Data e sotme
May 23, 2019

NË VETË TË PARË

Shkruan: Trifun Kostovski

 –  Për mandatin e Kryetarit të qytetit 2005 – 2009 –

Kultura jonë, nganjëherë kam përshtypjen, se prehet në fyerjet ad’hominem, të paargumentueshme. Mungesa e kritikave të bazuara në argumente dhe fakte është ajo që shkatërron historinë e brishtë të këtij vendi dhe të atyre që janë aktorë në ndërtimin e identitetit të tij bashkëkohor, demokratik dhe evropian. Për fat të keq, tek ne gjithçka është reduktuar në anekdotueshmëri, të të rrëfyerit. Në kulturën tonë, nuk mësuam ta pushtojmë hapësirën përmes një lufte korrekte  të cilësisë dhe argumentimit, por përmes diskreditimeve.

Edhe unë vetë ballafaqohem me këtë “folklor”. Shumë dëshirojnë ta nënvlerësojnë, diskreditojnë dhe nënçmojnë biografinë time, pa argumente dhe pa i dhënë faktet mbi të cilat do të bazoheshin shigjetat e tyre helmuese.

Për ata që nuk më njohin, do të doja të theksoja se urrejtja për mua është ndjenja më e ulët dhe më nënçmuese. Është diçka krejtësisht e huaj për qenien time. Dashuria për mua është ajo që më udhëheq në jetë. Është arma më e fortë në betejë me të gjitha tundimet … Dashuria është përcaktuesi kryesor në jetën time private dhe në panoptikumin profesional. Prandaj, pikat fokale që përcaktojnë jetën time si qytetar i këtij vendi janë përgjegjësia dhe dashuria ndaj kulturës, gjuhës, arsimit, vlerave shoqërore qytetare që do të sigurojë përparim përkatës dhe që do të na bëjnë anëtar të denjë në familjen Evropiane.

Mu për këtë, do të doja kësaj here, t’i lejojë hapësirë vetes ta shfrytëzojë për fjalim në vetë të parë dhe t’i elaboroj argumentet për një pasqyrë më ndryshe për mandatin tim të kryetarit të qytetit në periudhë prej vitit 2005-2009, ndërsa me atë shpresoj edhe t’i kundërarguentoj ata që nuk janë të informuar mjaftueshëm dhe atyre që për shkak të painformimit të tyre shërbehen me diskreditime ndaj personalitetit tim.

Ne jemi kulturë plot me të pavërteta pa argumente. Prandaj më lejoni të flas për të vërtetën për mandatin e kryetarit të qytetit.

Në momentin kur e kam trashëguar funksionin e kryetarit të qytetit, qyteti kishte falimentuar. Kjo do të thotë se 80% e buxhetit vjetor përbëhej nga paradhënieve për klientët e qytetit dhe detyrimeve të papërfunduara për ndërmarrjet publike. Në pozitën e kryetarit erdha si kandidat i pavarur pa një librezë partie dhe në atë moment, kur unë u ndala në anën e qytetarëve, duke dashur që t’i dëgjoj dhe në mënyrë ekonomike t’i shpenzoj paratë e tyre, që janë paratë e taksapaguesve, unë u sulmova politikisht edhe nga partia në pushtet, sepse nuk kam lejuar ndërhyrje me ingerencat që ligjërisht i takojnë kryetarit të qytetit, edhe nga  opozita që ishte në këshillin e qytetit. Gjatë sjelljes së vendimeve për punësimet, libreza e partisë nuk kishte rëndësi. Për zgjedhjen e stafit për mua vendimmarrëse ishin kualifikimet dhe ekspertiza e njerëzve që duhej t’i kryenin këto funksione.

Në afat prej dy viteve i pagova të gjitha borxhet të cilat i kisha barë të trashëguar. Qyteti nga agjencia “Standard and Purs” e mori rejtingun e parë kreditor BB++ stabil në nivel përmbledhës, ndërsa kjo i hapi dyert për shfrytëzimin e mjeteve financiare për projekte më të mëdha, të cilat ishin në planet për ndërtim dhe modernizimin infrastrukturor të Shkupit. Në dy vitet para i kam përfunduar projektet e filluara nga paraardhësi im të cilat kanë ngelur me vite. E kam përfunduar qendrën transportuese për ndërtimin e akseve dhe urës e cila ndodhet pranë stacionit hekurudhor, e kam mbyllur projektin i cili për 7 vite stërzgjatej: Gologanov – Ciborovski. Kam ndërtuar aks të ri në bulevardin Sllovenia, që u mundësoi qytetarëve të Çairit dhe Butelit të kenë qarkullim më efikas komunikacioni me komunat e tjera.

Gjatë mandatit tim i kam ndërtuar 35 kilometra zhardineri, në të gjitha bulevardet dhe rrugët. Krahas ndërtimit u ideua edhe gjelbërimi dhe sistemi për ujitje. Në mandatin tim e kam filluar dhe përfunduar unazën tek Kontinentali. I fillova punët përgatitore për zgjidhjen moderne të unazës në Bitpazar.

Si kryetar nuk kam pasur kurrfarë informacionesh se Qeveria është duke përgatitur projekt, të quajtur Shkupi 2014. Isha i pari që e kundërshtoi ndërtimin e kishës Shën Konstantini dhe Elena në sheshin e qytetit, pasi si shkupjan i vjetër e mbaj mend saktë se ku ishte e locuar kjo kishë. Ajo ndodhej në Parkun “Gruaja luftëtare”.

Krahas investimeve të bëra kapitale me mjete të mia personale, filloi rikonstruimi i Kopshtit Zoologjik. Ishte koha të kemi kopsht zoologjik funksional, sipas EAZA-s, sistem sipas të cilit funksionojnë të gjitha kopshtet zoologjike moderne. Sot ai është krenaria e qytetit. Kam vlerësuar se Shkupi meriton si kryeqytet i një shteti të pavarur ta ketë kopshtin zoologjik të vetëm.

Atë që dua ta theksoj në këtë llogaridhënie timen, është transparenca ime, komunikimi dhe ajo që isha i hapur në atmosferë pune si në kuvendin e qytetit ashtu edhe me ndërmarrjet publike.

Brigada zjarrfikëse, e cila për kryetarët e bashkësive para dhe pas meje paraqiste të keqe të domosdoshme, për mua ishte imperativ. Kam insistuat që t’u sigurohet pajisje më cilësore zjarrfikësve, kur i vënë në rrezik jetët e tyre duke ua shpëtuar të tjerëve. Pajisja rezistuese ndaj zjarrit e cila u sigurua ishte me cilësi të lartë dhe në nivel të asaj që e shfrytëzojnë britanikët.

Brenda vetë këshillit, i cili përbëhej prej përfaqësuesve të të gjitha partive politike, asnjëherë nuk e kam lënë dyshimin në qëllimet e mija të jem nikoqir i vërtetë dhe në mënyrë nikoqire të sillem me të gjithë potencialin financiar.

Të nderuar, nëse kjo që u tha më lartë ka ndonjë rëndësi, ose nëse mund të gjeni mirëkuptim është në rregull, po edhe sikur të mos ketë rëndësi edhe kjo është në rregull. Por, do të doja të gjithë qytetarëve t’u theksoj një gjë – shkolla dhe fakultete të veçanta për kryetarë komunash nuk ekzistojnë. Funksioni i kryetarit të komunës është diçka me durim dhe me përkushtim duhet ta përvetësojë dhe praktikojë çdo kryetar komune i sapoardhur. Suksesi varet prej afiniteteve, vizionit dhe aftësive organizative.

Me iniciativën time, të gjitha sindikatat e ndërmarrjeve publike, të cilat kanë punësuar mbi 5000 njerëz, bënë aleancë me qëllim që ta kuptojnë se ndërmarrjet publike janë në duart dhe këmbët e këtij organizmi të gjallë, në këtë rast të Qytetit të Shkupit.

Unë nuk jepesha pas autobusëve kinezë dhe ukrainas për komunikacion publik. Nëse duhej të blihen autobusë, propozimi im ishte ato të jenë më cilësoret prej brendit Mercedes, me të cilët patëm vozitje promovuese, me platforma të ulëta, të lira në eksploatim dhe jondotëse. Derisa çështja për tramvajin është çështje për të cilën deri më sot më dhemb shpirti. Meqë kjo është zgjidhje e përkrye për transport publik në kushte çfarë i ka qyteti ynë. Kur them kushte, dëshiroj të potencoj: Shkupi shtrihet në një liqen të madh, me ujëra nëntokësore të cilat kanë rrymim të madh. Qyteti është i shtrirë përmes rrjedhës së Vardarit ku prej në Saraj deri në Aerodrom ulja e lumit është 12 metra. Ndërsa kjo për tramvaj është zgjidhje ideale.

Dhe në fund do t’i lusja qytetarët që të përpiqen ta theksojnë një kryetar nga pavarësimi deri më sot i cili gjatë largimit të tij i ka shlyer të gjitha obligimet dhe që i ka lënë në llogari të qytetit rreth 8 milionë euro.

Më ndjeni, por ndjehesha i detyruar ta bëj përsëri llogaridhënien time. Llogaridhënie të madhe kam bërë në formë të librit të bardhë para largimit, por i njëjti në vend se të arrijë në duart e qytetarëve, prej kësaj vetëqeverisje lokale u hodh në kosh. Më dhemb, pasi as nuk kam marrë pagë nga qyteti e as nuk kam përdorur automjet nga qyteti e as nuk kam udhëtuar në llogari të qytetit, e madje edhe inventarin në kabinetin tim në mënyrë speciale e kam përpunuar dhe gravuar, me qëllim që të kemi paraqitjen e metropolit bashkëkohor për ata që ishim nikoqirë.

Për shumë kolegë të jesh kryetar është privilegj. Për mua, të nderuar lexues, të jesh kryetar i Qytetit është obligim dhe përgjegjësi.

Mu kësisoj edhe kam vepruar e kam kryer funksionin – me përgjegjësi të madhe, transparencë dhe me kujdes. Shpresoj se të gjitha këto argumente do të japin dritë më ndryshe ndaj pasqyrës për mandatin tim të kryetari të Qytetit por edhe për mua si personalitet.

 

Shkrimi është shkruar eksluzivisht për Inbox7. Për çdo ribotim duhet marrë leje nga redaksia. Inbox7 jo gjithmonë pajtohet me qëndrimet e autorëve në rubrikën e debatit

Latest posts by Администратор (see all)