Data e sotme
November 20, 2019

Tamara

Shkruan: Trifun Kostovski

 

Dëshiroj t’i ndaj me ju ndjenjat e mia më të sinqerta dhe më të thella të emocioneve prej paraqitjes së Tamarës tonë në Eurosong 2019 në Tel Aviv. Si rrallë herë në jetë, më kaploi një gëzim i madh dhe krenari që jam maqedonas, mu për faktin se e patëm përformuesen më dinjitoze, sipas të gjitha kritereve botërore. Kjo më jep shpresë se paskemi pasur, paskemi dhe do të kemi të talentuar, të cilët do të japin kontribut në afirmimin e vendit tonë. Dëshiroj të përkujtoj se saktë para 17 viteve, më 19 maj, Kometal Gjorçe Petrov e fitoi titullin e kampionit në hendbollin për femra, me çka dëshmuam se mund të jemi të qëndrueshëm në luftën në fushën sportive.

Tamara e tregoi një dimension tjetër, akoma më të fuqishëm dhe më të rëndësishëm për ne. Me performancën e saj i la nën hije perfomuesit e mëdhenj të vatrave të pop muzikës bashkëkohore si Italia, Franca, Anglia. Në momentet kur jepeshin 12-she prej jurive profesionale në llogari të Tamarës, mendoj se çdo maqedonas është ndjerë të paktën për një moment, edhe pse realitetin e kemi ndryshe, si evropian i vërtetë. Tamara na i kënaqi zemrat dhe shpirtin.

Më ndjeni që nuk mund ta kuptoj sjelljen e diasporës aq patriotike në botë prej të cilës Tamara i mori vetëm 58 vota. Për ata atje në diasporë, dëshiroj t’i porosis, se vendi duhet me vepra, me mbështetje, me forcë dhe jo me kuazi politika, të cilat çojnë në betejë e cila që në fillim është e humbur.

E dashur Tamara, dy gjërat më të bukura që më kanë ndodhur në atdheun tim janë më 18 maj 2019 performanca jote dhe më 19 maj 2002, fitorja e Kometal Gjorçe Petrov. Ato janë momentet më të bukura të cilat i kam ndjerë në atdheun tim të dashur. Të lumtë!… Vazhdo të hapërosh në rrugën që ke zgjedhur, do ta kesh mbështetjen e të gjithë neve, të cilët e duam atdheun tonë dhe të dëshirojmë të ngritesh lartë në të njëjtën orbitë me të gjitha yjet e profesionit tënd, të cilat sot e krijojnë botën tonë bashkëkohore në fushën e muzikës.

Jam i dëshpëruar thellë nga maqedonasit e mi të diasporës. Të mos mashtrohemi, jo se me votat e diasporës Tamara do të ishte fituese absolute, por do të ndjehej kohezioni midis të gjithë neve qytetarëve të Maqedonisë dhe të gjithë atyre maqedonasve të cilët nuk jetojnë në Maqedoni. Nuk ka vend për dëshpërim, por përkundrazi, pres në fund të gjithë ta kuptojmë se ky vend, të cilin të gjithë ne e quajmë Republika e Maqedonisë, nën fuqinë e rrethanave është riemëruar në Maqedoninë e Veriut, vetëm e vetëm për interesin e të gjithë neve që jetojmë këtu, që të jetojmë në paqe dhe mirëqenie dhe ta shohim perspektivën tonë në horizontin e së ardhmes.

Me urrejtje dhe zënka që nuk kanë fund, nuk shkohet përpara. Kompromisi ka qenë, është dhe do të jetë gjëja e vetme që është pjesë e përditshmërisë tonë, ndërsa për ty Tamara edhe njëherë përgëzimet më të mira për paraqitjen tënde të shkëlqyer.

 

Shkrimi është shkruar eksluzivisht për Inbox7. Për çdo ribotim duhet marrë leje nga redaksia. Inbox7 jo gjithmonë pajtohet me qëndrimet e autorëve në rubrikën e debatit