Data e sotme
November 20, 2019

ZGJEDHJET EVROPIANE

Shkruan: Aleksandar Krzhallovski

 

      

Javën e kaluar theksi ishte tek zgjedhjet për Parlamentin Evropian, në të gjitha 28 vendet anëtare të Bashkimit Evropian, duke e përfshirë edhe Britaninë e Madhe, e cila “është në largim” nga BE-ja, por kursesi të dalë me të vërtetë. Tek ne në njëfarë mënyre filloi “operacioni fshesa”, me ndërrimin e të gjithë (78) kryetarëve të komiteteve komunale të LSDM-së, ndërsa vazhdoi me shkarkimin e sekretarit të përgjithshëm dhe të gjithë (6) nënkryetarëve të partisë. Në këtë kuptim, mua kjo tani për tani më shumë më ngjan në “zjarr” sesa në “fshesë”, pasi nuk shihet kriter i qartë se pse dikush është duke u ndërruar (dhe pranë të thatit digjet edhe i njomi), ndërsa akoma nuk është e qartë se si do të reflektohet kjo në eshalonet e pushtetit dhe nëse të ndërruarit, do të marrin funksione në vende të tjera. Por, ta shohim se si do të përfundojë i gjithë operacioni, ndërsa më pas do të merremi me këtë, ndërsa tani t’u kthehemi zgjedhjeve të BE-së, të cilat megjithatë ishin më interesante.

 

Rezultatet tashmë janë të njohura dhe afërsisht përfundimtare, ndërsa mund të përmblidhen në këtë mënyrë, sipas grupacioneve ekzistuese dhe eventualisht të reja në Parlamentin Evropian (thënë kushtimisht duke shkuar nga e Majta Ekstreme (ME), përmes Qendrës së Majtë (QM), Grupacionet Centriste (C), Qendra e Djathtë (QD), E djathta (D), deri tek E Djathta Ekstreme (DE), duke përfunduar me të papërcaktuarit dhe të tjerët (PT):

 

Lloji Shkurt. Grupacioni Para* Tani Dallimi
ME GJMN Të Gjelbrit dhe majtistët nordik (psh. Syriza) 52 39 -13
QM SD Socialistët dhe demokratët (Laburistët/Korbin) 191 146 -45
C GJ. Të Gjelbrit 50 69 +19
C LD Liberal demokratët (ALDE dhe RM/Makron) 67 109 +42
QD EPP Partitë Popullore Evropiane (CDU/Merkel) 221 180 -41
D KR Konservativët dhe reformuesit (Tori/Т.Меј) 70 59 -11
DE FDD Liri dhe demokraci e drejtpërdrejtë (Farazh) 48 54 +6
DE ENF. Nacionalistët (SL/Salvini, NF/Le Pen) 37** 58 +21**
PT TJ. Të Papërcaktuarit dhe të tjerë ** 37 **

* sipas zgjedhjeve paraprake në vitin 2014 (ka kalime të vogla ndër vite)

** deri më tani nuk kanë pasur grupacion në parlament ose përbërja ka ndryshuar

 

Në shikim të parë, ka dallime dramatike midis përbërjes së deritanishme të parlamentit dhe atë që e tregojnë rezultatet zgjedhore, veçanërisht lidhur me atë që dy grupacionet e deritanishme udhëheqëse përjetuan rënie drastike (e djathta qendrore, gjegjësisht Partitë Popullore Evropiane – EPP i kanë 41 pozita më pak, ndërsa e majta qendrore – Socialistët dhe demokratët, madje 45 deputetë më pak). Por, ato edhe më tej mbeten grupacione udhëheqëse dhe gjithsesi (si edhe deri më tani do të marrin pjesë në formimin e shumicës parlamentare dhe zgjedhjen e Komisionit Evropian.

Megjithatë, pas 40 viteve në duo-pol, gjegjësisht udhëheqjen e Bashkimit Evropian si duo i koalicionit (edhe pse thënë kushtimisht janë në anë të kundërt të spektrit politik, gjegjësisht e djathta dhe e majta, ose pasqyruar në rastin tonë, është si VMRO-DPMNE dhe LSDM si dy partitë më të mëdha, gjithashtu një e djathtë, tjetra e majtë, të qeverisnin së bashku nga pavarësia e Maqedonisë), tani do të duhet të përfshihen edhe blloku i tretë dhe i katërt në ndarjen e pushtetit. Me siguri ato do të ishin blloqet centriste të Liberal-demokratëve dhe/apo të Gjelbrit, ndërsa mundet edhe të dyja që të arrihet deri tek shumica prej dy të tretash për reforma më të mëdha, edhe pse në aspektin teorik, deri tek shumica e thjeshtë mund të arrihet edhe me përfshirjen e djathtistëve (KR) në të cilat bëjnë pjesë konservativët (torievistët e kryeministres së deritanishme Thereza Mej).

 

Kjo duket sikur rruga më logjike për arritjen e kompromisit për ndarjen e pushtetit në përbërjen e re të Parlamentit, veçanërisht që të gjithë këtë që duan t’i shmangin nacionalistët dhe populistët, të cilët edhe pse fituan më shumë deputetë tani, megjithatë nuk arritën deri tek numrat të cilat ata vetë i kanë pritur (ndërsa edhe mjaft anketa kanë pasur parashikime të tilla). Por, dy grupacionet të së Djathtës Ekstreme (FDD dhe ENF) së bashku i kanë mbi 100 deputetë (më saktë 112) dhe nëse arrijnë të bashkohen, do të prezantohen si fuqia e tretë politike në Evropë.

Në mënyrë plotësuese ka paralajmërime për bashkimin e mundshëm të partisë hungareze Fidesh të kryeministrit Viktor Orban, ndërsa nuk është e pamundur që ti bashkohet edhe dikush prej të djathtëve (psh. ata nga Polonia të kryesuar nga Kaçinski, të cilët tani janë në grupin e konservativëve dhe reformuesve, e cila është dobësuar me rezultatin e keq të partnerit britanik dhe është e mundur të shkrihet në EPP dhe në FDD), siç shpreh ambiciet lideri i ri i Ligës Veriore në Itali, zëvendëskancelari Mateo Salvini (i cili synon ndaj grupacionit prej rreth 150 deputetë, me çka do të ishin të dytët për nga madhësia, ndërsa nëse “zbresin” prej përbërjes së EPP-së si në rastin e Orbanit, nuk është e pamundur të bëhen edhe grupacioni më i madh).
Nga ana tjetër, një prej karakteristikave të tyre është ksenofobia, e cila në fushatë u reflektua me “frikësimin” e votuesve me emigrantët, por në bazë është rezistenca ndaj gjithçkaje që është jashtë kombit të tyre, duke i përfshirë edhe fqinjët e tyre evropianë. Ose thënë ndryshe, ata i urrejnë të gjithë të tjerët dhe kështu i urrejnë dhe të ngjashmit me veten nga shtetet e tjera evropiane. Me këtë, të përdorim një frazë prej zgjedhjeve tona – kanë kapacitet të vogël koalicioni dhe nuk është shumë e sigurt se do të arrijnë të formohen në grupacion më të madh në Parlamentin Evropian.

 

Mbi të gjitha, edhe pse duket e ndryshuar harta politike e Bashkimit Evropian, në esencë gjithçka është thuajse njëjtë, ose siç do të thoshin anglezët – the more of the same (edhe pak nga e njëjta). Edhe si pritshmëri është se kandidati i EPP-së për kryetar të Komisionit Evropian, Manfred Veber, do të jetë favorit për këtë funksion. Por, gjithsesi nuk do të jetë kaq lehtë, pasi edhe vetë ai deklaroi/e pranoi se mbështetja për të djathtën “është ngushtuar”, ndërsa nga ana tjetër, kandidati i së majtës, gjegjësisht social-demokratëve, Frans Timermans, doli me fitore të papritur në Holandën e tij dhe në këtë kuptim ka legjitimitet të madh lidhur me Veberin. Ndërsa “çorbën e bëjnë” edhe liberal-demokratët, të përforcuar me presidentin francez Makron, i cili edhe pse në territorin e tij përfundoi në pozitën e dytë, pas nacionalistet Marin Le Pen, tashmë i paralajmëroi ambiciet që komisari i lartë udhëheqës të jetë pikërisht prej radhëve të tyre – kandidatja Margaret Vestager.

 

Në çdo rast, ekzistojnë grupime politike interesante dhe negociata të koalicionit gjatë dy muajve të ardhshëm, derisa të konstatohet Parlamenti i ri Evropian.

Në ndërkohë, bazuar në rezultatet zgjedhore, ne përfundimisht do të marrim vendim për fillimin e negociatave për anëtarësim në Union, do të shohim gjithashtu deri në fund të qershorit ose më së voni korrikut. Unë personalisht – nuk besoj, megjithatë deklaratat deri më tani kanë qenë dekurajuese, ndërsa forcat nuk janë ndryshuar dhe aq (nuk kanë ndryshuar “në të mirë”, edhe pse është më mirë se që pritej) dhe vështirë se do të vijë drejt vendimit të tillë – veçanërisht që prioritet i BE-së do të jetë përbërja e Parlamentit të ri dhe më pas i Komisionit. Por, le të shpresojmë se gaboj!

 

*Shkrimi është shkruar eksluzivisht për Inbox7. Për çdo ribotim duhet marrë leje nga redaksia. Inbox7 jo gjithmonë pajtohet me qëndrimet e autorëve në rubrikën e debatit