Data e sotme
November 20, 2019

TRIDHJETË JAVË TRIDHJETË OBJEKTIVA

Shkruar nga: Zoran Ivanov

Retrospektiva kronologjike në tekstet e publikuara me vetëm nga një apo dy objektiva, secila prej tyre, thotë:

Përalla evropiane në vend të melhemit për varë: Projektimi i kabinetit në fushatën e referendumit me thekse të shprehura në ëndrrën evropiane në llogari të realitetit vendor, nuk e preku pulsin e qytetarëve.

Gurgullimi i popullit dhe shurdhimi i pushtetit: Marrëveshja e Prespës nuk do t’i amnistojë premtimet parazgjedhore. A do të zgjohet garnitura politike aktuale apo edhe ajo si vazhdimësi e padëshiruar e matricës së hequr politike të Maqedonisë do ta vërtetojë përshtypjen e popullit se – të gjithë janë të njëjtë.

Makrate nga mëhalla jonë: Nëse është fakt se në legjislaturën tonë ofendimi është dekriminalizuar, kjo nënkupton shteti të rrijë anash prej polemikave publike në internet hapësirën e lirshëm dhe të çliruar sado që ato për të janë ofenduese.

Nëse të huajt na e ruajnë shtetin ai prej kohësh do të vante në djall: Faktorët partiak kryesorë akoma nuk e panë të arsyeshme të paktën pak të evropinizohen. VMRO-DPMNE dhe LSDM nuk e lënë primitivizmin në komunikimin e ndërsjellë madje edhe kur temat janë interesat më me ndikim shtetëror.

Nëse ka zgjedhje nesër do të fitojë askush: Por tani, paraheroi i asaj kohe të tij kriminel e bën lajk nga kryeqyteti hungarez. Shkruan letra, dërgon mesazhe, jep leksione, shet mend. E lë pushtetin të nënçmuar dhe të turpëruar të gjendet në pagjendësinë e vet.

Shteti i Nikollo Makiavelit: Në këto radhë çështja nuk është nëse politika e shkel të drejtën, por nëse, në kohën aktuale maqedonase, insistimi i të drejtës nuk i shkel perspektivat e shtetit.

Infuzion për të ndjerin: Ndihmesa buxhetore e importuesve të letrës, pronarëve të kompanive distribuuese dhe shtypshkronjave është e dukshme gjendje me defekt. Aroma e ngjyrës për shtypje prej kohësh nuk është tërheqëse as për nostalgjikët më të mëdhenj.

Mbrapa në parlament: Të jesh president produktiv dhe i respektuar i shtetit, konkretisht në shtetin tonë, më së paku është i rëndësishëm modeli zgjedhor.

Edhe pluhuri u ul edhe mjegulla u ngritën: Maqedonia mbetet subjekti ndërkombëtar i vetëm, shteti i vetëm në botë i regjistruar në defterin e OKB-së që në emrin e vet edhe më tej do ta bart atë mijëvjeçaren Maqedonia.

Në punë në Ilindenska apo në egzil në Vodno: A është duke hequr dorë prej nesh dhe po përgatitetet për ikje nga kryeministri në president, nga Ilindenska p.n. në rezidencën e qetë dhe të rehatshme në Vodno, është tani çështja më aktuale nga opinioni deri tek ai.

E drejta – drejtësia & qulli: Piskama do të humbet në largësi pa jehonën kthyese deri tek kreatorët e ambientit politik aktual të ciët prej këtij vendi të vogël shpresëdhënës përsëri e shndërruan në qull.

Nuk ka shtet demokratik me parti politike totalitare: Kur janë në pushtet ata me shtetin menaxhojnë me të njëjtat sjellje totalitare që e bëjnë atë edhe partitë e tyre – mbretëron heshtja dhe nuk ka as “d” prej demokracive të brendshme partiake.

Midis ëndrrës dhe realitetit: Nuk ka se ku të shkojë do të zgjohen të gjithë. Prej ëndërrimtarëve më romantikë e deri te nacionalistët më këmbëngulës. Prej atdhetarit më të ftohtë dhe më racional e deri tek patrioti më i flaktë dhe më kryengritës. Ëndrra përfundoi. Na mbeti realiteti. Do të ishte maturi prej këtij kompromisi ta veçojmë pjesën tonë të fitores.

Lindja nuk na fshin, Perëndimi nuk na regjistron: Politika nga qytetarët krijoji grupe tifozësh me frika, ksenofobi, antagonizma. Ky është momenti kur përfundimisht mund t’i lejojmë Lindjes të na ç’regjistrojë dhe ta lëmë Perëndimin të na regjistrojë.

Me president por pa president legjitim: Politika e ndarjeve është duke u sforcuar edhe për zgjedhjet e ardhshme dhe ka shumë gjasë që vendi përsëri të bëhet me president ndërsa të mos ketë president legjitim për të gjithë.

Fama lakmon mirëpo korrupsioni rrënon: Kjo është koha në të cilën Zoran Zaev e fitoi luftën në luftë. Dhe kohë kur i janë të nevojshme zgjedhjet që të mos e humbas betejën në paqe. Shans me njerëz të rinj drejt shtetit të dëshiruar të paketuar sipas udhëzimeve të Pribesë.

Pushtet i privatizuar: Pakënaqësia e qytetarëve pa pardon i zhvesh moralistët e rremë të pushtetit. Partia në pushtet me shpejtësi është duke i dhënë makinës në rikverc. Ajo e zhvendosi dioptrinë parazgjedhore të saj nga koha e rrëzimit të regjimit.

Variete Maqedoni: Nuk është më e rëndësishme se me kë pushteti do ta kundërshtojë kandidaten e opozitës. Është e rëndësishme me cilin personalitet ai do ta motivojë trupin votues depresiv pasreferendumit të dielën më 21 prill të dalë nga shtëpia.

Priftërinjtë që shkojnë mirë me njëri-tjetrin edhe të premten hanë dhjamë: Dëshironi punësim, përmes partisë. Dëshironi tender, përmes partisë. Dëshironi bursë, përmes partisë, dëshironi zhvillim, gjithashtu përmes partisë, dëshironi projekt, përmes partisë. Dëshironi jetë edhe atë përmes partisë.

Presidencialet – zgjedhja midis sot dhe dje: Nëse që në dy raundet, veçanërisht në të dytin, edhe pushteti edhe opozita arrijnë t’i motivojnë njerëzit në numrin e nevojshëm të dalin në votim, për Siljanovskën kjo garë që në fillim është e humbur.

Nga presidencialet kanë frikë të gjithë: Nëse nuk realizohet jehona e nevojshme e daljes së votuesve, do të jetë mjaft situatë e pakëndshme veçanërisht për LSDM-në dhe VMRO-DPMNE-në. Akoma më e pakëndshme situata do të jetë për liderët e tyre. Fiaskoja e këtyre zgjedhjeve presidenciale nuk do të jetë fitore për qytetarët. Por do të jetë dështim i rëndë për politikanët dhe për politikat e tyre.

Gruevizmi & Vuçiqizmi: Udhëheqësi bashkëkohor serb nuk dëshiron apo nuk është i aftë të shohë se sulmi në Kuvendin e Maqedonisë ishte sulm për mbështetjen e regjimit ndërsa sulmi në radio televizionin serb ishte sulm për rrëzimin e regjimit. Dallimi është i vogël vetëm njëqind e tetëdhjetë shkallë.

Lidership i ngujuar në rikverc: Politikën që e sforcon Mickovski është politikë në stilin e paraardhësit të tij. Vazhdon të shesë patriotizëm të harxhuar dhe të pompojë populizëm i cili nuk çon askund. Ai nuk dëshmoi se di që anëtarësinë e tij ta udhëheqë nëpër shtigje të reja, të pastra, bashkëkohore dhe të paecura zhvillimore.

Identiteti & identifikimi dhe manipulimi: Identifikimi dhe identiteti janë terma të cilat duhet të përkufizohen mirë dhe të shpjegohen. Ato as nga forma e as nga përmbajtja nuk kanë asgjë të përbashkët. Identitet nuk është ajo që shkruan në dokument, por ajo që është regjistruar tek secili prej nesh.

Shoqëria për të gjitha sillet rreth shtetit për të gjithë: Sistemit politik të Maqedonisë për një kohë të shkurtër do t’i nevojitet dozë e re e infuzionit sistemor. Për terrenin e ri evropian Maqedonisë së Veriut i duhet edhe ndonjë glazurë kushtetuese. Edhe ndonjë përkufizim i guximshëm pa komplekse kombëtare. Zgjidhje institucionale e cila do të garantojë shoqëri të barabartë, pa konflikte etnike dhe stabile.

Nën një, nën dy, nën tre dhe një fjalë për Pribenë: Dikush përfundimisht ta hap fletoren e tij me testet shkollore të dedikuara për elitat tona politike. Deri atëherë do të dremisim në stolin e stacionit të vjetër ballkanik duke e pritur trenin transportues për në Evropë.

Fitoret e vogla partiake në dështimet e mëdha partiake: Dominon përshtypja se elitistët i zëvendësuan populistët, se apatia e mbisundoi optimizmin dhe se kjo gjendje shoqërore reflektohet në injorimin qytetar të këtyre zgjedhjeve.

Për absurdin e presidencialeve:  Në vend se me fushatat e lodhsme të na tërheqin nëpër rrugë, politikanët të veprojnë në Kuvend dhe atje t’i udhëheqin betejat për zgjedhjen e banuesit për rezidencën në Vodno. Zgjedhja në Kuvend do t’i lirojë partitë prej vardisjeve nënçmuese që qytetarët e pamotivuar të dalin në votim dhe t’ua zbardhin fytyrën.

Fitore & Dështime: Zgjedhjet përfunduan. Fituan të gjithë përveç Siljanovskës dhe pas zgjedhjeve Ivanovi. E para pësoi disfatë nga Pendarovski, i dyti nga vetja para Papës. Ivanov bëri thirrje që ta njohim simbolikën e vizitës së Papës. Ne e njohëm. Ai nuk arriti, dështoi.

Me ose pa fshesën – ose ai ata ose ata atë: Nëse ai nuk i fshin ata, zgjedhjet e ardhshme parlamentare do ta fshijnë atë. Me të gjitha rreziqet por edhe me mundësi të reja, kryeministri duhet menjëherë të vendos nëse ai do ta kapë fshesën që t’i pastrojë foletë e shtuara korruptuese e klientaliste ose do t’i lejojë fshesës ta fshijë atë dhe ta dërgojë drejt zhdukjes politike. Prandaj edhe pyetja edhe përgjigja janë në një: me fshesën apo pa të – ose ai ata ose ata atë.

 

Shkrimi është shkruar eksluzivisht për Inbox7. Për çdo ribotim duhet marrë leje nga redaksia. Inbox7 jo gjithmonë pajtohet me qëndrimet e autorëve në rubrikën e debatit