Data e sotme
June 25, 2019
Foto: Print-skrin nga emisioni 360 në AlsatM

Çka synojmë ne?

Shkruan: Denko Maleski

 

Po lexoj këtyre ditëve se Izraeli, komb dhe shtet i vlefshëm, ka tentuar që të lëshojë një fluturake në hënë. Për shkak të një defekti në motor eksperimenti ka përfunduar pa sukses, por pyetja e cila më shtrohet është se çfarë kërkon një shtet dhe popull i vogël të arrijnë në hënë. Përgjigja është tek ne, njerëzit. Të gjithë ne, si individë dhe si kombe mundemi të synojmë hënën. Ose thënë ndryshme të vendosim para vetes ambicie të larta dhe të realizojmë diçka që realizohet me vështirësi. Thjeshtë që të vihemi në testim, të testohemi!
Admiroj popuj dhe individë të cilët, duke synuar hënën, kanë bërë lëvizje me zbulime në mjekësi apo në teknologji. Falë angazhimeve të tyre të përditshme, shpejtësia e zhvillimit teknologjik, për shembull, është marramendëse: një djalosh i cili kishte shtyrë avionin e vëllezërve Rajt të fluturojë në një fushë në Ohajo, ai më 17 dhjetor 1903, ka përjetuar ta shohë uljen e njeriut në hënë më 16 korrik 1969. Izraelitët, këtyre ditëve edhe prej së vërteti kishin për synim të mbërrijnë në hënë, duke i vënë njohuritë e tyre në shërbim të realizimit të një “misioni të pamundur”. Kështu, disiplinohen individë dhe popuj të tërë, që të arrijnë ndonjë qëllim të lartë.

Por, siç e ka nënvizuar Henri Krisinxher, pas të gjitha zbulimeve të civilizimit perëndimor qëndron një etikë e punës dhe një filozofi politike e cila nuk është e njohur tek shumë popuj. A jemi edhe ne në mesin e tyre: Definitivisht. I admirojmë produktet e civilizimit perëndimor, nga automjeti deri tek celulari por as nga afër nuk e duam etikën e punës e cila i ka prodhuar. E duam lirinë e tyre, demokracinë dhe gjyqësinë e pavarur, mirëpo për këto ideale nuk jemi të gatshëm të sakrifikojmë asgjë.
Ndërsa, megjithatë, jeta e kontinentit evropian na detyron edhe ne të synojmë idealet e njëjta. Të synojmë, nëse nuk duam të dështojmë, pas mundësisë të bëhemi pjesë e kësaj bote moderne të zbulimeve shkencore, por edhe të lirive dhe shtetit ligjor. Megjithatë, që të na pranojnë në radhët e tyre, kemi kushte politike për t’i plotësuar. Prej nesh kërkohet angazhim të bëhemi shtet ligjor dhe shtet demokratik. Kështu, në Maqedoni, struktura shtetërore pluraliste është vendosur që në vitet e nëntëdhjeta. Parë në aspektin formalo-juridik, ajo nuk dallon prej strukturës së shteteve të tjera demokratike. Ligjet tona janë përshkruar prej atyre evropiane.

Por, një tregim tjetër është se si kjo strukturë funksionon faktikisht. Mënyra sipas së cilës funksionon sistemi politik i një vendi varet prej mentalitetit të popullit. Thënë ndryshe, nevojitet kulturë politike e një shoqërie, të kuptuar sipas shikimeve të ndara dhe vlerave nga ana popullatës lidhur me sistemin politik. Studimi klasik për kulturën politike të shkruar prej shkencëtarëve politik amerikan Gabriel Almond dhe Sidni Verba, produkt studimi në SHBA, Britani, Gjermani, Itali dhe Meksikë, insiston të tregojë në cilën kulturë politike më së miri lufton demokracia liberale.
Ata i dallojnë tre lloje të kulturave politike: famullore, nënshtruese dhe pjesëmarrëse. Ajo famullore mund të përkthehet si lokale, e ngushtë, kulturë politike provinciale. Në kulturën e tillë politike, qytetarët nuk janë plotësisht të vetëdijshëm për rolin e pushtetit qendror. Tek kultura politike nënshtruese, qytetarët nuk e përjetojnë veten si pjesëmarrës në procese politike, por si objekte të pushtetit.

Tek kultura politike participuese, qytetarët besojnë se ata ndikojnë ndaj politikës. Almond dhe Verba konstatojnë se demokracia do të jetë më stabile në shoqëritë ku dominon kultura politike participuese, ndërsa kultura politike famullore dhe politike janë margjinale. Në këtë kulturë politike qytetarët janë mjaft aktiv në politikë për t’i shprehur kërkesat e tyre ndaj drejtuesve, por jo aq të involvuar që të mos i pranojnë vendimet me të cilat nuk pajtohen. Kjo kulturë qytetare, thonë ata, e zgjidh tensionin në demokracitë midis kontrollit popullor dhe udhëheqjes efikase. Në këtë studim, më afër idealit janë Britania dhe SHBA-ja, ku qytetarët besojnë se ndikojnë ndaj pushtetit.

Tradita politike e Maqedonisë gjithsesi nuk është kulturë participuese. Kultura politike lokale, provinciale dhe famullore shumë bukur ilustrohet me një anekdotë të vjetër të kohërave të kaluara, për djalin i cili kthehet nga Shkupi në Galiçnik dhe i rrëfen babit se si atje ka parë debate midis njerëzve të cilët veten e kanë quajtur serbë, bullgarë apo maqedonas, për çka merr përgjigje prej babait të tij: “Mos u bëj merak fare, t’i je galiçanas”.
Ky i ashtuquajtur patriotizëm lokal na është i afërt dhe i njohur. Edhe forma e dytë e kulturës politike nënshtruese është pjesë e traditës tonë. Prej pesë shekujve të pushtetit otoman, përmes regjimeve autoritare deri tek e ardhmja jonë më të afërt. Lloji i tretë, kultura politike participuese ka traditë vetëm tridhjetëvjeçare, një moment në emancipimin demokratik të popujve. Megjithatë, edhe në këtë moment kohor, njerëzit bëhen të vetëdijshëm për ndikimin e tyre ndaj pushtetit qendror, para së gjithash para zgjedhjeve. Këta janë hapat tonë të parë ndaj diçkaje që, edhe një shkencëtar politik amerikan, Robert Patman e përshkruan si shoqëri në të cilën ka nivel të lartë të interesit politik, barazi sociale, besim ndërnjerëzor dhe bashkim vullnetar, i cili kontribuon drejt menaxhimit efikas dhe demokracisë.

Si njeri i shkencës dhe arsimit, nuk kam problem me këtë skemë, por me qendrat e tubimit intelektual siç janë universitetet, Akademia e shkencave dhe institucionet të cilat do të duhej, ndërsa nuk janë, me fjalë dhe me vepër, kryesues të ideve të demokracisë participuese. Sikur të ishte ashtu, ato do të jenë vende ku vlon prej atmosferës intelektuale drejtuar afirmimit të kulturës politike participuese. Të vlojë po aq sa të derdhet mbi të gjithë shoqërinë. Nëse, ata të cilët punojnë në to ose i udhëheqin këtë nuk e kuptojnë dhe nuk e japin kontributin e tyre drejt transformimit të shoqërisë tonë, nuk kanë kuptuar asgjë prej misionit të tyre tani kur na janë hapur dyert ndaj Perëndimit. Përveç, kuptohet, nëse me shumicën prej mendjeve në këto institucione mbisundon kultura politike provinciale dhe nënshtruese.

 

*Shkrimi është shkruar eksluzivisht për Inbox7. Për çdo ribotim duhet marrë leje nga redaksia. Inbox7 jo gjithmonë pajtohet me qëndrimet e autorëve në rubrikën e debatit