftës civile. Cërvenkovski sanimin e animoziteteve ndërkombëtare pas konfliktit të vitit 2001 dhe kontaktit të parë më të rëndësishëm ndërkombëtar aplikues me Bashkimin e Evropian. Ivnov nga ana tjetër për të gjithë mandatin e tij dhjetëvjeçar në mënyrën më eklatante e manifestoi varësinë e vet partiake pa asnjë shenjë për pavarësinë e domosdoshëm presidencial.

Në planin e brendshëm politik nga ana tjetër, e përbashkët për të gjithë ne katër gjatë kohës së mandateve të tyre dhe në kontinuitet është që asnjë prej tyre, pothuajse asnjë prej tyre, nuk u la rehat prej makinerive të ashpra propaganduese partiake. Të gjithë pa përjashtim ishin cak i goditjeve joparimeve nga partitë politike oponente. Gligorov nga VMRO-DPMNE-së, Trajkovski nga LSDM, Cërvenkovski nga VMRO-DPMNE, Ivanov nga LSDM.
Më pas në një periudhë të caktuar prej mandateve të tyre të katër u ballafaquan edhe me rrethana kohabitacioni. Me mospranimin e legjitimiteteve të tyre dhe me rezistenca ndaj nismave të tyre. Kur ishte në pushtet VMRO-DPMNE nuk i çelnin trëndafilat Gligorovit,, Trajkovskit nga LSDM, Cërvenkovskit nga VMRO-DPMNE, Ivanovit nga LSDM si dhe nga BDI. Që këtu, është e parëndësishme se të jesh president produktiv dhe i respektuar i shtetit, konkretisht në shtetin tonë më së paku është i rëndësishëm modeli aktual zgjedhor. Aq më pak është i nevojshëm ky aktual, me dy raunde, i partizuar deri në fund dhe shumë i shtrenjtë.

Të dielën le të përfundojnë këto zgjedhje. Nënkuptohet me sukses me dalje e cila do t’i vejë pikën ciklit të sivjetmë të zgjedhjeve presidenciale. Dhe nënkuptohet, me president të zgjedhur që tani e tutje, person pa komplekse kombëtare dhe me përkushtim në rrugën me gjemba të eurointegrimeve të Maqedonisë. Dhe për pesë vite, shëndosh. Ka kohë të mjaftueshme partitë të vendosin për atë më racionalen gjatë zgjedhjes së presidentit të shtetit. Për modelin pa tubime, pa spote, pa tv duele, pa shantazhe, pas kurdisje partiake, pa komision të zgjedhjeve, pa falsifikime, pa ankesa, pas gjykata kushtetuese. Dhe pa qytetarët. Ata edhe ashtu tashmë e kanë deleguar vullnetin e tyre tek deputetët e popullit.

Model zgjedhor i cili do të ofrojë mundësi reale që secili që është autoritet ta ketë mundësinë të jetë president i shtetit. Model me instrumente juridike të cila do t’i eliminojnë bllokimet partiake dhe etnike gjatë zgjedhjes së funksionit të parë shtetëror dhe i cili do të mundësojë bashkëpunim ndërpartiak kundrejt animozitetit ndërpartiak. Dhe veçanërisht i cili përmes marrëveshjes parlamentare do të ofrojë zgjedhjen e bartësit autoritar të funksionit shtetëror më të përfaqësuar. Mbi të gjitha, në vend se me fushatat e lodhshme të na tërheqin nëpër rrugë, politikanët të veprojnë në Kuvend. Të përzgjedhurit e popullit atje, në emër të qytetarëve, me shumicë konsensuale prej dy të tretave dhe të Badenterit t’i udhëheqin betejat për zgjedhjen e banuesit në rezidencën në Vodno.

Dhe përfundimisht, zgjedhja në Kuvend do t’i lirojë partitë prej vardisjeve nënçmuese që qytetarët e pamotivuar të dalin në votim dhe t’ua zbardhin fytyrën.

 

Shkrimi është shkruar eksluzivisht për Inbox7. Për çdo ribotim duhet marrë leje nga redaksia. Inbox7 jo gjithmonë pajtohet me qëndrimet e autorëve në rubrikën e debatit