Data e sotme
May 23, 2019

FITORE & DËSHTIME

Ivanov bëri thirrje që ta njohim simbolikën e vizitës së Papës. Ne e njohëm. Ai nuk arriti, dështoi.

Shkruan: Zoran Ivanov

Zgjedhjet përfunduan. Fituan të gjithë përveç Siljanovskës dhe pas zgjedhjeve Ivanovi. E para pësoi disfatë nga Pendarovski, i dyti nga vetja para Papës.

Ky tekst është një shqyrtim i shkurtër ndaj zgjedhjeve presidenciale dhe në mënyrë të pakalueshme për impresionet nga fjalimi nikoqir i presidentit Ivanov para kryetarit të Kishës katolike të Romës.

I pari për zgjedhjet presidenciale dhe për partitë:

Dikush feston, dikush pikëllohet, dikush kalkulon, dikush manipulon. Zgjedhjet me rëndësi përfunduan qetë dhe në mënyrë të civilizuar. Vendi lëvizi pak përpara. Pas një dekade të plotë përfundimisht në mënyrë funksionale do të punojë një institucion shumë i rëndësishëm.

Për hir të së vërtetës, këto ishin vetëm zgjedhje presidenciale. Bartësi i funksionit të parë shtetëror nuk ka resurse klienteliste. Nuk ka buxhet shtetëror, nuk bën tenderë profitabil, nuk mund të punësojë në mënyrë më masive në administratë dhe në kompanitë shtetërore. Praktikisht nuk disponojnë me resurse që të jetë atraktiv për trupin më të gjerë votues. Që këtu, nëse do të sillet vendi me zgjedhjet në mënyrë skandinave si në këto zgjedhje presidenciale, duhet të shihet në zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe lokale ku apetitet partiake janë më të theksuara në atakun ndaj parave shtetërore.

Sido qoftë, fillimisht me atë se fituan të gjithë. Fitoi Pendarovski, u bë president. Fituan LSDM dhe BDI, kandidati i tyre e fitoi mandatin. Fitoi VMRO-DPMNE i fitoi akoma më shumë vota se në raundin e parë dhe shumë më shumë se në zgjedhjet e fundit lokale. Fitoi Reka, i fitoi simpatitë e opinionit të gjerë maqedonas. Fitoi Aleanca dhe Besa, në konton e tyre opozitare i shënuan për ta pothuajse tetëdhjetë mijë vota rekorde.

Pësoi disfatë vetëm Siljanovska. Vetëm aji, kuptohet në kuptimin politik nuk fitoi asgjë.

Sa u përket partive, ato edhe krahas rezultateve zgjedhore mjaft të thjeshta, në aspektin e marketingut pompuan eufori dhe sforcuan rezultate zgjedhore joreale. Ndërsa gjegjësisht, duke gjykuar sipas interesimit të qytetarëve për fushatat e tyre, mesazhet dhe thirrjet, askush nga pjesëmarrësit në garën presidenciale nuk është i kënaqur. Votuesit i nderuan me dalje sa mos të dështojnë zgjedhjet. Por edhe për atë se për aq për dy raundet zgjedhore, shtabet e partive shqyen këpucë të hekurta. Vrapuan nëpër sokaqe t’i bindin e madje të nxjerrin sa më shumë njerëz nga shtëpia. Qytetarët u dhanë mesazhe për nivelin e autoriteteve të tyre. E bënë atë edhe me daljen e ulët edhe me revoltin e shprehur me pothuajse pesë për qind të fletëvotime të pavlefshme.

Njëzet e një prilli dhe pesë maj treguan një zgjuarsi zgjedhore më ndryshe. Njerëzit në mënyrë dominuese e mposhtën dëgjueshmërinë partiake. Pas këtyre zgjedhjeve të pangarkuara me diktate partiake, duket se është rrënuar edhe një barrierë psikologjike zgjedhore. Përfundimisht, të paktën është dobësuar varësia klienteliste dhe dëgjueshmëria klienteliste ndaj subjekteve partiake.

Partitë tashmë nuk e kanë fuqinë të qeverisin me shpirtrat e votuesve kush prej tyre presin shërbime që edhe ashtu ju takojnë. Këto zgjedhje ishin pas listat e dukshme për votim të detyruar, pa letërnjoftime të dyfishta, pa ashensorë të shkyçur, pa shantazhe për shërbime në të kaluarën dhe për premtime klienteliste. Krahas incidenteve të izoluara zgjedhore të disa autorëve të caktuar partiak, këto zgjedhje presidenciale u zhvilluan pa shantazhin zgjedhor dekadësh të regjimit. Madje edhe abstenimi i theksuar që njerëzit e manifestuan në dy raundet zgjedhore, mund të reduktohet nën këtë liri zgjedhore.

Dhe i dyti, për Ivanovin para Françeskut:

Është e pakuptimtë pse në këtë rast të veçantë kur sytë e botës u drejtuan nga Maqedonia e Veriut, presidenti i saj pati nevojë me dozë të theksuar retorike të ashpërsisë dhe hidhërimit t’i hedh të gjitha frustrimet e tij të mbledhura dhe ta tregojë agjendën e vet të parealizuar. Në këtë mënyrë para mysafirit të lartë, gjatë vizitës së tij, historike për ne, e hodhi të gjithë depresionin politik dhe kështu në mënyrë më famëkeqe ta përfundojë mandatin e tij dhjetëvjeçar edhe ashtu famëkeq.

Ivanov duhej ta dinte se Papa e di për vetëmargjinalizimin e tij politik. Për të gjithë agjendën e tij mentale ksenofobie nacionaliste, për inatet e tij dhe rezistencat ndaj çfarëdo ndryshimesh që vendin në aspektin zhvillimor do ta çojnë përpara. Në vend të kësaj, e shqetësoi Françeskun me konstatimin se në vend ai ka ardhur në kohën kur shoqëria në Maqedoni është e ndarë thellësisht dhe kur shteti është i lënduar rëndë për shkak të premtimeve të shkelura dhe për shkak të pritshmërie zhgënjyese nga bashkësia ndërkombëtare. Nga po ajo bashkësi të cilën gjatë mandatit të tij shpesh e pështynte.

Nga fillimi i mandatit të tij të dyfishtë, për gjendjet në shtet president i së cilit është, gjithmonë dikush tjetër është fajtor. Të gjithë dhe secili edhe nga brenda edhe nga jashtë. Nuk është fajtor vetëm ai. Nuk foli asgjë për rolin e tij në gjendjet që para mysafirit i konstatoi. Nuk e tha asnjë fjalë për kontributin e tij për bllokimet dhe për angazhimet e tij që ato të largohen. Ivanov heshti edhe për atë se deri para ca kohësh në shtet ka mbretëruar një regjim mbështetës i së cilit ishte edhe ai. Por edhe nuk pati nevojë pasi Françesku gjithsesi është i njoftuar për këtë.

Në vend se si baba i kombit të bëjë thirrje për pajtim dhe butësi, ai në fjalimin e tij Kryqin dhe Gjysmëhënën i përdori në funksion të ndarjeve të mëtejme. Kishat dhe xhamitë i theksoi si kufij dhe fortifikime për shënimin e territoreve. Më pas, i injoroi dëshmitë e tij dhe heshtjen e tij presidenciale për provokimet edhe për rrahjet e motivuara fetare si gjatë kohës së tij ato në sheshin e Shkupit apo ngjarjet e kishës dhe të xhamive në Kalanë e Shkupit.

Kundrejt kësaj, Papa mbajti ligjëratë për pozitën aktuale të shtetit president i së cilit është profesori ynë universitar. Për urën midis Lindjes dhe Perëndimit, për tokën ku takohen rrymime kulturore dhe ku bashkohen shumë veçanti në rajon. Edhe për miksin prej përkatësive të ndryshme etnike të cilat shoqërisë tonë i mundësojnë të arrihet bashkëjetesë. Karakteristika të cilat për vatikanezin janë me rëndësi të madhe për rrugën tonë drejt të së cilës nënkupton integrim në vendet evropiane.

Krejtësisht ndryshe prej konstatimeve të presidentit Ivanov, në bashkësitë e ndryshme etnike dhe fetare në vend, Papa Françesku pa një mozaik. E pa bukurinë e të gjithë pasqyrës tonë, që të mund të mbillet në zemrat dhe në të ardhmen e gjeneratave këtu, është i domosdoshëm çdo gurë.

Megjithatë, duke i dhënë peshë mysafirit të lartë, Ivanov bëri thirrje që ta njohim simbolikën e vizitës së Papës. Ne e njohëm. Ai nuk arriti, dështoi.

 

Shkrimi është shkruar eksluzivisht për Inbox7. Për çdo ribotim duhet marrë leje nga redaksia. Inbox7 jo gjithmonë pajtohet me qëndrimet e autorëve në rubrikën e debatit

Latest posts by Администратор (see all)