Data e sotme
May 23, 2019
Foto: Print-skrin nga emisioni 360 në AlsatM

Papa nuk ka tanke

Shkruan: Denko Maleski

 

Anekdota thotë se kur e kishin paralajmëruar Stalinin se njëfarë vendimi i tij nuk do t’i pëlqejë papës, ai kishte pyetur: “Sa devizione me tanke i ka papa?”. Fuqia e papës, nënkuptohet është në fuqinë e tij morale, e cila në kushte të paqes është shumë e rëndësishme për çdo shtet. Kjo shihet mirë në shembullin e shtetit tonë, emri zyrtar i së cilit, pas komrpomisit me Greqinë është Maqedonia e Veriut. Vizita e papës, shkruan “Nju-jork tajms” është vërtetim se shteti është duke dalë nga izolimi tridhjetëvjeçar ndërkombëtar.
“Tridhjetëvjeçar” dhe jo “më shumëvjeçar”, siç lexova në tekstet e komentuesve tanë të cilë, duke e transmetuar lajmin, dëshirojnë të gjitha problemet e së kaluarës t’i përshkruhen vetëm “regjimit”. Nënkuptohet, vizita nuk do të ndodhte pa Marrëveshjen e Prespës, siç nuk do të fillonte procedura për pranimin e vendit tonë në NATO dhe nuk do të na hapet rruga për anëtarësim në BE. Pa Marrëveshjen e Prespës nuk do të vinte edhe drejt kësaj vendosjeje të Maqedonisë së Veriut në hartën e botës nga Papa Françesku. Në këtë kuptim, vizita e Papës është, me siguri, vizita më e rëndësishme e një burrështetasi të huaj që i është bërë vendit tonë, që nga pavarësia e deri më sot. Me problemin e zgjidhur me Greqinë, ne jemi, në kuptimin e vërtetë të fjalës, anëtare e plotfuqishme në shoqërinë ndërkombëtare të shteteve.

I pavetëdijshëm se pa Marrëveshjen e Prespës, vizita nuk do të realizohej, presidenti i Maqedonisë në largim Ivanov, e shfrytëzoi prezencën e kryetarit të kishës katolike të Romës që t’i ankohet për sjelljen e bashkësisë ndrëkombëtare, me mbështetjen e së cilës u arrit marrëveshja e cila e zgjodhi kontestin tridhjetvjeçar. Them se nuk do të realizohej vizita pasi edhe Vatikani, si shtet sui generis, i nënshtrohet rregullit juridik të njëjtë të cilit i nënshtrohen edhe shtetet e tjera. Veçanërisht ato shtete të cilat janë pjesë e Perëndimit, të cilat i bashkojnë vlerat e njëjta dhe të cilat bëjnë pjesë në aleanca të njëjta. Në marrëdhëniet ndërkombëtare, ekziston diçka që, në një rast e quajta “efekt kaskader” në marrëdhëniet midis shteteve; problemi i pazgjidhur me shtetin me etablim të mirë në sistemin ndërkombëtar të shteteve, veçanërisht kur bëhet fjalë për një anëtare të NATO-s dhe BE-së, shpërndahet edhe në shtetet e tjera partnere për shkak të interesave të tyre të përbashkëta por edhe për rregullat e përbashkëta të solidaritetit.

Kështu, pavarësisht se sa ne mendojmë se kemi të drejtë, ndërsa në marrëdhëniet midis shteteve jo gjithmonë është lehtë të përcaktohet kjo, vetëm problemi i zgjidhur është formulë për marrëdhënie të mira. Për këto dhjetë vite, presidenti i Maqedonisë i referohej të drejtës së vetëvendosjes, por të drejtës së njëjtë i referoheshin edhe grekët. Atëherë kush ka të drejtë? Kur problemi është identitar, i stërngarkuar me të kaluarën e rëndë dhe përvojat e hidhura historike të të dyja palëve, është e kotë të mendohet se do të zgjidhet me ndihmën e së drejtës. Vetëm problemet e lehta midis shteteve zgjidhen me ndihmën e jurisprudencës. Të vështirat zgjidhen me diplomaci dhe kompromise të vështira. Meqë është politik, problemi zgjidhet me mjete diplomatike finalja e së cilit është kompromisi. Këtë mirë na e sqaruan në vitin 1993 gjatë pranimit në KB, por për fat të keq, një pjese të rëndësishme të strukturës tonë politike i është bërë e qartë një çerek shekulli më vonë. Megjithatë, Presidenti në largim, kurrë nuk i ka pasur të qarta këto modele në marrëdhëniet ndërkombëtare. Prandaj, tek ai është rrënja e ndarjes së sotme të thellë midis maqedonasve, për të cilën ai u ankua tek Papa. Pavarësisht se nuk thuhen gjëra të tilla para burrështetasve të huaj, presidenti në largim ka të drejtë: jemi shoqëri e ndarë. Maqedonia e Veriut, tha Papa, është një urë midis Lindjes dhe Perëndimit, duke iu referuar vendndodhjes sonë gjeografike dhe faktit që në territtorin tonë takohen kulturat e Perëndimit dhe të Orientit. Por ura mbi ndarjet na nevojiten edhe në jetën e përditshme. Individët me orientim demokratik të çliruar nga nacionalizmi janë ura të tilla. Ata janë disa prej nesh që, duke marrë rolin e një ure mbi shpatullat e tyre, ishin të gatshëm, gjatë gjithë këtyre viteve, të paguajnë çmimin personal: të shkelen nga të dy anët.

 

*Shkrimi është shkruar eksluzivisht për Inbox7. Për çdo ribotim duhet marrë leje nga redaksia. Inbox7 jo gjithmonë pajtohet me qëndrimet e autorëve në rubrikën e debatit

Latest posts by Администратор (see all)